{"id":93940,"date":"2024-11-04T11:53:15","date_gmt":"2024-11-04T11:53:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=93940"},"modified":"2024-11-04T11:53:15","modified_gmt":"2024-11-04T11:53:15","slug":"trump-per-ballkanin-do-kerkojme-demokraci-dhe-do-punojme-me-qytetaret-lufte-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/04\/trump-per-ballkanin-do-kerkojme-demokraci-dhe-do-punojme-me-qytetaret-lufte-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Trump p\u00ebr Ballkanin: Do k\u00ebrkojm\u00eb demokraci dhe do punojm\u00eb me qytetar\u00ebt, luft\u00eb korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p>Kandidat\u00ebt presidencial\u00eb amerikan\u00eb than\u00eb se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe trysnive nga jasht\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e administratave t\u00eb tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa rajoni synon integrimet evropiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i fushat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnpresidentes Kamala Harris, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se ajo ka mbrojtur vazhdimisht avancimin e demokracis\u00eb, sundimit t\u00eb ligjit dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes thelb\u00ebsor i siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe nj\u00eb nga arsyet pse n\u00ebnpresidentja Harris \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara aspiratat euro-atlantike t\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian mb\u00ebshteten n\u00eb vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike, duke p\u00ebrfshir\u00eb institucione t\u00eb forta, t\u00eb pavarura dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, sipas t\u00eb cilit \u201c<em>vlerat tona gjithashtu mbrojn\u00eb dhe respektojn\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe vendeve p\u00ebr t\u00eb shprehur lirisht identitetin e tyre komb\u00ebtar<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, zonja Harris vuri theksin te lidhjet e ve\u00e7anta nd\u00ebrmjet amerikan\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekulli, q\u00eb nga Konferenca e Paqes n\u00eb Paris pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201c<em>Deri m\u00eb sot, shqiptaro-amerikan\u00ebt kujtojn\u00eb q\u00eb ishin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb u angazhuan n\u00eb at\u00eb moment vendimtar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Dua t\u00eb konfirmoj partneritetin e fort\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleate e q\u00ebndrueshme e NATO-s, dhe un\u00eb e vler\u00ebsoj Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr promovimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon, si dhe p\u00ebr udh\u00ebheqjen e saj n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb gjat\u00eb muajve pas fillimit t\u00eb agresionit brutal t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shtetet e Bashkuara gjithashtu kan\u00eb udh\u00ebhequr aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin historik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb Kosov\u00eb shumetnike, demokratike, plot\u00ebsisht t\u00eb integruar n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/em>\u201d, thekson n\u00eb let\u00ebr zonja Harris.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Christos Marafatsos, nga fushata e ish Presidentit Donald Trump, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se politika e jashtme e Presidentit Trump ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor \u201c<em>do t\u00eb theksonte partneritetet pragmatike, t\u00eb orientuara nga veprimet e p\u00ebrqendruara n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe luftimin e korrupsionit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas zotit Marafatsos nj\u00eb Sht\u00ebpi e Bardh\u00eb e udh\u00ebhequr nga zoti Trump nuk do t\u00eb nxiste thjesht deklarata t\u00eb gjera mbi demokracin\u00eb, por do t\u00eb nxirrte rezultate reale dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme duke punuar drejtp\u00ebrdrejt me udh\u00ebheq\u00ebsit lokal\u00eb dhe qytetar\u00ebt n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201c<em>Presidenti Trump e kupton se paqja e v\u00ebrtet\u00eb vjen nga kombe t\u00eb forta dhe t\u00eb vet\u00eb-q\u00ebndrueshme. Administrata e tij do t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb forcimin e ekonomis\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit, duke u mund\u00ebsuar atyre t&#8217;i rezistojn\u00eb si korrupsionit ashtu edhe trysnis\u00eb s\u00eb jashtme. Kjo n\u00ebnkupton mb\u00ebshtetjen e marr\u00ebveshjeve strategjike t\u00eb tregtis\u00eb ekonomike dhe masave kund\u00ebr korrupsionit, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, por p\u00ebrmes partneriteteve vepruese, ndarjes s\u00eb burimeve dhe trajnimeve q\u00eb forcojn\u00eb institucionet vendore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, administrata e tij do t&#8217;i jepte p\u00ebrpar\u00ebsi lirive individuale dhe do t\u00eb shkurtonte burokracin\u00eb q\u00eb pengon p\u00ebrparimin n\u00eb k\u00ebto vende, duke ndihmuar n\u00eb avancimin e vlerave t\u00eb v\u00ebrteta demokratike duke fuqizuar qytetar\u00ebt dhe institucionet lokale<\/em>\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Fushata e zotit Trump kritikoi politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Joe Biden p\u00ebr mosveprim dhe munges\u00eb angazhimi p\u00ebr t\u00eb kuptuar v\u00ebrtet\u00eb sfidat e ve\u00e7anta t\u00eb rajonit. Sipas saj, mungesa e angazhimit jo vet\u00ebm q\u00eb ka penguar p\u00ebrparimin ekonomik, por gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Ballkanit t\u00eb ndjehen t\u00eb anashkaluar dhe t\u00eb pavler\u00ebsuar nd\u00ebrsa tensionet ziejn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nj\u00eb administrat\u00eb e zotit Trump do t\u00eb sillte nj\u00eb qasje t\u00eb re dhe t\u00eb vendosur. Presidenti Trump do t&#8217;i jepte p\u00ebrpar\u00ebsi angazhimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, duke punuar ngusht\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebsit lokal\u00eb dhe pal\u00ebt e interesuara p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjet urgjente n\u00eb secilin prej k\u00ebtyre kombeve. Administrata e tij do t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa aktiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb ndikimet e huaja t\u00eb destabilizojn\u00eb rajonin, duke siguruar q\u00eb Ballkani t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb begat\u00eb<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e fushat\u00ebs s\u00eb zotit Trump n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn theksohet se \u201c<em>stili dhe angazhimi vendimtar i tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aleanca t\u00eb forta t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb p\u00ebrfitimet dhe respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb kontrast t\u00eb plot\u00eb me politikat pasive t\u00eb administrat\u00ebs aktuale, duke u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritshme p\u00ebr Ballkanin<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Vendet e Ballkanit po ndjekin m\u00eb v\u00ebmendje fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e 5 n\u00ebntorit, rezultati i t\u00eb cilave po pritet me shqet\u00ebsim nga shum\u00eb evropian\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e NATO-s, luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare dhe t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb n\u00eb kontinent.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidat\u00ebt presidencial\u00eb amerikan\u00eb than\u00eb se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe trysnive nga jasht\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e administratave t\u00eb tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa rajoni synon integrimet evropiane. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i fushat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnpresidentes Kamala Harris, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se ajo ka mbrojtur vazhdimisht avancimin e demokracis\u00eb, sundimit t\u00eb ligjit dhe luft\u00ebs kund\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":93941,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-93940","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93940"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":93942,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93940\/revisions\/93942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}