{"id":93349,"date":"2024-10-30T12:20:49","date_gmt":"2024-10-30T12:20:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93349"},"modified":"2024-10-30T12:20:49","modified_gmt":"2024-10-30T12:20:49","slug":"premtime-boshe-te-rames-birn-pensionet-nuk-do-te-permiresohen-as-ne-3-vitet-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/30\/premtime-boshe-te-rames-birn-pensionet-nuk-do-te-permiresohen-as-ne-3-vitet-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Premtime boshe t\u00eb Ram\u00ebs\/ BIRN: Pensionet nuk do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen as n\u00eb 3 vitet e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ministria e Financave dor\u00ebzoi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb projekt-buxhetin e vitit 2025. T\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb shtetit tregojn\u00eb p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhruave me vet\u00ebm 5.7%, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr pensione, edhe pse nuk parashikohet t\u00eb ket\u00eb rritje, do t\u00eb z\u00ebn\u00eb 23% t\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimeve.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektbuxheti i shtetit p\u00ebr vitin 2025 mb\u00ebshtetet n\u00eb parashikimin p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhurave me vet\u00ebm 5.7% nd\u00ebrsa ushtria e st\u00ebrmadhe e pensionist\u00ebve do t\u00eb marr\u00eb 23% t\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimeve dhe 25.5% t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave pavar\u00ebsisht se qeveria nuk ka planifikuar rritje t\u00eb pensioneve.<\/p>\n<p>Projektbuxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm paraqet gjendjen e ekonomis\u00eb shqiptare, nj\u00eb ekonomi q\u00eb, sipas vler\u00ebsimeve zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje anemike prej vet\u00ebm 5% n\u00eb terma nominal\u00eb, rritje q\u00eb nuk pritet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet as n\u00eb vitin 2026 apo n\u00eb vitin 2027 dhe q\u00eb duksh\u00ebm nuk mund\u00ebson rritje pensionesh pavar\u00ebsisht premtimeve t\u00eb bujshme t\u00eb kryeministrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Projektbuxheti gjithsesi parashikon nj\u00eb rritje anormale n\u00eb shpenzimet p\u00ebr paga, me 17.8%, gj\u00eb q\u00eb duksh\u00ebm reflekton politik\u00ebn paraelektorale t\u00eb qeveris\u00eb dhe q\u00eb pritet t\u00eb pasohet, sipas parashikimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, me zero rritje n\u00eb vitet 2026 dhe 2027, pra pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb qeveris\u00eb pritet t\u00eb arrijn\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb 755 miliard\u00eb lek\u00eb, rreth 7.55 miliard\u00eb euro sipas kursit t\u00eb sot\u00ebm. K\u00ebto t\u00eb ardhura krijohen nga taksat dhe tarifat dhe kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb paguajn\u00eb qytetar\u00ebt. Kundrejt nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb pritet t\u00eb realizohen n\u00eb vitin 2024, rritja do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 5.7%. Me k\u00ebt\u00eb rritje, qeveris\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb mbush\u00eb shum\u00eb xhepa, nga nj\u00ebra an\u00eb xhepat e shpuar t\u00eb koncesioneve q\u00eb gllab\u00ebrojn\u00eb para p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara apo p\u00ebr incinerator\u00eb q\u00eb nuk ndizen dhe nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb paguar interesat e borxhit publik, t\u00eb cilat jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. T\u00eb ardhurat shtes\u00eb nevojiten gjithashtu t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr rritjen e pritshme t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr pensione, jo p\u00ebr rritje t\u00eb pensioneve, por p\u00ebr shtes\u00ebn n\u00eb shpenzime t\u00eb shkaktuar nga rritja e numrit t\u00eb pensionist\u00ebve. K\u00ebshtu, t\u00eb ardhurat e buxhetit n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm pritet t\u00eb jen\u00eb 400 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebt\u00eb vit por shpenzimet e buxhetit p\u00ebr pensione pritet t\u00eb jen\u00eb 143 milion\u00eb euro m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr interesa pritet t\u00eb jen\u00eb rreth 40 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb. Qeveria ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb edhe 57 milion\u00eb euro si rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar borxhin n\u00eb rast se interesat rriten m\u00eb shum\u00eb se sa kaq.<\/p>\n<p>Shpenzimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb buxhetit pritet t\u00eb jen\u00eb 823 miliard\u00eb lek\u00eb ose af\u00ebrsisht 8.23 miliard\u00eb euro me kursin e sot\u00ebm t\u00eb k\u00ebmbimit. Nga k\u00ebto, investimet publike parashikohen t\u00eb jen\u00eb 1.6 miliard\u00eb euro nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb shpenzime korrente, pra shpenzime t\u00eb tilla si paga, pensione apo interesa borxhi.<\/p>\n<p><strong><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Rritje mjerane<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb dhe i fundit i buxhetit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rritja modeste e ekonomis\u00eb e parashikuar, jo vet\u00ebm nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si FMN e BB, por tashm\u00eb edhe nga vet\u00eb Ministria e Financave. Banka Bot\u00ebrore parashikon rritje ekonomike reale n\u00eb mas\u00ebn 3.5% p\u00ebr vitet 2025 e 2026 dhe Ministria e Financave parashikon rritje ekonomike nominale prej 5.1% p\u00ebr deri n\u00eb vitin 2027. Nd\u00ebrsa qeveria ul\u00ebret \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr suksesin e saj n\u00eb sektorin e turizmit, e madje pretendon se do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe pensionist\u00ebt n\u00eb rritjen ekonomike, fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky sektor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl. Ai z\u00eb vet\u00ebm 3.7% t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe n\u00ebse rritet me 30 apo me 50% nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn e pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar vler\u00ebson se potenciali i rritjes ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb terma real\u00eb \u00ebsht\u00eb 4.5% n\u00eb vit. Diferenca nga 3 n\u00eb 4.5, n\u00eb kushtet aktuale p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb monetare prej 410 milion\u00eb eurosh. Me pak fjal\u00eb, rritja ekonomike optimale l\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve rreth 410 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb \u00e7do vit n\u00eb krahasim me rritjen aktuale. Shkaqet se pse rritja \u00ebsht\u00eb anemike apo posht\u00eb potencialit duksh\u00ebm lidhen me at\u00eb q\u00eb n\u00eb teori njihet si \u201ckeqalokimi i burimeve\u201d, pra p\u00ebrdorimi i buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb potencial t\u00eb lart\u00eb kthimi t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Telashet e ekonomis\u00eb komb\u00ebtare sipas gjasave do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb pensionit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa numri i shqiptar\u00ebve q\u00eb pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se kostoja e pensioneve do t\u00eb rritet m\u00eb shpejt se sa numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve q\u00eb paguajn\u00eb sigurime shoq\u00ebrore. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, vet\u00ebm reformat strukturore q\u00eb sjellin rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomike mundet t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar, jo rritje pensionesh, por s\u00eb paku ato pensione minimale.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Financave dor\u00ebzoi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb projekt-buxhetin e vitit 2025. T\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb shtetit tregojn\u00eb p\u00ebr rritjen e t\u00eb ardhruave me vet\u00ebm 5.7%, nd\u00ebrsa shpenzimet p\u00ebr pensione, edhe pse nuk parashikohet t\u00eb ket\u00eb rritje, do t\u00eb z\u00ebn\u00eb 23% t\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimeve. Projektbuxheti i shtetit p\u00ebr vitin 2025 mb\u00ebshtetet n\u00eb parashikimin p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93350,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93349"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93349\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93351,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93349\/revisions\/93351"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93350"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}