{"id":91653,"date":"2024-10-16T22:12:09","date_gmt":"2024-10-16T22:12:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91653"},"modified":"2024-10-16T22:26:44","modified_gmt":"2024-10-16T22:26:44","slug":"si-po-vriten-njerezit-tek-spitali-onkologjik-deshmite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/16\/si-po-vriten-njerezit-tek-spitali-onkologjik-deshmite\/","title":{"rendered":"Si po vriten pacient\u00ebt tek spitali Onkologjik, d\u00ebshmit\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Mondi tha q\u00eb duhet patjeter t\u00eb operohet q\u00eb t\u2019i futen tubat edhe p\u00ebr shkarkimin e l\u00ebngjeve edhe p\u00ebr ushqimin. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet tha por b\u00ebhet n\u00eb spital privat. I thash\u00eb po k\u00ebtu pse? Nuk kishin as pajisjet por edhe se ndoshta nuk donin, sepse Mondi at\u00ebher\u00eb ka pas punuar edhe n\u00eb nj\u00eb spital privat turk, d.m.th. punonin t\u00eb dy me gjith\u00eb asistentin q\u00eb b\u00ebnin anestezin\u00eb. Kur ata nuk e lejuan fut\u00ebm mik dike q\u00eb ka qen\u00eb dikur drejtor i QSUT dhe im shoq e kishte kush\u00ebri dhe me nd\u00ebrhyrjen e atij u b\u00eb, por ishim t\u00eb detyruar q\u00eb tubat e qelqit q\u00eb duheshin p\u00ebr operacionin t\u2019i blinim tek spitali turk. Ishin 2 tuba qelqi dhe kushtuan gati 300-400 euro se nuk i kishte Spitali Onkologjik.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Valbona Geci, gruaja e ve e nj\u00eb qytetari q\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kancerit akut n\u00eb m\u00ebl\u00e7i. Ajo tregon historin\u00eb e dhimbshme t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, i cili u diagnostikua me tumor n\u00eb m\u00ebl\u00e7i dhe brenda pak jav\u00ebsh nd\u00ebrroi jet\u00eb. Valbon\u00ebs i kushtoi shtrenjt\u00eb Onkologjiku, bashk\u00ebshorti i saj jetoi dhe vet\u00ebm 5 dit\u00eb pasi u operua nga mjeku Edmond Gashi, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb operacion nuk ishin t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>M\u00eb dukej vetja sikur isha n\u00eb hotel duke i paguar p\u00ebr dit\u00ebt pas operimit nga 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb dr. Mondit p\u00ebr \u00e7do nat\u00eb q\u00ebndrimi aty deri dit\u00ebn q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb shpirt. N\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb ishte i shtruar n\u00eb spital dhe ju e dini q\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb q\u00ebndrimi duhet t\u00eb paguash infermier\u00eb etj., \u00ebsht\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr q\u00eb Mondi mir\u00eb q\u00eb merrte lek\u00eb 50-\u00e7en sikur ishte n\u00eb hotel im shoq e jo n\u00eb spital, por e merrte nga mua, e merrte lekun edhe nga kunata ime ose nga dikush tjet\u00ebr. D.m.th. p\u00ebr dit\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb atij merrte 100 mij\u00eb lek\u00ebshin. Ka qen\u00eb vet\u00eb Edmond Gashi q\u00eb b\u00ebri operimin, tha do mundohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Normalisht kam paguar. 500 mij\u00eb lek\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb atij dhe 250 euro mjekut q\u00eb b\u00ebnte anestezin\u00eb. Mos t\u00eb flasim p\u00ebr infermieren e analizave.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i Valbon\u00ebs nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re, vet\u00ebm 47-vje\u00e7 duke l\u00ebn\u00eb pas hidh\u00ebrim. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. Historit\u00eb tragjike nga Spitali Onkologjik jan\u00eb t\u00eb shumta, ku pazari me vdekjen kushton shtrenjt\u00eb.\u00a0 E trisht\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe historia e Renaldo Morav\u00ebs, nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb cilit i vdiq n\u00ebna n\u00eb mosh\u00ebn 58-vje\u00e7e pas\u00a0 trajtimit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb Spitalin Onkologjik, aty ku q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkoi p\u00ebr trajtimin e n\u00ebn\u00ebs u p\u00ebrball me sorollatje.<\/p>\n<p>Ne erdh\u00ebm tek spitali dhe na thonin shko k\u00ebtu e shko atje. I b\u00ebra t\u00eb gjitha \u00e7fare duhej, i mora t\u00eb gjitha letrat dhe erdh\u00ebm p\u00ebr konsulte n\u00eb Onkologjik. Ia treguam mjekut t\u00eb kinik\u00ebs private q\u00eb e kishim \u00e7uar n\u00eb fillim dhe na tha mos e ngacmoni n\u00ebs\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb keq se mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet. Kurse n\u00eb Onkologjik ma b\u00ebn\u00eb urgjente, ta fusim sot p\u00ebr nes\u00ebr n\u00eb operim. I b\u00ebm\u00eb analizat fillimisht n\u00ebp\u00ebr laboratore private dhe ato na than\u00eb duhet t\u00eb shkosh patjet\u00ebr te Onkologjiku p\u00ebr sond\u00ebn. Por me k\u00ebt\u00eb operim kaq t\u00eb shpejt\u00eb na mungojn\u00eb disa gjera q\u00eb spitali nuk i disponon q\u00eb ta fusim shpejt. Mund t\u00eb shkosh t\u00eb privati t\u2019i gjesh.<\/p>\n<p>Pasi mjek\u00ebt i tregojn\u00eb se n\u00eb spital nuk ka pajisje p\u00ebr t\u00eb kryer operacionin, i sygjerojn\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb klinik\u00eb private. Ku tjet\u00ebr, te klinika e doktor Mondit.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin qe ata e hap\u00ebn p\u00ebr operim, vendos\u00ebn tubat, doli doktori dhe kapi babin ve\u00e7mas se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mezi futeshim dhe p\u00ebr shkak t\u00eb Covid-it. Dr. tha na vjen keq q\u00eb e hap\u00ebm po metastazat jan\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin, ajo nuk e ka t\u00eb gjat\u00eb po ne tubat ia vendos\u00ebm. S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them tha po ajo mund t\u00eb rroj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 1 vit. Ajo u b\u00eb m\u00eb keq, p\u00ebr 3 muaj iku. Shkoi me k\u00ebmbet e veta n\u00eb spital dhe kur vjen puna erdhi me arkivol. Andej nga Astiri. Tek Klinika Megis, aty mund t\u2019i blinim tubat. Po mbrapa kur doli skandali n\u00eb media e mor\u00ebm vesh q\u00eb ishte e vetja. Ne i b\u00ebm\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb na than\u00eb se na dhan\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb, na than\u00eb nxitojm\u00eb se do e shtyj\u00eb ajo, do jetoj\u00eb. I kemi dh\u00ebn\u00eb doktorit ndonj\u00eb lek\u00a0 po k\u00ebto ia dham\u00eb vet\u00eb me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn se gjasme e futi me shpejt. Por k\u00ebto tubat i mor\u00ebm diku tek 280 euro. Ishin si plastike.<\/p>\n<p>Jetona Shehu, nj\u00eb 38-vje\u00e7are nga Tirana, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr paciente, e cila tashm\u00eb g\u00ebzon sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, por q\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u diagnostikua me kancer gjiri. Ajo rr\u00ebfen p\u00ebr Plug, se iu desh t\u00eb kryente nd\u00ebrhyrjen n\u00eb spital privat, p\u00ebr shkak se n\u00eb shtet nuk i b\u00ebhej planifikimi.<\/p>\n<p>&#8220;Kemi 4 vite q\u00eb sillemi v\u00ebrdall\u00eb. \u00cbsht\u00eb me tumor si\u00e7 e shpjegojn\u00eb doktor\u00ebt. Ka hequr gjirin e djatht\u00eb dhe ka vazhduar 15 kimioterapi. 4 vite rresht q\u00eb vjen k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb der\u00eb t\u00eb spitalit \u00e7do 3 jav\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn. Sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kam 1 jav\u00eb q\u00eb sillem n\u00ebp\u00ebr urgjenca edhe n\u00eb doktor\u00eb, ik atje e hajde k\u00ebtej, sot \u00ebsht\u00eb me metastaz\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr operim n\u00eb kok\u00eb dhe nuk e di ku do futemi ku do mbyt\u00ebmi ne. (I mbushen syt\u00eb me lot).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Mondi tha q\u00eb duhet patjeter t\u00eb operohet q\u00eb t\u2019i futen tubat edhe p\u00ebr shkarkimin e l\u00ebngjeve edhe p\u00ebr ushqimin. K\u00ebtu nuk b\u00ebhet tha por b\u00ebhet n\u00eb spital privat. I thash\u00eb po k\u00ebtu pse? Nuk kishin as pajisjet por edhe se ndoshta nuk donin, sepse Mondi at\u00ebher\u00eb ka pas punuar edhe n\u00eb nj\u00eb spital privat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":91654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91653"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91657,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91653\/revisions\/91657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}