{"id":93026,"date":"2024-10-28T14:49:06","date_gmt":"2024-10-28T14:49:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93026"},"modified":"2024-10-28T14:49:06","modified_gmt":"2024-10-28T14:49:06","slug":"rama-i-bere-i-teri-pis-me-plehrat-kimike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/28\/rama-i-bere-i-teri-pis-me-plehrat-kimike\/","title":{"rendered":"Rama, i b\u00ebr\u00eb i t\u00ebri pis me plehrat kimike!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Duhet t\u00eb mbaj\u00eb kush p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb skandalin e rradh\u00ebs t\u00eb mbetjeve kimike?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kryeautokratit t\u00eb Ballkanit, Edi Ram\u00ebs, nuk i mjaftoi skandali i vitit 2017, me importin e plehrave kimike, t\u00eb zbuluar nga mediat italiane, ku 2600 kontenier\u00eb me seicili nga 22 ton\u00eb mbetje me destinacion Maqedonin\u00eb e Veriut, u \u201creduktuan\u201d ndjesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga mediat italiane m\u00ebsuam se vet\u00ebm 1130 kontenier\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Shkup, nd\u00ebrsa 1470 kontenier\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u201chumb\u00ebn\u201d rrug\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ku shkuan k\u00ebta 1470 kontenier\u00eb me 32 mij\u00eb e 340 ton\u00eb plehra kimike? Mediat italiane raportuan se kontenier\u00ebt me mbetje jan\u00eb zhdukur n\u00eb dogan\u00ebn e Qaf\u00eb Than\u00ebs dhe mund t\u00eb jen\u00eb groposur ose djegur n\u00eb Shqip\u00ebri. Asnj\u00eb struktur\u00eb e jona qeveritare nuk b\u00ebri z\u00eb ndaj k\u00ebtyre akuzave dhe skush nuk doli p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ram\u00ebs nuk i mjaftoi as skandali i vitit 2018, i zbuluar n\u00eb vitin 2021, me importin nga Kina t\u00eb mij\u00ebra kutive me pesticide t\u00eb pa\u00e7ertifikuara nga Bashkimi Evropiane. Edhe k\u00ebsaj rradhe, asnj\u00eb nga strukturat tona shtet\u00ebrore nuk u vu p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>I m\u00ebsuar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje fatale ndaj plehrave, Rama k\u00ebsaj rradhe e provoi me eksportin e paligjsh\u00ebm t\u00eb tyre. N\u00eb prill dhe n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, dy ngarkesa t\u00eb klasifikuara si oksid dhe hidroksid hekuri lan\u00eb portin e Durr\u00ebsit, p\u00ebr destinacione n\u00eb nj\u00eb port n\u00eb Kin\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Tajland\u00eb. Dyshimin p\u00ebr eksport t\u00eb paligjsh\u00ebm mbetjesh kimike me k\u00ebto ngarkesa, e denoncoi m\u00eb 5 gusht 2024 organizata mjedisore \u201cBasel Action Network\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb SHBA, e cila ngriti alarmin se nj\u00eb anije gjigante kontejner\u00ebsh e linj\u00ebs \u201cMaersk\u201d u zhduk n\u00eb fund t\u00eb korrikut nga radar\u00ebt af\u00ebr Cape Town n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, pas nj\u00eb sinjalizimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ajo tek autoritetet vendase.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, Rama dhe sekti i tij n\u00eb qeverisje mbulohen nga turpi i megaskandalit, k\u00ebsaj rradhe t\u00eb eksportit dhe jo t\u00eb importit, t\u00eb 2100 ton\u00eb mbetje kimike t\u00eb rrezikshme, t\u00eb kthyera sot n\u00eb Durr\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrmbajtura n\u00eb bordin e anijes \u201cMoliva\u201d, e ankoruar 1.5 km larg Durr\u00ebsit, mbetje kimike k\u00ebto t\u00eb vendosura n\u00ebn sekuestro nga Prokuroria e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Dy ministre dalin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb publik, \u00a0p\u00ebr t\u00eb justifikuar q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebte megaskandal, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb qartazi nga abuzimi shtet\u00ebror me lejen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr eksport p\u00ebr k\u00ebto mbetje t\u00eb rrezikshme kimike, t\u00eb larguara p\u00ebrmes portit t\u00eb Durr\u00ebsit, si dhe nga mungesa skandaloze e kontrollit nga ana e Dogan\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen reale t\u00eb ngarkesave t\u00eb deklaruara si oksid dhe hidroksid hekuri, kur n\u00eb fakt ishin mbetje te rrezikshme kimike.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ngrejn\u00eb pyetjen: a do t\u00eb mbaj\u00eb kush p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga strukturat e shtetit, p\u00ebr k\u00ebto mbetje t\u00eb rrezikshme kimike, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u \u00e7ertifikuan ato si mbetje jo t\u00eb rrezikshme nga Ministria e Mjedisit, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si nuk u kontrolluan p\u00ebr p\u00ebrmbajten e tyre reale nga Dogana e Durr\u00ebsit dhe se si u larguan nga porti i Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u2019u refuzuar nga autoritetet portuale t\u00eb vendit t\u00eb destinacionit p\u00ebrfundimtar dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer prap\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs?<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr njollosjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb emrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb vend i kontraband\u00ebs s\u00eb plehrave kimike nga e gjith\u00eb botasi dhe i importit dhe eksportit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme kimike?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr normal dhe demokratik, p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb pak dhe p\u00ebr skandale shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta, japin dor\u00ebheqjen titullar\u00ebt e institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrfshira dhe ngrihet gishti i r\u00ebnd\u00eb i akuz\u00ebs edhe ndaj kryeministrit p\u00ebr pap\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por k\u00ebtu tek ne, institucioni i dor\u00ebheqjes ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb harruar dhe vihet n\u00eb funksion, vet\u00ebm kur Ram\u00ebs i intereson t\u00eb largoj\u00eb disa klon\u00eb t\u00eb djegur t\u00eb tij n\u00eb piramid\u00ebn qeveritare, p\u00ebrpara se sa drejt\u00ebsia t\u2019i akuzoj\u00eb.<\/p>\n<p>Rama e ka ngritur n\u00eb piedestal antikultur\u00ebn e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb ndaj korrupsionit galopant shtet\u00ebror, edhe sa her\u00eb ai dhe sekti i tij kapen me presh n\u00eb duar n\u00eb korrupsion dhe abuzim.<\/p>\n<p>Faji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr sa koh\u00eb n\u00eb pushtet do t\u00eb vazhdoj\u00eb Rama dhe sekti i tij, do t\u00eb ngelen gjithnj\u00eb jetime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ Duhet t\u00eb mbaj\u00eb kush p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb skandalin e rradh\u00ebs t\u00eb mbetjeve kimike? Kryeautokratit t\u00eb Ballkanit, Edi Ram\u00ebs, nuk i mjaftoi skandali i vitit 2017, me importin e plehrave kimike, t\u00eb zbuluar nga mediat italiane, ku 2600 kontenier\u00eb me seicili nga 22 ton\u00eb mbetje me destinacion Maqedonin\u00eb e Veriut, u \u201creduktuan\u201d ndjesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":46300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93026"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93027,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93026\/revisions\/93027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}