{"id":91830,"date":"2024-10-17T20:20:04","date_gmt":"2024-10-17T20:20:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91830"},"modified":"2024-10-17T20:20:04","modified_gmt":"2024-10-17T20:20:04","slug":"vendimi-i-fundit-unanim-i-strasburgut-sfida-mes-privatesise-krimit-dhe-sigurise-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/17\/vendimi-i-fundit-unanim-i-strasburgut-sfida-mes-privatesise-krimit-dhe-sigurise-publike\/","title":{"rendered":"Vendimi i fundit unanim i Strasburgut, sfida mes privat\u00ebsis\u00eb, krimit dhe siguris\u00eb publike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Eduard HALIMI<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb interes t\u00eb madh te publikut rreth vendimit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ndaj dosjeve voluminoze t\u00eb ardhura nga organet ligjzbatuese franceze dhe belge rreth Sky ECC dhe Encrochat. Ndaj \u00e7do lajm q\u00eb lidhet me t\u00eb prodhon interes, entuziaz\u00ebm, her\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb e her\u00eb nga ana tjeter. P\u00ebr mua ky ushtrim juridik q\u00eb po tentohet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese do ishte rutinor sikur mos ishim aq skeptik\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb, tundimit t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer her\u00eb politik\u00ebs dhe her\u00eb segmeteve ekonomike dhe krimit t\u00eb organizuar. E duke lexuar ato q\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb publikimet e mediave rreth Metamorfoza 1, 2 dhe 3 mes krimit, politik\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, shqet\u00ebsimi i mediave \u00ebsht\u00eb normal. Them se ushtrimi do dukej rutin\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebhet kudo ne sistemet ligjore n\u00eb Europe ku standartet e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb vite larg k\u00ebsaj ton\u00ebs. Grupet e fuqishme t\u00eb krimit t\u00eb organizar dhe andej paguajn\u00eb studiot m\u00eb t\u00eb fuqishme ligjore dhe avokat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb mbrojn\u00eb klient\u00ebt. Opinioni im i ftoht\u00eb dhe larg emocionit ka q\u00ebn\u00eb i qart\u00eb prej fillimit: Operacioni policor mes Anglis\u00eb, Frances dhe Belgjik\u00ebs p\u00ebr grumbullimin e t\u00eb dh\u00ebnave nga SKY ECC mbetet operacioni m\u00eb fantastik n\u00eb historin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb europiane n\u00eb raport mes siguris\u00eb publike dhe t\u00eb drejtave private mes krimit t\u00eb organizuar dhe autoriteteve ligjzbatuese. Fatmir\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje duket se \u00a0ka patur edhe sistemi gjyqesor italian, belg, francez, gjerman, hollandez deri dhe Gjykata e Drejtesis\u00eb (ECJ Luxenburg) dhe se fundi edhe Gjykata e Strasburgut (ECHR)\u00a0 Ndaj nuk shoh se ka ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr tu entuziazmuar\u00a0 pas daljes s\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimit unanim t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, m\u00eb 24 shtator 2024, q\u00eb flet p\u00ebr provat e marra sipas EncroChat. Ne thelb \u00a0ky vendim\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb si vendimi i ECJ, (Luxembourg), m\u00eb 30 prill 2024, (artikulli im rreth tij publikuar ne media) q\u00eb duket se konfirmohet edhe nga vet\u00eb GJEDNJ n\u00eb vendimin e saj te fundit.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb disi e ndryshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr shkak se GJED ka juridiksion vet\u00ebm mbi vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa vendimet e GJEDNJ-s\u00eb megjith\u00ebse nuk kan\u00eb efekt detyrues mbi gjykatat shqiptare n\u00eb rastet kur ato nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb direkt me Shqip\u00ebrin\u00eb, si nj\u00eb vend n\u00ebnshkrues i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Shqip\u00ebria ka detyrimin t\u00eb siguroj\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave dhe lirive q\u00eb parashikon Konventa.<\/p>\n<p>Gjykatat komb\u00ebtare nuk jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb zbatojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt vendimet e GJEDNJ-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vende t\u00eb tjera. Megjithat\u00eb, ato pritet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb gjat\u00eb interpretimit dhe zbatimit t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, pasi kjo Konvent\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb detyrimeve ligjore t\u00eb shteteve n\u00ebnshkruese, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Gjykatat shqiptare pritet t\u00eb p\u00ebrdorin jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb si autoritet orientues p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb vendimet e tyre t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interpretimin e Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e saj t\u00eb fundit m\u00eb 24 shtator 2024, publikuar s\u00eb fundmi, GJEDNJ ka trajtuar nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hetimet penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dy aplikant\u00ebt \u00a0A.L dhe E.J u ndodh\u00ebn p\u00ebrball\u00eb procedimeve penale n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, t\u00eb lidhura me p\u00ebrdorimin e EncroChat. Aplikanti i par\u00eb u arrestua m\u00eb 18 qershor 2020, pas identifikimit t\u00eb tij si urdh\u00ebrues p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb 10 kg heroine dhe 10 kg kokain\u00eb, q\u00eb rezultuan nga p\u00ebrgjime t\u00eb bazuara n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e EncroChat. Nd\u00ebrsa, aplikanti i dyt\u00eb, i arrestuar m\u00eb 16 qershor 2020, u akuzua p\u00ebr komplot p\u00ebr furnizimin e drog\u00ebs dhe planifikimin e vrasjeve. T\u00eb dy procedimet ishin ende n\u00eb proces, me vendime t\u00eb ndryshme q\u00eb vler\u00ebsonin ligjshm\u00ebrin\u00eb e provave. Provat kund\u00ebr tyre ishin mbledhur p\u00ebrmes p\u00ebrgjimeve t\u00eb realizuara nga platforma e koduar EncroChat, nj\u00eb platform\u00eb e p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht nga organizatat kriminale p\u00ebr t\u00eb shmangur mbik\u00ebqyrjen e autoriteteve ligjore. Kjo platform\u00eb ofronte nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb sigurie p\u00ebr mesazhet e p\u00ebrdoruesve, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjet kryesor p\u00ebr aktivitetet kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se aplikant\u00ebt pretenduan se kapja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre shkelte t\u00eb drejtat e privat\u00ebsis\u00eb, gjykatat britanike p\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebto prova p\u00ebr t\u00eb justifikuar arrestimin dhe ndjekjen penale. Kjo qasje ka gjetur mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos p\u00ebrball\u00eb sfidave q\u00eb paraqet krimi i organizuar.<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Vler\u00ebsimi i GJEDNJ. Lufta ndaj krimit t\u00eb organizuar: Nj\u00eb prioritet mbi t\u00eb Drejtat e Privat\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb lidhje me p\u00ebrdoruesit e EncroChat n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar u mblodh\u00ebn nga hetuesit francez\u00eb dhe m\u00eb pas u transmetuan autoriteteve britanike, duke pasur si burim si mbledhjen ashtu edhe ndarjen nga territori francez. Gjykata e konfirmon se natyra personale e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kapura, t\u00eb cilat mund\u00ebsuan identifikimin e individ\u00ebve, imponon obligime mbi Franc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, GJEDNJ u shpreh ky p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb GJED-s\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs parimi i njohjes reciproke t\u00eb vendimeve dhe vendimeve gjyq\u00ebsore i ndalon autoritetet q\u00eb kan\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb VNM me q\u00ebllim t\u00eb transmetimit t\u00eb<\/p>\n<p>t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tilla si prov\u00eb nga rishikimi i rregullsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ato prova u mblodh\u00ebn n\u00eb shtetin an\u00ebtar ekzekutues.[1]\n<p>GJEDNJ mori n\u00eb shqyrtim veprimet e autoriteteve franceze, t\u00eb cilat ishin p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u201ckapjen\u201d e t\u00eb dh\u00ebnave nga EncroChat. T\u00eb dh\u00ebnat u mblodh\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb sulmi t\u00eb sofistikuar kompjuterik t\u00eb autorizuar nga magjistrat\u00ebt francez\u00eb (Gjykata e Lil\u00ebs) dhe u ndan\u00eb m\u00eb pas me autoritetet britanike. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Gjykata vendosi q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr mbledhjen dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb individ\u00ebve bie mbi Franc\u00ebn, duke qen\u00eb se veprimet fillestare ndodh\u00ebn n\u00eb territorin francez. Kjo pavar\u00ebsisht se efektet e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre provave ndihmuan n\u00eb procedimet penale n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja n\u00eb komunikimet private t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda a mund\u00a0t\u00eb shihet si shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, apo si nj\u00eb mjet i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet dhe siguria publike t\u00eb ruhet?<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Juridiksioni, mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0dhe e drejta p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb<\/p>\n<p>Gjykata theksoi q\u00eb, ndon\u00ebse juridiksioni \u00ebsht\u00eb kryesisht territorial, shtetet mund t\u00eb ushtrojn\u00eb autoritetin e tyre jasht\u00eb territorit n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrhyrja e autoriteteve franceze p\u00ebr t\u00eb kapur t\u00eb dh\u00ebnat nga EncroChat dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrtej territorit t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb i atribuohet Franc\u00ebs. Vendimi thekson se t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb kapura, t\u00eb cilat p\u00ebrfshinin identifikimin e p\u00ebrdoruesve, ngarkonin Franc\u00ebn me detyrimin p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, sipas Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.pp<\/p>\n<p>Gjykata gjithashtu u shpreh se kapja dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave duhej t\u00eb p\u00ebrmbushnin standardet ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e mbrojtjes s\u00eb privat\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb. Ky vendim p\u00ebrforcon parimin se mbledhja e t\u00eb dh\u00ebnave nga shtete t\u00eb ndryshme nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejtat e njeriut, pavar\u00ebsisht nga graviteti i krimit t\u00eb dyshuar por \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e autoriteteve t\u00eb verifikojn\u00eb standartet ligjore. P\u00ebr aq koh\u00eb sa dhe ezaurimi i plot\u00eb i rrug\u00ebs s\u00eb br\u00ebndeshme nuk ishte kryer k\u00ebrkesa u rrezua unanimisht.<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Implikimet p\u00ebr sigurin\u00eb dhe privat\u00ebsin\u00eb<\/p>\n<p>Vendimi i GJEDNJ (ECHR) i jep rrug\u00eb hap \u00a0debatit \u00a0mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si shtetet mund t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjit\u00eb e reja p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, nd\u00ebrsa ruajn\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve. Nd\u00ebrsa teknologjit\u00eb e koduara si EncroChat p\u00ebrdoren shpesh nga rrjete kriminale p\u00ebr t\u00eb shmangur mbik\u00ebqyrjen, Gjykata theksoi se edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, t\u00eb drejtat e njeriut nuk mund t\u00eb anashkalohen. Ky vendim krijon nj\u00eb precedent t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ardhshme q\u00eb lidhen me mbledhjen dhe p\u00ebrdorimin e provave t\u00eb kriptuara nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pyetje dhe sfida p\u00ebr t\u00eb ardhmen:<\/p>\n<p>Konkluzione dhe r\u00ebnd\u00ebsia p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/p>\n<p>Vendimi i fundit i GJEDNJ (ECHR) \u00a0p\u00ebr EncroChat sh\u00ebnon nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballjen e drejt\u00ebsis\u00eb me sfidat e epok\u00ebs digjitale. Nd\u00ebrsa mbik\u00ebqyrja teknologjike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i fuqish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, ky vendim p\u00ebrkujton se shtetet kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e individ\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb provat e mbledhura t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ku p\u00ebrballja me rrjetet kriminale t\u00eb organizuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e p\u00ebrhershme, ky vendim i GJEDNJ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se si shtetet mund t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar aktivitetet kriminale q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb. Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ndarja e informacionit dhe p\u00ebrdorimi i provave t\u00eb siguruara p\u00ebrmes teknologjive t\u00eb reja jan\u00eb mjete jetike p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin. P\u00ebrgjegjesia p\u00ebr mbledhjen e tyre \u00ebsht\u00eb e shtetit francez dhe p\u00ebrdorimi i tyre n\u00eb Shqip\u00ebri do jet\u00eb i ligjsh\u00ebm n\u00ebse nuk shkelen standartet shqiptare.<\/p>\n<p>GJEDNJ konfirmoi se nd\u00ebrhyrja n\u00eb komunikimet private, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr sigurin\u00eb publike dhe respekton procedurat ligjore t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse, nuk konsiderohet shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ky vendim ofron nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e provave teknologjike n\u00eb ndjekjen penale edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n[1]\u00a0\u00c7\u00ebshtja MN (EncroChat) t\u00eb 30 prillit 2024, Gjykata e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian vuri n\u00eb dukje se autoriteti l\u00ebshues i nj\u00eb Urdhri t\u00eb Hetimit Evropian (EIO) nuk \u00ebsht\u00eb i autorizuar t\u00eb shqyrtoj\u00eb rregullsin\u00eb e procedur\u00ebs s\u00eb ndar\u00eb nga ana e Shtetit t\u00eb Ekzekutimit p\u00ebr mbledhjen e provave, duke theksuar gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr mjete juridike t\u00eb barabarta me ato n\u00eb procedurat komb\u00ebtare dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar informacionet dhe provat e marra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb kontekstin e proceseve penale n\u00ebse personi nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb komentoj\u00eb ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard HALIMI Ka nj\u00eb interes t\u00eb madh te publikut rreth vendimit t\u00eb pritsh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ndaj dosjeve voluminoze t\u00eb ardhura nga organet ligjzbatuese franceze dhe belge rreth Sky ECC dhe Encrochat. Ndaj \u00e7do lajm q\u00eb lidhet me t\u00eb prodhon interes, entuziaz\u00ebm, her\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb e her\u00eb nga ana tjeter. P\u00ebr mua ky &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-91830","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91830","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91830"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91830\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91831,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91830\/revisions\/91831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}