{"id":90549,"date":"2024-10-05T12:00:44","date_gmt":"2024-10-05T12:00:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=90549"},"modified":"2024-10-05T12:00:44","modified_gmt":"2024-10-05T12:00:44","slug":"ego-vs-hije-cila-na-shkruan-fatin-permes-protestave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/05\/ego-vs-hije-cila-na-shkruan-fatin-permes-protestave\/","title":{"rendered":"Ego vs Hije: Cila na shkruan fatin p\u00ebrmes protestave?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Edhe kur i kuptojm\u00eb dinamikat shoq\u00ebrore dhe politike q\u00eb na rrethojn\u00eb, shpesh nuk mundim ne t\u00eb shpjegojm\u00eb sjelljen dhe reagimin ton\u00eb ndaj ngjarjeve q\u00eb na r\u00ebndojn\u00eb psikologjikisht si pjes\u00eb e t\u00eb t\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb lidhur m\u00eb shum\u00eb emocionalisht (me shpirt, ndjesi, p\u00ebrkat\u00ebsi) se matematikisht (me interes, llogari, p\u00ebrfitim). Edhe kur instrumentalizohemi, p\u00ebrdoremi dhe vet\u00ebp\u00ebrdoremi me ose pa vet\u00ebdije, si p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda ngjarjeve duke i dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb rolit q\u00eb duam t\u00eb kemi n\u00eb shoq\u00ebri, kjo s\u00ebrish nuk mjafton t\u00eb paqtojm\u00eb mendjen dhe t\u00eb kuptuarit. Duarve t\u00eb lidhura dhe z\u00ebrit q\u00eb b\u00ebrtet mbyturazi pa mundur t\u00eb ndryshoj\u00eb kurrgj\u00eb, ua gjejm\u00eb zgjidhjen n\u00eb shfryrjen e nj\u00eb mllefi t\u00eb pakompleksuar q\u00eb derdhet naivisht pa teklif e pa droj\u00eb n\u00eb kritik\u00eb, autokritik\u00eb, fyerje, denigrim, autoironi dhe sarkaz\u00ebm, katarsis n\u00eb tentativ\u00eb, mea-culpa shplar\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrgjegjies, etj. Teksa shkruaj k\u00ebta rreshta t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar si shpjegohet kjo m\u00ebnyr\u00eb nd\u00ebrveprimi me makthin ku kemi ngecur, mendimi m\u00eb shpie pa m\u00eb marr\u00eb leje n\u00eb psikoanaliz\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si <em>Hija Jungiane.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Hija Jungiane: ana e fshehur e personalitetit q\u00eb egoja mohon<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Carl Gustav Jung, psikiat\u00ebr zvicerian dhe themelues i psikologjis\u00eb analitike zhvilloi <em>Teorin\u00eb e Hijes (1938)<\/em>. N\u00eb modelin e psikik\u00ebs s\u00eb Jung, <em>persona<\/em> dhe <em>anima\/animus<\/em> jan\u00eb dy struktura t\u00eb nd\u00ebrlidhura tonat. Sipas Jung, egoja, e cila udh\u00ebheq <em>persona<\/em>-n dhe \u00ebsht\u00eb pjesa ekzekutive e personalitetit, q\u00ebndron p\u00ebrkrah hijes, e cila udh\u00ebheq <em>anima<\/em>-n, si pjes\u00eb e fshehur e personalitetit. Egoja q\u00eb udh\u00ebheq <em>persona<\/em>-n p\u00ebrmban gjith\u00e7ka ne pranojm\u00eb p\u00ebr veten, ajo q\u00eb shfaqim. Hija \u00ebsht\u00eb personaliteti i fshehur yni, i shtypur, dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve inferior dhe i ngarkuar me faj, rr\u00ebnj\u00ebt e t\u00eb cilit na afrojn\u00eb deri me instiktet shtazore. Hija, ana err\u00ebt e personalitetit ton\u00eb, p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga emocione dhe impulse njer\u00ebzore primitive ose n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga cil\u00ebsi t\u00eb cilat egoja jon\u00eb refuzon t\u00eb pranoj\u00eb se i mbart. Pik\u00ebrisht ky refuzim prej egos i mbyt an\u00ebt e err\u00ebta dhe i fsheh n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdije, duke i dh\u00ebn\u00eb form\u00eb hijes. P\u00ebr t\u00eb paduruarit si un\u00eb q\u00eb presin mendimin t\u2018i shpjer\u00eb n\u00eb politik\u00eb e jo psikoanaliz\u00eb, nj\u00eb aspekt ky\u00e7 lidh <em>Hijen Jungiane<\/em> me realitetin dhe aktualitetin ton\u00eb politik dhe shoq\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri: Projeksioni i Hijes n\u00eb nj\u00eb mjedis kolektiv. N\u00eb nj\u00eb mjedis kolektiv, si nj\u00eb protest\u00eb, individ\u00ebt dhe grupet mund t\u00eb projektojn\u00eb hijet e tyre mbi pal\u00ebt kund\u00ebrshtare si psh. qeverit\u00eb, korporatat, strukturat shoq\u00ebrore. N\u00eb protesta, n\u00ebse jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb tilla, Egoja hesht dhe Hija b\u00ebrtet sepse Hija e shp\u00ebrthen k\u00ebmish\u00ebn e hekurt t\u00eb egos sa her\u00eb ka nj\u00eb provokim t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p><strong><em>Ego dhe Hija jon\u00eb kolektive<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse ego dhe hija kund\u00ebrshtojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn, \u00e7\u2018form\u00eb ka egoja dhe hija jon\u00eb kolektive, si shoq\u00ebri? Skenaret jan\u00eb dy, nj\u00ebri n\u00eb rrafshin social, tjetri n\u00eb rrafshin etnik.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, rrafshi social. N\u00eb vrapin dhe d\u00ebshir\u00ebn si rrall\u00eb p\u00ebrreth nesh p\u00ebr t\u2019u evropianizuar, i kemi tashm\u00eb t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb egoja jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo e qytetarit si\u00e7 mendojm\u00eb e si\u00e7 na duan: evropian\u00eb, modern\u00eb, t\u00eb arsyesh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrshtatur, t\u00eb bindur n\u00eb konsensusin e t\u00eb nd\u00ebrvepruarit n\u00eb demokraci (sado e \u00e7al\u00eb qoft\u00eb ajo do t\u00eb thoshin vet\u00eb evropian\u00ebt), t\u00eb hapur p\u00ebr bindshm\u00ebri civile, t\u00eb p\u00ebrulur ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor (qoft\u00eb ky edhe vet\u00ebm term), t\u00eb hapur p\u00ebr konsensus social dhe politik, e si p\u00ebrfundim, shkurt, t\u00eb civilizuar. A shkojm\u00eb tani nga <em>persona <\/em>tek <em>anima<\/em>? N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb egos, hija mb\u00ebshtjell ekstremitetet e kund\u00ebrta q\u00eb rreken t\u00eb mbyten n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdije kur vet\u00ebdija ka krijuar bindjen se n\u00eb rrafshin social duhet t\u00eb shp\u00ebrfaq\u00eb nj\u00eb etalon t\u00eb t\u00eb civilizuarit. Hija me gjasa e mbush terrin e saj me cil\u00ebsi q\u00eb zgjohen kur qenies njer\u00ebzore i mungon siguria (instikti i mbrojtjes), rehatia bazike p\u00ebr jetes\u00eb (instikti i mbijetes\u00ebs), i mungon liria (instikti i rebelimit), i vritet uni (instikti i vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb), lodhet nga n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja (nevoj\u00eb p\u00ebr pushtet). Psikoanalisti i quan cil\u00ebsi t\u00eb err\u00ebta, por n\u00ebse s\u00ebrish do t\u2018i referohesha psikolog\u00ebve t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, jo, jan\u00eb vet\u00ebm cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, rrafshi etnik, n\u00eb t\u00eb cilin l\u00ebvrohet m\u00eb krenarisht. Egoja jon\u00eb si shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb e tjerr\u00eb nga trim\u00ebria (legjendat jan\u00eb kujdesur gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb, e pas nuk mbetet as historia), krenaria deri n\u00eb vet\u00ebflijim, bujaria, dhembshuria. K\u00ebshtu ne jemi, duam t\u00eb jemi, dukemi ose shfaqemi, t\u00eb gjitha jan\u00eb e jashtmja jon\u00eb dhe kjo nuk i b\u00ebn t\u00eb pav\u00ebrteta. Pyetja lind, \u00e7far\u00eb fle brenda nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh dhe a ka shp\u00ebrthyer kjo form\u00eb e hijes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare sot? Stepja d\u00ebshmon tulatje aq sa frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb reaguar, shp\u00ebrfillja fsheh burracak\u00ebri, dor\u00ebzimi n\u00eb krah t\u00eb s\u00eb keqes d\u00ebshmon tradh\u00ebti morale dhe pandershm\u00ebri ndaj vetes, ndaj vendit. Hije kjo q\u00eb nxin shum\u00eb dhe nuk p\u00ebrngjan kurrkund me instiktin e revolt\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>Protesta(t): Ego <\/em><\/strong><strong><em>vs Hija (instikti i revolt\u00ebs)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb i mir\u00ebkuptoj t\u00eb gjitha alibit\u00eb q\u00eb i p\u00ebrgjigjen dhe p\u00ebrmbushin vet\u00ebm nevoj\u00ebn p\u00ebr rehati politiko-diplomatike, por nuk pranoj dot se gjuha e drunjt\u00eb mjafton p\u00ebr t\u00eb heshtur skutat e err\u00ebta t\u00eb <em>animas<\/em>, ashtu sikurse aq m\u00eb pak pranoj se retorika vet\u00ebm konfirmuese dhe jo zgjuese e thyen barrier\u00ebn konformiste, qytetare e korrekte t\u00eb egos dhe nxjerr Hijen, at\u00eb q\u00eb un\u00eb e quaj instikti i revolt\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb udh\u00ebkryq i rreziksh\u00ebm ku instikti i revolt\u00ebs (pra Hija), i zhveshur nga kujdesi p\u00ebr reputacionin civil dhe \u201ct\u00eb denj\u00eb\u201d, ngec midis <em>personas<\/em> dhe <em>animas<\/em>. Hija nuk fshihet m\u00eb, por as nuk ia del ta shp\u00ebrthej\u00eb egon dhe t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb revolt\u00ebn frikshm\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7armatosjen kat\u00ebrcip\u00ebrore t\u00eb mir\u00ebkoordinuar nga ajo q\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim e kam quajtur \u201cbisha mekanike\u201d e autokracis\u00eb, nj\u00eb protest\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit, por q\u00eb eko t\u00eb thirrjes s\u00eb saj ka \u201cmosbindjen\u201d ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb: aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb thirrur hijen n\u00eb rrafshin social (t\u00eb gjitha instiktet e p\u00ebrmendura m\u00eb lart) dhe p\u00ebr ta mbytur hijen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb egoja jon\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb n\u00eb rrafshin etnik (krenaria, trim\u00ebria). Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kombinim, protesta nuk ndalet aty dhe k\u00ebrkesa themelore e saj amplifikohet n\u00eb dit\u00ebt e tjera kur dielli do t\u00eb lind\u00eb s\u00ebrish derisa q\u00ebllimi t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>Ky mendim i udh\u00ebzuar nga psikoanaliza m\u00eb shum\u00eb se politika, kund\u00ebrshton realitetin e faktuar q\u00eb protestat kan\u00eb patur n\u00eb disa simotra t\u00eb autokracive dhe regjimeve shtyp\u00ebse. Atje, mosbindja vet\u00ebm si civile ka patur sukses n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjes\u00ebmarrje masive \u00e7do dit\u00eb. Por, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se braktisja e realitetit t\u00eb vrazhd\u00eb deri n\u00eb fatalitet n\u00eb vend dhe mbjellja masive e frik\u00ebs, ndoshta pjes\u00ebmarrjen shp\u00ebrthyese nuk na e garanton dot, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb verbrit e helmuar q\u00eb \u00e7jerrin me zell \u00e7do nism\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, e din\u00eb mir\u00eb se fajin nuk e ka forca opozitare. Autokracit\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb, ku popullata p\u00ebr matematik\u00eb e pastaj p\u00ebr psikoz\u00eb terrori i sheh me skepticiz\u00ebm protestat. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, suksesi i protest\u00ebs nuk varet m\u00eb tek masiviteti dhe loja n\u00ebn brez e numrave. Ajo duhet t\u00eb synoj\u00eb zgjimin e vet\u00ebdijes p\u00ebr t\u00eb gjitha mungesat e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr derisa \u00e7do instikt t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah dhe hija, instikti i revolt\u00ebs t\u00eb projektohet kundrejt fajtorit, autokracis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kusht numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve q\u00eb do t\u00eb xhonglohet si zar n\u00eb studiot e mejhaneve mediatike. Instikti i revolt\u00ebs i dal\u00eb pa moderim mjaftohet me bindjen p\u00ebr moskthim pas.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij konteksti n\u00eb t\u00eb cilin fol\u00ebm, ka vet\u00ebm dy aspekte q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u jepet drejtim p\u00ebrpara protest\u00ebs si elemente ky\u00e7e t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb saj: qart\u00ebsimi i t\u00eb gjitha motiveve q\u00eb duhet t\u00eb zgjojn\u00eb instiktin e revolt\u00ebs, pra demontimi paraprak i \u00e7do zbut\u00ebsi q\u00eb kamuflon skamjen, hij\u00ebzon shtypjen, krijon perceptimin e siguris\u00eb, p\u00ebrk\u00ebdhel unin e qytetar\u00ebve p\u00ebrmes propagand\u00ebs etj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet rrug\u00eb e gjat\u00eb parap\u00ebrgatitore dhe PD \u00ebsht\u00eb investuar mjaftuesh\u00ebm deri m\u00eb sot. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbetet vet\u00ebm nj\u00eb aspekt, t\u2019i tregoj\u00eb qytetar\u00ebve e m\u00eb s\u00eb shumti idhtar\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb militantizmit, rolin q\u00eb pritet prej tyre n\u00eb protest\u00eb: cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb hija, instikti i revolt\u00ebs? Qart\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb delegim i drejtp\u00ebrdrejt i besimit q\u00eb PD duhet t\u2018u jap\u00eb shqiptar\u00ebve mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb saj, dhe jo vet\u00ebm e anasjellta. Instiktit t\u00eb revolt\u00ebs i duhet ngarkuar rol q\u00eb ajo t\u00eb ekzekutoj\u00eb q\u00ebllimin e saj, derisa ky makth n\u00eb t\u00eb cilin po ecim, t\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ Edhe kur i kuptojm\u00eb dinamikat shoq\u00ebrore dhe politike q\u00eb na rrethojn\u00eb, shpesh nuk mundim ne t\u00eb shpjegojm\u00eb sjelljen dhe reagimin ton\u00eb ndaj ngjarjeve q\u00eb na r\u00ebndojn\u00eb psikologjikisht si pjes\u00eb e t\u00eb t\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb lidhur m\u00eb shum\u00eb emocionalisht (me shpirt, ndjesi, p\u00ebrkat\u00ebsi) se matematikisht (me interes, llogari, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90550,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-90549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}