{"id":93048,"date":"2024-10-28T17:05:46","date_gmt":"2024-10-28T17:05:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93048"},"modified":"2024-10-28T17:05:46","modified_gmt":"2024-10-28T17:05:46","slug":"meta-nga-burgu-rrembimi-im-ne-prag-te-zgjedhjeve-partia-e-lirise-nuk-do-behet-partia-e-tradhetise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/28\/meta-nga-burgu-rrembimi-im-ne-prag-te-zgjedhjeve-partia-e-lirise-nuk-do-behet-partia-e-tradhetise\/","title":{"rendered":"Meta nga burgu: Rr\u00ebmbimi im n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve. Partia e Liris\u00eb nuk do b\u00ebhet Partia e Tradh\u00ebtis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ilir META<\/p>\n<p>Sot u mbush nj\u00eb jav\u00eb nga rr\u00ebmbimi im i paligjsh\u00ebm dhe kriminal nga tontonmakut\u00ebt e regjimit t\u00eb DumDumanit, q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Edi Rama dhe mafia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vendin ton\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit, q\u00eb ky rr\u00ebmbim i planifikuar prej koh\u00ebsh ndodhi tani pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb 2025-\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i garantuar Narkoregjimit p\u00ebrmes Narkodrejt\u00ebsis\u00eb edhe 4 vite t\u00eb tjera sundim n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave komb\u00ebtare.<br \/>\nP\u00ebrse duhet t\u00eb rr\u00ebmbehet n\u00eb mes t\u00eb autostrad\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb inskenimi q\u00eb zgjati minuta t\u00eb t\u00ebra, Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, partia e tret\u00eb parlamentare n\u00eb vend prej 20 vjet\u00ebsh dhe ish-Presidenti i Republik\u00ebs, i cili g\u00ebzon mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Garda e Republik\u00ebs?<br \/>\nSepse i \u00ebsht\u00eb shmangur thirrjeve t\u00eb SPAK-ut apo drejt\u00ebsis\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb?<br \/>\nApo se ka kryer ndonj\u00eb krim n\u00eb flagranc\u00eb?<br \/>\nA nuk e rr\u00ebmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniform\u00eb policie do t\u2019i pyesja t\u00eb gjith\u00eb ata pseudoanalist\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar nga kund\u00ebrshtimi im ndaj k\u00ebtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnj\u00eb dokument juridik, pa etik\u00eb dhe duke p\u00ebrdorur nj\u00eb forc\u00eb kafsh\u00ebrore, q\u00eb vjen nga instiktet shtazore t\u00eb atij q\u00eb i urdh\u00ebron.<br \/>\nJam shum\u00eb i qart\u00eb se ky rr\u00ebmbim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsensus i gjer\u00eb i p\u00ebrgatitur nga faktor\u00ebt m\u00eb malinj, t\u00eb cil\u00ebt i tmerron prania e Ilir Met\u00ebs, n\u00eb jet\u00ebn publike, t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb ai thot\u00eb dhe q\u00eb gjithmon\u00eb jan\u00eb provuar, \u00e7montimi i Ramaform\u00ebs n\u00eb Komisionin e Venecias, q\u00eb ka asgj\u00ebsuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe ka instaluar nj\u00eb junt\u00eb t\u00eb rrezikshme policore, gjyq\u00ebsore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb mira.<br \/>\nRr\u00ebmbimi i Ilir Met\u00ebs nga mafia n\u00eb pushtet, me urdh\u00ebr t\u00eb tre mercenar\u00ebve t\u00eb saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u b\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb m\u00eb pamund\u00ebsoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mbrojtjen n\u00eb publik, n\u00eb media e debate nga akuzat qesharake dhe t\u00eb stisura t\u00eb cilat nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asnj\u00eb fakt apo prov\u00eb penale kund\u00ebr meje.<br \/>\nHetimet ndaj meje kan\u00eb nisur q\u00eb n\u00eb Dhjetor 2019 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonj\u00ebs i regjimit, OSHE dhe dikur bashk\u00ebpun\u00ebtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.<br \/>\nKjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb filluar n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrplasjes s\u00eb madhe p\u00ebr mbrojtjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese midis meje si President i Republik\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb \u201cRilindjes\u201d, q\u00eb donte t\u00eb grabiste t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb Ramaform\u00eb q\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>\nP\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, Altin Dumani, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn dhe Damian Gjiknurin, jo vet\u00ebm josh\u00ebn shum\u00eb persona p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme, por edhe intimiduan shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin probleme me drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, q\u00eb ka qen\u00eb krahu i djatht\u00eb i Kastriot Ismailit, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb gjyqin e arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb kund\u00ebr tij, por edhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata mashtruese lidhur me marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me Kastriot Ismailaj.<br \/>\nPo k\u00ebshtu p\u00ebrmes Dritan Priftit dhe Tom Doshit u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdornin t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb provokuar mua, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyja p\u00ebr lirimin e tij dhe m\u00eb pas i nxit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb intervista t\u00eb pav\u00ebrteta.<br \/>\nLidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si Kryetar Kuvendi, i kam \u00e7uar informacion zyrtar Prokuroris\u00eb dhe i kam k\u00ebrkuar t\u00eb merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e m\u00eb pas t\u00eb pretendonin se k\u00ebt\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb, gjoja si hakmarrje ose p\u00ebr t\u00eb zhdukur nj\u00eb d\u00ebshmitare q\u00eb kurr\u00eb n\u00eb fakt s\u2019ka ekzistuar si e till\u00eb.<br \/>\nAltin Dumani e di shum\u00eb mir\u00eb se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shum\u00eb p\u00ebrpara se un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb partneres s\u00eb tij amerikane Rebeka dhe nuk jam un\u00eb personi q\u00eb e kam lidhur me \u00e7ek\u00ebt.<br \/>\nPo k\u00ebshtu Dumani e di shum\u00eb mir\u00eb se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Energjis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare, si aksionere me 24% n\u00eb CEZ-Albania.<br \/>\nDumani e di shum\u00eb mir\u00eb se marr\u00ebveshja midis CEZ-it dhe DIA \u00ebsht\u00eb firmosur n\u00eb 1 shtator 2010 dhe ishte marr\u00ebdh\u00ebnie midis dy kompanive me interesa reciproke.<br \/>\nNd\u00ebrsa un\u00eb jam b\u00ebr\u00eb Minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb m\u00eb 16 shtator.<br \/>\nPo k\u00ebshtu ai e di shum\u00eb mir\u00eb se asnj\u00eb dit\u00eb, Kastriot Ismaili nuk ka qen\u00eb as kandidat p\u00ebr an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbikqyr\u00ebs t\u00eb CEZ-Albania, as an\u00ebtar i k\u00ebtij K\u00ebshilli dhe as ndihm\u00ebs i Ministrit sepse nuk ekziston asnj\u00eb akt i till\u00eb.<br \/>\nPrania e tij gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb kam zhvilluar un\u00eb n\u00eb Prag\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb vizite pune t\u00eb dokumentuar nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se ai ishte pjes\u00eb e delegacionit ton\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i dokumentuar nga urdh\u00ebr-sh\u00ebrbimet.<br \/>\nPor ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it q\u00eb ishte edhe mikprit\u00ebsi yn\u00eb s\u00eb bashku me Ministrin e Ekonomis\u00eb.<br \/>\nPo k\u00ebshtu Kastriot Ismaili nuk ishte as person n\u00eb k\u00ebrkim dhe as i lidhur me bandat si\u00e7 jan\u00eb sot shumica e atyre q\u00eb fluturojn\u00eb me \u00e7arterin e Edi Ram\u00ebs, shpenzimet e t\u00eb cilit nuk deklarohen kurr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilat Dumani s\u2019ka guxim t\u00eb shqet\u00ebsohet.<br \/>\nDumani spekullon kur thot\u00eb se un\u00eb nuk kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn lidhur me udh\u00ebtimin n\u00eb Prag\u00eb, i cili ka qen\u00eb shum\u00eb i sakt\u00eb.<br \/>\nPra mund t\u00eb kemi q\u00eblluar n\u00eb nj\u00eb avion, por jo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<br \/>\nDhe kjo \u00ebsht\u00eb logjike sepse q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr shembull t\u00eb ik\u00ebsh me dik\u00eb p\u00ebr pushime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend.<br \/>\nPor n\u00eb rastin konkret q\u00ebllimi im ishte nxitja e drejtuesve t\u00eb CEZ p\u00ebr t\u00eb mos zvarritur investimet q\u00eb ishin jetike p\u00ebr shkak t\u00eb dimrit ku kishim hyr\u00eb.<br \/>\nLidhur me pretendimet se pas k\u00ebsaj vizite u realizua ulja e \u00e7mimit nga ERE n\u00eb favor t\u00eb CEZ, m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se ERE ishte nj\u00eb institucion i pavarur nga Qeveria.<br \/>\nJo vet\u00ebm kaq, por Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Energjis\u00eb e kund\u00ebrshtoi p\u00ebrmes KESH-it vendimin e saj n\u00eb t\u00eb gjitha gjykatat.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo p\u00ebrplasje e Qeveris\u00eb me ERE solli pasoj\u00eb edhe dor\u00ebheqjen ose shkarkimin e Kryetarit t\u00eb ERE.<br \/>\nPor kjo nuk i leverdis Altin Dumanit t\u00eb p\u00ebrmendet edhe pse ishte te d\u00ebshmia ime sepse ai ka marr\u00eb detyr\u00ebn e kamikazit t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb tablo sinoptike fake, me q\u00ebllim montimin e akuzave politike pa prova.<br \/>\nP\u00ebr 4 vite Dumani b\u00ebri \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb deklarime t\u00eb rreme Kastriot Ismailit n\u00eb burg kund\u00ebr meje, por nuk ia arriti q\u00ebllimit.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb burgun e Fierit dhe SPAK.<br \/>\nN\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar nj\u00eb fakt penal nga kjo \u00e7\u00ebshtje, SPAK l\u00ebshoi plot delinkuent\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzime t\u00eb tjera pafund p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e lobingjeve, t\u00eb deklarimit t\u00eb pasurive, t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve sh\u00ebndet\u00ebsore, etj.<br \/>\nP\u00ebrfundimisht m\u00eb duhet t\u00eb deklaroj shkurt se n\u00eb gjith\u00eb pretendimet q\u00eb ngre SPAK-u p\u00ebr hetimet 20-vje\u00e7are ndaj meje, ka vet\u00ebm dy raste q\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj.<br \/>\nMosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve t\u00eb mia sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Vjen\u00eb prej 7341 Euro.<br \/>\nDhe n\u00eb N\u00ebntor 2014, shuma prej 7984 Euro n\u00eb klinik\u00ebn, Austri.<br \/>\nPra b\u00ebh\u00ebt fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 15 mij\u00eb Euro total n\u00eb 20 vite hetime.<br \/>\nM\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se kjo ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb garancive (t\u00eb pav\u00ebrteta) nga ish-bashk\u00ebshortja ime se \u00e7do gj\u00eb ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.<br \/>\nPastaj \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr ishte vet\u00ebm nj\u00eb makinacion p\u00ebr t\u00eb m\u00eb veshur mua p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb nuk m\u00eb takojn\u00eb pasi me procesin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb apo shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mjek\u00ebsore merrej ish-gruaja ime n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb duke patur edhe avokatin dhe noteren p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por edhe shumic\u00ebn e pronave.<br \/>\nLidhur me lobingjet, si\u00e7 e sqarova edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, n\u00eb dijenin\u00eb time \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas ligjeve shqiptare dhe amerikane dhe kurr\u00eb nuk kam autorizuar veprime t\u00eb paligjshme.<br \/>\nN\u00eb sall\u00ebn e gjyqit me shkres\u00eb konkrete demonstrova sesi kompania \u201cMcKeon Group\u201d kishte regjistruar n\u00eb FARA (Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb) nj\u00eb konkrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar nga nj\u00eb avokat greko-amerikan Fideszis, pa dijenin\u00eb dhe autorizimin tim dhe t\u00eb LSI.<br \/>\nN\u00eb 20 Janar, Presidenti i \u201cMcKeon Group\u201d i k\u00ebrkoi zyrtarisht FARA (Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb) t\u00eb korrigjonte at\u00eb marr\u00ebveshje pasi Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z.Ilir Meta na tha se ky person s\u2019ka qen\u00eb i autorizuar nga ai dhe LSI dhe se q\u00ebllimet e bashk\u00ebpunimit jan\u00eb t\u00eb tjera.<br \/>\nPo k\u00ebshtu m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj se lidhur me dy kompanit\u00eb e lobimit t\u00eb prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, n\u00eb dijenin\u00eb time \u00e7do vendim i LSI ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm n\u00eb respekt t\u00eb ligjit shqiptar dhe amerikan.<br \/>\nN\u00ebse SPAK-ut i rezultojn\u00eb diferenca midis deklarimeve n\u00eb KQZ dhe p\u00ebrfitimeve nga kompanit\u00eb e lobimit p\u00ebr interes t\u00eb LSI-s\u00eb, SPAK-u dhe FBI i kan\u00eb patur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb se cil\u00ebt persona ose kompani kan\u00eb paguar n\u00eb USA dhe t\u2019i vendosin n\u00eb ndjekje penale.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e padiskutueshme q\u00eb un\u00eb Ilir Meta t\u00eb kem autorizuar dik\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime t\u00eb tilla ose t\u00eb kem patur dijeni.<br \/>\nPor SPAK-ut nuk i intereson e v\u00ebrteta e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb por p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb krijuar tymnaj\u00ebn q\u00eb p\u00ebrderisa k\u00ebto jan\u00eb deklaruar si sh\u00ebrbime ndaj LSI dhe Ilir Met\u00ebs, paguesi \u00ebsht\u00eb Ilir Meta, kur kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb dhe SPAK-u dhe FBI e din\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb paguesit q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen para ligjeve shqiptare dhe amerikane.<br \/>\nPo k\u00ebshtu m\u00eb duhet t\u00eb distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat q\u00eb b\u00ebn SPAK-u nga tabulatet e telefonave t\u00eb sekuestruara ish-bashk\u00ebshortes time se un\u00eb kam ndikuar n\u00eb favor t\u00eb biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrfitimeve nga ish-bashk\u00ebshortja ime.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb shtuar nj\u00eb insinuat\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb flet\u00ebrrufen\u00eb e gjat\u00eb.<br \/>\nAkoma m\u00eb i turpsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb konkluzioni se un\u00eb kam p\u00ebrfituar nga kartat q\u00eb ish-bashk\u00ebshortja ime paska marr\u00eb dhe p\u00ebrdorur nga Adrian Shatku, gj\u00eb q\u00eb s\u2019do ta kisha lejuar kurr\u00eb.<br \/>\nPo k\u00ebshtu konkluzioni se Kryetari i Kuvendit ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim ligjor n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb biznesmeni \u00ebsht\u00eb absurd.<br \/>\nProcedura e ligjb\u00ebrjes \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar se si nis dhe konkludohet dhe roli i Kryetarit t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb si ai i \u00e7do deputeti tjet\u00ebr n\u00eb votim, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bindjes s\u00eb tij.<br \/>\nSi nuk u shqet\u00ebsua SPAK-u p\u00ebr shum\u00eb ligje me porosi dhe emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm q\u00eb b\u00ebri Edi Rama dhe u denoncuan nga Presidenti i Republik\u00ebs?<br \/>\nAkoma m\u00eb absurd \u00ebsht\u00eb konkluzioni se meq\u00ebn\u00ebse Kryetari i Parlamentit ka biseduar me Kryetaren e AKEP-it p\u00ebr shqet\u00ebsimet e ngritura nga e vetmja kompani shqiptare n\u00eb fush\u00ebn e telekomunikacionit, PLUS, q\u00ebnkan nd\u00ebrhyrje p\u00ebr favorizim kur ankesa e tyre ishte se po diskriminoheshin nga kompanit\u00eb e huaja.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb te PLUS, kishim aksioner\u00eb shqiptar\u00eb dhe shqet\u00ebsim i tyre nuk mund t\u00eb injorohej.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim p\u00ebr sot, e gjith\u00eb Flet\u00ebrrufeja e SPAK-ut kund\u00ebr meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim p\u00ebr t\u00eb realizuar aktin e rr\u00ebmbimit dhe izolimit t\u00eb thell\u00eb politik, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb koordinim me Edi Ram\u00ebn, Erion Velin\u00eb, SHISH dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre t\u00eb infiltruar n\u00eb Partin\u00eb e Liris\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb drejtimin e k\u00ebsaj force politike, p\u00ebr ta kthyer n\u00eb nj\u00eb freskore t\u00eb regjimit.<br \/>\nKjo gj\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur kurr\u00eb ndaj i k\u00ebrkoj Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, z.Tedi Blushi, Kryesis\u00eb dhe gjith\u00eb strukturave tona anemban\u00eb vendit, t\u2019i japin p\u00ebrgjigjen e merituar k\u00ebtij skenari ogurzi p\u00ebr demokracin\u00eb, se Partia e Liris\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet Partia e Tradhtis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir META Sot u mbush nj\u00eb jav\u00eb nga rr\u00ebmbimi im i paligjsh\u00ebm dhe kriminal nga tontonmakut\u00ebt e regjimit t\u00eb DumDumanit, q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Edi Rama dhe mafia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vendin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit, q\u00eb ky rr\u00ebmbim i planifikuar prej koh\u00ebsh ndodhi tani pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb 2025-\u00ebs, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":93049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93048","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93048"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93050,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93048\/revisions\/93050"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}