{"id":89889,"date":"2024-09-23T08:58:43","date_gmt":"2024-09-23T08:58:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=89889"},"modified":"2024-09-23T09:00:34","modified_gmt":"2024-09-23T09:00:34","slug":"10-falsifikimet-e-spak-ne-dosjen-ndaj-liderit-te-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/23\/10-falsifikimet-e-spak-ne-dosjen-ndaj-liderit-te-opozites\/","title":{"rendered":"10 falsifikimet e SPAK n\u00eb dosjen ndaj liderit t\u00eb opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr Argita Malltezin, ish kryeministri Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i pandehur pa asnj\u00eb prov\u00eb kund\u00ebr tij. Akuzat p\u00ebr \u201cPartizanin\u201d ajo i quan nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike pasi sipas saj nuk ekziston asnj\u00eb vep\u00ebr apo fakt penal q\u00eb r\u00ebndon mbi Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Zj.Malltezi thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se urdhri p\u00ebr Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Edi Ram\u00ebs n\u00eb vit elektoral me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb rotacionin me vot\u00eb. N\u00eb gjykimin e saj, dosja kund\u00ebr Berish\u00ebs hedh n\u00eb er\u00eb themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. \u201cVet\u00ebm fakti q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb 500 faqe \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb ata duan t\u00eb fshehin munges\u00ebn e provave. Aplikimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut nuk pranohen n\u00ebse jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 faqe\u201d, \u2013 shprehet vajza e ish-kryeministrit.<\/p>\n<p><strong>Zj.Malltezi, cili \u00ebsht\u00eb perceptimi i par\u00eb lidhur me ndjekjen penale ndaj Sali Berish\u00ebs dhe Jamarb\u00ebr Malltezit?<\/strong><\/p>\n<p>Pengmarrje e drejt\u00ebsis\u00eb dhe vendit n\u00ebp\u00ebrmjet magjistrat\u00ebve t\u00eb kapur politikisht nga Edi Rama, diplomat\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe Soros. Kujtojm\u00eb sesi Gabriel Escobar dhe Yuri Kim i b\u00ebn\u00eb publikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur presion SPAK disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb hetonin Sali Berish\u00ebn. Apo se si Edi Rama urdh\u00ebroi SPAK qoft\u00eb n\u00eb Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe qoft\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e PS me 07.05.2022 q\u00eb t\u00eb ndiqnin penalisht Sali Berish\u00ebn pasi po rr\u00ebnohej reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. Prokuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb SPAK jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb nisur hetimin 30-vje\u00e7ar pas k\u00ebtyre urdhrave, por edhe refuzojn\u00eb q\u00eb k\u00ebto video mbi k\u00ebto deklarata publike t\u2019i b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjes. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje e stisur, e nisur mbi baz\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, e hetuar p\u00ebr 4 vjet, pa asnj\u00eb fakt penal, pa shpjeguar asnj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn e pretenduar. Sot akuza \u00ebsht\u00eb dekorat\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn pasi hetimi n\u00eb 3 breza dhe p\u00ebr 30 vjet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike tregoi se Sali Berisha nuk ka shkelur kurr\u00eb asnj\u00eb ligj dhe kurr\u00eb nuk ka p\u00ebrfituar n\u00eb kurriz t\u00eb detyrave q\u00eb ka pasur.<\/p>\n<p><strong>Pse e konsideroni si nj\u00eb dosje t\u00eb stisur ndaj z.Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Dosja kund\u00ebr Sali Berishes hedh n\u00eb er\u00eb themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Pa pasur asnj\u00eb fakt penal, pa pasur asnj\u00eb d\u00ebm \u2013 p\u00ebrkundrazi shteti dhe komuniteti fitoi shum\u00ebfish nga zbatimi i ligjit \u2013 prokuror\u00ebt nis\u00ebn nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale me urdh\u00ebr politik dhe diplomatik. Vet\u00ebm fakti q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb 500 faqe \u00ebsht\u00eb mjaft p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb ata duan t\u00eb fshehin munges\u00ebn ul\u00ebrit\u00ebse t\u00eb provave. Aplikimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut nuk pranohen n\u00ebse jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 faqe. \u201dAf\u00ebrmendsh gjykatat vendosin gjithmon\u00eb si\u00e7 k\u00ebrkojm\u00eb ne\u201d, ishte e vetmja e v\u00ebrtet\u00eb e shqiptuar nga Altin Dumani. K\u00ebt\u00eb kemi pasur rastin ta v\u00ebrtetojm\u00eb rregullisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, kur gjykatat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vegla p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit. Ironia \u00ebsht\u00eb se qysh n\u00eb faqen 4 t\u00eb aktakuz\u00ebs prokuror\u00ebt kan\u00eb shkruar \u201cnga leximi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i provave t\u00eb administruara gjat\u00eb gjykimit\u201d \u2013 imagjinoni ende nuk kan\u00eb mbyllur hetimet, por n\u00eb akt-akuz\u00eb shkruajn\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfunduar gjykimi! Jan\u00eb tregues t\u00eb degradimit t\u00eb sistemit ku gjyqtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kontrolluar nga prokuror\u00ebt, nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb urdh\u00ebruar nga Edi Rama. K\u00ebta prokuror\u00eb i lejojn\u00eb vetes t\u00eb fshehin dhe t\u00eb falsifikojn\u00eb dokumente.<\/p>\n<p><strong>Ku bazoheni kur thoni q\u00eb fshehin dhe falsifikojn\u00eb dokumente?<\/strong><\/p>\n<p>Shihni p.sh. ato q\u00eb shkruajn\u00eb lidhur me ndryshimin e destinacionit n\u00eb 2006 dhe 2008, pretendojn\u00eb se Berisha e ka ndryshuar destinacionin si kryetar i KRRT q\u00eb, n\u00eb fakt, ishte Edi Rama. Krejt papritur, pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pala pronare, dhe pa k\u00ebrkes\u00eb nga firma nd\u00ebrtuese, dhe pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga ndonj\u00eb institucion, Edi Rama vendosi n\u00ebp\u00ebrmjet vendimit t\u00eb k\u00ebshillit teknik t\u00eb BT, dat\u00eb 12.5.2006 t\u00eb ndryshoj\u00eb destinacionin e nj\u00eb pjese t\u00eb ish- kompleksit \u201cPartizani\u201d, nga zon\u00eb sportive n\u00eb zon\u00eb banimi. Fakti q\u00eb kjo u b\u00eb pa nd\u00ebrhyrjen e pal\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura v\u00ebrtetohet me faktin se, si\u00e7 pranohet edhe nga SPAK, vet\u00ebm n\u00eb dat\u00eb 22.5.2006 (pra 10 dit\u00eb me pas), familjet pronare q\u00eb nuk e dinin \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, lidhin kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtuese (Kontakt) ku i japin k\u00ebsaj t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoje ndryshimin e destinacionit t\u00eb zon\u00ebs dhe lejet e nd\u00ebrtimit. Pra, qartazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, ky fakt ishte ende i panjohur p\u00ebr familjet pronare. Dy jav\u00eb m\u00eb pas Edi Rama e fut projektin p\u00ebr ndryshimin e destinacionit p\u00ebr miratim n\u00eb KRRT e BT ku ai dhe miratohet me vendimin 132 t\u00eb\u00a0KRRT, date 08.06.2006, i cili mban firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. \u00c7far\u00eb halli i shtyn prokuror\u00ebt e kapur t\u00eb SPAK t\u00eb fshehin dokumente q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb? Pse nuk e thirr\u00ebn kurr\u00eb Edi Ram\u00ebn p\u00ebr ta pyetur pse e ndryshoi destinacionin e zon\u00ebs pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve? Edi Rama ka kryer 11 ndryshime destinacionesh nga zona sportive n\u00eb banimi ve\u00e7 n\u00eb vitin 2006 dhe KRRTRSH e kryesuar nga Sali Berisha ia ka miratuar t\u00eb gjitha ndryshimet e destinacioneve q\u00eb ka sjell\u00eb! Kjo sepse pas prishjes s\u00eb mbikalimit tek Zogu i Zi n\u00eb 2005, Edi Rama solli me 16.01.2006 Giovanni di Stassi (ish-president i komitetit t\u00eb autoriteteve vendore dhe rajonale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs) q\u00eb deklaroi se qeveria shqiptare n\u00eb rastin e Zogut t\u00eb Zi kishte shkelur Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (e detyrueshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb) sipas t\u00eb cil\u00ebs planifikimi dhe kontrolli i territorit jan\u00eb tag\u00ebr i pushtetit vendor! K\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim shprehu edhe vendimi nr. 29 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb dhjetor 2006. Kush paska pasur, pra, interes n\u00eb ndryshimin e destinacionit, Edi Rama q\u00eb e kaloi ndryshimin p\u00ebr tre jav\u00eb apo Sali Berisha q\u00eb priti 6 muaj dhe i ka miratuar ex lege t\u00eb gjitha 11 ndryshimet e destinacionit q\u00eb vendosi Edi Rama n\u00eb 2006? N\u00eb akuz\u00ebn 500 faqesh, SPAK shkruan se z.Bektashi n\u00eb kontratat me familjet pronare n\u00eb 2007 &amp; 2008 mori p\u00ebrsip\u00ebr ndryshimin e destinacionit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebs s\u00eb madhe dhe se k\u00ebt\u00eb e realizoi Berisha n\u00eb 2013, pra 6 vjet m\u00eb von\u00eb! Pra, nuk paska qen\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezi ai q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ndryshimin e destinacionit, por nd\u00ebrtuesi. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb marr\u00ebveshje standarde e pronar\u00ebve t\u00eb truallit me nd\u00ebrtuesit? Dhe m\u00eb qesharakja: destinacionin e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb terrenit t\u00eb ish klubit Partizani e ndryshoi Edi Rama me vendimin e KRRT nr. 238 dat\u00eb 27.12.2008, t\u00eb firmosur nga ai vet\u00eb, dhe 10 drejtor\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt miratuan zonimin funksional t\u00eb kompanis\u00eb Urbaplan dhe e ndryshuan destinacionin n\u00eb \u201czhvillime t\u00eb reja me parametra t\u00eb lart\u00eb urbane\u201d. Sipas vendimit 29 t\u00eb vitit 2006 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese pushteti vendor kishte tagrin e planifikimit dhe kontrollit t\u00eb territorit. Ky zonim funksional i Edi Ram\u00ebs u integrua n\u00eb Planin Rregullues t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb vitit 2012, i cili u miratua me vendimin nr. 57 t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb dhjetor 2012. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit i kryesuar nga Berisha n\u00eb shkurt 2013 miratoi vendimin n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak mbi Planin e t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebs dhe jo specifikisht n\u00eb lidhje me zon\u00ebn e Klubit Partizani. Pra, me falsifikime t\u00eb dokumenteve zyrtare dhe shtremb\u00ebrime t\u00eb fakteve, SPAK i vesh Berish\u00ebs vendime q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs t\u00eb cilin nuk ka guxuar as ta th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr pyetje.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb konkretisht falsifikimet n\u00eb akuz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo aktakuz\u00eb \u00ebsht\u00eb thurur fillim dhe mbarim me g\u00ebnjeshtra, t\u00eb cilat nj\u00eb njeri i lir\u00eb nuk do mund t\u2019i shkruante kurr\u00eb. N\u00eb fakt, k\u00ebtu nuk flasim p\u00ebr g\u00ebnjeshtra t\u00eb r\u00ebndomta, por p\u00ebr falsifikime t\u00eb dokumenteve zyrtar\u00eb, prishje t\u00eb hetimeve, ndalim t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe vepra t\u00eb tjera penale, t\u00eb nd\u00ebshkueshme nga Kodi Penal. Po ju tregoj t\u00eb pakt\u00ebn 10 falsifikime t\u00eb akuz\u00ebs, q\u00eb dokumentet e dosjes\u00a0i demaskojn\u00eb si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.1: Pronar\u00ebt e terreneve t\u00eb KP ishin shpron\u00ebsuar nga Italia \u2013 ky ishte kall\u00ebzimi i rrem\u00eb i Taulant Ball\u00ebs. Pas hetimeve 4-vje\u00e7are, hulumtimeve n\u00eb Arkiv dhe let\u00ebrporosive n\u00eb Itali, SPAK u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb kjo deklarat\u00eb ishte mashtrim dhe se Fletoret Zyrtare t\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb pasqyruar rekuizimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb 1942 dhe 1943. E megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ata p\u00ebrs\u00ebri edhe sot shprehen se familja Begeja pretendon se toka e KP \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi te saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, me dokumente zyrtare kadastrale, se toka ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj. Tani \u00ebsht\u00eb frika ku jan\u00eb ng\u00ebrthyer prokuror\u00ebt e SPAK p\u00ebr shkak t\u00eb veprave penale q\u00eb kan\u00eb kryer, fshehjes se krimit \u2013 kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, ajo q\u00eb i detyron ata, q\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se toka nuk ka qen\u00eb e shpron\u00ebsuar, por nga ana tjet\u00ebr t\u00eb shkruajn\u00eb rreth 100 faqe pse e kan\u00eb pasur t\u00eb paqart\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs. Ligji nuk ndryshohet, dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet me d\u00ebshmitar\u00eb. Dekretet e botuara n\u00eb Fletoren Zyrtare t\u00eb 1942-1943 kan\u00eb forc\u00ebn e ligjit dhe asnj\u00eb kall\u00ebzim i rrem\u00eb nuk e fsheh dot k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.2\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Ndryshimi i destinacionit u krye nga Berisha \u2013 n\u00eb fakt, si\u00e7 u tregua m\u00eb sip\u00ebr, ndryshimi i destinacionit u krye t\u00eb dyja her\u00ebt, n\u00eb 2006 dhe 2008, nga Edi Rama pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs, biles para se pronar\u00ebt e tok\u00ebs t\u2019ia k\u00ebrkonin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.3\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Berisha si kryeminist\u00ebr b\u00ebri ligje q\u00eb t\u00eb merrte pronat dh\u00ebndri i tij. N\u00eb fakt, prona ju ishte njohur t\u00ebr\u00ebsisht familjeve pronare dhe iu q\u00eb kthyer pjes\u00ebrisht, q\u00eb nga viti 1995 e n\u00eb vijim. Edhe n\u00eb janar 2006, Komisioni i Kthimit t\u00eb Pronave me 5 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb caktuar nga qeveria e m\u00ebparshme e PS-s\u00eb mori vendim plot\u00ebsues p\u00ebr kthimin fizik t\u00eb 11,740 m2 familjes Begeja pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb tok\u00eb q\u00eb ishte e njohur q\u00eb n\u00eb 1996. Nuk ka pasur asnj\u00eb ligj apo VKM nominativ t\u00eb firmosur nga Sali Berisha por vet\u00ebm ligje programatike dhe VKM me efekte t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pra jo p\u00ebr nj\u00eb apo disa persona t\u00eb caktuar por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb. Ato ligje dhe VKM mund\u00ebsuan q\u00eb 510,000 shqiptar\u00eb t\u00eb marrin ose kompensohen p\u00ebr pronat e tyre me 1 miliard e 700 milion\u00eb m2 tok\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat gjat\u00eb viteve 2006-2013 u dhan\u00eb 54,000 vendime nga Agjencia e Kthimit t\u00eb Pronave. Ligje nominative ka firmosur Edi Rama si p.sh. ligji Fusha, Alabar, VKM 183 e 2016 q\u00eb i fali 37,000 m2 tok\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb klubit t\u00eb v\u00ebllait Olsit, apo 4 VKM e personalizuara p\u00ebr Bolinon.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.4\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Klubi ishte n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. Dokumente t\u00eb dosjes tregojn\u00eb se KP nuk ishte n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes as n\u00eb vitin 2004, sipas dekretit t\u00eb Presidentit Moisiu. SPAK e ka pasur n\u00eb dosje dekretet presidenciale q\u00eb v\u00ebrtetonin k\u00ebt\u00eb, por edhe proces-verbalin e BKH q\u00eb konfirmonte shprehimisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por prokuroret politik\u00eb tentuan t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb dekretin e presidentit me d\u00ebshmi t\u00eb rreme. Klubet as q\u00eb ishin n\u00ebn administrimin e shtetit, e jo m\u00eb n\u00eb planin e p\u00ebrhapjes. Ato vidheshin nd\u00ebrsa zyrtaret e paguar nga shteti kthenin kok\u00ebn n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.5\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Qeveria \u201cBerisha\u201d nisi privatizimin e klubit. G\u00ebnjesht\u00ebr. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2005, ministri i qeveris\u00eb socialiste, Anastas Angjeli d\u00ebrgon propozimin p\u00ebr privatizimin e klubit Partizani\u2019. Ministri Blendi Klosi e gjeti t\u00eb bazuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkres\u00ebn e tij\u00a0me 22.07.2005. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment pronar\u00ebve u ka lindur e drejta e ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb parablerjes n\u00eb rast privatizimi, e cila u ishte dh\u00ebn\u00eb nga komisionet e kthimit t\u00eb pron\u00ebs me vendime t\u00eb vitit 1995-1996. Pronar\u00ebt e tok\u00ebs kan\u00eb korrespondenca qysh nga 1995, 1999, 2001 e deri 2005, 2006 dhe 2007 ku k\u00ebrkojn\u00eb privatizimin e objekteve t\u00eb rr\u00ebnuara t\u00eb klubit Partizani.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.6\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: U privatizua nj\u00eb pron\u00eb publike q\u00eb funksiononte normalisht. Edhe kjo nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn falsifikim t\u00eb nj\u00eb dokumenti zyrtar. Akte zyrtare, t\u00eb firmosura nga Edi Rama si kryetar i bashkis\u00eb tregojn\u00eb se thuajse t\u00eb gjitha objektet e t\u00eb dy klubet ishin \u201cz\u00ebn\u00eb forc\u00ebrisht\u201d. A mund t\u00eb funksionoj\u00eb rregullisht klubi sportiv kur shumica absolute e objekteve jan\u00eb z\u00ebn\u00eb forc\u00ebrisht p\u00ebr banim nga familjare dhe biznese? Ish-drejtori, Isa Tare n\u00eb 2006 ka shkruar se zaptimi ka ndodhur me lejen e atyre q\u00eb paguhen p\u00ebr ta ruajtur. Ish-zv. Ministri i Sporteve shkruan n\u00eb 2006 se shumica e objekteve jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna forc\u00ebrisht ndaj klubin nuk e kemi marr\u00eb fare n\u00eb inventar.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.7\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Prokuror\u00ebt politik n\u00eb nj\u00eb mashtrim grotesk shkruajn\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb se procedurat e privatizimit u kryen me shpejt\u00ebsi. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb kthimi i pron\u00ebs tek pronari i ligjsh\u00ebm zgjati mbi 12 vjet (1995-2007). Procesi i privatizimit, q\u00eb, si\u00e7 u tregua, nisi n\u00eb korrik t\u00eb 2005 me shkresat e Angjelit dhe Klosit dhe p\u00ebrfundoi p\u00ebr nj\u00ebrin klub n\u00eb fund t\u00eb 2008 e p\u00ebr tjetrin n\u00eb fund t\u00eb 2009, pra mbi 3 dhe mbi 4 vjet! Kjo \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia? Krahasojeni me at\u00eb q\u00eb Dumani i paris\u00eb e konsideron si \u201ckrimin intelektual\u201d \u2013 incenerator\u00ebt \u2013 ku Edi Rama ka kaluar 9 procedura dhe 17 firma ministrash brenda dit\u00ebs p\u00ebr qindra milion\u00eb euro p\u00ebr incenerator\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb!<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.8\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Malltezi hyri me 110 metra tok\u00eb e u b\u00eb milioner. Kjo ishte n\u00eb mashtrimin e Taulant Ball\u00ebs q\u00eb prokuror\u00ebt e mor\u00ebn toptan. Makina llogarit\u00ebse tregon se Malltezi kish 412m2 trash\u00ebgimi nga ajo pron\u00eb. M\u00eb pas, ka bler\u00eb mbi 2150 m2 t\u00eb tjera nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb donin t\u00eb t\u00ebrhiqeshin sepse e shihnin si mision t\u00eb pamundur nd\u00ebrtimin e projektit, p\u00ebr shkak t\u00eb pengesave t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe faktin q\u00eb kish 42 familje informale q\u00eb banonin n\u00eb objektet. T\u00eb gjitha kontratat dhe faturat e blerjeve t\u00eb tok\u00ebs, prokuror\u00ebt politik\u00eb i kan\u00eb n\u00eb dosje, por iu interesonte t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisnin mashtrimet e Taulant Ball\u00ebs. Do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr Malltezin q\u00eb parat\u00eb e blerjes s\u00eb tok\u00ebs ti fuste n\u00eb nd\u00ebrtim direkt si investim, por nj\u00eb nga detyrat e ortak\u00ebve ishte t\u00eb siguronin q\u00eb toka t\u00eb mbetej n\u00eb funksion t\u00eb projektit dhe q\u00eb familjet pronare do merrnin nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat kishin r\u00ebn\u00eb dakord. Mbi 95% e financimit t\u00eb k\u00ebtij projekti u realizua nga vet\u00eb-financimi i shitjeve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb n\u00eb grop\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, prokuror\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb disponuar mbi 350 kontrata t\u00eb noterizuar t\u00eb shitjeve n\u00eb grop\u00eb n\u00eb vitet 2010-2011. Malltezi kontribuoi duke derdhur para n\u00eb bank\u00eb dhe duke bler\u00eb tok\u00ebn me t\u00eb ardhurat e tij. \u00c7do kontribut i ortak\u00ebve n\u00eb nd\u00ebrtim ka qen\u00eb n\u00eb form\u00eb huaje, e cila u \u00ebsht\u00eb kthyer, duke e zbritur nga fitimi i t\u00eb tre ortakeve. Shoq\u00ebria Homeplan, gjithashtu, ka marr\u00eb hua, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shlyer nga fitimi i t\u00eb tre ortak\u00ebve. Pra, t\u00eb tre ortak\u00ebt kan\u00eb kontribuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat forma, n\u00eb raporte t\u00eb ndryshme, sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb investimit midis tyre. SPAK k\u00ebrkon t\u00eb ngrej\u00eb akuz\u00eb mbi marr\u00ebdh\u00ebniet midis ortak\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebta vet\u00eb nuk kan\u00eb pasur kund\u00ebrshtime. Aktiviteti i Homeplan \u00ebsht\u00eb kontrolluar nga Drejtoria p\u00ebr Parandalimin e Pastrimit t\u00eb Parave dy her\u00eb; nj\u00eb her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb kur \u00ebsht\u00eb kontrolluar subjekti q\u00eb mbante llogarit\u00eb e Homeplan.<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.9\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Ish-gjenerali Qirjazi kund\u00ebrshtoi procesin e privatizimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai u pushua nga puna, pasi mbi t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb presion. N\u00eb fakt, z.Qirjazi nuk kishte asnj\u00eb rol, n\u00eb asnj\u00eb procedur\u00eb te privatizimit. \u00c7do procedur\u00eb kishte p\u00ebrfunduar, pronar\u00ebt e tok\u00ebs kishin shum\u00eb muaj q\u00eb i kishin paguar \u00e7mimin e privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi pron\u00ebn e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb z.Qirjazi duhej q\u00eb formalisht t\u00eb b\u00ebnte inventarizimin dhe dor\u00ebzimin e pron\u00ebs, e cila tashm\u00eb ishte privatizuar. Por z.Qirjazi mesa duket i kishte lezetuar paligjshm\u00ebria. Qysh n\u00eb vitin 2000 ish-ministri Ismail Lleshi kishte urdh\u00ebruar komand\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebse ta merrte n\u00eb dor\u00ebzim pron\u00ebn e KP dhe ta vinte at\u00eb n\u00ebn administrimin e shtetit, pra t\u00eb vileshin t\u00eb ardhura p\u00ebr buxhetin e shtetit nga kjo pron\u00eb. Por ky urdh\u00ebr q\u00eb injoruar vazhdimisht, edhe pas k\u00ebrkesave t\u00eb shefit t\u00eb shtabit, gjeneral Qazimi gjat\u00eb viteve 2005-2006. Pse refuzon nj\u00eb zyrtar i shtetit t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebn e shtetit nga p\u00ebrdorimi i paligjsh\u00ebm i nj\u00eb subjekti tregtar dhe t\u2019ia kthej\u00eb pronarit shtet?<\/p>\n<p>Falsifikimi nr.10\u00a0n\u00eb akuz\u00eb: Pronar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar 852 metra toke shtet. N\u00eb fakt, hartat dhe matjet e tok\u00ebs nga Italia n\u00eb vitet 1940, tregojn\u00eb se nuk ka pasur asnj\u00eb cm2 tok\u00eb shtet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. 5 familjet pronar\u00eb kan\u00eb mbi 66,000 m2 tok\u00eb nga e cila toka e t\u00eb dy klubeve bashk\u00eb ka qen\u00eb rreth 45,000m2. Pra, pronar\u00ebt e tok\u00ebs kan\u00eb ende mbi 21,000m2 tok\u00eb pa ju kthyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, familja Alimehmeti, q\u00eb ndodhej ngjitur me k\u00ebt\u00eb cep prej 857m2 e k\u00ebrkoi at\u00eb si kompensim fizik pasi kish 3,000m2 pa ju kthyer; kjo k\u00ebrkes\u00eb bazohej n\u00eb nj\u00eb VKM q\u00eb mund\u00ebsonte kompensim fizik t\u00eb pronave kur parcelat jan\u00eb ngjitur. Nuk dim\u00eb pse kjo familje nuk e finalizoi k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb ligjshme, por, meq\u00eb nuk u finalizua, kjo tok\u00eb prej 857m2, ka mbetur edhe sot q\u00eb flasim tok\u00eb shtet. Ajo as nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar, as nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si koeficient nd\u00ebrtimi. Vijon edhe sot tok\u00eb shtet si\u00e7 e konfirmon kadastra.<\/p>\n<p><strong>A ka sjell\u00eb fakte t\u00eb reja aktakuza?<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb shtuar edhe g\u00ebnjeshtra t\u00eb tjera, por ende nuk na kan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion aktet, p.sh. kan\u00eb g\u00ebnjyer kur shkruajn\u00eb se kam marr\u00eb pages\u00eb qiraje nga nj\u00eb apartament edhe 4 vite pasi \u00ebsht\u00eb shitur. G\u00ebnjesht\u00ebr flagrante, pasi del qart\u00eb nga deklarimi im n\u00eb LDKPI se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qiran\u00eb e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr q\u00eb ndodhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, 100m m\u00eb tutje. Apo kur shkruajn\u00eb se nj\u00eb apartament 120m2 tek ETC e kam dh\u00ebn\u00eb me qira 8,000 euro n\u00eb muaj kur ai ishte me qira 800 euro n\u00eb muaj. Pra, g\u00ebnjesht\u00ebr 10-fish. K\u00ebto nuk jan\u00eb lapsus pasi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00ebllimisht bold p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen n\u00eb lexim. K\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb tymojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke prodhuar tituj gazetash p\u00ebr apartamente t\u00eb blera jasht\u00eb vendit. T\u00eb gjitha pasurit\u00eb e blera nga Jamarbri apo nga un\u00eb jan\u00eb nga burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb deklaruara sipas ligjit. Ato jan\u00eb kontrolluar nga organet respektive t\u00eb Kontrollit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb vendet prit\u00ebse, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga krimi i sh\u00ebmtuar q\u00eb kan\u00eb kryer, SPAK ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e ekspertizave nga patronazhist\u00eb, punonj\u00ebs n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kall\u00ebzuesit t\u00eb rrem\u00eb Taulant Balla, dhe persona me precedent penal, t\u00eb cil\u00ebt i kontrollon n\u00ebp\u00ebrmjet dosjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb hapura n\u00eb prokurori. P.sh. babai i patronazhistit Zyba, q\u00eb kan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb BKH, ka kryer nj\u00eb topografi t\u00eb rrem\u00eb sipas oreksit t\u00eb shefit t\u00eb Kraj\u00ebs dhe Millonait, e merr tok\u00ebn e Yzberishtit dhe e pozicionon n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebta ekspert\u00eb, t\u00eb shantazhuar me dosjet e tyre, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb objekte q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. Si do ta vler\u00ebsosh n\u00eb vitin 2024 gjendjen e nj\u00eb objekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur n\u00eb 2009, e q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1970? Formula \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb \u2013 sipas urdhrit politik. Pronar\u00ebt kan\u00eb paguar jo pak, por 800,000 USD asokohe p\u00ebr ato objekte t\u00eb rr\u00ebnuara dhe t\u00eb uzurpuara. K\u00ebsaj fature iu shtua edhe strehimi i 42 f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb banonin n\u00eb ambientet e KP.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, a ka p\u00ebrfituar Sali Berisha para nga Jamarb\u00ebr Malltezi?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, absolutisht asgj\u00eb pasi t\u00eb gjitha i kam p\u00ebrballuar un\u00eb vet\u00eb. Nj\u00eb fatur\u00eb e paguar nga Abi p\u00ebr gjyqin n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKP dhe \u00ebsht\u00eb borxh. Nd\u00ebrsa dy fatura t\u00eb paguara nga Abi p\u00ebr shpejt\u00ebsi me e-banking (meq\u00eb un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri), p\u00ebr avokat\u00ebt n\u00eb Angli jan\u00eb rimbursuar brenda pak jav\u00ebsh nga un\u00eb 100%. Jo vet\u00ebm kaq, por kan\u00eb g\u00ebnjyer n\u00eb dokument zyrtar duke deklaruar sikur t\u00eb ardhurat e Abit jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb ligjore (pra t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve). Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr falsifikim i q\u00ebllimsh\u00ebm i nj\u00eb dokumenti zyrtar nga SPAK, pasi prokuror\u00ebt e din\u00eb ligjin dhe Kodi i Familjes n\u00eb nenin 77 p\u00ebrcakton se trash\u00ebgimia nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb ligjore. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb fakteve SPAK ka sh\u00ebnuar si p\u00ebrfitim direkt t\u00eb Berish\u00ebs nj\u00eb sponsorizim rreth 5000 euro nga kompania Homeplan n\u00eb buxhetin e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb vitin 2013, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebng\u00ebtarin Cocciante dhe Elhaida Danin n\u00eb Shqip\u00ebri. Ose kan\u00eb sh\u00ebnuar si p\u00ebrfitim direkt t\u00eb Berish\u00ebs pagesat q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr bamir\u00ebsi, p\u00ebr trajtimin e tre f\u00ebmij\u00ebve me autiz\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Rajonale t\u00eb Autizmit t\u00eb ngritur dhe e drejtuar nga Dr Liri Berisha me ndihm\u00ebn e Fondacionit Autizem Speaks. Dr. Liri Berisha ka 20 vjet q\u00eb punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fondacion p\u00ebr humaniz\u00ebm, pa asnj\u00eb pag\u00eb apo shp\u00ebrblim. K\u00ebto jan\u00eb para nga burime t\u00eb ligjshme q\u00eb shkojn\u00eb direkt p\u00ebr trajtimin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje familjare me ne. Nuk mund t\u00eb mos them q\u00eb nxjerrja e emrave t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal q\u00eb shkel ligjin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe normat q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb miturit e pacientin. Hienat politike t\u00eb SPAK shpallin vep\u00ebr penale solidaritetin familjar dhe bamir\u00ebsin\u00eb transparente, sepse k\u00ebrkojn\u00eb mjegull p\u00ebr krimin e tyre t\u00eb sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni ecurin\u00eb e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje fund e krye politike pasi nuk ekziston asnj\u00eb vep\u00ebr apo fakt penal. B\u00ebhet me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb vit elektoral dhe ka qellim t\u00eb pengoj\u00eb rotacionin me vote. Veliaj i quajti koleg\u00eb, por, n\u00eb fakt, SPAK \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb repartin ushtarak t\u00eb PS.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Berish\u00ebn. Pengmarrja e shtetit ligjor \u00ebsht\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr \u00e7do shqiptar. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, i la qytetar\u00ebt pa drejt\u00ebsi. Nga nj\u00eb an\u00eb ajo b\u00ebri q\u00eb qytetari i thjesht\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb dot drejt\u00ebsi sepse sot p\u00ebr t\u2019u gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile qytetari duhet t\u00eb pres\u00eb mesatarisht 14.6 vite, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale 10 vite. Nga ana tjet\u00ebr, prokuroria dhe gjykata e posa\u00e7me u vun\u00eb n\u00ebn kontroll politik total dhe p\u00ebrdor\u00ebn si kamxhik p\u00ebr t\u2019i diktuar opozit\u00ebs krer\u00ebt e saj, dhe p\u00ebr t\u00eb amnistuar korrupsionin e Edi Ram\u00ebs dhe bos\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb. P\u00ebrballja me t\u00eb keqen q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb na v\u00ebr\u00eb p\u00ebrfund \u00ebsht\u00eb beteja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka vendosur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne do vijojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb dhe do b\u00ebjm\u00eb publike para shqiptar\u00ebve falsifikimet e SPAK dhe kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb jetike p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\/Gazeta Panorama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr Argita Malltezin, ish kryeministri Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i pandehur pa asnj\u00eb prov\u00eb kund\u00ebr tij. Akuzat p\u00ebr \u201cPartizanin\u201d ajo i quan nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike pasi sipas saj nuk ekziston asnj\u00eb vep\u00ebr apo fakt penal q\u00eb r\u00ebndon mbi Berish\u00ebn. Zj.Malltezi thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se urdhri p\u00ebr Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryeministri Edi Ram\u00ebs n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-89889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}