{"id":92956,"date":"2024-10-28T09:02:07","date_gmt":"2024-10-28T09:02:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=92956"},"modified":"2024-10-28T09:02:07","modified_gmt":"2024-10-28T09:02:07","slug":"voa-vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-rrezikon-te-hedhe-ne-ere-skemen-e-riperteritjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/28\/voa-vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-rrezikon-te-hedhe-ne-ere-skemen-e-riperteritjes\/","title":{"rendered":"VOA: Vakanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese rrezikon t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb er\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, dor\u00ebheqja e an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Elsa Toska, m\u00eb 19 shtator, dhe shpallja e vendit vakant p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e saj, me nj\u00eb mandat deri n\u00eb vitin 2028, rrezikon t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e cila parashikon (Neni 125, pika 6) se \u201cp\u00ebrb\u00ebrja e Gjykat\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do tre vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj, sipas procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj\u201d. Skema e parashikuar n\u00eb ligjin p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb pjes\u00ebn e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) p\u00ebrcakton m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrt\u00ebritja e gjyqtar\u00ebve deri n\u00eb vitin 2022, p\u00ebr t\u00eb garantuar, q\u00eb n\u00eb vitt 2025, 2028 dhe 2031, t\u00eb mund t\u00eb realizohej ndryshimi, me tre an\u00ebtar\u00eb, nj\u00eb p\u00ebr secilin organ em\u00ebrtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lart\u00eb). Nj\u00eb skem\u00eb e cila reflektonte dispozitat kalimtare t\u00eb Kushtetut\u00ebs (Neni 179, pika 3), t\u00eb ndryshuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku parashikohej kufizimi i mandatit.<\/p>\n<p>Edhe Opinioni i Komisionit t\u00eb Venecias, i qershorit 2020, lidhur me em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetues, i b\u00ebn t\u00eb njejtin lexim skem\u00ebs, kur n\u00eb pik\u00ebn 18 shprehet se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pika 3 e nenit 179, synonte t\u00eb rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtar\u00eb, mandati i t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit: tre n\u00eb 2025, tre n\u00eb 2028 dhe tre n\u00eb 2031\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr grupin e tre an\u00ebtar\u00ebve mandati i t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2025, Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke em\u00ebruar an\u00ebtaren Sonila Bejtja, p\u00ebrcakton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vakanc\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme (vendin e l\u00ebn\u00eb nga an\u00ebtari Sokol Berberi, mandati i t\u00eb cilit kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2016).<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu dhe Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb dat\u00eb 16 janar t\u00eb vitit 2023, e p\u00ebrcakton madje t\u00eb shprehur qart\u00eb se ka vendosur \u201czgjedhjen e Znj. Holta Za\u00e7aj an\u00ebtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me mandat t\u00eb pjessh\u00ebm, deri n\u00eb kryerjen e rip\u00ebrt\u00ebritjes n\u00eb vitin 2025\u201d. Zonja Za\u00e7aj, aktualisht kryetare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, mori mandatin pasues t\u00eb zonj\u00ebs Vitore Tushe, q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2017. N\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb 9 vje\u00e7ar, ai do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vitin 2026, por p\u00ebr t\u00eb garantuar skem\u00ebn e rotacionit me tre an\u00ebtar\u00eb n\u00eb vitin 2025, ky mandat u kufizua me nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7udi, m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2019, Parlamenti, organi i tret\u00eb i em\u00ebrtes\u00ebs, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ai q\u00eb nuk ka respektuar skem\u00ebn, e p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta dhe Ligji i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kur p\u00ebr mandatin pasues t\u00eb Vladimir Kristos, i p\u00ebrmbyllur n\u00eb vitin 2016, em\u00ebroi, n\u00eb 11 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, zonj\u00ebn Elsa Toska p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb plot\u00eb. \u201cZonja Elsa Toska zgjidhet an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr vakanc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb shpallur nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 12.02.2018.\u201d, lexohet n\u00eb vendimin e firmosur nga kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm Gramoz Ruci. N\u00eb faqen e parlamentit, nuk gjenden dokumentat shoq\u00ebrues\u00eb, dhe as raporti i shqyrtimit n\u00eb Komision. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs k\u00ebrkoi n\u00eb rrug\u00eb zyrtare nga parlamenti k\u00ebt\u00eb dokumentacion, por nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, dhe n\u00eb shkelje t\u00eb afatit 15 ditor, brenda t\u00eb cilit autoritetet duhet t\u00eb japin informacion.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb dat\u00ebs 23 shtator 2024, p\u00ebr deklarimin e mandatit t\u00eb zonj\u00ebs Toska, merret si referenc\u00eb pik\u00ebrisht vendimi i parlamentit, q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb asaj mandat t\u00eb plot\u00eb. Megjithat\u00eb vendimi q\u00eb i d\u00ebrgohet parlamentit si organ i em\u00ebrtes\u00ebs, nuk p\u00ebrcakton se kur p\u00ebrfundonte mandati i saj.<\/span><\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, parlamenti, p\u00ebrmes kryetares Elisa Spiropali, shpall vakanc\u00ebn. Duke ju referuar vendimit t\u00eb n\u00ebntorit 2019, n\u00eb njoftimin p\u00ebr aplikimet, p\u00ebrcaktohet se mandati p\u00ebr t\u00eb interesuarit \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb 14 n\u00ebntor 2028.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb pik\u00ebpamje formale, zonja Spiropali duket t\u00eb ket\u00eb ndjekur procedur\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb parlamentit. Por ekspert\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs t\u00eb kontaktuar nga Z\u00ebri Amerik\u00ebs, shpjeguan se dor\u00ebheqja e zonj\u00ebs Toska, ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar gabimin e m\u00ebparsh\u00ebm, edhe sepse, rip\u00ebrt\u00ebritja e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00e7do tre vjet, me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj, sipas p\u00ebrcaktimit t\u00eb vet\u00eb Kushtetut\u00ebs, prevalon mbi \u00e7do akt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Praktikisht, duke ecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, rip\u00ebrt\u00ebritja sipas parashikimit t\u00eb nenit 125, pika 6 e Kushtetut\u00ebs, c\u00ebnohet qartazi. N\u00eb vitin 2025, do t\u00eb duhet t\u00eb largohen 2 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2028, kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb. Dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb trash\u00ebgohet edhe m\u00eb pas, duke e prishur p\u00ebrfundimisht, t\u00eb gjith\u00eb skem\u00ebn.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, ju drejtua zyrtarisht parlamentit, duke k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin ligjor mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit, kryetarja Spiropali shpalli vakanc\u00ebn deri n\u00eb vitin 2027, dhe n\u00ebse ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, fakti q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb binte ndesh me p\u00ebrcaktimin e Kushtetut\u00ebs p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e Gjykat\u00ebs, si dhe skema q\u00eb ishte n\u00eb fuqi, kur ishte em\u00ebruar zonja Toska. K\u00ebrkesa drejtuar parlamentit, daton m\u00eb 8 tetor. Ndon\u00ebse afati i detyruesh\u00ebm p\u00ebr institucionet, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar, \u00ebsht\u00eb 15 dit\u00eb, nga parlamenti nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje ende dhe sot.<\/p>\n<p>N\u00eb ndryshim nga parlamenti, Gjykata e Lart\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr organ em\u00ebrtese p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes, shprehet se \u201cky proces \u00ebsht\u00eb sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, aq edhe detyrues, si p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr dy institucionet e tjera\u201d, parlamentin dhe presidentin. Gjykata e Lart\u00eb, thekson m\u00eb tej se \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka rip\u00ebrt\u00ebritja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre vjet e nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2016, konkretisht, neni 179 ka parashikuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr realizimin e saj\u2026\u201d, dhe se ky rregullim kushtetues, \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsuar m\u00eb tej edhe n\u00eb ligjin organik t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u201cku n\u00eb nenin 86 \u00ebsht\u00eb parashikuar skema e kryerjes s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes p\u00ebr faz\u00ebn kalimtare (deri n\u00eb vitin 2022), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas k\u00ebsaj periudhe, \u00e7do tre vjet (viti 2025, 2028 e n\u00eb vijim) rip\u00ebrt\u00ebritja kthehet n\u00eb normalitet\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb, sakt\u00ebson se ajo \u201csi organ em\u00ebrtese, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb strikt respektimit t\u00eb rregullave, t\u00eb cilat i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb procesi transparent dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb standardit kushtetues t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00e7do tre vjet, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e gjyqtar\u00ebve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ju drejtua zyrtarisht edhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por p\u00ebrgjigja n\u00eb rrug\u00eb telefonike, ishte se an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs nuk u lejohet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb interpretime t\u00eb kushtetut\u00ebs, dhe se referencat e vetme jan\u00eb dy nenet e Kushtetut\u00ebs, ai 125, pika 3 \u201cGjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 9 vjet, pa t\u00eb drejt\u00eb riem\u00ebrimi\u201d, dhe neni 129 sipas t\u00eb cilit \u201cGjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese fillon detyr\u00ebn pasi b\u00ebn betimin para Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d. Megjithat\u00eb, rasti i zonj\u00ebs Toska, hyn n\u00eb skem\u00ebn e parashikuar p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs deri n\u00eb vitin 2022, parashikuar n\u00eb dispozitat kalimtare, po t\u00eb Kushtetut\u00ebs.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, dor\u00ebheqja e an\u00ebtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Elsa Toska, m\u00eb 19 shtator, dhe shpallja e vendit vakant p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e saj, me nj\u00eb mandat deri n\u00eb vitin 2028, rrezikon t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, e cila parashikon (Neni 125, pika 6) se \u201cp\u00ebrb\u00ebrja e Gjykat\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do tre vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":92958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-92956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92956"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92956\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92959,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92956\/revisions\/92959"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}