{"id":92990,"date":"2024-10-28T10:58:35","date_gmt":"2024-10-28T10:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=92990"},"modified":"2024-10-28T11:06:54","modified_gmt":"2024-10-28T11:06:54","slug":"zhupa-projektligji-i-kerkimit-shkencor-duhet-terhequr-cenon-kushtetuten-dhe-politizon-e-centralizon-shkencen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/28\/zhupa-projektligji-i-kerkimit-shkencor-duhet-terhequr-cenon-kushtetuten-dhe-politizon-e-centralizon-shkencen\/","title":{"rendered":"Projektligji i k\u00ebrkimit shkencor duhet t\u00ebrhequr! C\u00ebnon Kushtetut\u00ebn, politizon dhe centralizon shkenc\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA<\/strong><\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh diskutohet projektligji p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb projektligj skandaloz q\u00eb bie ndesh me kushtetut\u00ebn dhe me ligje t\u00eb tjera si ligji Arsimit Lart\u00eb dhe ligji i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe prap ka kaluar dy komisione parlamentare si ai i Ligjeve dhe ai i \u00c7\u00ebshtjeve Europiane.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr ky projektligj \u00ebsht\u00eb futur p\u00ebr miratimin n\u00eb komisionin p\u00ebrgjegj\u00ebs, komisionin q\u00eb un\u00eb drejtoj n\u00ebse nuk do ishin p\u00ebrjashtimet pa rregullore p\u00ebr ta miratuar dhe kaluar n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi shkencor dhe shkenca nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje elitare, por \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare sepse lidhet me zhvillimin e vendit, me kapitalin njer\u00ebzor t\u00eb vendit dhe me t\u00eb ardhmen e tij si vend i zhvilluar apo si vend \u201cdepozitimi mbetjesh, refugjat\u00ebsh, droge, krimi\u201d<\/p>\n<p>Dua t\u00eb b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj ashtu si kund\u00ebr mb\u00ebshteteshim q\u00ebndrimet kund\u00ebrshtuese dhe amendimet e sindikat\u00ebs s\u00eb arsimit lart\u00eb dhe konferenc\u00ebs s\u00eb rektor\u00ebve.<\/p>\n<p>Arsyet themelore por jo t\u00eb vetmet pse ku projektligj \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ligji duhet mos bjer n\u00eb kund\u00ebrshti me Kushtetut\u00ebn, sic bie tashm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 7, t\u00eb nenit 57 se, \u201c7. Autonomia e institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe liria akademike jan\u00eb t\u00eb garantuara me ligj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebsaj dispozit\u00eb kushtetuese, Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar ligjin nr. 80\/2015, \u201cP\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00ebn\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i cili n\u00eb pik\u00ebn 2\/a, t\u00eb nenit 3, ka p\u00ebrcaktuar se, Liria akademike garantohet n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb drejt\u00ebs,p\u00ebr t\u00eb organizuar veprimtarit\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies, ato k\u00ebrkimore-shkencore, t\u00eb inovacionit, si dhe veprimtarit\u00eb krijuese.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti gjith\u00eb p\u00ebrplasjet me ligjin \u201cT\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe K\u00ebrkimit shkencor\u201d duhet t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb integrale n\u00eb ligj. Duke mos marr kompetencat e nj\u00ebsive k\u00ebrkimore t\u00eb IAL- sic jan\u00eb edhe departamenti, shkolla doktorale, instituti apo q\u00ebndra k\u00ebrkimore. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb serioze q\u00eb projektligji nuk p\u00ebrfshin n\u00eb subjekte t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor departamentet m\u00ebsimor\u00eb dhe shkencor\u00eb t\u00eb IAL-ve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, projektligji krijon kushtet p\u00ebr ndarjen e IAL-ve n\u00eb dy pjes\u00eb, n\u00eb departamente aktuale q\u00eb zhvishen nga p\u00ebrmasa e tyre e k\u00ebrkimit shkencor dhe n\u00eb departamente shkencore pa pasur kush q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebnien. Duke e kthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb model organizimi t\u00eb IAL-ve, projektligji bie s\u00ebrish n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti zhb\u00ebrja e k\u00ebshillit shkencor me p\u00ebrb\u00ebrje ministrash dhe drejtor\u00ebsh politik me n\u00eb krye kryeministri Rama, nj\u00eb model antishkencor dhe antieuropian. Ve\u00e7se futje duarve n\u00eb kontrollin e dijes duke tentuar t\u00eb centralizoj shkenc\u00ebn. P\u00ebrb\u00ebrja e k\u00ebshillit manifeston vullnetin, p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb reform\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor dhe ta rikthej\u00eb n\u00ebn Akademin\u00eb e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese t\u00eb para viteve 90, q\u00eb koha provoi se ishte nj\u00eb eksperiment i d\u00ebshtuar,<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti Projektligji i jep tag\u00ebr ministrit t\u00eb klasifikoj\u00eb fushat e k\u00ebrkimit shkencor, si detyrim p\u00ebr shkenc\u00ebn! Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pa sens. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb liria p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor dhe tjet\u00ebr jan\u00eb prioritetet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shteti dhe shoq\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. K\u00ebt\u00eb e rregullon qart\u00eb ligji p\u00ebr arsimin e lart\u00eb kur k\u00ebrkon q\u00eb IAL-t\u00eb t\u2019i ken\u00eb orientuar programet e tyre n\u00eb fushat prioritare, bazuar dhe n\u00eb Vendimin nr. 386, dat\u00eb 1.6.2022.<\/p>\n<p>Fushat e k\u00ebrkimit shkencor, duhet t\u00eb bazohen n\u00eb Manualin e Fraskatit t\u00eb OECD-s\u00eb dhe jo si prerogativ\u00eb qeveritare, e cila krijon problematik\u00eb n\u00eb parimin e autonomis\u00eb dhe liris\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti projektligji propozuar i jep role dhe funksione t\u00eb jasht\u00ebligjshme Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.\u00a0 Sipas k\u00ebtij projekti Akademia e Shkencave \u00ebsht\u00eb edhe institucion zhvillues, edhe institucion vler\u00ebsues, duke i dh\u00ebn\u00eb funksion kontrolli t\u00eb veprimtarive k\u00ebrkimore-shkencore, p\u00ebrfshi edhe ndaj IAL-ve. Ligji p\u00ebr akademin\u00eb e shkencave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb nuk i jep asnj\u00eb kompetenc\u00eb ushtrimi autoriteti as asambles\u00eb, as seksioneve, as komisioneve dhe as kryesis\u00eb dhe as kryetarit t\u00eb akademis\u00eb s\u00eb shkenc\u00ebs jasht\u00eb atij institucioni.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb krijohet nj\u00eb pabarazi n\u00eb kompetencat dhe n\u00eb autoritetin e akademis\u00eb s\u00eb shkencave dhe IAL-ve. Sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb k\u00ebtij projektligji, Akademia e Shkencave b\u00ebn vet\u00ebvler\u00ebsimin e pun\u00ebs k\u00ebrkimore dhe shkencore t\u00eb instituteve dhe qendrave t\u00eb k\u00ebrkim- zhvillimit, q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj, kurse IAL-ve u hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pun\u00ebn k\u00ebrkimore dhe shkencore t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti krijon mbivendosje, paqart\u00ebsi dhe p\u00ebrplasje n\u00eb p\u00ebrfitimin e titujve dhe gradave dhe krijon em\u00ebrtime t\u00eb reja p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb doktor, prof.asoc, apo prof.dr i merr k\u00ebto tituj edhe grada dhe n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs k\u00ebrkimore shkencore. Edhe vlera e tyre b\u00ebhet relative n\u00eb drejtim t\u00eb projektit t\u00eb ri t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb shtati \u00a0 Kriteret dhe procedurat p\u00ebr krijimin e instituteve dhe t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb ve\u00e7anta publike t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, si dhe krijimi i tyre p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.\u2026\u201d. \u00a0Ky nen l\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta pran\u00eb IAL-ve, q\u00eb nuk krijohen n\u00eb baz\u00eb dhe n\u00eb zbatim t\u00eb rregullave t\u00eb brendshem t\u00eb institucionit. Vler\u00ebsojm\u00eb se, k\u00ebtu paraqitet duksh\u00ebm nj\u00eb premis\u00eb, p\u00ebr shk\u00ebputjen e nj\u00ebsive dhe instituteve t\u00eb krijuar n\u00eb IAL.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi mbyllja e instituteve shkencore ka non sense me procese q\u00eb varen nga ministria: fillimisht i paralajm\u00ebron, pastaj i vrojton dy vjet dhe m\u00eb pas i mbyll. Pik\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr IAL q\u00eb mund ti krijojn\u00eb k\u00ebto qendra apo institute me para jo publike, nuk ka asnj\u00eb arsye pse t\u00eb ket\u00eb rol n\u00eb mbylljen e tyre ministria. Dobia apo padobia shkencore e vendos vet\u00eb komuniteti shkencor dhe a ju publikohen apo vler\u00ebsohen, nd\u00ebrsa dobia financiare i takon financuesit. P\u00ebr q\u00ebndrat me para publike duhen p\u00ebrpunuar kritere vler\u00ebsimi q\u00eb \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb ta mas vet\u00eb pun\u00eb dhe vetvetiu gjykohet vazhdimi ose mbyllja. S\u2019ka asnj\u00eb arsye t\u00eb vendos ministria, me komisione e procese t\u00eb mbyllura mbi mbylljen ose jo.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa m\u00eb lart por edhe arsyeje t\u00eb tjera m\u00eb specifike ne e kund\u00ebrshtojm\u00eb plot\u00ebsisht draftin n\u00eb kuvend dhe b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00ebrheqjen e tij.<\/p>\n<p>Ne duam t\u00eb besojm\u00eb q\u00eb Rektor\u00ebt nuk do t\u00eb bien pre e mekanizmat presionues ose miklues t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr mos b\u00ebr\u00eb ndryshime ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb vogla retushuese dhe duke l\u00ebn\u00eb pedagog\u00ebt dhe universitet n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe me nj\u00eb ligj q\u00eb nuk e gjen n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Ne do i q\u00ebndrojm\u00eb kund\u00ebrshtime tona dhe do ndjekim \u00e7do rrug\u00eb demokratike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e pedagog\u00ebve, student\u00ebve, k\u00ebrkuesve shkencor dhe gjith\u00eb akademik\u00ebve n\u00eb vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA Prej disa dit\u00ebsh diskutohet projektligji p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb projektligj skandaloz q\u00eb bie ndesh me kushtetut\u00ebn dhe me ligje t\u00eb tjera si ligji Arsimit Lart\u00eb dhe ligji i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe prap ka kaluar dy komisione parlamentare si ai i Ligjeve dhe ai i \u00c7\u00ebshtjeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":92991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-92990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92990"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":92996,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92990\/revisions\/92996"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}