{"id":93367,"date":"2024-10-30T14:22:52","date_gmt":"2024-10-30T14:22:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93367"},"modified":"2024-10-30T14:22:52","modified_gmt":"2024-10-30T14:22:52","slug":"paralajmerimi-i-berishes-do-fitojme-cdo-beteje-pas-qeverise-teknike-drejt-fitores-me-te-thelle-ne-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/10\/30\/paralajmerimi-i-berishes-do-fitojme-cdo-beteje-pas-qeverise-teknike-drejt-fitores-me-te-thelle-ne-histori\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimi i Berish\u00ebs: Do fitojm\u00eb \u00e7do betej\u00eb, pas qeveris\u00eb teknike, drejt fitores m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb histori"},"content":{"rendered":"<p>Sali BERISHA<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme, ju q\u00ebndrestar\u00ebve dhe q\u00ebndrestareve t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme, kryefjala e \u00e7do shqiptari, diskutimet n\u00eb \u00e7do studio, ishte vet\u00ebm nj\u00eb;<\/p>\n<p>Paralizimi 3 or\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb. Nga veriu n\u00eb jug.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb korrigjim.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb dje Shqip\u00ebria ishte e paralizuar p\u00ebr 3 or\u00eb.<\/p>\n<p>Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se\u2026 mbr\u00ebm\u00eb Shqip\u00ebria u \u00e7lirua p\u00ebr 3 or\u00eb.<\/p>\n<p>Dje Shqip\u00ebria rifitoi dinjitetin p\u00ebr 3 or\u00eb.<\/p>\n<p>Dje Shqip\u00ebria rifitoi sovranitetin p\u00ebr 3 or\u00eb.<\/p>\n<p>3 or\u00ebt e \u00e7lirimit<\/p>\n<p>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Fitorja m\u00eb e madhe e dit\u00ebs s\u00eb djeshme, \u00ebsht\u00eb mesazhi i shpres\u00ebs q\u00eb ne i d\u00ebrguam shqiptar\u00ebve, q\u00eb mbr\u00ebm\u00eb mendja dhe zemra e tyre ishte tek ne.<\/p>\n<p>Ky mesazh ishte nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb;<\/p>\n<p>Opozita nuk ka frik\u00eb nga narkoshteti, por narkoshteti duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga opozita dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, fal\u00ebnderimin m\u00eb t\u00eb pakufish\u00ebm, p\u00ebr gjith\u00eb heronjt\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb guximtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderim p\u00ebr gjith\u00eb burrat, grat\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat. Pensionist\u00ebt dhe pensionistet, q\u00eb mbr\u00ebm\u00eb me aktin e tyre t\u00eb mosbindjes civile, \u00e7liruan p\u00ebr 3 or\u00eb kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Ky fal\u00ebnderim nuk vjen vet\u00ebm nga un\u00eb.<\/p>\n<p>Ju keni fal\u00ebnderimin dhe mir\u00ebnjohjen e \u00e7do pensionisti dhe pensionisteje.<\/p>\n<p>Atyre pensionist\u00ebve zem\u00ebrthyer q\u00eb i besuan Edi Ram\u00ebs n\u00eb 2013, dhe q\u00eb p\u00ebr 11 vite jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pan\u00eb rritje pensioni, por pan\u00eb rrogat e qeveritar\u00ebve t\u00eb tre dhe pes\u00ebfishohen. Pan\u00eb rritjen m\u00eb monstruoze t\u00eb \u00e7mimeve, p\u00ebr ushqimet dhe ila\u00e7et e tyre. Dhe n\u00eb fund u posht\u00ebruan me 3-4 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra rritje pensioni.<\/p>\n<p>Ju keni fal\u00ebnderimin e \u00e7do biznesmeni t\u00eb ndersh\u00ebm. T\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb dhe sakrifikojn\u00eb, dhe etiketohen nga Edi Rama si hajdut\u00eb. Sepse sipas narkodiktatorit, pensionist\u00ebt vidhen nga biznesmen\u00ebt dhe jo nga Edi Rama q\u00eb djeg 21 milion\u00eb euro p\u00ebr udh\u00ebtime me avion taksi, q\u00eb blen 4 milion\u00eb euro vazo e saksi p\u00eb oborrin e tij.<\/p>\n<p>Ju keni fal\u00ebnderimin e \u00e7do mjeku, sepse ashtu si Edi Rama sot shfryn ndaj biznesmen\u00ebve dhe i quan hajdut\u00eb, ashtu para tre muajsh ai i quajti mjek\u00ebt kriminel\u00eb, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime ndaj njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sepse ky monst\u00ebr, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb k\u00ebdo, p\u00ebr krimet e tij.<\/p>\n<p>Ju keni fal\u00ebnderimin e \u00e7do qytetari, nga veriu n\u00eb jug.<\/p>\n<p>Ju keni fal\u00ebnderimin e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse po t\u00eb lexosh raportin e fundit, t\u00eb projektit bot\u00ebror t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, aty kuptohet se kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtim t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtim i cili i ka shkat\u00ebrruar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtim q\u00eb e ka renditur Shqip\u00ebrin\u00eb 10 shkall\u00eb m\u00eb keq se Vietnami, n\u00eb t\u00eb cilin monizmin e \u00ebsht\u00eb i sanksionuar n\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtim q\u00eb ka zbrazur Shqip\u00ebrin\u00eb me t\u00eb pakt\u00ebn 38% vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e Shengenit t\u00eb<\/p>\n<p>banor\u00ebve t\u00eb saj, sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Eurostat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtim q\u00eb krer\u00ebt e opozit\u00ebs i rr\u00ebmben, i t\u00ebrheq zvarr\u00eb n\u00eb burg. Q\u00eb denoncuesit e krimit i burgos nga frika dhe tmerri i narkodiktatorit prej tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb denoncuesit e krimi i burgosur, dhe q\u00eb bos\u00ebt e krimit i lumturon duke i shpallur investitor strategjik.<\/p>\n<p>Prandaj miqt\u00eb e mi, 3 or\u00ebt e djeshme q\u00eb narkoshteti u paralizua, ishin n\u00eb fakt 3 or\u00eb \u00e7lirimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ato 3 or\u00eb, mbr\u00ebm\u00eb hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb epike t\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet<\/p>\n<p>Ne nuk ndalemi!<\/p>\n<p>Ne nuk t\u00ebrhiqemi!<\/p>\n<p>E provuan dje dhe d\u00ebshtuan.<\/p>\n<p>Narkopolicia nd\u00ebrhyri dje ndaj protestuesve paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Narkopolicia kishte urdh\u00ebr t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb protest\u00ebn. Por d\u00ebshtuan. D\u00ebshtuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekond\u00eb mosbindjen ton\u00eb civile.<\/p>\n<p>Edi Rama e di mir\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb dje ishin vet\u00ebm 3 or\u00eb. Por her\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb jen\u00eb 3 dit\u00eb. 3 jav\u00eb po t\u00eb jet\u00eb nevoja. Dhe jo bllokim rrug\u00ebsh. Por okupim t\u00eb atyre institucioneve pa t\u00eb cilat narkoshteti nuk do mund t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj Edi Rama ke vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb dhun\u00ebn dhe terrorin ndaj demokrat\u00ebve, se p\u00ebr \u00e7do akt q\u00eb po nd\u00ebrmerr do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrgjegj\u00ebs, po ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti t\u00eb krijoj\u00eb qeverin\u00eb teknike.<\/p>\n<p>T\u00eb rikujtoj se kemi ezauruar vet\u00ebm 2 nga 77 m\u00ebnyrat e mosbindjes civile.<\/p>\n<p>Kemi 75 m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tjera dhe do p\u00ebrshkall\u00ebzohen si n\u00eb impakt dhe n\u00eb koh\u00eb, si n\u00eb destinacione ashtu dhe n\u00eb revolt\u00eb dhe n\u00eb zem\u00ebrim.<\/p>\n<p>Prandaj krijo qeverin\u00eb teknike!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt t\u00eb sfidojn\u00eb! Pse ke frik\u00eb Edi Rama?<\/p>\n<p>Krijo qeverin\u00eb teknike, dhe t\u00eb shohim kush i fiton zgjedhjet!<\/p>\n<p>T\u00eb shohim k\u00eb do votojn\u00eb pensionist\u00ebt q\u00eb i mashtrove.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim k\u00eb do votojn\u00eb biznesmen\u00ebt q\u00eb i lakon hajdut\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim k\u00eb do votojn\u00eb rinia q\u00eb i cil\u00ebsoni me epitetet m\u00eb fyese dhe i p\u00ebrz\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>T\u00eb shohim k\u00eb do votojn\u00eb mjek\u00ebt q\u00eb i akuzon p\u00ebr krime ndaj njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>T\u00eb shohin k\u00eb do votojn\u00eb familjar\u00ebt, q\u00eb sot i kan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb bosh se ju p\u00ebrzure f\u00ebmij\u00ebt e tyre<\/p>\n<p>n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pse ka frik\u00eb Edi Rama nga vota e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pse nuk e do qeverin\u00eb teknike.<\/p>\n<p>Por qeveria teknike nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e opozit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kusht.<\/p>\n<p>Ne qeverin\u00eb teknike do ta arrijm\u00eb.<\/p>\n<p>Thonin se \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb bashkohej.<\/p>\n<p>Thonin se \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb marr\u00eb flamurin e saj.<\/p>\n<p>Thon\u00eb sot, se qeveria teknike \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Por ashtu si\u00e7 fituam \u00e7do betej\u00eb deri m\u00eb sot, ju garantoj se do t\u00eb fitojm\u00eb \u00e7do betej\u00eb sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne opozita jemi t\u00eb vendosur tu rikthejm\u00eb shqiptar\u00ebve vot\u00ebn e lir\u00eb, sepse sot opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do opozitar e kupton, se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb 7 muaj sakrifica, deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, se sa 4 vite t\u00eb tjera me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Sot \u00e7do opozitar e kupton, se ne jemi shpresa e fundit e shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj sa t\u00eb fitojm\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr qeveri teknike, Partia Demokratike niset pa frena drejt fitores s\u00eb saj m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb historin\u00eb e saj si forc\u00eb politike.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt do ken\u00eb s\u00eb pari, minimumin jetik prej 200 eurosh, si\u00e7 e ka parashikuar avokati i popullit.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb minimum, \u00e7do pension do t\u00eb rritet me 20% brenda mandatit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rrogat minimalisht do t\u00eb dyfishohen.<\/p>\n<p>Sepse paraja n\u00eb xhepat e qytetarit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e vlefshme.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm po kthyem parat\u00eb ne xhepat e qytetarit, shpopullimi frenon.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm duke kthyer parat\u00eb n\u00eb xhepat e qytetarit, Shqip\u00ebria shp\u00ebton.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr gjith\u00eb skeptik\u00ebt dhe kritik\u00ebt, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb pyesin \u201cnga do dalin k\u00ebto para\u201d?<\/p>\n<p>Ne kemi p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kontot e Edi Ram\u00ebs dhe hajdut\u00ebve t\u00eb tij!<\/p>\n<p>B\u00ebni nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vog\u00ebl dhe shikoni sa para vidhen n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto para q\u00eb vidhen, k\u00ebto grabitje q\u00eb frenohen, me t\u00eb cilat ne do vendosim minimumin<\/p>\n<p>jetik. Rritjen e pagave. Rritjen e pensioneve.<\/p>\n<p>Prandaj opozita do t\u00eb vazhdoj mosbindjen e saj civile.<\/p>\n<p>Sa vjen m\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa vjen m\u00eb e vendosur.<\/p>\n<p>Sa vjen m\u00eb e p\u00ebrshkall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Sepse fati i Shqip\u00ebris\u00eb varet vet\u00ebm nga ne.<\/p>\n<p>Sepse kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00ebs. Sepse misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb historik!<\/p>\n<p>Rrofshi ju. Rroft\u00eb Partia Demokratike. Rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb!<\/p>\n<p>O sot o kurr\u00eb, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta. Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme, ju q\u00ebndrestar\u00ebve dhe q\u00ebndrestareve t\u00eb pamposhtur. Dit\u00ebn e djeshme, kryefjala e \u00e7do shqiptari, diskutimet n\u00eb \u00e7do studio, ishte vet\u00ebm nj\u00eb; Paralizimi 3 or\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb. Nga veriu n\u00eb jug. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb korrigjim. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb dje Shqip\u00ebria ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":93368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93369,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93367\/revisions\/93369"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}