{"id":93352,"date":"2024-10-30T12:25:05","date_gmt":"2024-10-30T12:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93352"},"modified":"2024-10-30T12:27:29","modified_gmt":"2024-10-30T12:27:29","slug":"gjekmarkaj-berisha-i-arrestuar-politik-reagim-me-dy-deputetet-e-majte-italiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/30\/gjekmarkaj-berisha-i-arrestuar-politik-reagim-me-dy-deputetet-e-majte-italiane\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Berisha i arrestuar politik! Reagim me dy deputet\u00ebt e majt\u00eb italian\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb takimit t\u00eb 18-t\u00eb t\u00eb Stabilizim-Asocimit Shqip\u00ebri-BE, ka ngritur para eurodeputet\u00ebve shqet\u00ebsimin e kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj e ka konsideruar kreun e Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha si nj\u00eb t\u00eb arrestuar politik, teksa sipas tij, \u00ebsht\u00eb e pakonceptueshme n\u00eb vendet europiane, q\u00eb i gjith\u00eb lidershipi i opozit\u00ebs t\u00eb arrestohet dhe burgoset 6 muaj para zgjedhjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai p\u00ebrmendi edhe faktin se jan\u00eb d\u00ebbuar me 60 dit\u00eb nga Kuvendi, nj\u00eb akt q\u00eb nuk ndodh askund n\u00eb Euop\u00eb, teksa k\u00ebrkoi zhb\u00ebrjen e rregullores t\u00eb miratuar vet\u00ebm me votat e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat ka patur nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje dhe ndaj dy eurodeputet\u00ebve italian\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb delegacionit, t\u00eb cil\u00ebt akuzuan opozit\u00ebn se po b\u00ebn politik me integrimin. Gjekmarkaj tha se nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet nga italian\u00ebt q\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb heshtur dhe garnitur\u00eb, pasi sipas tij, edhe n\u00eb Itali, nuk \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, madje shpesh her\u00eb ka debate t\u00eb ndezura.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai deklaroi se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara me pun\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb 30 vjet dhe se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk mund ta p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb politikan i vet\u00ebm.<\/p>\n<p><em>\u201cNe si deputet t\u00eb opozit\u00ebs jemi k\u00ebtu n\u00eb shenj\u00eb respekti dhe mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr ju! E \u00e7mojm\u00eb shum\u00eb komunikimin dhe ndihm\u00ebn tuaj! Koleg\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! Ne jemi k\u00ebtu sepse integrimin e kemi nisur n\u00eb si PD n\u00eb vitin 1990 dhe e konsiderojm\u00eb jetik p\u00ebr vendin ton\u00eb! Ne nuk provokuam ask\u00ebnd n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb! Nuk fyem dhe nuk b\u00ebm\u00eb teat\u00ebr ! Ngrit\u00ebm shqet\u00ebsime q\u00eb i konsiderojm\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme! Ne jemi t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga 40-60 dit\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb jemi t\u00eb d\u00ebbuar nga Parlamenti! Duhet t\u00eb mir\u00ebkuptoni realitetin! Nj\u00eb rregullore e dhunshme e miratuar s\u00eb fundmi dhunsh\u00ebm me kartonat e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar opozit\u00ebn! Nj\u00eb e till\u00eb nuk ekziston askund n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb vendet tuaja! Ndoshta akti i par\u00eb i ndihm\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb thirrja q\u00eb kjo rregullore t\u00eb hiqet!<\/em><\/p>\n<p><em>Zonja e Zot\u00ebrinj<\/em><em>!<\/em><em> Ne jemi europian\u00eb<\/em><em>,<\/em><em> kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb! Askush nuk e di m\u00eb mir\u00eb se ne \u00e7far<\/em><em>\u00eb<\/em><em> do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb luftosh 6 shekuj p\u00ebr kontinentin ton\u00eb! E kemi patur, e kemi humbur, e kemi rigjetur\u00a0 dhe p\u00ebrpiqemi q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb kemi ato standarte! Jemi europian\u00eb\u00a0 si ju, por kemi patur fat m\u00eb t\u00eb keq! N\u00eb 34 vite Shqip\u00ebria ka ndryshuar fal\u00eb liris\u00eb dhe pun\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve e k\u00ebtu nuk mund ta p\u00ebrvetesoj\u00eb dikush politikisht\u00a0 koh\u00ebn ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Miqve italian\u00eb dua t<\/em><em>\u2019<\/em><em>u them\u00a0 se e njoh mir\u00eb politik\u00ebn e vendit fqinj<\/em><em>,<\/em><em> kam<\/em> <em>studiuar e jetuar me vite atje. Dialektika dhe debati as atje nuk \u00ebsht\u00eb i rrafsh\u00ebt<\/em><em>,<\/em><em> madje shpesh i ndezuar e nuk mund t\u00eb na k\u00ebrkohet ne t\u00eb jemi t\u00eb heshtur e garnitur\u00eb! Asnj\u00ebri prej jush sa do ta keni te lart\u00eb respektin p\u00ebr drejt\u00ebsine e pavarur se t\u00eb tille e duam dhe ne , nuk e koncepton q\u00eb 6 muaj para zgjedhjeve krejt lidershipi i partive opozitare t\u00eb ishte i arrestuar apo burgosur! N\u00eb Shqip\u00ebri lideri i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i arrestuar politik! Mendoni nj<\/em><em>\u00eb<\/em><em> \u00e7ast t\u2019i keni n\u00eb burg zonj\u00ebn Shlein kryetaren e Opozit\u00ebs n\u00eb\u00a0 Itali, Renzin, Calenden e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb vin<\/em><em>\u00eb<\/em><em> emrat dhe sa do ishit t<\/em><em>\u00eb<\/em><em> ftoht\u00eb n\u00eb gjykim? Si shoq\u00ebria do ta perceptonte! A do i shp\u00ebtonit ju p\u00ebrcaktimit q\u00eb po nd\u00ebrhyhet n\u00eb fushat\u00ebn elektorale dhe n\u00eb rezultatin\u00a0 e zgjedhjeve? Ndaj k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin tuaj p\u00ebr problemet q\u00eb opozita ngriti\u201d<\/em><em>,<\/em> tha Gjekmarkaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Gjekmarkaj e konsideroi edhe burgosjen e ish-deputetit Ervin Salianji, si politike, pasi ai nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><em>\u201cMburrja e Kryeministrit p\u00ebr veprimet ligjore kund\u00ebr gazetar\u00ebve p\u00ebr akuza shpifjeje, si n\u00eb rastin e deputetit Salianji, nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb prirje shqet\u00ebsuese drejt masave nd\u00ebshkuese ndaj medias. Ervin Salianji n\u00ebnkryetar i grupit t\u00eb PD person q\u00eb nuk ka patur kurr\u00eb pushtet, q\u00eb nuk ka ushtruar kurr\u00eb asnj\u00eb form\u00eb korrupsioni, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime publike, gjithashtu prej dy muajsh \u00ebsht\u00eb n\u00eb burgum politik duke e rendur nd\u00ebrgjegjen e institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb\u201d<\/em>-u shpreh Gjekmarkaj n\u00eb tryez\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me eurodeputet\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb takimit t\u00eb 18-t\u00eb t\u00eb Stabilizim-Asocimit Shqip\u00ebri-BE, ka ngritur para eurodeputet\u00ebve shqet\u00ebsimin e kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjekmarkaj e ka konsideruar kreun e Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha si nj\u00eb t\u00eb arrestuar politik, teksa sipas tij, \u00ebsht\u00eb e pakonceptueshme n\u00eb vendet europiane, q\u00eb i gjith\u00eb lidershipi i opozit\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93353,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93352","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93352"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93356,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93352\/revisions\/93356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}