{"id":92985,"date":"2024-10-28T10:14:49","date_gmt":"2024-10-28T10:14:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=92985"},"modified":"2024-10-28T10:14:49","modified_gmt":"2024-10-28T10:14:49","slug":"gjekmarkaj-ndaj-opozites-ka-nje-strategji-asgjesimi-qeveria-teknike-rruga-e-vetme-perballe-pushtetit-uzurpues-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/28\/gjekmarkaj-ndaj-opozites-ka-nje-strategji-asgjesimi-qeveria-teknike-rruga-e-vetme-perballe-pushtetit-uzurpues-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Ndaj opozit\u00ebs ka nj\u00eb strategji asgj\u00ebsimi! Qeveria teknike, rruga e vetme p\u00ebrball\u00eb pushtetit uzurpues t\u00eb Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Valentina MADANI<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr n\u00ebnkryetarin demokrat Agron Gjekmarkaj, mosbindja civile, mbetet forma dhe rruga e vetme e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb pushtetit sipas tij uzurpues t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj apelon se ndaj qeveris\u00eb ka nj\u00eb politik\u00eb asgj\u00ebsimi dhe n\u00eb zgjedhje e duan me goj\u00ebn e mbyllur e duart e lidhura. Deputeti demokrat thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se krijimi i qeveris\u00eb teknike \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb zinxhirin e krimit elektoral, identifikimin e shtetit me pushtetin.<\/p>\n<p>Si iniciues i protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs para PE, Gjekmarkaj thot\u00eb se gjat\u00eb takimeve me europdeputet\u00ebt i informuan ata p\u00ebr \u00e7do form\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs mbi opozit\u00ebn, arrestimet politike, tendenc\u00ebn q\u00eb opozita t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje me goj\u00ebn e mbyllur e duart e lidhura. Gjekmarkaj b\u00ebn me dije se se eurodeputet\u00ebt do t\u00eb shprehin q\u00ebndrimet e tyre n\u00eb vijim n\u00eb nj\u00eb monitorim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e dinamik t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, duke d\u00ebrguar misione faktmbledhese dhe duke mbajtur q\u00ebndrime mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh drejtuesi politik i Lezh\u00ebs, Agron Gjekmarkaj shprehet protesta e 29 tetorit se n\u00eb mosbindje civile, synohet t\u2019i bllokohet rruga regjimit, q\u00eb sipas tij p\u00ebrdor si arm\u00eb arrestimin politik t\u00eb drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Zoti Gjekmarkaj, \u00e7far\u00eb e revoltoi opozit\u00ebn koh\u00ebt e fundit? Pse po shfaqet kaq \u201cagresive\u201d?<\/strong><br \/>\nNdaj opozit\u00ebs ka nj\u00eb strategji asgj\u00ebsimi! Krejt lidershipi i saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebn arrest sht\u00ebpie, burg e kandidat p\u00ebr pranga. Lideri i saj Sali Berisha mbahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb i izoluar duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb t\u00eb burgosur politik shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Po ashtu Ervin Salianji, burgosja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb i k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb mbyllim goj\u00ebn, mos t\u00eb denoncojm\u00eb!<\/p>\n<p>Kuvendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kazerm\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs ku opozita p\u00ebrjashtohet apriori duke u hequr pothuaj mandatet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme 40-60 dit\u00eb! Lidhjet e mazhoranc\u00ebs me krimin, SKY\/ECC, mos zbatimi i sugjerimeve t\u00eb OSBE -ODIHR p\u00ebr zgjedhjet, skandalet korruptive q\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb si kapsollat e fishekzjarr\u00ebt nat\u00ebn e vitit t\u00eb ri, plag\u00ebt sociale, boshatisja e vendit, varf\u00ebria e shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr e detyron opozit\u00ebn t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes me Edi Ram\u00ebn dhe detashmentin e tij rilindas.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb jet\u00eb protesta e nes\u00ebrme? \u00c7far\u00eb synon mosbindja civile?<\/strong><br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt me dat\u00ebn 29 tetor duhet t\u00eb ngrihen n\u00eb mosbindje civile si forma dhe rruga e vetme e mbetur e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb pushtetit uzurpues t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ndaj ftoj t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb mosbindje ndaj regjimit, n\u00eb Milot jo n\u00eb bllokimin e rrug\u00ebs, por n\u00eb at\u00eb t\u00eb neodiktatur\u00ebs, q\u00eb rrezik sheh opozit\u00ebn, q\u00eb arm\u00eb ka arrestimin politik! Beteja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane kund\u00ebr regjimit, kund\u00ebr narko skay enkro\u00e7at!<\/p>\n<p><strong>Ju ishit iniciuesi i protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs para Parlamentit Europian, por \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitoi realisht opozita prej saj?<\/strong><br \/>\nK\u00ebtu s\u2019ka vend p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb merita q\u00eb nuk m\u00eb takojn\u00eb apo rrahur gjoksin. Ky ishte nj\u00eb vendim i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe mendoj se ishte i duhuri. Opozita u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet me dinjitet n\u00eb EPP. N\u00eb Parlamentin Europian pat\u00ebm takime mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb shumta, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta! U takuam me 16 eurodeputet\u00eb n\u00eb vizit\u00ebn ton\u00eb 2 ditore, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 4 grupet m\u00eb z\u00eb m\u00ebdha parlamentare n\u00eb Parlamentin Europian. Jemi fal\u00ebnderues dhe na d\u00ebgjuan me shum\u00eb respekt n\u00eb t\u00eb gjitha problematikat q\u00eb ne ngrit\u00ebm. Komunikimi dhe takimet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb aspak e izoluar. Ajo ka miq t\u00eb shumt\u00eb dhe n\u00eb krah n\u00eb betejat e saj p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Strasburg ju zhvilluat nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh por cila \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb mor\u00ebt nga eurodeputet\u00ebt? \u00c7far\u00eb porosish mor\u00ebt prej tyre? Cila \u00ebsht\u00eb v\u00ebmendja e tyre ndaj situat\u00ebs n\u00eb vend?<\/strong><br \/>\nNe informuam gjer\u00ebsisht eurodeputet\u00ebt p\u00ebr \u00e7do form\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs mbi opozit\u00ebn, arrestimet politike, tendenc\u00ebn q\u00eb opozita t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje me goj\u00ebn e mbyllur e duart e lidhura. Fol\u00ebm gjer\u00ebsisht p\u00ebr lidhjet me bot\u00ebn e krimit q\u00eb kjo mazhoranc\u00eb i ka me shumic\u00eb, tipike mbetet lista e Durr\u00ebsit. Ata do t\u00eb shprehin q\u00ebndrimet e tyre n\u00eb vijim n\u00eb nj\u00eb monitorim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e dinamik t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, duke d\u00ebrguar misione faktmbledh\u00ebse dhe duke mbajtur q\u00ebndrime mbi situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb prisni konkretisht nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt? A g\u00ebzon opozita mb\u00ebshtetjen e tyre dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i imponuar k\u00ebrkesat e saj qeveris\u00eb?<\/strong><br \/>\nOpozita po e rrit mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00e7do dite. Vizita dhe v\u00ebmendja q\u00eb mor\u00ebm n\u00eb Strasburg \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb. Shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00ebn represion. Ajo po e thyen murin e frik\u00ebs duke e shtuar reagimin n\u00ebp\u00ebrmjet protestave q\u00eb opozita n\u00eb vijim po th\u00ebrret.\u00a0Nuk ka rruge tjet\u00ebr vecse p\u00ebrballje.<\/p>\n<p><strong>Arresti i z.Berisha, dhe burgosja e Ervin Salianjit e Ilir Met\u00ebs a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb presion, nj\u00eb nd\u00ebshkim politik ndaj opozit\u00ebs?. Pse ky rr\u00ebzim politik i dhunsh\u00ebm?<\/strong><br \/>\nM\u00ebnyra sesi u ndalua ishpresidenti, ish- kryeministri Ilir Meta kishte shkaktuar habi e indinjat\u00eb. \u00c7do individ meriton respekt edhe kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, nj\u00eb ish president nuk mund t\u00eb goditet e merret zvarr\u00eb, duhet t\u00eb trajtohet me dinjitet e t\u00eb prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa nuk ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Policia nuk mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebshkuese morale dhe etike e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik t\u00eb kryeministrit! Ky \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, mesazh dhun\u00eb e frik\u00ebsimi nga kjo qeveri. Rasti \u201cSalianji\u201d \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, ul\u00ebrit\u00ebs! Nj\u00eb politikan q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb beteja t\u00eb shumta p\u00ebr transparenc\u00eb duke rrezikuar shum\u00eb, denoncime q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer publikut, por q\u00eb sot vuan d\u00ebnim politik pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nga nj\u00eb hakmarrje personale.<\/p>\n<p><strong>A po b\u00ebhen arrestimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive? Opozit\u00ebs po i merren gjeneral\u00ebt! Edi Ram\u00ebs ushtar\u00ebt anonime. N\u00eb situat\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb opozita, arm\u00ebn e vet\u00eb ka fjal\u00ebn, ndikimin e opinionit publik, v\u00ebnien p\u00ebrball\u00eb t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit. \u00c7far\u00eb t\u00eb drejtash nuk\u00a0po i njihen opozit\u00ebs?<\/strong><br \/>\nOpozita nuk po njihet si e till\u00eb. K\u00ebrkohet q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb fasad\u00eb. Tentohet mandati i kat\u00ebrt i Edi Ram\u00ebs n\u00eb tavolin\u00eb me nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb goditur kudo. Goditja e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb goditje p\u00ebr \u00e7do standard e garanci. R\u00ebnia e saj \u00ebsht\u00eb r\u00ebnie e pluralizmit dhe demokracis\u00eb! T\u00eb mbrosh at\u00eb, t\u00eb jesh n\u00eb an\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb betej\u00eb principale p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane e demokratike<\/p>\n<p><strong>Mosbindja civile \u00ebsht\u00eb bazuar te p\u00ebrndjekja politike e eksponent\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs dhe krijimi i nj\u00eb qeverie teknike. Si duhet t\u00eb jet\u00eb qeveria kujdestare me q\u00ebllim sigurimin e standardeve m\u00eb minimale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 2025?<\/strong><br \/>\nS\u00eb pari, duhet vullnet politik ose imponimi i duhur p\u00ebr ta arritur. Modalitetet gjenden, modelet nuk mungojn\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb zinxhirin e krimit elektoral, identifikimin e shtetit me pushtetin.<\/p>\n<p><strong>Pse gjith\u00eb ky insistim i opozit\u00ebs p\u00ebr qeveri teknike nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pakti RamaBasha n\u00eb vitin 2017 nuk zgjidhi \u00e7\u00ebshtjen e garancis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs?<\/strong><br \/>\nNuk ka qeveri teknike me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr. Ajo nuk ka qen\u00eb e till\u00eb. Duhet di\u00e7ka e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb funksionoj\u00eb si e till\u00eb jo nj\u00eb truk p\u00ebr opozit\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb skema q\u00eb ka ideuar opozita p\u00ebr qeverin\u00eb teknike? Si duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e saj? Kush duhet ta drejtoje at\u00eb?<\/strong><br \/>\nN\u00eb momentin q\u00eb ajo arrihet nuk \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb gjetur skemat. Kundrejt k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs, PS \u00ebsht\u00eb shprehur se ka fituar me ep\u00ebrsi t\u00eb madhe votash duke e quajtur t\u00eb panevojshme krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p><strong>Cili do t\u00eb jet\u00eb reagimi i opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><br \/>\nHer\u00ebn e fundit duke prishur Kushtetut\u00ebn, Kodin Zgjedhor, me 37 mij\u00eb vota diferenc\u00eb ka prodhuar 11 mandate shtes\u00eb, 87 mij\u00eb vota dol\u00ebn t\u00eb pavlefshme! \u00c7do dit\u00eb dalin fakte p\u00ebr ndikimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb synimet e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 2025-\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb shprehur se do t\u00eb qeveris\u00eb deri n\u00eb 2030-\u00ebn?<\/strong><br \/>\nFitore e merituar n\u00eb zgjedhje; Transformim i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7do pik\u00eb-pamje; Ndarje nga krimi dhe luft\u00eb korrupsionit; Pensione mininale n\u00eb 300 euro; Arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi cil\u00ebsore; Ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme, p\u00ebrmbyllje e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Europ\u00eb dhe sjellje europiane n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb avantazhet dhe disavantazhet e opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme?<\/strong><br \/>\nAvantazhi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb bart! Historia e vet, njer\u00ebzit cil\u00ebsor\u00eb q\u00eb ka, morali. Programi q\u00eb paraqet: Rezistenca ndaj t\u00eb keqes dhe nevoja urgjente e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Valentina MADANI P\u00ebr n\u00ebnkryetarin demokrat Agron Gjekmarkaj, mosbindja civile, mbetet forma dhe rruga e vetme e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb pushtetit sipas tij uzurpues t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Gjekmarkaj apelon se ndaj qeveris\u00eb ka nj\u00eb politik\u00eb asgj\u00ebsimi dhe n\u00eb zgjedhje e duan me goj\u00ebn e mbyllur e duart e lidhura. Deputeti demokrat thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-92985","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92985"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92985\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92986,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92985\/revisions\/92986"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}