{"id":93141,"date":"2024-10-29T13:25:21","date_gmt":"2024-10-29T13:25:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93141"},"modified":"2024-10-29T13:25:21","modified_gmt":"2024-10-29T13:25:21","slug":"grupi-i-pd-ngre-shqetesimet-e-opozites-ne-takimin-me-europarlamentaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/29\/grupi-i-pd-ngre-shqetesimet-e-opozites-ne-takimin-me-europarlamentaret\/","title":{"rendered":"Grupi i PD ngre shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs n\u00eb takimin me europarlamentar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Sot u realizua takimi i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me europarlamentar\u00ebt t\u00eb Komisionit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Stabilizim-Asociimit BE-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por duke v\u00ebn\u00eb theksin tek v\u00ebrtet\u00ebsia e pasqyrimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Burgosja e lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs, duke cenuar parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, ende pa asnj\u00eb vendim faj\u00ebsie nga gjykata, vet\u00ebm 6 muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve, c\u00ebnon barazin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb zgjedhje. Gjat\u00eb takimit deputet\u00ebt e opozit\u00ebs jan\u00eb ndaluar tek mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kryer hetime parlamentare dhe pengimit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend. Korrupsioni i qeveris\u00eb dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar, po minojn\u00eb zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi denoncoi se situata n\u00eb Kuvend ka arritur deri aty sa t\u00eb mbahen takimet e Komitetit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Stabilizim-Asociimit n\u00eb hotel, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebshkimeve politike ndaj opozit\u00ebs dhe penges\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. \u2018Ne ndjekim rrug\u00ebn ligjore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mendojm\u00eb se jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs. Shkojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe fitojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, por mazhoranca refuzon me vot\u00eb n\u00eb Parlament t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr ilustrim, p\u00ebr mandatin e nj\u00eb personi shum\u00eb pran\u00eb Edi Ram\u00ebs, znj. Olta Xha\u00e7ka, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ish-ministre e jashtme, mazhoranca refuzoi t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e GJK dy her\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, liderat e opozit\u00ebs jan\u00eb n\u00eb izolim, duke penguar ushtrimin prej tyre t\u00eb t\u00eb drejtave politike, edhe pse nuk ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb ti ket\u00eb shpallur ata fajtor. N\u00ebse nga gjykata ata shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm, kush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr izolimin e lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs vet\u00ebm 6 muaj para zgjedhjeve. Ne e mb\u00ebshtesim drejt\u00ebsin\u00eb, por ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur dhe q\u00ebveproj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe Ligjin\u2019 &#8211; deklaroi Bardhi.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim madhor \u00ebsht\u00eb lidhja e Qeveris\u00eb me krimin e organizuar. \u2018Zbulimet e fundit nga autoritetet belge e franceze me p\u00ebrgjimet e Sky\/EncroChat, ekspozojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alarmante lidhjet e drejtp\u00ebrdrejta midis organizatave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar me drejtuesit e maxhoranc\u00ebs dhe zyrtar\u00ebt e zbatimit t\u00eb ligjit dhe d\u00ebshmojn\u00eb ndikimin e organizatave kriminale n\u00eb caktimin e njer\u00ebzve t\u00eb tyre si deputet\u00eb apo an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Qeversis\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Organizatat kriminale p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar votuesit dhe p\u00ebr t\u00eb manipuluar sistematikisht zgjedhjet\u2019 \u2013 u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p>Deputetja Jorida Tabaku theksoi se Komiteti i Stabilizim-Asociimit do t\u00eb ndihmoj\u00eb opozit\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb monitoruar MSA-n\u00eb. \u2018Shqip\u00ebria ka nisur procesin e negociimit dhe hapjen e klasterit t\u00eb par\u00eb, dhe opozita \u00ebsht\u00eb aktore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke qen\u00eb se ne e mb\u00ebshtet\u00ebm at\u00eb me fakte dhe vot\u00ebn ton\u00eb pro\u2019 &#8211; u shpreh Tabaku.<\/p>\n<p>Gjithashtu, deputetja Tabaku kritikoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e vullnetit p\u00ebr t\u00eb lejuar komisionet hetimore, duke kujtuar se k\u00ebto mekanizma jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr opozit\u00ebn dhe p\u00ebr transparenc\u00ebn. \u2018Fatkeq\u00ebsisht, nuk gjejm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vullnet tek mazhoranca. Pak vite m\u00eb par\u00eb drejtova nj\u00eb Komision Hetimor p\u00ebr incenerator\u00ebt q\u00eb zbuloi nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb sot ka shum\u00eb persona p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb ish z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga ajo dit\u00eb jan\u00eb refuzuar 9 komisione hetimore q\u00eb jan\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb dor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs\u2019 &#8211; shtoi Tabaku.<\/p>\n<p>Oerd Bylykbashi, nga ana e tij, theksoi se zgjedhjet jan\u00eb pik\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb kuptuar cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb vend. \u2018Ne besojm\u00eb dhe kemi prova se demokracia \u00ebsht\u00eb goditur n\u00eb themel. Shteti \u00ebsht\u00eb aktor i plot\u00eb i zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb thyerje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb OSBE-ODIHR. Nuk ka mund\u00ebsi p\u00ebr rotacion politik dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga qeveria me nj\u00eb sistem patronazhi\u2019 &#8211; tha Bylykbashi. Ai gjithashtu u shpreh se BE-ja duhet t\u00eb adresoj\u00eb k\u00ebto shkelje, duke k\u00ebrkuar masa konkrete p\u00ebr t\u00eb parandaluar manipulimin e zgjedhjeve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt shpreh\u00ebn gjithashtu se qeveria teknike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje jetike n\u00eb kushtet kur zgjedhjet e ardhshme mund t\u00eb zhvillohen pa nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb plot\u00eb zgjedhore. \u2018Pa nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb ndershme zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme nuk do t\u00eb mund t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Prandaj, kemi arritur n\u00eb konkluzionin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb qeveri teknike\u2019 &#8211; deklaruan deputet\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Opozita ka theksuar se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve dhe partner\u00ebve europian\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, me q\u00ebllim ruajtjen e demokracis\u00eb dhe mbrojtjen e interesit publik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot u realizua takimi i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me europarlamentar\u00ebt t\u00eb Komisionit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Stabilizim-Asociimit BE-Shqip\u00ebri. Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, kan\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por duke v\u00ebn\u00eb theksin tek v\u00ebrtet\u00ebsia e pasqyrimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb vend. Burgosja e lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93142,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93143,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93141\/revisions\/93143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}