{"id":91772,"date":"2024-10-17T12:42:53","date_gmt":"2024-10-17T12:42:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91772"},"modified":"2024-10-17T12:42:53","modified_gmt":"2024-10-17T12:42:53","slug":"shifra-dramatike-e-raportit-22-e-popullsise-ne-shqiperi-jeton-ne-varferi-vendi-po-boshatiset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/17\/shifra-dramatike-e-raportit-22-e-popullsise-ne-shqiperi-jeton-ne-varferi-vendi-po-boshatiset\/","title":{"rendered":"Shifra dramatike e raportit: 22% e popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jeton n\u00eb varf\u00ebri, vendi po boshatiset"},"content":{"rendered":"<p>Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se shumica e ekonomive t\u00eb gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrjetuan rritje t\u00eb moderuar ekonomike gjat\u00eb k\u00ebtij viti, por paralajm\u00ebron se parashikimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen mbetet i pasigurt.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, me titull \u201cRuajtja e Ritmit t\u00eb Rritjes\u201d, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rajoni pritet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb rritje ekonomike prej 3.3 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2024, krahasuar me 2.6 n\u00eb vitin 2023 dhe kjo rritje e \u201cmoderuar\u201d pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2025, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Rritja e p\u00ebrgjithshme ekonomike n\u00eb rajon parashikohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 3.7 p\u00ebr qind gjat\u00eb vitit 2025, sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i brisht\u00eb\u201d<\/em>\u00a0p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb dob\u00ebt ekonomike bot\u00ebrore, inflacionit, pasiguris\u00eb politike dhe motit ekstrem, thuhet deklarat\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb publikuar t\u00eb enjten.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed wsw__embed--small\">\n<figure class=\"media-image js-media-expand js-media-expand--ready\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/gdb.voanews.com\/225a1487-a4ac-4d57-966e-365f2014f14c_w250_r1_s.png\" alt=\"Tabela nga raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore\" width=\"260\" height=\"147\" \/><\/div>\n<\/div><figcaption><span class=\"caption\">Tabela nga raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore<\/span><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>N\u00eb raportin mbi rritjen ekonomike dhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb t\u00eb, Kosova, Serbia, Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje krahasuar me viti 2023. Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb rritjes ekonomike si n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i vetmi vend q\u00eb ka r\u00ebnie ekonomike n\u00eb rajon, nga 6.3 p\u00ebr qind n\u00eb 2023 n\u00eb 3.4 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, n\u00eb vitin 2024 Shqip\u00ebria pati nj\u00eb rritje ekonomike prej 3.3 p\u00ebr qind, nj\u00ebsoj si vitin e kaluar, e nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe nd\u00ebrtimet.<\/p>\n<p>Shkalla e varf\u00ebris\u00eb, sipas raportit, pritet t\u00eb zbutet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagat do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten. Aktualisht, sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, 21.7 % e popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, pun\u00ebsimi ka sh\u00ebnuar rritje me mbi 1% dhe pagat n\u00eb sektorin privat kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 12.7%. Investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb rritur me 8.5% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sfidat kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbeten r\u00ebnia e numrit t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit, cil\u00ebsia e dob\u00ebt e forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe vendeve t\u00eb krijuara t\u00eb pun\u00ebs, si dhe kryerja e reformave strukturore jo me ritmin e nevojsh\u00ebm, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb 3.8 p\u00ebr qind, kryesisht e nxitur nga konsumi dhe investimet e diaspor\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Sfidat kryesore p\u00ebr Kosov\u00ebn, sipas raportit, mbesin reformat n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, furnizimit me uj\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kapitalit njer\u00ebzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e rreziqeve, Banka Bot\u00ebrore thekson trysnin\u00eb p\u00ebr rritjen e shpenzimeve buxhetore n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, por edhe pasigurin\u00eb e vazhdueshme gjeopolitike, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontekstin e ve\u00e7ant\u00eb politik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rajon rritjen m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore e sh\u00ebnoi Serbia, me 3.8 p\u00ebr qind, apo 1.3 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e vitit 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve dhe shtimit t\u00eb konsumit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cRritja ekonomike gjat\u00eb vitit 2024 \u00ebsht\u00eb rezultat i politikave stimuluese fiskale, rritjes s\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr huamarrje dhe masave p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ngritjen e \u00e7mimeve, t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb rritje t\u00eb konsumit dhe investimeve,\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raportin e fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas raportit, rritja e vog\u00ebl ekonomike n\u00eb vendet partnere evropiane ka \u00e7uar n\u00eb uljen e k\u00ebrkesave p\u00ebr eksporte dhe sh\u00ebrbime nga rajoni, kryesisht n\u00eb sektorin e turizmit.<\/p>\n<p><em>\u201cPasiguria q\u00eb lidhet me r\u00ebnien e k\u00ebrkes\u00ebs nga vendet e BE-s\u00eb p\u00ebr eksporte dhe ndikimi i saj n\u00eb rajon mbetet i lart\u00eb. Ruajtja e nivelit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb rritjes ekonomike k\u00ebrkon nj\u00eb kombinim reformash strukturore dhe integrim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt ekonomik t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb parashikimet e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, rritja ekonomike n\u00eb vendet e rajonit deri n\u00eb vitin 2026 do t\u00eb pasqyroj\u00eb prirjet e deritashme. Shqip\u00ebria pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje prej 3.4 p\u00ebr qind n\u00eb vitet 2025 dhe 2026, nd\u00ebrsa Kosova 3.9 dhe 4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Rritja e dob\u00ebt ekonomike n\u00eb Bashkimin Evropian, sidomos n\u00eb Gjermani, po ndikon n\u00eb pasigurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme ekonomike t\u00eb rajonit si dhe n\u00eb rritjen e deficitit buxhetor, sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore. Raporti vler\u00ebson se d\u00ebrgesat nga diaspora n\u00eb vitin 2024 do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb ngecje.<\/p>\n<p>Sipas raportit, deficiti buxhetor i shteteve t\u00eb rajonit parashikohet t\u00eb thellohet m\u00eb tej gjat\u00eb k\u00ebtij viti, duke arritur n\u00eb 2.5 p\u00ebr qind t\u00eb Prodhimit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Komb\u00ebtar, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb skemave t\u00eb pensioneve, pagave dhe sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebrkesat e dob\u00ebsuara p\u00ebr eksporte nga jasht\u00eb, krahas \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe rritjes s\u00eb pamjaftueshme t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb BE, q\u00eb ndikojn\u00eb tek d\u00ebrgesat e diaspor\u00ebs, kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e gjendjes buxhetore\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb raportin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shkalla e pun\u00ebsimit n\u00eb mbar\u00eb rajonin, (grup-mosha mbi 15 vje\u00e7 e aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb) sipas raportit, ka sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsim, duke arritur n\u00eb 48.5 p\u00ebr qind k\u00ebt\u00eb vit, apo vet\u00ebm gjasht\u00eb pik\u00eb m\u00eb posht\u00eb se shkalla e pun\u00ebsimit n\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt rritja nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebtrajtshme n\u00eb t\u00eb gjitha vendet. Kosova vazhdon t\u00eb ket\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb papun\u00ebve, me vet\u00ebm 37% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsuar. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, shkalla e pun\u00ebsimit ishte 66.7%.<\/p>\n<p>Zbutja e varf\u00ebris\u00eb, sipas raportit, ka vazhduar n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin, por shkalla e uljes s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb se para pandemis\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb ekonomike dhe rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb prodhimeve ushqimore gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Banka Bot\u00ebrore parashikon nj\u00eb zbutje t\u00eb varf\u00ebris\u00eb me 1% \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs, konsumi dhe investimet pritet t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen ekonomike gjat\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb importi do t\u00eb tejkaloj\u00eb eksportin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Serbia kan\u00eb sh\u00ebnuar rritjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike n\u00eb rajon t\u00eb nxitur nga investimet. N\u00eb Shqip\u00ebri rritja po nxitet nga nd\u00ebrtimet si dhe klima e p\u00ebrmir\u00ebsuar e t\u00eb b\u00ebrit biznes, sipas raportit.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore e vler\u00ebson planin e ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor si hap pozitiv q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb rajonit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht paralajm\u00ebron q\u00eb ekzistojn\u00eb rreziqe t\u00eb vazhdueshme, si\u00e7 jan\u00eb \u201crritja e ngadalt\u00eb bot\u00ebrore, rritjet e \u00e7mimeve, pasiguria politike dhe d\u00ebmet nga moti ekstrem.\u201d Raporti b\u00ebn thirrje p\u00ebr reforma t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr shtimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore po ashtu ve\u00e7on emigracionin n\u00eb rajon, i cili sipas saj, \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i madh i origjin\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb bot\u00eb n\u00eb raport me popullsin\u00eb, me 1 n\u00eb kat\u00ebr banor\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, Bosnja dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb shtetet me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve nga rajoni, me rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e banor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb braktisur vendet e tyre n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb vendi pune.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e rajonit jan\u00eb larguar nga vendet e tyre, ata jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me punonj\u00ebs t\u00eb huaj q\u00eb po plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat e tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb mes vitit 2000 dhe 2020, popullsia ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie me 8 p\u00ebr qind, apo 1.2 milion\u00eb banor\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raportin e Bank\u00ebs, duke shtuar se prirje t\u00eb tilla do t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe nxitur vendet e rajonit t\u00eb hartojn\u00eb politika p\u00ebr t\u00eb angazhuar emigrant\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb ekonomit\u00eb e vendeve t\u00eb tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb ekonomike, Banka Bot\u00ebrore thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb integrim m\u00eb i madh ekonomik i rajonit.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr t\u00eb nxitur k\u00ebt\u00eb rritje, shtetet duhet t\u00eb shtojn\u00eb tregtin\u00eb rajonale dhe me BE-n\u00eb, t\u00eb shkurtojn\u00eb koh\u00ebn e pritjes n\u00eb kufi dhe t\u00eb integrojn\u00eb sistemet e pagesave&#8230; P\u00ebr t\u00eb kaluar nga statusi (i vendeve) me t\u00eb ardhura mesatare n\u00eb at\u00eb t\u00eb vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb larta, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen sistemet arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore,\u201d\u00a0<\/em>thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se shumica e ekonomive t\u00eb gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrjetuan rritje t\u00eb moderuar ekonomike gjat\u00eb k\u00ebtij viti, por paralajm\u00ebron se parashikimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen mbetet i pasigurt. Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, me titull \u201cRuajtja e Ritmit t\u00eb Rritjes\u201d, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rajoni pritet t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb rritje ekonomike prej &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":28850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-91772","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91772"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91772\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91773,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91772\/revisions\/91773"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}