{"id":93898,"date":"2024-11-04T10:39:35","date_gmt":"2024-11-04T10:39:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93898"},"modified":"2024-11-04T10:39:50","modified_gmt":"2024-11-04T10:39:50","slug":"salianji-leter-pensionisteve-nga-qelia-edi-rama-po-tallet-me-ju-bejeni-vete-drejtesine-me-vote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/04\/salianji-leter-pensionisteve-nga-qelia-edi-rama-po-tallet-me-ju-bejeni-vete-drejtesine-me-vote\/","title":{"rendered":"Salianji let\u00ebr pensionist\u00ebve nga qelia: Rama po tallet me ju, b\u00ebjeni vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb me vot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I privuar nga liria Ervin Salianji i kushton v\u00ebmendje pensionist\u00ebve. Letr\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb d\u00ebrguar nga qelia ish-deputeti demokrat e ka p\u00ebr pensionist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij jan\u00eb shtresa m\u00eb e shp\u00ebrfillur dhe e tallur e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij, Salianji akuzon kryeministrin Rama se \u00ebsht\u00eb tallur me k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb afirmit t\u00eb zgjedhjeve elektorale.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje rritjen e pensioneve n\u00eb rajon dhe krahasimi me 4.1 p\u00ebrqind n\u00eb Shqip\u00ebri, Salianji u kujton pensionist\u00ebve q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb zgjedhjet e vitit q\u00eb vjen.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Salianjit<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama vazhdon ta konsideroj\u00eb si arritje t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij burgosjen time dhe nuk humbet asnj\u00eb rast p\u00ebr ta d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai prokurori dhe gjykat\u00ebsi i vendimit<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Teksa sondazhet po nxjerrin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e bilancit t\u00eb tij qeveris\u00ebs, kur pak\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje dhe ka nj\u00eb zgjim masiv t\u00eb njer\u00ebzve, kur pensionist\u00ebt nuk jan\u00eb m\u0113 lodra n\u00eb duart e tij dhe kur e sheh q\u00eb nuk ja hedh dot me batuta t\u00eb lodhura, n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb perendimit politik e t\u00eb r\u00ebnies keq t\u00eb lavdis\u00eb, po perdor burgosjen time si mburrje, si spalet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb b\u00ebri dhe heren e fundit, t\u00eb enjten, edhe pse \u00e7dokush e di se un\u00eb jam sot k\u00ebtu prej nj\u00eb hakmarrje dhe p\u00ebrndjekje politike, p\u00ebr shkak se denoncova nj\u00eb trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe nd\u00ebrpreva karrier\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij, q\u00eb q\u00eblloi t\u00eb ishte jo m\u00eb pak se Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i narkoshtetit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, me Kryeminist\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebtu n\u00eb qelit\u00eb e Fierit, kemi t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb informohemi p\u00ebrmes televizionit. Dhe po prisnim kush qenka plani p\u00ebr shp\u00ebrblimin e pensionist\u00ebve. Shpres\u00eb e kot\u00eb. Prioritet, d\u00ebnimi i Salianjit.<\/p>\n<p>Edhe pse i penguar, i privuar me dhun\u00eb nga liria dhe t\u00eb drejtat bazike, kjo nuk ma ul v\u00ebmendjen ndaj nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb, q\u00eb jan\u00eb mosha e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kam pasur dhe kam nj\u00eb kimi me ta, nj\u00eb kontakt natyral, besim reciprok, q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u0113 aktivizimit n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Jam i bindur se nuk kemi t\u00eb ardhme si vend, si breza pa zgjidhur borxhin e madh ndaj k\u00ebsaj shtrese t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb margjin\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrfillur skajsh\u00ebm, pa as m\u00eb t\u00eb voglin faj t\u00eb tyrin.<\/p>\n<p>Po shkruaj nj\u00eb let\u00ebr sot, p\u00ebr nj\u00eb nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb ke punuar 40 vite, dhe merr sot nj\u00eb pension mesatar prej 160 euro, a e di se n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin k\u00ebt\u00eb vit rritja ishte nga 40 deri n\u00eb 50 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetem Edi Rama u tall me 4.1 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>A mendon se e meriton ti k\u00ebt\u00eb Kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>Ti q\u00eb blen m\u00eb pak mish, i merr portokallet dhe moll\u00ebt me kokrra, q\u00eb ndan nj\u00eb cep t\u00eb djathit t\u00eb lir\u00eb, pas 40 vitesh a m\u00eb shum\u00eb kontribute, a meriton m\u00eb shum\u00eb, apo t\u00eb mjaftojn\u00eb batutat dhe kunjat e Kryeministrit.<\/p>\n<p>Ti q\u00eb ndihmon f\u00ebmij\u00ebt e tu q\u00eb ata t\u00eb punojn\u00eb, duke u kujdesur p\u00ebr nipat e mbesat, duke i \u00e7uar e marr\u00eb nga shkolla, duke i mbajtur \u00e7do dit\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, a mendon se je s\u00ebrish duke kontribuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend e shoq\u00ebri, dhe \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb d\u00ebgjosh romuze nga Kryeministri kur thot\u00eb se jeni b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e skema s\u2019ju mban dot.<\/p>\n<p>A mendon se ke dh\u00ebn\u00eb e duruar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do dit\u00eb llogari n\u00ebse duhet ta marr\u00ebsh me uj\u00eb, apo uj\u00eb at\u00eb kafen e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>A mendon se nuk t\u00eb takon ta blesh me \u00e7mim t\u00eb plot\u0113 ila\u00e7in e tensionit apo reumatizm\u00ebs, vet\u00ebm se qeveris\u00eb i \u00ebsht\u00eb tekur ta heq\u00eb at\u00eb medikament nga lista e rimbursimit.<\/p>\n<p>Si ndihesh kur sheh autobus\u00eb me pensionist\u00eb nga \u00e7do cep i Europ\u00ebs q\u00eb bredhin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb e vijn\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, dhe ti ke vite pa vajtur nj\u00eb fundjav\u00eb diku.<\/p>\n<p>Beson se nj\u00eb fond sa p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gjysm\u00ebn e nj\u00eb gjeldeti n\u00eb fund t\u00eb vitit, rregullon \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ben kjo t\u00eb harrosh se kur ishe her\u00ebn e fundit n\u00eb restorant, apo kur bleve nj\u00eb pallto t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb ngrohta, e nj\u00eb kostum t\u00eb ri.<\/p>\n<p>E drejt\u00eb t\u00eb duket, t\u00eb kesh k\u00ebt\u00eb pension kur jan\u00eb miliona euro q\u00eb vidhen n\u00eb rrug\u00eb, tunele, incenerator\u00eb, bujq\u00ebsi, sh\u00ebndet\u00ebsi e kudo ku qeveria b\u00ebn nj\u00eb tender, procedur\u00eb a kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe i nj\u00ebjti kryeminist\u00ebr, del e u thot\u00eb se fajin nuk e ka ai po sip\u00ebrmarrjet private. Se medemek ata nuk paguajn\u00eb detyrimet sa duhet.<\/p>\n<p>Do pranosh t\u00eb tallesh s\u00ebrish nga Edi Rama? Ti e kupton se ai po kujtohet t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr ty k\u00ebto koh\u00eb, vet\u00ebm llafe ka, sepse po vijn\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Ti e kupton se nuk je vet\u00ebm. Jan\u00eb 700 mij\u00eb si ti. Dhe ti e kupton se ke n\u00eb dor\u00eb t\u2019i japesh mbrapsht Edi Ram\u00ebs gjith\u00eb batutat, humoret pa takt, kunjat dhe ironit\u00eb, n\u00eb vet\u00ebm 5 minuta.<\/p>\n<p>Ai t\u00eb konsideron ty vet\u00ebm vot\u00eb, t\u00eb zhvesh nga \u00e7do element njer\u00ebzor e gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb mund e sakrific\u00eb dhe vuajtje e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Ti e di k\u00ebt\u00eb. Dhe meq\u00eb ai t\u00eb sheh vet\u00ebm k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb sillu at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Majin q\u00eb po vjen, si vot\u00eb, si\u00e7 ai t\u00eb llogarit. Por n\u00eb drejtimin q\u00eb atij nuk ja merr mendja. Dhe ke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e munguar. Ke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, at\u00eb q\u00eb ne si shoq\u00ebri ta kemi borxh.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb jesh i sigurt\u00eb se pas k\u00ebtij leksioni, askush nuk do t\u00eb guxoj\u00eb m\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb batuta e humor me pensionin t\u00ebnd.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I privuar nga liria Ervin Salianji i kushton v\u00ebmendje pensionist\u00ebve. Letr\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb d\u00ebrguar nga qelia ish-deputeti demokrat e ka p\u00ebr pensionist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij jan\u00eb shtresa m\u00eb e shp\u00ebrfillur dhe e tallur e vendit. N\u00eb letr\u00ebn e tij, Salianji akuzon kryeministrin Rama se \u00ebsht\u00eb tallur me k\u00ebt\u00eb shtres\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":92962,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-93898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93898"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93900,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93898\/revisions\/93900"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}