{"id":91346,"date":"2024-10-13T20:44:07","date_gmt":"2024-10-13T20:44:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91346"},"modified":"2024-10-13T20:44:07","modified_gmt":"2024-10-13T20:44:07","slug":"premtimi-i-berishes-pensioni-minimal-200-euro-paga-minimale-500-euro-parate-do-tu-merren-hajduteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/13\/premtimi-i-berishes-pensioni-minimal-200-euro-paga-minimale-500-euro-parate-do-tu-merren-hajduteve\/","title":{"rendered":"Premtimi i Berish\u00ebs: Pensioni minimal, 200 euro, paga minimale 500 euro, parat\u00eb do t&#8217;u merren hajdut\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr ju, misionaret dhe misionar\u00ebt e kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr orator\u00ebt e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj platforme q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb mendjet dhe zemrave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij realiteti q\u00eb po p\u00ebrz\u00eb \u00e7do dit\u00eb shqiptar\u00ebt nga dheu i tyre, por q\u00eb ngjall\u00eb gjithashtu frym\u00ebzim, guxim dhe shpres\u00eb te populli opozitar n\u00eb betej\u00ebn e tij pa kthim, gjer n\u00eb fitore.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb dy dit\u00eb q\u00eb burit\u00eb e propagand\u00ebs s\u00eb mashtrimit bien n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, pas premtimeve solemne q\u00eb b\u00ebra k\u00ebtu para jush se, me fitoren e opozit\u00ebs dhe PD-s\u00eb akti i par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb vendosja e minimumit jetik, 200 euro dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pension nd\u00ebn 200 euro, nuk do t\u00eb ket\u00eb burs\u00eb student\u00ebsh nd\u00ebn 200 euro dhe se, rroga minimale do t\u00eb rritet n\u00eb 500 euro.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb cil\u00ebt sot marrin nj\u00eb rrog\u00eb mujore sa 30 pensionist\u00eb dhe vjedhin dit\u00eb e nat\u00eb shqiptar\u00ebt, at\u00eb t\u00eb cil\u00ebt marrin sa 30-40 madje edhe 60 pensionist\u00eb, ata u kan\u00eb r\u00ebn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb burive, p\u00ebrqeshjeve, sarkazmave dhe pyetjeve se ku do ti gjej\u00eb ky ato para.<\/p>\n<p>Tani ftoj t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebt\u00eb pyetje e shtrojn\u00eb me seriozitet. Se v\u00ebrtet\u00eb mendojn\u00eb se ato para \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjinden.<\/p>\n<p>Un\u00eb i garantoj se ata para gjendjen edhe n\u00eb buxhetin e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Se ato para gjenden edhe pa hequr nga plani i pun\u00ebve publike asnj\u00eb kilomet\u00ebr rrug\u00eb, asnj\u00eb shkoll\u00eb, asnj\u00eb kopsht, asnj\u00eb spital, asnj\u00eb \u00e7erdhe.<\/p>\n<p>Po ku do mirren at\u00ebher\u00eb k\u00ebto para? Do u merren t\u00eb gjitha hajdut\u00ebve, hajdut\u00ebve, hajdut\u00ebve t\u00eb pashpirt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni pak t\u00eb fillojm\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebtu para jush t\u00eb d\u00ebshmoj se ku do t\u00eb mirren ato para.<\/p>\n<p>Normale \u00ebsht\u00eb t\u00eb shtrohet kjo pyetje.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Edi Rama e harron Ismailin. Kryeministri i ardhsh\u00ebm do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb vet\u00ebm si pasagjer n\u00eb linjat tregtare. Ja ku i ndam\u00eb 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ku do mirren ato para?<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>Do mirren para s\u00eb gjithash n\u00eb qindra milion\u00eb euro q\u00eb vidhen n\u00eb rrug\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ju jap vet\u00ebm disa shembuj.<\/p>\n<p>Rruga Orikum-Sarand\u00eb e keni parasysh e t\u00ebra n\u00eb zon\u00eb shk\u00ebmbore-malore, 74 km \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar me 71 mln euro. Po sa jan\u00eb rritur \u00e7mimet e nd\u00ebrtimeve gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb rritur 14%, asnj\u00eb qindark\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pra rruga do t\u00eb kushtonte sot 84 mln euro. Por rruga \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb 74 km.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi pak k\u00ebtu af\u00ebr. Rruga Tiran\u00eb-Plepa nga Ndroqi \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb 39 km. A mund t\u00eb<\/p>\n<p>imagjinoni ju, se Edi Rama me Lubi Ballukun, kan\u00eb parashikuar nga 40 mln euro, q\u00eb ishte nd\u00ebrtimi, e kan\u00eb dyfishuar n\u00eb 90 mln euro.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn kjo rrug\u00eb nuk kushton kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 mln euro. At\u00ebher\u00eb a mund ti heqim 60 mln euro nga kjo rrug\u00eb dhe na b\u00ebhen 80 mln nga udh\u00ebtimet e Ismailit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr, atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pyetjen se ku do ti gjej\u00eb Berisha lek\u00ebt. Po. Ja k\u00ebtu af\u00ebr i kemi.<\/p>\n<p>A e dini ju q\u00eb rruga p\u00ebr tu shtuar me dy korsi, rruga Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, ishte parashikuar 190 mln. Lubi Balluku dhe Edi Rama e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb 290 mln euro p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Por un\u00eb u them ju, se n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs shtimi me dy korsi 34 km autostrad\u00eb, nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 mln euro.<\/p>\n<p>Me 4 korsi jan\u00eb nd\u00ebrtuar autostradat, nd\u00ebrtohen edhe sot n\u00eb Kroaci me 1.2 mln euro.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb para, ata q\u00eb thon\u00eb se ku do i gjejm\u00eb parat\u00eb, do t\u00eb ua marrin ju o hajdut\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, ne do t\u00eb kursejm\u00eb, duke e zgjeruar at\u00eb me standardet m\u00eb t\u00eb mira, do kursejm\u00eb 240 mln euro.<\/p>\n<p>Pra u b\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku me Ismailin e Ram\u00ebs, 20 mln euro, me parat\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb Ndroqit u b\u00ebn\u00eb gjithsej 320 mln euro.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj pak m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>N\u00eb llokmat e unaz\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurr\u00eb nuk do t\u00eb nd\u00ebrtohet me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb madh se 3 mln euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do kilomet\u00ebr do t\u00eb kursejm\u00eb 12 mln euro. Dhe p\u00ebr kilometra q\u00eb kan\u00eb mbetur do t\u00eb kursejm\u00eb 120 mln euro.<\/p>\n<p>O hajdut\u00eb, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do t\u00eb mirren. Ju do t\u00eb ua marrim t\u00eb gjitha, ju vidhni qytetar\u00ebt o t\u00eb paftyr\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 460 mln euro.<\/p>\n<p>Prisni. Vet\u00ebm veturat e z\u00ebvend\u00ebsministrave, veturat e drejtor\u00ebve, veturat e nd\u00ebrmarrjeve publike shpenzojn\u00eb n\u00eb vit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit, 60 mln euro naft\u00eb. Q\u00eb t\u00eb gjitha do u hiqen, do t\u00eb jepet nj\u00eb bonus p\u00ebr litrat e naft\u00ebs vajtje-ardhje, t\u00eb shkojn\u00eb me taksi apo makin\u00eb personave, por makin\u00eb dhe shofer nuk do t\u00eb paguaj\u00eb kurr\u00eb m\u00eb taksapaguesi shqiptar.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb tani, 520 \u00a0mln.<\/p>\n<p>Po ahengjet e administrat\u00ebs, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftek\u00eb 1 mij\u00eb euro. Po dietat e tyre kur shkojn\u00eb dhe me pushime. S\u00eb bashku k\u00ebto para xhepi t\u00eb vjedhura, shkojn\u00eb s\u00eb bashku 80 mln.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ja ku u b\u00ebn\u00eb 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem.<\/p>\n<p>Un\u00eb mora vet\u00ebm k\u00ebto rrug\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Por po t\u00eb shkojm\u00eb tek rrug\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>150 mln euro kan\u00eb parashikuar p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebs Bradashesh-Rrogozhin\u00eb.<\/p>\n<p>U garantoj ju se t\u00eb pakt\u00ebn, minimumi 50 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb vjedhje dhe vet\u00ebm vjedhje. Ajo rrug\u00eb p\u00ebr tu nd\u00ebrtuar nga e para\u00a0 me 4 korsi do t\u00eb nd\u00ebrtohej pa asnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi me 80 mln euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr tu zgjeruar me t\u00eb gjitha\u00a0 standardet p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb me 4 korsi, ajo nuk k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se 60 mln euro. Ku do t\u00eb shkojn\u00eb ato 90 mln t\u00eb tjera. Ku do t\u00eb shkojn\u00eb?<\/p>\n<p>Tek qytetar\u00ebt, tek pensionist\u00ebt, tek rrog\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Miq! Ju lutem.<\/p>\n<p>A u b\u00ebn\u00eb pra 690 mln euro. M\u00eb falni m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pra, kush thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sali Berisha apo avoket\u00ebrit e hajdut\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjej\u00eb ky parat\u00eb. Ja pra se ku jan\u00eb parat\u00eb dhe jan\u00eb parat\u00eb fiks n\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Dhe nuk hiqet asnj\u00eb kilomet\u00ebr rrug\u00eb nga nd\u00ebrtimi, asnj\u00eb shkoll\u00eb nga nd\u00ebrtimi, asnj\u00eb spital nga nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 e pat\u00eb ju, ve\u00e7 me rrug\u00eb e shpenzime u b\u00ebn\u00eb 700 mln euro, t\u00eb cilat teprojn\u00eb, shum\u00eb teprojn\u00eb mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi burs\u00ebn e student\u00ebve, 200 euro.<\/p>\n<p>Uluni me \u00e7do shqiptar, uluni me \u00e7do pensionist, uluni me \u00e7do qytetar dhe u shpjegoni se ku do t\u00eb mirren lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vendosur pensionin minimal 200 euro, p\u00ebr t\u00eb vendosur minimumin jetik 200 euro, p\u00ebr t\u00eb vendosur rrog\u00ebn minimale 500 euro.<\/p>\n<p>Po e them k\u00ebtu para jush, solemnisht dhe haptas se t\u00eb par\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb kafshat\u00ebn, do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb sot marrin 40-50 euro si mb\u00ebshtetje, do t\u00eb jen\u00eb pensionist\u00eb q\u00eb marrin nj\u00eb pension mjerimi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jen\u00eb rrug\u00ebultit q\u00eb kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur e nuk e mbyllin dot 15 dit\u00ebshin. K\u00ebta do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta nuk do shohin dyqanet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me lista, k\u00ebta nuk do t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr kafshat\u00ebn e goj\u00ebs, k\u00ebta\u00a0 nuk do t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr ila\u00e7et e tyre.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi. Sigurisht \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim, por q\u00ebllimi m\u00eb kryesor dhe quhet i realizuar at\u00ebher\u00eb kur shqiptar\u00ebt t\u00eb marrin rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, pensionet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon, minimumin jetik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>T\u00eb jen\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb paguar.<\/p>\n<p>Do tu heq shqiptar\u00ebve nd\u00ebshkimin.<\/p>\n<p>A e d\u00ebgjoni ju, k\u00ebtu vet\u00ebm dy gj\u00ebra p\u00ebrmenden m\u00eb s\u00eb shumti dit\u00eb e nat\u00eb, nga propaganda e qeveris\u00eb, droga dhe turizmi, turizmi dhe droga.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur, por kurr\u00eb nuk do t\u00eb paguani ju m\u00eb nga taksat tuaja, 230 euro p\u00ebr turist dhe turisti t\u00eb paguaj\u00eb 4 euro p\u00ebr frym\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Harrojeni e ndodh kjo kurr\u00eb m\u00eb, me k\u00ebta hajdut\u00eb.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ardhur, por turizmi nuk mund t\u00eb jet\u00eb parajs\u00eb p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb pa taksa t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe nd\u00ebshkim, nd\u00ebshkim p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Parajs\u00eb p\u00ebr mashtruesit, parajs\u00eb p\u00ebr qeveritar\u00ebt dhe nd\u00ebshkim dhe mjerim p\u00ebr qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb t\u00eb varf\u00ebr q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr \u00e7do turist, 230 euro p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Merr fund kjo pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pra ku do t\u00eb gjenden parat\u00eb.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Mali i Zi t\u00eb pranoj\u00eb n\u00eb vit gjithsej 2.6 milion\u00eb turist\u00eb, por t\u00eb regjistroj\u00eb n\u00eb hotele, net fjetje, q\u00eb paguan taks\u00ebn, paguan TVSH, t\u00eb regjistroj\u00eb 16 mln net fjetje.<\/p>\n<p>16 mln net fjetje jan\u00eb taksa q\u00eb marrin qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb zi me t\u00eb ardhurat e tyre buxhetore.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Shqip\u00ebri 10 mln turist\u00eb, sa paguajn\u00eb? Paguajn\u00eb gjithsej 3 her\u00eb m\u00eb pak net fjetje. Paguajn\u00eb gjithsej 8 mln euro tvsh n\u00eb t\u00eb ardhurat e shtetit.<\/p>\n<p>Ja pra ku do t\u00eb gjinden parat\u00eb. Do t\u00eb ua marrim hajdut\u00ebve, do t\u00eb ua marrim qeveritar\u00ebve, do t\u00eb ja marrim Edi Ram\u00ebs, do t\u00eb ua marrim oligark\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, trafikant\u00ebve hajdut\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>I kam d\u00ebgjuar k\u00ebto dy dit\u00eb avoket\u00ebrit e hajnis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb, s\u00eb hajdut\u00ebve qeveritar\u00eb t\u00eb shtrojn\u00eb pyetjen, po ku kur ishte vet\u00eb pse nuk i b\u00ebri.<\/p>\n<p>U them k\u00ebtyre zot\u00ebrinjve, e turp\u00ebroni veten. E posht\u00ebroni veten, sepse ky kur ishte n\u00eb pushtet nd\u00ebrtoi 11 mij\u00eb kilometra rrug\u00eb, por dyfishoi rrogat, i mbidyfishoi me 120-130 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ky kur ishte n\u00eb pushtet dyfishoi pensionet dhe ndihm\u00ebn ekonomike, dhe nd\u00ebrtoi 1300 shkolla, kopshte dhe spitale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtoi 11 impiante t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Qindra qendra sh\u00ebndet\u00ebsore dhe spitale.<\/p>\n<p>Po, po, por nd\u00ebrtonte rrug\u00ebn me standarde q\u00eb nd\u00ebrtohen n\u00eb Europ\u00eb, nuk nd\u00ebrtohet me 10-<\/p>\n<p>fishin q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebta. Prandaj duhet t\u00eb skuqeni kur shtroni nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pra se cili ka qen\u00eb, por nuk mburrem me ato. Jo, jo.<\/p>\n<p>Un\u00eb mora k\u00ebtu sot vet\u00ebm 8 miliard\u00ebt e buxhetit t\u00eb k\u00ebtij viti se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej me k\u00ebto 8 miliard\u00eb dhe ju garantoj se n\u00eb analiz\u00ebn e ardhshme q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet z\u00eb pas z\u00ebri, n\u00ebse deri tani n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb grosolane, nxorr\u00ebm n\u00eb nj\u00eb an\u00eb 700 mln euro, ju jap fjal\u00ebn e nderit se me analiz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb plot\u00eb, do t\u00eb dalin me nj\u00eb an\u00eb, jo 700 milion\u00eb, por minimumi, 1 miliard\u00eb e 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>U\u2019a dhash\u00eb k\u00ebto shifra sonte q\u00eb t\u00eb ulemi me \u00e7do qytetar, me laps n\u00eb dor\u00eb tu provoni atyre se premtimet jan\u00eb reale dhe se ai q\u00eb b\u00ebn premtimet se ka ndar\u00eb kurr\u00eb fjal\u00ebn, zotimin nga p\u00ebrmbushja e saj.<\/p>\n<p>Por gjith\u00e7ka varet nga beteja jon\u00eb p\u00ebr qeveri teknike, nga mosbindja civile, nga guximi yn\u00eb, nga revolta jon\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ftoj shqiptar\u00ebt t\u00eb ngrihemi p\u00ebr mir\u00ebqenien ton\u00eb, p\u00ebr begatin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr dinjitetin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb radha e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme p\u00ebr ju, misionaret dhe misionar\u00ebt e kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr orator\u00ebt e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj platforme q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb n\u00eb mendjet dhe zemrave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, drit\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij realiteti q\u00eb po p\u00ebrz\u00eb \u00e7do dit\u00eb shqiptar\u00ebt nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":89585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91346","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91346","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91346"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91346\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91348,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91346\/revisions\/91348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91346"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91346"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91346"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}