{"id":94238,"date":"2024-11-06T17:46:56","date_gmt":"2024-11-06T17:46:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94238"},"modified":"2024-11-06T17:46:56","modified_gmt":"2024-11-06T17:46:56","slug":"salianji-edhe-nje-here-faktet-vijne-para-syve-te-te-gjitheve-me-kokfortesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/06\/salianji-edhe-nje-here-faktet-vijne-para-syve-te-te-gjitheve-me-kokfortesi\/","title":{"rendered":"Salianji: Edhe nj\u00eb her\u00eb faktet vijn\u00eb para syve t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me kokfort\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ervin SALIANJI<\/strong><\/p>\n<p>Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, p\u00ebr pazaret brenda bandes, gazetari thot\u00eb se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thot\u00eb se ai e ka autorizuar, un\u00eb si deputet, por dhe gjith\u00eb drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike deklarojn\u00eb q\u00eb denoncimi ka ardhur n\u00eb selin\u00eb e PD n\u00eb Tetor, e megjithat\u00eb Edi Rama zbuloi se un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kallezim t\u00eb rrem\u00eb dhe diktoi denimin tim me burg.<\/p>\n<p>Trafikanti i d\u00ebnuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas nj\u00eb operacioni t\u00eb DEA Amerikane shkon dhe dor\u00ebzohet dit\u00ebn q\u00eb un\u00eb bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me p\u00ebrb\u00ebrje ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e PS n\u00eb KQZ dhe kunat\u00ebn e zv-kryeministres marrin persip\u00ebr d\u00ebnimin me 1 vit burg, pas kall\u00ebzimit t\u00eb trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam d\u00ebmtuar reputacionin e nj\u00eb t\u00eb denuari n\u00eb Itali me 7.4 vite burg p\u00ebr drog\u00eb, e q\u00eb po kalonte pushime t\u00eb gjata jasht\u00eb qelie prej mbrojtjes q\u00eb i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur t\u00eb rr\u00ebzoj qeverin\u00eb! E gjitha fabul p\u00ebr publicistik\u00eb anti-PD, por karikatur\u00eb e shemtuar juridike.<\/p>\n<p>Prova\u2026zero.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb hetim nga prokuroria, asnj\u00eb gjetje, por nj\u00eb fars\u00eb ngritur mbi d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policin\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb se donte t\u00eb denohej vet\u00eb me 2 vjet burg. Ajo q\u00eb ka zbuluar prokuroria \u00ebsht\u00eb q\u00eb deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD \u00ebsht\u00eb i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe k\u00ebt\u00eb e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!<\/p>\n<p>Qartazi nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte m\u00eb serioz n\u00eb prova e deshmi.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu n\u00eb qelit\u00eb e Fierit, p\u00ebr shkak se e kam mundur Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7do beteje ku m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb pergjegj\u00ebsi Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Rama fitoi p\u00ebr momentin se hoqi nga rruga nj\u00eb kundershtar, po shoqeria \u00e7far\u00eb mori nga kjo?<\/p>\n<p>A do t\u00eb donit nj\u00eb vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktim\u00eb trafikanti, si\u00e7 e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoqeri, t\u00eb denohesh pa ligj? A \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb kundershtarin politik q\u00eb nuk e mund dot me vot\u00eb dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike?<\/p>\n<p>A i sherben Shqip\u00ebris\u00eb, a e ndihmon t\u00eb ardhmen ton\u00eb vendosja e nj\u00eb censure me gjykat\u00eb, percaktimi se familjar\u00ebt e pushtetar\u00ebve qenkan t\u00eb papreksh\u00ebm, edhe kur kryejn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb kjo drejt\u00ebsia e re, shpresa e madhe e qytetar\u00ebve, reforma q\u00eb u pershendet me duartrokitje pas mesnate?<\/p>\n<p>A jan\u00eb krenar\u00eb taksapaguesit e vendeve mike q\u00eb dhan\u00eb miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit \u00ebsht\u00eb norma, ligji, kushtetuta?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ervin SALIANJI Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, p\u00ebr pazaret brenda bandes, gazetari thot\u00eb se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thot\u00eb se ai e ka autorizuar, un\u00eb si deputet, por dhe gjith\u00eb drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike deklarojn\u00eb q\u00eb denoncimi ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94239,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-94238","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94240,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94238\/revisions\/94240"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}