{"id":91658,"date":"2024-10-17T07:53:39","date_gmt":"2024-10-17T07:53:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91658"},"modified":"2024-10-17T07:53:39","modified_gmt":"2024-10-17T07:53:39","slug":"greva-e-vetmuar-e-ish-te-perndjekurve-politike-per-demshperblimet-tani-shteti-po-u-grabit-edhe-godinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/17\/greva-e-vetmuar-e-ish-te-perndjekurve-politike-per-demshperblimet-tani-shteti-po-u-grabit-edhe-godinen\/","title":{"rendered":"Greva e vetmuar e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimet, tani shteti po u grabit edhe godin\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><em><strong>Nj\u00eb grup personash t\u00eb p\u00ebrndjekur gjat\u00eb diktatur\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmes grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb zgjidhje p\u00ebr probleme t\u00eb ngelizhuara sipas tyre p\u00ebr vite me radh\u00eb, nd\u00ebrsa ngren\u00eb alarmin se godina p\u00ebrball\u00eb parlamentit, q\u00eb u sh\u00ebrbeu atyre p\u00ebr vite me radh\u00eb, po tjet\u00ebrsohet pas rikonstruksionit.<\/strong><\/em><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Nga Vladimir Karaj-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Agim Koll\u00e7aku, 68 vje\u00e7, tentoi t\u00eb arratisej nga Shqip\u00ebria komuniste n\u00eb mesin e viteve \u201980 &#8211; nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb i kushtoi atij nj\u00eb d\u00ebnim prej 15 vitesh burg. Ai vuajti gjasht\u00eb vite dhe punoi n\u00eb nxjerrjen e piritit nga miniera e Qaf\u00eb Barit, derisa u lirua me r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>\u2018Kam pas qit 40 ton pirit n\u00eb dit\u00eb, por m\u00eb \u00ebsht\u00eb njoft d\u00ebmshp\u00ebrblim vet\u00ebm 1700 lek\u00eb dit\u00eb pune,\u2019 thot\u00eb Koll\u00e7aku, i ulur n\u00eb monumentin q\u00eb p\u00ebrkujton vuajtjet e t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 12 vite, Koll\u00e7aku \u00ebsht\u00eb futur s\u00ebrish n\u00eb grev\u00eb urie, pasi si\u00e7 thot\u00eb ai, institucionet nuk reagojn\u00eb dhe k\u00ebrkesat e tyre mbeten pa p\u00ebrgjigje. Ai dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb sajuar nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr n\u00eb oborrin e godin\u00ebs s\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kan\u00eb shpallur prej gjasht\u00eb dit\u00ebsh grev\u00ebn e uris\u00eb.<\/p>\n<p>Kur BIRN e vizitoi \u00e7adr\u00ebn e improvizuar t\u00eb mart\u00ebn, bashk\u00eb me Koll\u00e7akun ishin Petrit Lipo, 66 vje\u00e7, Vernemin Ranxha, 70 vje\u00e7 dhe Anton \u00c7upi, 83 vje\u00e7.\u00a0 Ata k\u00ebrkojn\u00eb rishikim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit p\u00ebr dit\u00ebt e burgut, dh\u00ebnien e pensioneve suplementare dhe rikthimin e godin\u00ebs q\u00eb u ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr vite me rradh\u00eb t\u00eb persekutuarve n\u00eb funksion t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra shqiptar\u00eb u d\u00ebnuan dhe vuajt\u00ebn n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs prej vitit 1944 deri n\u00eb 1991, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrrmuese e tyre u detyruan t\u00eb kryenin pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda pa pages\u00eb, p\u00ebrfshi kanalizimet n\u00eb tharjen e k\u00ebnetave, nd\u00ebrtim t\u00eb pallateve dhe shfryt\u00ebzimin e minierave. P\u00ebr vitet e burgut, t\u00eb konsideruara si d\u00ebnime politike dhe pun\u00eb e papaguar, qeverit\u00eb e pas diktatur\u00ebs miratuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procesesh d\u00ebmshp\u00ebrblimi, t\u00eb cilat u ndan\u00eb n\u00eb k\u00ebste dhe shpeshher\u00eb u dhan\u00eb me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji i fundit i vitit 2007 parashikoi nj\u00eb pages\u00eb prej rreth 1700 lek\u00ebsh p\u00ebr dit\u00eb burgu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb, por p\u00ebr shkak se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim alokoheshin n\u00eb buxhetin e shtetit vet\u00ebm nj\u00eb sasi e vog\u00ebl parash, procesi u zvarrit p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zvarritja e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/October\/17\/auto_DSC_0256-scaled1729150210.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Tre dekada pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, cikli i d\u00ebmshp\u00ebrblimit financiar t\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur.<\/p>\n<p>Sipas Institutit t\u00eb Integrimit t\u00eb Ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, (IIPP), nj\u00eb institucion publik q\u00eb merret me trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe p\u00ebrndjekurve, ende mbeteshin 53 persona q\u00eb vazhdonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin k\u00ebstet e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve si p\u00ebrfitues par\u00ebsor\u00eb, drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb d\u00ebnuar. Disa mij\u00ebra trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb jan\u00eb po ashtu n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin proces, nd\u00ebrsa qindra t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb u ndan\u00eb nga jeta pa u d\u00ebmshp\u00ebrblyer.<\/p>\n<p>Grevist\u00ebt thon\u00eb se kjo zvarritje e gjat\u00eb ndikoi jet\u00ebn e tyre, nd\u00ebrsa ankohen se d\u00ebmshp\u00ebrblimi i dh\u00ebn\u00eb ishte shum\u00eb i vog\u00ebl dhe k\u00ebmb\u00ebngulin q\u00eb legjislaciojni t\u00eb rishihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Koll\u00e7aku i tha BIRN se ai dhe grevist\u00ebt e tjer\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimin, por parat\u00eb e marra kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u2018Mora 3 milion p\u00ebr 6 vjet d\u00ebnim,\u2019 thot\u00eb ai, duke i konsideruar parat\u00eb e marra mbi 25 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebnimit si t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb po ashtu q\u00eb t\u00eb trajtohen me pension suplementar p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb d\u00ebnimit dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u integruar.<\/p>\n<p>Koll\u00e7aku thot\u00eb se trajtimi i tyre vijon t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, pasi nuk u merren n\u00eb konsiderat\u00eb nevojat dhe problematikat q\u00eb u ka sjell\u00eb d\u00ebnimi politik dhe ndjehen t\u00eb braktisur.<\/p>\n<p>\u2018\u00c7far\u00eb pasojash kemi ne nga regjimi diktatorial dhe jemi bo t\u00eb themi q\u00eb jemi m\u00eb keq tani. Po b\u00ebhemi si ai populli q\u00eb thot\u00eb ishim mir\u00eb me \u2018Dull\u00ebn\u2019 (Diktatorin Enver Hoxha)\u2019, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u2018Un\u00eb marr 160 mij\u00eb lek\u00eb (t\u00eb vjetra) pension. Gruan e kam pa pun\u00eb. Nga k\u00ebta d\u00ebgjoj vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb mira, por asgj\u00eb nuk b\u00ebhet,\u2019 shtoi ai, nd\u00ebrsa shpjegon se jeton n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha ekonomike dhe pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij dhe grevist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00ebse u njihet e drejta p\u00ebr pension suplementar, ata do t\u00eb merrnin nj\u00eb rritje prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj, q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsonte problemet ekonomike dhe sociale q\u00eb hasin. Ata thon\u00eb se pa u pranuar k\u00ebto k\u00ebrkesa, nuk do ta l\u00ebn\u00eb grev\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit i mb\u00ebshtesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Etem Fezollari, kryetar i Shoqat\u00ebs Antikomuniste t\u00eb t\u00eb Ish- T\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i tha BIRN se zgjedhja e tyre \u00ebsht\u00eb \u2018radikale dhe e paarsyeshme\u2019. Nd\u00ebrsa u jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr vuajtjet dhe p\u00ebr zvarritjen me vite me radh\u00eb t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit, Fezollari thot\u00eb se futja n\u00eb grev\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamenduar dhe e pakonsultuar.<\/p>\n<p>\u2018Nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme\u2019, thot\u00eb ai nd\u00ebrsa shton se jan\u00eb shkelur rregullat e shoqat\u00ebs. Fezollari thot\u00eb se ata jan\u00eb n\u00eb negociata me qeverin\u00eb p\u00ebr kalimin e nj\u00eb statusi q\u00eb plot\u00ebson k\u00ebrkesat e grevist\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2018Un\u00eb di q\u00eb kemi biseduar me kryeministrin dhe kryetaren e Parlamentit. \u00cbsht\u00eb duke u negociuar dhe mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>Fezollari thot\u00eb se nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ai ka vet\u00ebm rreth 380 t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb jan\u00eb ende gjall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2018Godina po tjet\u00ebrsohet\u2019<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/October\/17\/auto_DSC_0165-2048x13671729150209.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Godina q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ka sh\u00ebrbyer si sht\u00ebpi p\u00ebr Institutin e Integrimit t\u00eb Ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, (IIPP) si dhe p\u00ebr Institutin e Studimeve p\u00ebr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, nj\u00eb institucion i pavarur n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u boshatis pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019 p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb p\u00ebsoi.<\/p>\n<p>Godina u rikonstruktua dhe u rehabilitua me fonde t\u00eb Bashkimit Europian, p\u00ebrmes programit EU4Culture. Por vite pas rehabilitimit, godina mbetet e zbrazur nd\u00ebrsa institucionet e lidhura me ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit, p\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve para godin\u00ebs ka nj\u00eb monument dhe nj\u00eb pllakat\u00eb p\u00ebrkujtimore, jan\u00eb vendosur n\u00eb mjedise t\u00eb tjera me qira.<\/p>\n<p>Kthimi i godin\u00ebs me funksionet q\u00eb ajo kishte \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebrkesave t\u00eb grev\u00ebs. Koll\u00e7aku i tha BIRN se godina, nj\u00eb vend ku ata jan\u00eb mbledhur p\u00ebr vite me radh\u00eb, po tjet\u00ebrsohet dhe se kjo p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr shkak t\u00eb simbolik\u00ebs q\u00eb mbart.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, Bilal Kola, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Institutit p\u00ebr Integrimin e Ish t\u00eb P\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, tha se ata nuk kishin vendimmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kola tha se ai d\u00ebshironte q\u00eb institucioni t\u00eb rikthehej n\u00eb godin\u00eb, por kjo k\u00ebrkes\u00eb ishte refuzuar.<\/p>\n<p>\u2018Kam nj\u00eb komunikim nga ministra e linj\u00ebs, q\u00eb thot\u00eb do i kthehet pronarit,\u2019 tha Kola, duke referuar si pronar Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe \u00c7elo Hoxha, q\u00eb drejton Institutin e Studimeve p\u00ebr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, tha se ata kishin k\u00ebrkuar rikthimin n\u00eb godin\u00eb, por ishin pa p\u00ebrgjigje prej shum\u00eb koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte nj\u00eb korrespondenc\u00eb me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs dhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe se do u shkruante s\u00ebrish k\u00ebtyre institucioneve, por deri s\u00ebfundmi nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u2018Ndryshimi i q\u00ebllimit t\u00eb godin\u00ebs do duhej t\u00eb b\u00ebhej me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, pasi hap\u00ebsira n\u00eb godin\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb,\u2019 tha Hoxha.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup personash t\u00eb p\u00ebrndjekur gjat\u00eb diktatur\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmes grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb zgjidhje p\u00ebr probleme t\u00eb ngelizhuara sipas tyre p\u00ebr vite me radh\u00eb, nd\u00ebrsa ngren\u00eb alarmin se godina p\u00ebrball\u00eb parlamentit, q\u00eb u sh\u00ebrbeu atyre p\u00ebr vite me radh\u00eb, po tjet\u00ebrsohet pas rikonstruksionit. Nga Vladimir Karaj-BIRN Agim Koll\u00e7aku, 68 vje\u00e7, tentoi t\u00eb arratisej nga Shqip\u00ebria komuniste &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":91659,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91658"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91660,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91658\/revisions\/91660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}