{"id":92554,"date":"2024-10-24T08:27:57","date_gmt":"2024-10-24T08:27:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=92554"},"modified":"2024-10-24T08:27:57","modified_gmt":"2024-10-24T08:27:57","slug":"gazetarja-rama-naco-tavo-cela-nuk-hetohen-sepse-spak-po-i-sherben-partise-shtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/24\/gazetarja-rama-naco-tavo-cela-nuk-hetohen-sepse-spak-po-i-sherben-partise-shtet\/","title":{"rendered":"Gazetarja: Rama-Na\u00e7o-Tavo-\u00c7ela nuk hetohen sepse SPAK po i sh\u00ebrben partis\u00eb-shtet!"},"content":{"rendered":"<p>Gazetarja Ola Xama p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut t\u00eb, Ilir Met\u00ebs. Xama thot\u00eb se mb\u00ebshtet pun\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb prokuror\u00ebve nd\u00ebrsa shprehet se puna e tyre dhe drejt\u00ebsia nuk jan\u00eb hallka kryesore p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se baza e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie krijohet nga respektimi i t\u00eb drejtave natyrore: jet\u00ebs, liris\u00eb ekonomike dhe asaj t\u00eb shprehjes, t\u00eb drejta absolute ku shteti nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen Meta-Kryemadhi, gazetarja shprehet se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb SPAK t&#8217;i hetoj\u00eb, por ky hetim, sipas saj, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik dhe jo partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Postimi i gazetares<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk hyj te ajo pjesa q\u00eb beson se dora e hekurt e disa prokuror\u00ebve e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb vend. Megjithat\u00eb mb\u00ebshtes pun\u00ebn me integritet t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb tyre, sepse e di se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb punosh i pavarur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Jam totalisht kund\u00ebr gjuh\u00ebs ofenduese q\u00eb politika po p\u00ebrdor k\u00ebto koh\u00eb ndaj nj\u00eb pushteti t\u00eb pavarur (qoft\u00eb dhe i varur po t\u00eb ishte), sepse k\u00ebto tone nuk i shoh as si zgjidhje dhe as si model p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, do t\u00eb mb\u00ebshtet gjithmon\u00eb \u00e7do kauz\u00eb q\u00eb ka si q\u00ebllim mbrojtjen e interesit publik, zbardhjen e aferave korruptive dhe pasurimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb njerzve me pushtet n\u00eb d\u00ebm t\u00eb xhepave tan\u00eb, ekonomis\u00eb dhe shansve t\u00eb munguara. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, insistoj te ideja se sistemin politik dhe shoq\u00ebror nuk e b\u00ebn drejt\u00ebsia dhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e tij.<\/p>\n<p>Baza e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme vjen nga respektimi i t\u00eb drejtave natyrore: jet\u00ebs, liris\u00eb ekonomike dhe asaj t\u00eb shprehjes, t\u00eb drejta absolute ku shteti nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Pasi t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr zhvillimin e tregut, mir\u00ebq\u00ebnies sociale dhe pavar\u00ebsis\u00eb ekonomike, ku individi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb sipas asaj q\u00eb i intereson, dhe jo p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>Ndaj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e familjes Meta-Kryemadhi mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e SPAK q\u00eb t\u2019i hetoj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb si qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse q\u00ebllimi i hetimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik apo t\u00eb p\u00ebrfitimit politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb kreu i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare PD, \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie 5 muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb forcat politike kan\u00eb nisur fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb dhe kreu i nj\u00eb tjet\u00ebr partie opozitare \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga dhe po hetohet p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb veprim, prokuroria ka t\u00eb drejt\u00eb ta mbaj\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr 1 vit dhe t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u2019i ngrej\u00eb apo jo akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim q\u00eb vet\u00eb kryeministri Rama ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, se do t\u00eb marr\u00eb mbi 84 vota dhe opozita do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb 97\u2019. Disa mund t\u00eb thon\u00eb se votat e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrndahen te partit\u00eb e reja. Kjo m\u00eb duket nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e bukur, sepse kam bindjen se votuesi i k\u00ebsaj force priret t\u00eb shkoj\u00eb drejt partis\u00eb q\u00eb ka se \u00e7\u2019ti ofroj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb argumentimit q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara gjykat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm me p\u00ebrfitim korruptiv n\u00eb marr\u00ebveshjen Cez-DIA Ilir Meta si minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb dhe Energjis\u00eb, rezultojn\u00eb pagesa q\u00eb Cez ka b\u00ebr\u00eb drejt DIA-s dhe kur ministria drejtohej nga z.Nasip Na\u00e7o. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj me faj ask\u00ebnd, por natyrsh\u00ebm mund t\u00eb pyes, po z.Na\u00e7o p\u00ebrse nuk hetohet? A ka q\u00ebn\u00eb z.Na\u00e7o ish-deputet i LSI q\u00eb kandidoi n\u00ebn sigl\u00ebn e PS n\u00eb zgjedhjet 2021 duke i dhuruar nj\u00eb mandat n\u00eb Berat?<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nga vet\u00eb hetimi, p\u00ebrfitues fundor i nj\u00eb shume me vler\u00eb 168 mij\u00eb euro nga DIA \u00ebsht\u00eb kompania \u2018Xhenis\u2019 me pronar deputetin Agron \u00c7ela. Po z.\u00c7ela p\u00ebrse nuk hetohet? A \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb braktisi LSI dhe iu bashkua Partis\u00eb Socialiste duke dh\u00ebn\u00eb kontribut p\u00ebr fitoren e Shkodr\u00ebs n\u00eb zgjedhjet vendore 2023?<\/p>\n<p>N\u00eb kallzimin e b\u00ebr\u00eb, por dhe n\u00eb nj\u00eb pasazh shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, shihet se nj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb e lobimit McKeon Group \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkis\u00eb Himar\u00eb i Partis\u00eb Socialiste. Po p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb vazhdohet me pyetje t\u00eb shumta se p\u00ebrse p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes s\u00eb punimeve kompanis\u00eb \u2018UniFi\u2019 fajin e ka Kryemadhi dhe Pirro Xhixho, por jo kreu i KKT-s\u00eb Rama, apo kur Ligji p\u00ebr Sektorin Minerar propozohet nga nj\u00eb deputet i PS, votohet n\u00eb shumic\u00eb nga mazhoranca, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia i mbetet nj\u00eb deputeti?!<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim asnj\u00eb rezultat hetimor, sidomos kur flitet p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr gjendjen ku ndodhet vendi, por kur shoh se peshorja e drejt\u00ebsis\u00eb anon, nuk mund t\u00eb mbyll syt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk i mbyll syt\u00eb as p\u00ebrpara deklaratave t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve se duhet q\u00eb t\u2019i besojm\u00eb SPAK-ut qorrazi. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb ata, q\u00eb filozofin\u00eb e sistemit t\u00eb tyre politik e bazojn\u00eb te parimi \u201cbesoji sa m\u00eb pak njeriut, duke i l\u00ebn\u00eb sa m\u00eb pak pushtet\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb zgjedhin t\u00eb mb\u00ebshtetin stabilitetin autokratik q\u00eb kemi, nuk e duan Shqip\u00ebrin\u00eb. Stabilitet do t\u00eb thot\u00eb stanjacion, t\u00eb mos ndryshoj\u00eb asgj\u00eb, madje t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb keq dhe t\u00eb mos e flasim.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta do t\u00eb ndodhte po t\u00eb kishte rotacione t\u00eb shpeshta n\u00eb qeverisje, q\u00eb dhe mund t\u00eb sillnin kriza t\u00eb p\u00ebrkohshme, por do t\u00eb pastronin partit\u00eb e qeverit\u00eb nga politikan\u00ebt e korruptuar. Vet\u00ebm se pastrimi do t\u00eb vinte me vot\u00eb, dhe jo me SPAK.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja Ola Xama p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut t\u00eb, Ilir Met\u00ebs. Xama thot\u00eb se mb\u00ebshtet pun\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb prokuror\u00ebve nd\u00ebrsa shprehet se puna e tyre dhe drejt\u00ebsia nuk jan\u00eb hallka kryesore p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ajo shprehet se baza e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie krijohet nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":92555,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-92554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92556,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92554\/revisions\/92556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}