{"id":91860,"date":"2024-10-18T10:40:06","date_gmt":"2024-10-18T10:40:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=91860"},"modified":"2024-10-18T10:40:39","modified_gmt":"2024-10-18T10:40:39","slug":"pd-padit-ballukun-ne-spak-vetem-per-1-vit-grabiti-rreth-180-mln-euro-me-shitjen-e-energjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/18\/pd-padit-ballukun-ne-spak-vetem-per-1-vit-grabiti-rreth-180-mln-euro-me-shitjen-e-energjise\/","title":{"rendered":"PD padit Ballukun n\u00eb SPAK: Vet\u00ebm n\u00eb 1 vit grabiti rreth 180 milion euro me shitjen e energjis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Grupi parlamentar i PD padit s\u00ebrish n\u00eb SPAK, Belinda Ballukun. Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se ajo ka grabitur vet\u00ebm p\u00ebr 1 vit rreth 180 milion\u00eb euro me shitjen e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Bardhi tha se, Balluku shmang shit-nlerjen e energjis\u00eb n\u00eb burs\u00eb, p\u00ebr t\u00eb favorizuar 4-5 kompani pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cShitja e energjis\u00eb jasht\u00eb tregut t\u00eb burs\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe vendimet n\u00eb fuqi, duke vjedhur hapur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb,\u201d tha Bardhi.<\/p>\n<p>\u201cVitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka bler\u00eb jasht\u00eb burs\u00ebs rreth 561 mij\u00eb megavat or\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa shitej n\u00eb burs\u00eb. Llogaritjet zbulojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 6 milion\u00eb euro p\u00ebr buxhetin e shtetit vet\u00ebm nga ky operacion i paligjsh\u00ebm,\u201d theksoi kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu para jush p\u00ebr t\u00eb denoncuar publikisht dhe, m\u00eb pas, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar SPAK-ut hetimin e nj\u00eb prej skemave m\u00eb korruptive t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, shitblerjen e paligjshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike me nj\u00eb abuzim q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 1 vit, llogaritet n\u00eb mbi 180 milion\u00eb euro. P\u00ebrgjegj\u00ebsja kryesore p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj skeme korruptive q\u00eb vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona euro n\u00eb llogarit\u00eb e 4-5 kompanive private \u00ebsht\u00eb Ministrja e Energjis\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb informacionin q\u00eb grupi parlamentar i Partis\u00eb Denokratike i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Antikorrupsion, shpjegohen me detaje dhe paraqite me dokumente t\u00eb gjitha veprimet dhe mosveprimet e Belinda Ballukut, e cila ka lejuar q\u00eb energjia elektrike t\u00eb shitet me humbje jasht\u00eb tregut t\u00eb Burs\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe vendimet n\u00eb fuqi, duke vjedhur hapur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendosjen n\u00eb funksion t\u00eb Burs\u00ebs shqiptare t\u00eb Energjis\u00eb vitin e kaluar, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare kishte detyrimin ligjor t\u00eb tregtonte n\u00eb burs\u00eb energjin\u00eb e pakontraktuar, por kjo nuk ka ndodhur. Raportet e Entit t\u00eb Energjis\u00eb provojn\u00eb se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flasim, pasi nuk e ka nxjerr\u00eb energjin\u00eb e pa kontraktuar n\u00eb Burs\u00eb, por e ka bler\u00eb shtrenjt\u00eb dhe e ka shitur lir\u00eb tek kompani private seksese t\u00eb shitblerjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb folur m\u00eb konkretisht me disa shifra, por pa hyr\u00eb n\u00eb detaje shum\u00eb teknike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb skema korruptive t\u00eb kuptohet sa m\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka bler\u00eb jasht\u00eb burs\u00ebs rreth 561 mij\u00eb megavat or\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa shitej n\u00eb burs\u00eb. Llogaritjet zbulojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebm prej rreth 6 milion\u00eb euro p\u00ebr buxhetin e shtetit vet\u00ebm nga ky operacion i paligjsh\u00ebm, q\u00eb ble jasht\u00eb burs\u00ebs energji m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb tek klient\u00ebt e vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj t\u00eb KESH-it.<\/p>\n<p>Ka edhe nj\u00eb operacion tjet\u00ebr nga KESH-i q\u00eb ka \u00e7uar m\u00eb tej skem\u00ebn skandaloze t\u00eb abuzimit me parat\u00eb publike. KESH-i jo vet\u00ebm ka bler\u00eb shtrenjt\u00eb jasht\u00eb burs\u00ebs, por edhe ka shitur lir\u00eb po jasht\u00eb burs\u00ebs, megjith\u00ebse ligji ia ndalon tregtimin jasht\u00eb burs\u00ebs shqiptare t\u00eb energjis\u00eb.\u00a0 Vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2023, KESH ka shitur jasht\u00eb burs\u00ebs rreth 640 mij\u00eb megavat or\u00eb energji. Duke qen\u00eb se ka shitur m\u00eb lir\u00eb se \u00e7mimi mesatar n\u00eb burs\u00eb, d\u00ebmi llogaritet n\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roli i Belinda Ballukut n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb abuzimi prej miliona eurosh?<\/p>\n<p>Ministrja e Energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryetare e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb KESH-it, personi p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb firmos p\u00ebr shpenzimet dhe bilancet e kompanis\u00eb. Pa miratimin e Belinda Ballukut, skema okulte e shitblerjes s\u00eb energjis\u00eb jasht\u00eb burs\u00ebs dhe abuzimi me miliona euro do t\u00eb ishte ndalur. Ministrja e Energjis\u00eb, si kryetare e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb KESH-it nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar praktik\u00ebn e paligjshme t\u00eb shitblerjes s\u00eb energjis\u00eb jasht\u00eb burs\u00ebs, me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb friksh\u00ebm prej gati 16 milion\u00eb euro vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn e analizuar nga ana jon\u00eb.<\/p>\n<p>Por skema korruptive me shitblerjen e paligjshme t\u00eb energjis\u00eb elektrike jasht\u00eb burs\u00ebs n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb pak kompanive private nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e b\u00ebra prej ekspert\u00ebve tan\u00eb, KESH ka falsifikuar t\u00eb dh\u00ebnat e dor\u00ebzuar tek Enti i Energjis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fshehur tregtin\u00eb e paligjshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me energjin\u00eb, e cila shitet me \u00e7mime t\u00eb ndryshme p\u00ebr fasha t\u00eb ndryshme orari. K\u00ebto fasha orari energjie t\u00eb tregtuara jasht\u00eb burs\u00ebs, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur t\u00eb dh\u00ebnat kryq\u00ebzohen, rezulton se kompania shtet\u00ebrore e energjis\u00eb nuk ka mbrojtur interesin publik p\u00ebr t\u00eb rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar n\u00eb interes t\u00eb kompanive private p\u00ebr rritjen e fitimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Belinda Balluku, e cila kontrollon \u00e7do struktur\u00eb q\u00eb ka lidhje me shitblerjen,\u00a0 transmetimin dhe shp\u00ebrndarjen e energjis\u00eb, q\u00eb nga KESH, OST, OSHEE nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb paditur\u00ebn! Ministrja e Energjis\u00eb ka firmosur p\u00ebr bilancet e rreme dhe t\u00eb falsifikuara t\u00eb KESH-it.<\/p>\n<p>Grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike i k\u00ebrkon SPAK-ut q\u00eb t\u00eb kontraktoj\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar provat e plota t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion prej nesh dhe ku rezulton q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb n\u00eb datat 24-30 qershor abuzimi shkon n\u00eb rreth 1 milion euro p\u00ebr 1 jav\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e Belinda Ballukut, energjia elektrike \u00ebsht\u00eb trajtuar si nj\u00eb mall p\u00ebr t\u00eb pasuruar nj\u00eb grusht kompanish private dhe p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm. N\u00eb informacionin q\u00eb kemi p\u00ebrgatitur p\u00ebr SPAK-un, kemi vendosur n\u00eb dispozicion dokumente q\u00eb faktojn\u00eb se KESH ka bler\u00eb energji elektrike edhe at\u00ebher\u00eb, kur Shqip\u00ebria kishte tepric\u00eb prodhimi disa muaj m\u00eb par\u00eb. Nga k\u00ebto transaksione abuzive ekspert\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb llogaritur nj\u00eb d\u00ebm tjet\u00ebr rreth 22 milion\u00eb euro. K\u00ebto para mund t\u2019i ishin kursyer Buxhetit t\u00eb Shtetit, n\u00ebse Ministrja e Energjis\u00eb do t\u00eb zbatonte ligjin dhe nuk do t\u00eb lejonte skem\u00ebn tjet\u00ebr korruptive t\u00eb blerjes shtrenjt\u00eb t\u00eb s\u00eb energjis\u00eb edhe n\u00eb koh\u00eb mbiprodhimi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shtrihet edhe n\u00eb manipulimin p\u00ebr humbjet n\u00eb rrjetin e energjis\u00eb. Nga p\u00ebrllogaritjet e ekspert\u00ebve rezulton se humbjet faktike jan\u00eb n\u00eb nivelin 27.2% p\u00ebr tensionin e ul\u00ebt dhe 1.3% p\u00ebr tensionin e lart\u00eb, duke sjell\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2023, nj\u00eb vler\u00eb totale t\u00eb humbjeve prej 144 milion\u00eb eurosh. Nj\u00eb d\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ky, t\u00eb cilin e paguajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebrmes \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Me raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pasakta p\u00ebr t\u00eb fshehur abuzimin dhe keqmenaxhimin e rrjetit t\u00eb energjis\u00eb, me tregtimin e paligjsh\u00ebm jasht\u00eb burs\u00ebs t\u00eb energjis\u00eb elektrike, me mosmarrjen e masave p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkeljen e ligjit dhe k\u00ebt\u00eb skem\u00eb gjigante korruptive, Belinda Balluku dhe t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e saj kryesor\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb d\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2023 prej mbi 180 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb nga SPAK-u nj\u00eb hetim t\u00eb shpejt\u00eb dhe profesional p\u00ebr nj\u00eb shkelje kaq masive t\u00eb ligjit dhe p\u00ebr nj\u00eb abuzim kaq t\u00eb madh me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. Vendosja para drejt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsve kryesor\u00eb, duke nisur me Ministren e En\u00ebrgjis\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht z\u00ebvend\u00ebskryeministre do t\u00eb konsiderohej edhe si nj\u00eb prov\u00eb nga SPAK q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka persona t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi i autor\u00ebve t\u00eb skem\u00ebs q\u00eb u vjedh shqiptar\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit, vet\u00ebm nga disa transaksione t\u00eb shitblerjes s\u00eb energjis\u00eb 180 milion\u00eb euro, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike! Kjo i p\u00ebrket \u00e7do shqiptari q\u00eb paguan energjin\u00eb elektrike m\u00eb shtrenjt\u00eb, sepse kjo qeveri dhe Belinda Balluku i vjedh!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi parlamentar i PD padit s\u00ebrish n\u00eb SPAK, Belinda Ballukun. Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se ajo ka grabitur vet\u00ebm p\u00ebr 1 vit rreth 180 milion\u00eb euro me shitjen e energjis\u00eb. Bardhi tha se, Balluku shmang shit-nlerjen e energjis\u00eb n\u00eb burs\u00eb, p\u00ebr t\u00eb favorizuar 4-5 kompani pran\u00eb saj. \u201cShitja e energjis\u00eb jasht\u00eb tregut &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71267,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-91860","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91860"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91860\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":91862,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91860\/revisions\/91862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}