{"id":91014,"date":"2024-10-09T20:52:31","date_gmt":"2024-10-09T20:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91014"},"modified":"2024-10-09T20:52:31","modified_gmt":"2024-10-09T20:52:31","slug":"po-krijohet-nje-komunitet-myslyman-paralel-brucaj-fondet-per-xhamine-jo-nga-shteti-turk-por-nga-besimtaret-turq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/09\/po-krijohet-nje-komunitet-myslyman-paralel-brucaj-fondet-per-xhamine-jo-nga-shteti-turk-por-nga-besimtaret-turq\/","title":{"rendered":"Po krijohet nj\u00eb Komunitet Myslyman paralel? Bru\u00e7aj: Fondet p\u00ebr Xhamin\u00eb jo nga shteti turk, por nga besimtar\u00ebt turq"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb Tiran\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrurohet nes\u00ebr Xhamia e Namazgjas\u00eb me pranin\u00eb e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb ceremoni nga Myftiu i Tiran\u00ebs. Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Sk\u00ebnder Bru\u00e7aj, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb ka ndodhur nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e eg\u00ebr politike nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Zoti Bru\u00e7aj kritikoi munges\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komunitetit Mysliman Shqiptar n\u00eb p\u00ebrurimin e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebnkryetari i KMSH-s\u00eb, Taulant Bica, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, se p\u00ebrurimi i Xhamis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se prania e titullar\u00ebve sipas rangut.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ish kryetari Bru\u00e7aj thot\u00eb se Xhamia e Namazgjas\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me fonde publike t\u00eb shtetit turk, por \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me kontributet vullnetare t\u00eb besimtar\u00ebve mysliman\u00eb turq.<\/p>\n<p><em>\u201cKMSH kishte mund\u00ebsi at\u00ebher\u00eb q\u00eb ta nd\u00ebrtonte xhamin\u00eb edhe me donator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga shtete t\u00eb tjer\u00eb, por u zgjodh Turqia duke ditur se n\u00eb vite jan\u00eb mbledhur t\u00eb ardhura nga mysliman\u00ebt turq p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb protokolli me Turqin\u00eb n\u00ebnshkruar nga ish kryetari i ndjer\u00eb Haxhi Selim Mu\u00e7a dhe pastaj nga un\u00eb, Sk\u00ebnder Bru\u00e7aj, mbi nj\u00eb kontrat\u00eb me Dianet, Komunitetin Mysliman t\u00eb Turqis\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha ai.<\/p>\n<p>KMSH b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrurimit t\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Namasgjas\u00eb\u00a0<em>\u201cKomuniteti Mysliman i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Myftiu i Tiran\u00ebs, z. Gazment Teqja, i cili do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu edhe kreu i bordit t\u00eb fondacionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mes KMSH dhe pal\u00ebs tjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb administroj\u00eb Xhamin\u00eb e Namazgjas\u00eb m\u00eb tej\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Por n\u00eb komentet p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ish kryetari i KMSH-s\u00eb\u00a0<strong>Sk\u00ebnder Bru\u00e7aj<\/strong>\u00a0kritikoi mospranin\u00eb e kryetarit t\u00eb KMSH-s\u00eb,\u00a0<strong>Bujar Spahiu<\/strong>, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni krahas presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb hapjen e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb mospranin\u00eb e kryetarit t\u00eb Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb un\u00eb e shoh si nj\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar, por duke qen\u00eb se procedurat ose organizimin e ceremonis\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme un\u00eb e shoh si nj\u00eb organizim politik, at\u00ebher\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb aty\u201d<\/em>, tha zoti Bru\u00e7aj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetari i KMSH-s\u00eb\u00a0<strong>Taulant Bica<\/strong>\u00a0thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se zakonisht KMSH p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga kryetari, por n\u00eb raste ngjarjesh t\u00eb tilla, sipas situat\u00ebs gjykon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet edhe nga titullar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e nes\u00ebr ka zgjedhur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet me Myftiun e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cE r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb inaugurohet kjo xhami dhe \u00ebsht\u00eb dyt\u00ebsore pastaj pjesa tjet\u00ebr q\u00eb pse nuk \u00ebsht\u00eb titullari num\u00ebr 1, \u00ebsht\u00eb dyshi, apo treshi. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb ne kemi treguar vullnetin ton\u00eb q\u00eb kjo xhami t\u2019i fitohet besimtar\u00ebve sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe pjesa tjet\u00ebr pastaj \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka formale dhe di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb bisedimet q\u00eb kemi patur \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bica.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ish kryetari i KMSH-s\u00eb, Sk\u00ebnder Bru\u00e7aj kujton se ai mori pjes\u00eb dikur n\u00eb ceremonin\u00eb e nisjes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, dhe e quan absurd q\u00eb tani as ai nuk ka ftes\u00eb p\u00ebr ceremonin\u00eb e p\u00ebrurimit, nd\u00ebrsa sot KMSH-ja p\u00ebrfaq\u00ebsohet me Myftiun e Tiran\u00ebs, pas 7 vitesh, kur kjo nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb gati.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb organizim fetar e shpirt\u00ebror ai e sheh ceremonin\u00eb e nes\u00ebrme si nj\u00eb organizim politik p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><em>\u201cObjekti i kultit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt shpirt\u00ebror. Kur aty futen q\u00ebllime politike, kur futen qasje t\u00eb tjera, at\u00ebher\u00eb ai e humb thelbin e ekzistenc\u00ebs si objekt kulti. M\u00eb vjen shum\u00eb keq tani q\u00eb shoh nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs, mbi t\u00eb gjitha edhe t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb brendshme e t\u00eb natyrshme, q\u00eb i p\u00ebrket KMSH-s\u00eb dhe besimtar\u00ebve mysliman\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bru\u00e7aj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tem\u00eb e ndjeshme n\u00eb lidhje me Xhamin\u00eb e Namazgjas\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe administrimi i saj p\u00ebrmes nj\u00eb fondacioni, ku drejtues do t\u00eb jet\u00eb Myftiu i Tiran\u00ebs nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00eb bordi do t\u00eb jen\u00eb nga pala nd\u00ebrtuese, shtetas turq, dhe nga pala shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i KMSH-s\u00eb Bica thot\u00eb se Komuniteti n\u00eb Shqip\u00ebri ka edhe p\u00ebrvoja t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme bashk\u00ebpunimi, ku donatori k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb menaxhimin e m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebrmes fondacioneve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Universitetit Bed\u00ebr dhe disa medreseve, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p><em>\u201cDuke qen\u00eb se Xhamia e Namazgjas\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, m\u00eb e madhja n\u00eb Ballkan, (me afro 5 mij\u00eb vende brenda dhe po aq jasht\u00eb), dhe ka shum\u00eb seksione dhe veprimtari brenda saj, qend\u00ebr kulturore, salla konferencash etj., do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb punonj\u00ebs dhe menaxhim, Komuniteti Mysliman, ashtu si ka zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me fondacione t\u00eb ndryshme p\u00ebr rastet konkrete me Universitetin dhe medreset\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka menduar q\u00eb t\u00eb themelohet nj\u00eb fondacion dhe t\u00eb bashk\u00ebmenaxhohet ky organizim. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re, por nj\u00eb praktik\u00eb e njohur\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bica.<\/p>\n<p>Por zoti Bru\u00e7aj thekson se vite m\u00eb par\u00eb u ra dakord q\u00eb pasi t\u00eb nd\u00ebrtohej Xhamia e Namazgjas\u00eb \u00e7el\u00ebsat e Xhamis\u00eb do t\u2019i dor\u00ebzoheshin KMSH-s\u00eb. Ai shtoi se donatori zakonisht ndihmon q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet objekti i kultit, por nuk p\u00ebrfshihet as n\u00eb menaxhimin e xhamis\u00eb, as si t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e drejtimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>\u201cFakti q\u00eb Xhamia nuk do t\u00eb jet\u00eb mesa duket 100 p\u00ebr qind n\u00ebn autoritetin e KMSH-s\u00eb, b\u00ebn t\u00eb lindin dyshime mbi menaxhimin e saj. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar edhe fakti q\u00eb nj\u00eb faktor i huaj, nj\u00eb fuqi shtet\u00ebrore, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush \u00ebsht\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Xhamis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb historikisht ka patur Shqip\u00ebria\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bru\u00e7aj.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje edhe sa i takon t\u00eb drejtave kushtetuese, q\u00eb lidhen me laicitetin e shtetit. Sipas tij, qysh nga themelimi i KMSH-s\u00eb 100 vjet m\u00eb par\u00eb, q\u00eb dikush t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imam legjitim n\u00eb nj\u00eb nga xhamit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shtetas shqiptar me nj\u00eb em\u00ebrim nga kryesia e Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku kryetari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i zgjedhur, jo si kryetari i Komunitetit Mysliman t\u00eb Turqis\u00eb, i cili em\u00ebrohet nga shteti turk; \u00e7ka jan\u00eb shum\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p><em>\u201cFlitet p\u00ebr nj\u00eb fondacion, por ende nuk ka asgj\u00eb n\u00eb drit\u00eb: nuk dihet se kush jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e fondacionit, \u00e7far\u00eb t\u00eb drejtash do t\u00eb ket\u00eb fondacioni, ky fondacion a ka gjasa t\u2019i b\u00ebj\u00eb karshill\u00ebk KMSH-s\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb komunitet paralel, m\u00ebnyra se si do t\u00eb komunikoj\u00eb me institucionet e tjera? Kjo e nd\u00ebrlikon \u00e7\u00ebshtjen dhe e humb thelbin e objektit t\u00eb kultit si duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb xhami, ku besimtar\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb falen\u201d<\/em>, tha zoti Bru\u00e7aj.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e organizat\u00ebs Feto n\u00eb komunikimet mes autoriteteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb duket se p\u00ebrdoret, sipas zotit Bru\u00e7aj, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb Komunitetin Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes etiketimeve negative t\u00eb nj\u00eb grupi, duke synuar marrjen n\u00eb kontroll t\u00eb situatave.<\/p>\n<p><em>\u201cGjith\u00eb punonj\u00ebsit e KMSH-s\u00eb jan\u00eb shtetas shqiptar\u00eb autokton\u00eb, q\u00eb prej vitesh nuk kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr shtetin turk, as kund\u00ebrshtojn\u00eb politikat e Turqis\u00eb, por jan\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr vendin e tyre. Etiketimi se KMSH nuk p\u00ebrfaq\u00ebson besimtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb akt q\u00eb i b\u00ebhet edhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk e meriton Komuniteti Mysliamn q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sepse ka dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb konsolidimin e shum\u00eb vlerave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vite\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bru\u00e7aj.<\/p>\n<p>N\u00eb lajmet p\u00ebr Xhamin\u00eb e Namazgjas\u00eb u p\u00ebrfshi edhe nj\u00eb individ nga Turqia, i cili njoftoi p\u00ebrmes rrjeteve sociale se ishte em\u00ebruar t\u00eb punonte n\u00eb Xhamin\u00eb e re t\u00eb Namazgjas\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb njoftim q\u00eb u fshi m\u00eb pas.\u00a0Zoti Bru\u00e7aj e cil\u00ebsoi shokues lajmin p\u00ebrmes rrjeteve sociale q\u00eb nj\u00eb imam turk ishte em\u00ebruar nga Komuniteti Mysliman i Turqis\u00eb si nj\u00eb nga drejtuesit e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb, nga nj\u00eb shtet i huaj pra, n\u00eb nj\u00eb xhami shqiptare t\u00eb nj\u00eb shteti sovran.\u00a0Por n\u00ebnkryetari i KMSH-s\u00eb Bica e quajti at\u00eb nj\u00eb person t\u00eb vet\u00ebdeklaruar, nd\u00ebrsa shtoi se \u00e7do em\u00ebrim sa i takon Xhamis\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nga bordi i Fondacionit. \/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7816438.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">VOA<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrurohet nes\u00ebr Xhamia e Namazgjas\u00eb me pranin\u00eb e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama. Komuniteti Mysliman i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb ceremoni nga Myftiu i Tiran\u00ebs. Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Sk\u00ebnder Bru\u00e7aj, thot\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Xhamis\u00eb s\u00eb Namazgjas\u00eb ka ndodhur nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":12627,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91014","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}