{"id":91568,"date":"2024-10-16T09:10:52","date_gmt":"2024-10-16T09:10:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91568"},"modified":"2024-10-16T09:10:52","modified_gmt":"2024-10-16T09:10:52","slug":"shqiperia-dhe-dilema-e-demokracise-nje-beteje-mes-opozites-dhe-autokrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/16\/shqiperia-dhe-dilema-e-demokracise-nje-beteje-mes-opozites-dhe-autokrateve\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria dhe Dilema e Demokracis\u00eb: Nj\u00eb Betej\u00eb mes Opozit\u00ebs dhe Autokrat\u00ebve\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Neada STANA<\/strong><br \/>\n<strong>An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca n\u00eb Partin\u00eb Demokratike<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku regjimet autokratike shpesh operojn\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e institucioneve demokratike, pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Pse sunduesit jodemokratik\u00eb qeverisin me institucione demokratike? Shqip\u00ebria ilustron qart\u00eb se si nj\u00eb parlament me pamje demokratike mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl p\u00ebr legjitimizimin e veprimeve t\u00eb nj\u00eb kryeministri, duke minuar \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb.\u00a0 Historia dhe studimet kan\u00eb treguar pap\u00ebrfillshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve demokratike, de jure formale n\u00ebn regjime q\u00eb duken demokratike. Institucionet nominalisht demokratike p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fasad\u00eb q\u00eb autokrat\u00ebt\/diktator\u00ebt mund t\u2019i p\u00ebrdorin si d\u00ebshmi t\u00eb kredencialeve t\u00eb tyre. K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb fars\u00eb e manipuluar nga propaganda, ku Parlamenti nuk ka fuqi reale dhe qytetar\u00ebt humbin besimin se kan\u00eb ndonj\u00eb ndikim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kur autokrat\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mb\u00ebshtetje brenda shoq\u00ebris\u00eb, ata p\u00ebrdorin legjislatur\u00ebn dhe Parlamentin, n\u00eb dukje demokratik, p\u00ebr t\u00eb legjitimuar veprimet e tyre jo demorkatike. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, kemi nj\u00eb Parlament q\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb fiksion nga maxhoranca socialiste, ku opozita duhet t\u00eb \u201cluftoj\u00eb\u201d me t\u00eb gjitha arm\u00ebt demokratike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb n\u00eb \u00e7do institucion shtet\u00ebror.\u00a0 Kryeministri Edi Rama, duke pasur shumic\u00ebn e deputet\u00ebve, p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb arm\u00eb demokratike kund\u00ebr vet\u00eb demokracis\u00eb, nj\u00eb paradoks, por i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb sistem q\u00eb un\u00eb do ta quaja \u201cIluzioni i zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb.\u201d Ky sistem i b\u00ebn njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb se ata kan\u00eb fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebrmes vot\u00ebs, kur n\u00eb realitet veprimet e tyre jan\u00eb t\u00eb kontrolluara paraprakisht, t\u00eb manipuluara nga media dhe nga varf\u00ebria ekonomike q\u00eb ka mb\u00ebrthyer shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Ky regjim ushqen nj\u00eb ndjenj\u00eb frike dhe pasigurie, duke i detyruar njer\u00ebzit t\u00eb pranojn\u00eb status quo-n\u00eb, nga frika e humbjes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs ose t\u00eb ardhurave financiare p\u00ebr familjet e tyre.<\/p>\n<p>Dallimi midis demokracis\u00eb dhe sistemeve diktatoriale q\u00ebndron n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. N\u00eb Meksik\u00eb, p\u00ebr gati shtat\u00eb dekada, nga viti 1929 deri n\u00eb vitin 2000, Partia Revolucionare Institucionale (PRI) mbajti pushtetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke fituar \u00e7do zgjedhje presidenciale. Edhe pse zgjedhjet zhvilloheshin rregullisht \u00e7do gjasht\u00eb vjet dhe n\u00eb dukje ishin demokratike, procesi ishte shpesh i manipuluar p\u00ebr t\u00eb garantuar fitoren e kandidatit t\u00eb PRI-s\u00eb. Kjo parti p\u00ebrdorte nj\u00eb kombinim t\u00eb kontrollit t\u00eb mediave, patronazhimit politik dhe manipulimeve zgjedhore p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin, duke e b\u00ebr\u00eb sistemin nj\u00eb autokraci me fasad\u00eb demokratike. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2000, me fitoren e Vicente Fox nga Partia Veprimi Komb\u00ebtar (PAN), u sh\u00ebnuan zgjedhje t\u00eb lira q\u00eb nd\u00ebrpren\u00eb sundimin e gjat\u00eb t\u00eb PRI-s\u00eb. Ose merrni parasysh Singaporin, ku Lee Kuan Yew shtypi konkurrenc\u00ebn politike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet. Megjithat\u00eb, matjet e vazhdueshme t\u00eb regjimit e vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb diku mes &#8220;m\u00eb autokratikut&#8221; dhe &#8220;m\u00eb demokratikut\u201d. Shum\u00eb ngjashm\u00ebri me qeverisjen Socialiste n\u00eb Shqip\u00ebri apo jo?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e problemit q\u00ebndron te kreativiteti i sundimtar\u00ebve autokrat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e organizojn\u00eb sundimin e tyre. Kreativiteti institucional \u00ebsht\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm kur ata p\u00ebrdorin institucione nominalisht demokratike, si legjislaturat dhe partit\u00eb politike. Rama p\u00ebrdor shumic\u00ebn parlamentare socialiste si nj\u00eb veg\u00ebl p\u00ebr t\u00eb miratuar ligje q\u00eb duken demokratike n\u00eb sip\u00ebrfaqe, por q\u00eb n\u00eb thelb forcojn\u00eb kontrollin e tij dhe dob\u00ebsojn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Opozit\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci e v\u00ebrtet\u00eb, por nj\u00eb sistem i korruptuar q\u00eb pengon zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe krijon nj\u00eb rreth vicioz ku qytetar\u00ebt manipulohen dhe p\u00ebrdoren pa e ndjer\u00eb dhe pa e kuptuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr Bashkimin Europian, sistemi \u00ebsht\u00eb i korruptuar n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb tij saq\u00eb njer\u00ebzit duket se kan\u00eb humbur aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur ose dalluar lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre. Nga frika e varf\u00ebris\u00eb, ata shesin lirin\u00eb e fjal\u00ebs duke u b\u00ebr\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb korruptuar. \u00cbsht\u00eb e habitshme se si, sapo nj\u00eb popull bie n\u00ebn kontrollin e regjimit e harron aq shpejt lirin\u00eb e tij. Populli bindet me aq leht\u00ebsi kur \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr, sa duket sikur nuk e ka humbur lirin\u00eb, por ka fituar skllav\u00ebrin\u00eb e vet. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb kurth i paduksh\u00ebm, ku njer\u00ebzit kan\u00eb ngecur, dhe ky kurth propagandohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si liri dhe prosperitet, kur n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Autokrat\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb fuqi tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb u japin ata q\u00eb i n\u00ebnshtrohen. Ata mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb vet\u00ebm aq sa njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta durojn\u00eb. Ky regjim ushqen pasiguri dhe frik\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ndihen t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshim. P\u00ebrmes kontrollit t\u00eb medias dhe manipulimit t\u00eb informacionit, njer\u00ebzit nuk ndjekin dot \u00ebndrrat ose pasionet e tyre, por mbeten t\u00eb ngujuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb korniz\u00eb t\u00eb padukshme n\u00eb dukje demokratike. Ky manipulim e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00ebse jo t\u00eb pamundur, dallimin mes s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit pasiv\u00eb ndaj ndryshimit dhe realitetit q\u00eb po jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, si opozita kryesore, ka nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb thyerjen e k\u00ebtij cikli t\u00eb manipulimit dhe n\u00eb rikthimin e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet demokratike duke ofruar transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit. Kjo n\u00ebnkupton garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, ku qytetar\u00ebt t\u00eb ndihen t\u00eb fuqizuar dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar. M\u00eb tej, Partia Demokratike do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet ligjor ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e pavarur nga ndikimet politike dhe ku t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve mbrohen me vendosm\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb ajo gjithashtu do t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb fuqish\u00ebm manipulimin e medias dhe t\u00eb promovoj\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs si nj\u00eb themel i pashmangsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Duke p\u00ebrballur frik\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb shoq\u00ebri, ajo do t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje konkrete p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb ekonomike q\u00eb ka mb\u00ebrthyer shum\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromis me lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre p\u00ebr hir t\u00eb siguris\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Lufta p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri demokratike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sistem zgjedhjesh; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, nj\u00eb mentalitet, nj\u00eb angazhim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e \u00e7do qytetari, ajo p\u00ebrfaq\u00ebson thelbin e nj\u00eb procesi t\u00eb bazuar n\u00eb vlera, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga institucione t\u00eb forta dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e thell\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie qytetare.<\/p>\n<p>Ne, si trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb beteje t\u00eb pa p\u00ebrfunduar me r\u00ebrien e komunizmit n\u00eb vitet \u201890, duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ku mbizot\u00ebrojn\u00eb liria, drejt\u00ebsia dhe demokracia.<\/p>\n<p>Demokracia duhet t\u00eb fitoj\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Neada STANA An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain dhe Ekselenca n\u00eb Partin\u00eb Demokratike N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku regjimet autokratike shpesh operojn\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e institucioneve demokratike, pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Pse sunduesit jodemokratik\u00eb qeverisin me institucione demokratike? Shqip\u00ebria ilustron qart\u00eb se si nj\u00eb parlament me pamje demokratike mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl p\u00ebr legjitimizimin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":91569,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-91568","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91570,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91568\/revisions\/91570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}