{"id":91210,"date":"2024-10-11T17:11:39","date_gmt":"2024-10-11T17:11:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91210"},"modified":"2024-10-11T17:11:39","modified_gmt":"2024-10-11T17:11:39","slug":"okb-ndotja-ne-shqiperi-shkaktari-kryesor-i-semundjeve-te-femijet-nen-5-vjec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/11\/okb-ndotja-ne-shqiperi-shkaktari-kryesor-i-semundjeve-te-femijet-nen-5-vjec\/","title":{"rendered":"OKB: Ndotja n\u00eb Shqip\u00ebri shkaktari kryesor i s\u00ebmundjeve te f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn 5-vje\u00e7"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fiona McCluney, Koordinatore e P\u00ebrhershme e OKB-s\u00eb dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>Kombet e Bashkuara k\u00ebrkojn\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr uljen e niveleve t\u00eb ndotjes n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qytetet e m\u00ebdha t\u00eb vendit. N\u00eb qytetet kryesore si Tirana, cil\u00ebsia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja p\u00ebr substanca t\u00eb d\u00ebmshme si dioksidi i azotit (NO2) dhe grimcat (PM10).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Tirana mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ndotjes urbane, rajone t\u00eb tjera si Elbasani, Fieri dhe Kor\u00e7a jan\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb prekura, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb emetimeve industriale. Nj\u00eb vler\u00ebsim i Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Mjedisit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ndotja e ajrit n\u00eb mjedis ka shkaktuar 4.600 vdekje t\u00eb parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i zymt\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb shtim t\u00eb problemeve t\u00eb frym\u00ebmarrjes, kostove t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe presioneve ndaj sh\u00ebrbimeve publike. Cil\u00ebsia e keqe e ajrit shkakton d\u00ebmtim t\u00eb zhvillimit konjiktiv q\u00eb \u00e7on n\u00eb performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb, tha Fiona McCluney, Koordinatore e P\u00ebrhershme e OKB-s\u00eb dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb opinion n\u00eb lidhje \u201cNdryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit \u2013 koha p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>McCluney vler\u00ebsoi se, ndotja e ajrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim kritik q\u00eb rrezikon mjedisin ton\u00eb dhe sh\u00ebndetin publik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale te komunitetet tona m\u00eb t\u00eb cenueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb UNEP-it t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, ndotja e ajrit mbetet nj\u00eb sfid\u00eb urgjente n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, cil\u00ebsia e ajrit vuan nga efektet e kombinuara t\u00eb transportit, aktiviteteve industriale dhe ngrohjes s\u00eb banesave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Indeksit t\u00eb UNICEF-it p\u00ebr Rrezikun Klimatik p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt 2021, ndotja e ajrit \u00ebsht\u00eb barra m\u00eb e madhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn pes\u00eb vje\u00e7 n\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, me 99% t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb ekspozuar ndaj niveleve t\u00eb ndot\u00ebsve t\u00eb ajrit q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin dhe zhvillimin e tyre, duke \u00e7uar n\u00eb pasoja t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht performanc\u00ebs relativisht m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb krahasim me vendet fqinje, nuk ka vend p\u00ebr vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sistemet e monitorimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb vjetruara dhe shpesh jo t\u00eb besueshme. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb vitin 2018 zbuloi se t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura p\u00ebr monitorimin e cil\u00ebsis\u00eb u mungonte rigoroziteti i k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar politika efektive. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb miratuar Direktiva p\u00ebr Cil\u00ebsin\u00eb e Ajrit t\u00eb Mjedisit, mekanizmat e zbatimit mbeten, p\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Autoritetet shqiptare duhet t\u00eb trajtojn\u00eb urgjentisht mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb rrjetin e monitorimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat t\u00eb ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente me publikun.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb e vetme n\u00eb p\u00ebrballjen e k\u00ebsaj sfide dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur vendin. Nj\u00eb qasje e unifikuar q\u00eb p\u00ebrfshin BE-n\u00eb, OKB-n\u00eb dhe pal\u00ebt vendore t\u00eb interesit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Nismat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Indeksi i UNICEF-it p\u00ebr Rrezikun Klimatik p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt dhe Manifesti i t\u00eb Rinjve p\u00ebr Cil\u00ebsin\u00eb e Ajrit dhe Ndryshimet Klimatike, me t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren hapa konkret\u00eb, ofrojn\u00eb korniza thelb\u00ebsore p\u00ebr veprim.<\/p>\n<p>K\u00ebto nisma theksojn\u00eb nevoj\u00ebn kritike p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe edukimin e publikut p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit dhe ndikimin e tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet. BE-ja e shoq\u00ebron Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb tranzicionin e saj t\u00eb gjelb\u00ebr duke mb\u00ebshtetur transportin m\u00eb efikas dhe miq\u00ebsor me mjedisin, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe rivendosjen e linjave t\u00eb modernizuara t\u00eb trenave p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj me rajonin dhe Evrop\u00ebn, si dhe duke financuar sistemin e ardhsh\u00ebm elektrik t\u00eb transportit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb autobus\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Shqip\u00ebria ta forcoj\u00eb Agjencin\u00eb e saj Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, t\u00eb zgjeroj\u00eb rrjetin e monitorimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb ka burimet dhe ekspertiz\u00ebn e nevojshme p\u00ebr ta monitoruar cil\u00ebsin\u00eb e ajrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngritjen e sistemeve t\u00eb alarmit p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit n\u00eb shkolla dhe kopshte. Gjithashtu, vler\u00ebsimet e rregullta nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik duhet t\u00eb b\u00ebhen norm\u00eb, duke rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin dhe duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr publikun p\u00ebrmes nj\u00eb Indeksi t\u00eb aksesuesh\u00ebm t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ajrit.<\/p>\n<p>Mbrojtja, mir\u00ebmbajtja dhe rritja e mbules\u00ebs urbane dhe peri-urbane t\u00eb pem\u00ebve dhe natyr\u00ebs mund t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr uljen e ekspozimit ndaj ndotjes urbane.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, pem\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve veprojn\u00eb si nj\u00eb penges\u00eb fizike, duke reduktuar fluksin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ndot\u00ebsve nga trafiku drejt nd\u00ebrtesave. Mbulesa e sh\u00ebndetshme e pem\u00ebve dhe e natyr\u00ebs gjithashtu mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb gjenerimin dhe ekspozimin ndaj r\u00ebr\u00ebs dhe pluhurit n\u00eb zonat urbane. Bashkimi Evropian do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ripyll\u00ebzimin dhe menaxhimin e pyjeve n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes programit t\u00eb tij \u201cBE p\u00ebr pyjet\u201d q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pem\u00ebt dhe natyra urbane dhe peri-urbane sjellin edhe shum\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb tjera, duke ndihmuar n\u00eb freskimin e qyteteve dhe reduktimin e ishujve t\u00eb nxeht\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebndetit fizik dhe mendor t\u00eb banor\u00ebve, zvog\u00eblimin e rrezikut nga p\u00ebrmbytjet, ofrimin e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr komunitetin, inkurajimin e ecjes dhe \u00e7iklizmit, krijimin e vendeve t\u00eb gjelbra t\u00eb pun\u00ebs, t\u00ebrheqin bler\u00ebsit dhe turist\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebt me hije, dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Promovimi i l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, si p\u00ebrdorimi i automjeteve elektrike dhe adoptimi i praktikave t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb biznesit, luan nj\u00eb rol kritik n\u00eb reduktimin e ndotjes urbane dhe nxitjen e qyteteve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Automjetet elektrike prodhojn\u00eb zero emetime nga tubat e shkarkimit, duke ulur ndjesh\u00ebm nivelet e ndotjes s\u00eb ajrit n\u00eb zonat me popullsi t\u00eb dendur. Kur kombinohen me planifikim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm urban dhe modele biznesi q\u00eb i japin p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb mjedisore, k\u00ebto p\u00ebrpjekje mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr m\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe hap\u00ebsira urbane m\u00eb t\u00eb jetueshme.<\/p>\n<p>Integrimi i l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr me gjelb\u00ebrimin urban jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, por krijon edhe nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe elastik p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Bashkimi Evropian ka bashkuar forcat me Gjermanin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rrjetin e ri t\u00eb transportit t\u00eb gjelb\u00ebr p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs, nj\u00eb sistem transporti me autobus\u00eb elektrik\u00eb me emetim zero q\u00eb ndihmon ndjesh\u00ebm n\u00eb reduktimin e emetimeve t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Ndodhemi n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 n\u00eb trajtimin e ndotjes s\u00eb ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri. Sh\u00ebndeti i f\u00ebmij\u00ebve dhe e ardhmja e komuniteteve varen nga nj\u00eb angazhim i vendosur p\u00ebr aj\u00ebr m\u00eb t\u00eb past\u00ebr. Le t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime kolektive tani p\u00ebr t\u00eb zbatuar politika t\u00eb fuqishme dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar sistemet e monitorimit, duke siguruar nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ajrit q\u00eb thithim dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve tan\u00eb.<\/p>\n<p><em>*Ky artikull \u00ebsht\u00eb pjesa e par\u00eb e seris\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb opinioneve OKB-BE mbi \u2018 Ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit \u2013 koha p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d nga Ambasadori i BE-s\u00eb dhe Koordinatorja e P\u00ebrhershme e OKB-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dy artikujt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrqendrohen tek ndryshimet klimatike dhe turizmi i q\u00ebndruesh\u00ebm.\/ Monitor<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fiona McCluney, Koordinatore e P\u00ebrhershme e OKB-s\u00eb dhe Silvio Gonzato, Ambasador i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Kombet e Bashkuara k\u00ebrkojn\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr uljen e niveleve t\u00eb ndotjes n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qytetet e m\u00ebdha t\u00eb vendit. N\u00eb qytetet kryesore si Tirana, cil\u00ebsia e ajrit shpesh i tejkalon nivelet e rekomanduara nga OBSH-ja p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":91211,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91210","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91212,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91210\/revisions\/91212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}