{"id":9260,"date":"2022-04-12T10:47:04","date_gmt":"2022-04-12T10:47:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=9260"},"modified":"2022-04-12T10:47:04","modified_gmt":"2022-04-12T10:47:04","slug":"banoret-e-qarkut-te-kukesit-jane-duke-u-perballur-me-krizen-me-te-rende-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/04\/12\/banoret-e-qarkut-te-kukesit-jane-duke-u-perballur-me-krizen-me-te-rende-ekonomike\/","title":{"rendered":"Banor\u00ebt e qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Isuf \u00c7ELAJ<\/strong><\/p>\n<p>Te nderuar qytetare,<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos zonat m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb vendit, banor\u00ebt e qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit, jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb futur vendi.<\/p>\n<p>Kriz\u00eb kjo q\u00eb vazhdon t\u00eb thellohet \u00e7do dit\u00eb prej<\/p>\n<p>9-vitesh s\u00eb qeverisjes s\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p>Qeveria i ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm qytetar\u00ebt e qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit, ve\u00e7an\u00ebrisht ata t\u00eb Tropoj\u00ebs e Hasit q\u00eb sot nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb sigurojn\u00eb buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre nga mungesa e t\u00eb ardhurave!<\/p>\n<p>\u00c7mimet jan\u00eb rritur n\u00eb maksimum, nd\u00ebrsa xhepat e tyre jan\u00eb varf\u00ebruar po n\u00eb maksimum! Sipas revist\u00ebs Monitor vetem gjate muajit mars jane shtrenjtuar artikujt e shport\u00ebs n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb si vijon: -Buka me 15,8%,<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti,djathi etj me 10,3%, Vajrat e yndyr\u00ebrat me 22,4%, Zarzavatet p\u00ebrfshir\u00eb edhe patatet me 10,5%,Mishi e nenproduktet e tij\u00eb me 7,1%, Sherbimet personale t\u00eb transportit u rriten me 26,7%. Inflacioni n\u00eb muajin mars arriti n\u00eb shifrat 5,7% nivel ky m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb k\u00ebto 20 vite.<\/p>\n<p>Plaga e madhe e braktisjes masive t\u00eb ketyre zonave vazhdon edhe sot me drejtim emigracionin rrug\u00ebve te bot\u00ebs me shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb! Pjesa q\u00eb ka mbetur n\u00eb k\u00ebto an\u00eb jan\u00eb ata m\u00eb t\u00eb pamundurit!<\/p>\n<p>Qeveria nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr k\u00ebta banor\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb braktisur.<\/p>\n<p>Qeveria ofron ve\u00e7 propagand\u00eb, por propaganda nuk ushqen f\u00ebmij\u00ebt e tyre zoti Kryeminister.<\/p>\n<p>A e kuptoni se si jetojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, q\u00eb tashm\u00eb nuk blejn\u00eb dot as mallrat e shport\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i karburanteve ishte goditja finale p\u00ebr ta, pasi largimi i sh\u00ebrbimeve ka shtuar koston e transportit duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrdorimin e mekanikes dhe shum\u00eb banor\u00eb i jan\u00eb kthyer p\u00ebrmend\u00ebs dhe kafsh\u00ebve p\u00ebr t\u00eb punuar tok\u00ebn.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt vuajn\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, \u00e7far\u00eb ofron qeveria? Ajo ofron:<\/p>\n<p>Kanabizim, duke u fshehur pas legalizimit t\u00eb hashashit p\u00ebr p\u00ebrdorim mjek\u00ebsor. Duke u thyer mbrapa n\u0113 koh\u00eb pasi sapo erdh\u00ebt n\u00eb pushtet e lejuat vet duke mos marr\u00eb masat me koh\u00eb dhe n\u00ebse kultivimi i hashashit ishte i lokalizuar dhe lufta ndaj ketij fenomeni behej me strategji, ju i bete nje te keqe te madhe vendit me heshtjen e mos veprimin serioz duke e shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin duke e renditur Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin kryesor t\u00eb prodhimit t\u00eb hashashit e gjitha kjo n\u00eb funksion t\u00eb blerjes s\u00eb votave me parat e kanabisit e korrupsionit qeveritar na dilni tani me propozimin p\u00ebr legalizimin e mbjelljes e kultivimit t\u00eb tij! Ajo q\u00eb mund tju them \u00ebsht\u00eb se keni p\u00ebr tja par\u00eb tymin k\u00ebsaj nisme, pasi palg\u00ebt e m\u00ebdha q\u00eb ka shkatuar ky fenomen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare e kryesisht tek rinia jan\u00eb evidente!<\/p>\n<p>Me justifikimin e konsultimit si dikur me mbledhje t\u00eb frontit, ve\u00e7se k\u00ebt\u00eb her\u00eb duke harxhuar miliona lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur patronazhist\u00ebt e vet, Rilindja synon t\u00eb legalizoj\u00eb kultivimin e drog\u00ebs, proces ky i nisur prej koh\u00ebsh nga qeveria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale. Kjo tregon paft\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr t\u00eb kontrolluar territorin n\u00eb funksion t\u00eb luft\u00ebs ndaj kultivimit t\u00eb hashashit!K\u00ebto dit\u00eb kam marr\u00eb shum\u00eb telefonata nga banor\u00ebt e Tropoj\u00ebs, Hasit e Kuk\u00ebsit, q\u00eb e shohin me shqet\u00ebsim k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vend t\u00eb zgjidhjeve p\u00ebr kriz\u00ebn, Rilindja ofron kanabizim t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqip\u00ebtar sot ndihen t\u00eb vjedhur nga kjo qeveri kujtojm\u00eb k\u00ebtu aferen korruptive disa milon eurosh t\u00eb incerneratoreve e denoncuar q\u00eb n\u00eb fillim nga opozita, por pasi u b\u00ebn\u00eb publike me fakte e dokumente sot ndodhen n\u00ebn hetim nga Spaku disa zyrtar t\u00eb lart t\u00eb kesaj qeverie e dhjetra zyrtare t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet e banor\u00ebve t\u00eb verilindjes s\u00eb vendit nuk kan\u00eb t\u00eb sosur, por qeveria nuk ka asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb as ti d\u00ebgjoj\u00eb, jo m\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize, kur banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave bujq\u00ebsore duhet t\u00eb mb\u00ebshteten, p\u00ebrballen me pengesa t\u00eb pafundme.<\/p>\n<p>Reshjet e fundit t\u00eb shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati, ka nxjerr\u00eb pothuajse jasht\u00eb funksionit sistemin e kanaleve vadit\u00ebse q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje urgjente.<\/p>\n<p>Ministria e bujq\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb ndal\u00eb propagand\u00ebn p\u00ebr lul\u00ebzimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb me fonde riparimin e k\u00ebtyre kanaleve pasi bashkia e ka t\u00eb pamundur t\u00eb financoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>E nderuar ministre e bujq\u00ebsis\u00eb, l\u00ebreni nj\u00eb dit\u00eb propagand\u00ebn dhe hidhni nj\u00eb sy hallit t\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb Tropoj\u00ebs, Hasit e Kuk\u00ebsit, pasi n\u00eb ver\u00eb do duhet ti korrin t\u00eb thara produktet e tyre.<\/p>\n<p>E sikur t\u00eb mos mjaftonte problemi nga moti dhe mosv\u00ebmendja juaj, fermer\u00ebt e k\u00ebtyre zonave jan\u00eb p\u00ebrballur me \u00e7mimet e larta t\u00eb farave dhe imputeve bujq\u00ebsore duke i detyruar ti l\u00ebn\u00eb tokat djerr\u00eb pasi nuk iu del llogaria ti blejn\u00eb.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsuese si\u00e7 e kam theksuar disa her\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet edhe gjendja e mjerueshme e rrjetit rrugor n\u00eb fshtarat e Tropoj\u00ebs, Hasit e Kuk\u00ebsit gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhereshme n\u00ebpermjet ARRSH-s\u00eb e FSHZH-mit q\u00eb t\u00eb nxjerrin nga sirtar\u00ebt projektet e dor\u00ebzuara prej vitesh nga organet e qeverisjes vendore te k\u00ebtyre rretheve, pasi jam i bindur n\u00eb se do t\u00eb ishte d\u00ebshira e mir\u00eb me shum\u00eb pak vler\u00eb do ti jepnit fund kalavarit t\u00eb vuajtjeve t\u00eb k\u00ebtyre banor\u00ebve p\u00ebr sa i takon infrastruktur\u00ebs rrugore rurale!<\/p>\n<p>Faleminderit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Isuf \u00c7ELAJ Te nderuar qytetare, Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos zonat m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb vendit, banor\u00ebt e qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit, jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb futur vendi. Kriz\u00eb kjo q\u00eb vazhdon t\u00eb thellohet \u00e7do dit\u00eb prej 9-vitesh s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7345,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-9260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9260"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9260\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7345"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}