{"id":93117,"date":"2024-10-29T12:24:47","date_gmt":"2024-10-29T12:24:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93117"},"modified":"2024-10-29T12:24:47","modified_gmt":"2024-10-29T12:24:47","slug":"salianji-leter-nga-qelia-eurodeputeteve-mos-u-beni-deshmitare-te-vendosjes-se-nje-regjimi-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/29\/salianji-leter-nga-qelia-eurodeputeteve-mos-u-beni-deshmitare-te-vendosjes-se-nje-regjimi-te-ri\/","title":{"rendered":"Salianji let\u00ebr nga qelia eurodeputet\u00ebve: Mos u b\u00ebni d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb ri!"},"content":{"rendered":"<p>Ervin Salianji u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr nga burgu i Fierit ambasadave per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb dhe eurodeputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Europian, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MSA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr Salianji thekson se \u00ebsht\u00eb burgosur politikisht dhe se \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb pa b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb polici.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, Salianji u k\u00ebrkon ambasador\u00ebve dhe eurodeputet\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb ri n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me letr\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve te huaj u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe kronologjia e plote e \u2018dosjes Xhafaj\u2019.<\/p>\n<p><strong><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Letra e plot\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p>I.E.V.P, FIER 29.10.2024<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">L\u00ebnda:\u00a0<\/strong>Informim mbi d\u00ebnimin politik dhe pa ligj t\u00eb deputetit Ervin Salianjit nga gjykata e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Drejtuar:\u00a0<\/strong>Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Tiran\u00eb Delegacionit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha ambasadave t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Eurodeputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Europian an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MS<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>Po ju shkruaj p\u00ebr nj\u00eb rast ku interesi i publikut dhe interesi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe p\u00ebr vendet tuaja. Procesi i falsifikuar dhe d\u00ebnimi pa ligj vet\u00ebm se denoncova nj\u00eb trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb pas nj\u00eb operacioni t\u00eb DEA-s! Vendim q\u00eb ka krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb hedh n\u00eb tok\u00eb gjith\u00e7ka ky vend ka mundur t\u00eb arrij\u00eb me shum\u00eb veshtir\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto 34 vite.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej k\u00ebtyre arritjeve, edhe pse ende t\u00eb brishta kan\u00eb ardhur me ndihm\u00ebn tuaj, me kontributin e taksapaguesve q\u00eb ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni.<\/p>\n<p>Jam i sigurt se procesi kund\u00ebr meje jo p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb abuzimi, nuk kam pasur kurr\u00eb n\u00eb administrim fonde pubike dhe i jam bashkuar Partis\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, nuk ka shans t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb asnjerin nga vendet tuaja t\u00eb origjin\u00ebs. Ndodh vet\u00ebm n\u00eb letrat e Kafk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, Kryeministri, njer\u00ebzit pran\u00eb tij dhe segmente t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb rreth padis\u00eb s\u00eb nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge n\u00eb Itali, dhe mund\u00ebn, nd\u00ebshkuan, burgos\u00ebn, denoncuesin, deputetin e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pahasur m\u00eb par\u00eb q\u00eb nj\u00eb trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, t\u00eb b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb kaq shum\u00eb segmente t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb qellim t\u00eb vet\u00ebm, hakmarrjen ndaj atij q\u00eb tregoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se; personi n\u00eb fjal\u00eb po i shp\u00ebtonte d\u00ebnimit n\u00eb Itali, dhe personi n\u00eb fjal\u00eb ishte v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta qart\u00ebsuar t\u00eb plot\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, po rendis disa akte bruto q\u00eb flasin p\u00ebr komplot dhe jo drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kryeministri me goj\u00ebn e tij ka paralajmeruar disa her\u00eb se cili do t\u00eb ishte vendimi, ende pa u shpallur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga seancat parlamentare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papredent kryeministri(Edi Rama) ma tha n\u00eb Parlament vendimin q\u00eb do t\u00eb merrej ndaj meje, madje duke k\u00ebrc\u00ebnuar se i nj\u00ebjti fat si ai q\u00eb m\u00eb priste mua(Burgu) do t\u00eb kishte edhe p\u00ebr koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri, reagoi me dy sh\u00ebnime t\u00eb gjata sapo vendimi u shpall, pa par\u00eb asgj\u00eb nga arsyetimi apo logjika, duke e marr\u00eb n\u00eb mbrojtje dhe b\u00ebr\u00eb n\u00eb publik avokatin\u00eb e k\u00ebtii verdikti, rasti i par\u00eb q\u00eb komenton nj\u00eb vendim gjykate!<\/p>\n<p>Kaloi nj\u00eb muaj dhe ky vendim, nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur duke mos m\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rekursit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, pavar\u00ebsisht se e drejta e ankimit prevalon!<\/p>\n<p>Supozohet se askush ve\u00e7 gjyqtar\u00ebve nuk e di se kush jan\u00eb argumentat e tyre por argumentat pse jam d\u00ebnuar i tha Kryeministri kur ende nuk ka vendim!<\/p>\n<p>Edi Rama n\u00eb krah t\u00eb presidentes s\u00eb Komisionit Europian, s\u00ebrish komentoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, ende t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Dhe tha se qenkam d\u00ebnuar p\u00ebr shpifje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, shpifja \u00ebsht\u00eb dekriminalizuar me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, akuzohem p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb dua t\u2019ju v\u00eb n\u00eb dijeni, se un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal por denoncim publik nga selia e Partis\u00eb<\/p>\n<p>Demokratike n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetit dhe Sekretarit t\u00eb Aksionit Qytetar, pozicion ky q\u00eb mbulonte kryesisht ankesat q\u00eb adresoheshin nga qytetar\u00ebt n\u00eb selin\u00eb e PD.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vend t\u00eb theksohet, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast analog t\u00eb denoncimit nga PD, t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, SPAK \u00ebsht\u00eb shprehur se duhet t\u00eb depozitohet kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurori, duke pasur veprim aktiv q\u00eb t\u00eb kemi hetim p\u00ebr kall\u00ebzimim t\u00eb rrem\u00eb, ku padiskutim q\u00eb duhet t\u00eb provohet dhe dijenia e kall\u00ebzuesit p\u00ebr pav\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e kall\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, un\u00eb sot jam n\u00eb burg, i d\u00ebnuar pa ligj, vet\u00ebm se denoncimi im i faktuar ishte ndaj ish-Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, ish-kryetar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, Fatmir Xhafaj.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shkurtimisht po ju b\u00ebj me dije ngjarjen e cila nuk besoj se ka vend n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tuaja q\u00eb ne i kemi si model, e q\u00eb do skandalizonte cilindo.<\/p>\n<p>Agron Xhafaj v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafaj ishte d\u00ebnuar n\u00eb Itali, pas nj\u00eb operacioni ku e p\u00ebrfshir\u00eb ishte edhe DEA Amerikane dhe ishte d\u00ebnuar me<\/p>\n<p>7.4 vite burg p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge bashk\u00eb me disa shtetas t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dhe dy shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi gjyq\u00ebsor i d\u00ebnimit t\u00eb tij u publikua nga mediat n\u00eb vitin 2002, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb v\u00ebllai i tij ishte Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrdori influenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mos e ekstraduar n\u00eb Itali ku duhet t\u00eb shlyente d\u00ebnimin. Brenda nj\u00eb viti t\u00eb gjith\u00eb personat e tjer\u00eb q\u00eb kishin marr\u00eb d\u00ebnim nga i nj\u00ebti vendim shkuan n\u00eb qelit\u00eb italiane, nd\u00ebrsa Geron Xhafaj jetonte i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn mbrojtjen e v\u00ebllait Minist\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, si drejtues i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, Fatmir Xhafaj falsifikoi nj\u00eb nen t\u00eb pavotuar n\u00eb komision q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur mosekstradimin e v\u00ebllait t\u00eb tij duke i dh\u00ebn\u00eb mbrojte tanim\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb un\u00eb dhe koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb deputet\u00eb e denoncuam dhe pas k\u00ebsaj, u publikua vendimi i d\u00ebnimit t\u00eb Agron Xhafajt n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht d\u00ebnimit me 7.4 vite, Geron Xhafaj jetonte i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri prej m\u00eb shum\u00eb se 16 vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike vjen nj\u00eb denoncim, investigim gazetaresk ku tregonte se vellai i Fatmir Xhafaj p\u00ebrdorte drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe leht\u00ebsuar trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Investigimi p\u00ebrfshinte nj\u00eb shok t\u00eb Agron Xhafajt t\u00eb njohur si \u201cBabale\u201d i p\u00ebrdorur si skafist prej v\u00ebllait t\u00eb ministrit. \u201cBabale\u201d i d\u00ebnuar vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali prej aktivitetit kriminal t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e gazetar\u00ebve dhe e futi n\u00eb kurth \u201cshefin e tij\u201d, p\u00ebr motivet e tij personale.<\/p>\n<p>Investigimi p\u00ebrfshinte takimin e skafistit dhe kreut t\u00eb grupit kriminal Xhafaj. Pas bised\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgjuar mes tyre Xhafaj e delegoi skafistin tek shefi i policis\u00eb Vlor\u00eb. Pas takimit me t\u00eb, ai pritet dhe nga zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Nga investigimi faktohet me biseda audio e video q\u00eb drog\u00eb kishte n\u00eb \u00e7do cep ku gazetari shkeli.<\/p>\n<p>Investigimi i fort\u00eb ishte i pamundur t\u00eb publikohej n\u00eb media p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb madh\u00eb t\u00eb v\u00ebllait Minist\u00ebr n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, dhe frik\u00ebs nga nj\u00eb qeveri autoritare q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb edhe median. N\u00eb k\u00ebto kushte, gazetari k\u00ebrkon ndihm\u00ebn e PD, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr ta publikuar investigimin.<\/p>\n<p>Pas diskutimeve n\u00eb forume, PD vendosi t\u00eb publikoj\u00eb materialin e gazetarit duke mbrojtur identitetin e denoncuesit.<\/p>\n<p>Nga selia e partis\u00eb, un\u00eb denoncova trafikantin Xhafaj dhe p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait t\u00eb vet Minist\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 18 Maj ora 11:00.<\/p>\n<p>P\u00ebr tre dit\u00eb me radh\u00eb qeveria heshti. Logjika elementare k\u00ebrkon q\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb denoncim i rrem\u00eb dhe audio e publikuar me z\u00ebrin e v\u00ebllait trafikant nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb, kjo t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohej menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tre ditesh, del n\u00eb media se po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb un\u00eb denoncova, n\u00eb dat\u00eb 18 maj n\u00eb dark\u00eb, i d\u00ebnuari Geron Xhafaj ishte nisur vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb shlyer pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb burgimit p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge. N\u00eb politik\u00eb rrall\u00eb ndodh q\u00eb denoncimi t\u00eb v\u00ebrtetohet brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Policia dhe prokuroria n\u00ebn trysnin\u00eb e kryeministrit Rama dhe Ministrit t\u00eb Berndsh\u00ebm Xhafaj nuk e mbajti n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta hetuar p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb mbahej k\u00ebtu, ai do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe do ti zbardheshin komunikimet dhe tabulatet me drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ish-drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ardi Veliu i cili ishte n\u00eb fakt nj\u00eb em\u00ebrim n\u00ebn influenc\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pasi e shmang\u00ebn hetimin e ri dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e trafikut q\u00eb b\u00ebnte v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, dhe e detyruan te b\u00ebj\u00eb burgun e vjet\u00ebr p\u00ebr ti shp\u00ebtuar burgut t\u00eb ri, qeveria n\u00ebp\u00ebrmjet Ram\u00ebs doli dhe tha q\u00eb denoncimi \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unikale n\u00eb bot\u00eb, e b\u00ebn\u00eb me shkrim e jo me nj\u00eb sample z\u00ebri t\u00eb personit.<\/p>\n<p>Denoncuesit e pa identifikuar nga ne ende pa u publikuar n\u00eb media, i kishte zbuluar brenda dit\u00ebs vet\u00eb Xhafaj.<\/p>\n<p>Rama tha se ka ekspertiz\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton q\u00eb denoncimi ishte i rrem\u00eb por kurr\u00eb as n\u00eb publik as n\u00eb gjykat\u00eb as sot e k\u00ebsaj dit\u00eb, pas 6 vitesh, nuk e ka b\u00ebr\u00eb publik ekspertimin e tij.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb shteti u vendos n\u00eb dispozicion t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Fatmir Xhafajt.<\/p>\n<p>Prokuroria q\u00eb duhet t\u00eb hetonte trafikun e drog\u00ebs e la t\u00eb lir\u00eb trafikantin t\u00eb ikte brenda dit\u00ebs dhe u p\u00ebrq\u00ebndrua me gjith\u00eb forcat p\u00ebr t\u00eb montuar nj\u00eb proces fals ndaj meje, q\u00eb isha denoncuesi.<\/p>\n<p>Aktori q\u00eb e mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte burg vet\u00eb doli m\u00eb pas n\u00eb investigim mediatik me z\u00eb dhe figur\u00eb por dhe n\u00eb p\u00ebrgjimet zyrtare t\u00eb ish-prokuroris\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb ishte kontigjent krimi q\u00eb p\u00ebrdorej nga policia. I d\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se 5 her\u00eb, u faktua n\u00eb p\u00ebrgjime zyrtar\u00eb q\u00eb paguhej nga drejtori i policis\u00eb Fier, n\u00ebndrejtori Fier dhe ish drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar publikun policia e drejtuar nga Fatmir Xhafaj prodhoi dhe nj\u00eb aktor tjet\u00ebr i cili mori p\u00ebrsip\u00ebr se e ka b\u00ebr\u00eb ai z\u00ebrin. Duhej \u201cgjetur\u201d nj\u00eb person me emrin Agron, dhe me emrin Agron u gjet. Ishte shtetasi Agron Hyseni nga Vlora q\u00eb dhe sot nuk dihet ku \u00ebsht\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebrat u d\u00ebrguan n\u00eb Itali n\u00eb laboratorin shkencor ku nuk u pranuan p\u00ebr shkak se z\u00ebri i Geron Xhafajt nuk ishte marr\u00eb n\u00eb kondicionin e duhur.<\/p>\n<p>M\u00eb pas audiot i d\u00ebrguan tek nj\u00eb kompani private britanike. E cila n\u00eb p\u00ebrgjigje thot\u00eb q\u00eb z\u00ebri i publikuar nga PD \u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me z\u00ebrin e publikuar n\u00eb media.<\/p>\n<p>Zeri i Geron Xhafajt nuk jepej m\u00eb. Ai z\u00eb, ruhej m\u00eb shum\u00eb se z\u00ebri i aktorit t\u00eb njohur shqiptar n\u00eb Austri, Moisiu.<\/p>\n<p>Ne e k\u00ebrkuam z\u00ebrin e Geron Xhafajt n\u00eb proces, dhe prokuroria dhe gjykata nuk e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb parasysh n\u00eb asnj\u00eb moment.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Procedi gjyq\u00ebsor ndaj meje ishte nj\u00eb tragji-komedi. N\u00eb vend t\u00eb provonte prokuroria faj\u00ebsin\u00eb time dhe t\u00eb gazetarit, provonim ne pafaj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari deklaroi se e ka b\u00ebr\u00eb ai investigimin n\u00eb 24 Tetor n\u00eb Vlor\u00eb, autori i programit deklaroi se e ka autorizuar ai, \u201cBabalja\u201d pohonte se e ka regjistruar ai, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investigim. Por, duhej t\u00eb d\u00ebnohesha un\u00eb. Dhe gjith\u00eb k\u00ebto rrethana vlenin m\u00eb pak se fjala e nj\u00eb sharlatani me precedent, i cili ishte paguar p\u00ebr t\u00eb m\u00eb implikuar mua. Aktori i paguar tha se e kishte b\u00ebr\u00eb ai audion n\u00ebn nfluenc\u00ebn e deputetit Ervin Salianji.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb d\u00ebshmit\u00eb tona rr\u00ebzoheshon prej d\u00ebshmitarit t\u00eb sajuar.<\/p>\n<p>POR \u00c7FAR\u00cb THON\u00cb PROVAT SHKENCORE?<\/p>\n<p>Deputeti Ervin Salianji nuk kishte asnj\u00eb njohje, asnj\u00eb kontakt asnj\u00eb dijeni se ekzistonte ky shtetas, pra aktori i paguar, jo m\u00eb t\u00eb kishte bashk\u00ebpunim. K\u00ebt\u00eb e pranoi dhe vet\u00eb d\u00ebshmitari i sajuar, kur tha se kishte me t\u00eb d\u00ebgjuar dhe se nuk e njihte deputetin Salianji.<\/p>\n<p>Qelizat telefonike tregonin q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb gazetari thot\u00eb se kam b\u00ebr\u00eb investigimin, t\u00eb tre personat, gazetari Olldashi, skafisti Babale dhe trafikanti Xhafaj ndodheshin p\u00ebr 45 min n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin vend q\u00eb p\u00ebrkon me lokalin e v\u00ebllait t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Tabulatet telefonike tregojn\u00eb q\u00eb komunikimet mes trafikantit Xhafaj dhe skafistit t\u00eb tij, Babale ishin t\u00eb shpeshta.<\/p>\n<p>Tabulatet telefonike tregojn\u00eb q\u00eb komunikimi i par\u00eb ka ardhur nga gazetari Olldashi drej meje me nj\u00eb sms.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht provave dhe mosekzistenc\u00ebs s\u00eb vepres penale, s\u00ebrish un\u00eb u d\u00ebnova pa Ligj.<\/p>\n<p><u>Dua tju vendos n\u00eb dijeni se:<\/u><\/p>\n<p>Jam sot i pari shtetas shqiptar q\u00eb d\u00ebnohem p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Jam i pari shtetas shqiptar q\u00eb d\u00ebnohet me burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Jam i pari politikan q\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr denoncim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deputeti p\u00ebrfaq\u00ebson inter\u00ebsat e qytetar\u00ebve. I pari deputet q\u00eb d\u00ebnohem nga gjykata t\u00eb zakonshme dhe nuk hetohem nga prokuroria speciale!<\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb motivuara politikisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos betimit p\u00ebr hakmarrje, Edi Rama hoqi nga rruga nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb. Pasi un\u00eb isha fitues n\u00eb zonen time elektorale n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Isha fitues si drejtues politik n\u00eb vitin 2023 n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Si drejtues Politik n\u00eb Elbasan p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb po vijn\u00eb, nga puna dhe p\u00ebrkushtimi rezultati nuk do t\u00eb mungonte.<\/p>\n<p>Ndaj Edi Ram\u00ebs i leverdis asgjesimi politik.<\/p>\n<p>E gjitha kjo ndodh n\u00eb syt\u00eb e publikut dhe n\u00eb syt\u00eb tuaj.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb mik e partner nuk e ndihmon Shqip\u00ebrin\u00eb me heshtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment degradimi e theqafje n\u00eb autokraci t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Thirrja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00eb e mos ta bekoni sundimin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Nga qelia nr.6 e burgut t\u00eb Fierit, Ervin Salianji<\/em><strong style=\"font-style: inherit;\"><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">N\u00ebnkryetar i grupit Parlamentar t\u00eb PD An\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike Drejtues politik i PD, Qarku Elbasan<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ervin Salianji u ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr nga burgu i Fierit ambasadave per\u00ebndimore n\u00eb Tiran\u00eb dhe eurodeputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Europian, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MSA-s\u00eb. N\u00eb let\u00ebr Salianji thekson se \u00ebsht\u00eb burgosur politikisht dhe se \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb pa b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb polici. N\u00eb mbyllje, Salianji u k\u00ebrkon ambasador\u00ebve dhe eurodeputet\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93117","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93117"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93117\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93118,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93117\/revisions\/93118"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}