{"id":94496,"date":"2024-11-08T12:18:06","date_gmt":"2024-11-08T12:18:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94496"},"modified":"2024-11-08T12:18:06","modified_gmt":"2024-11-08T12:18:06","slug":"fitorja-e-trump-berisha-goditja-qe-mori-ekstremizmi-i-majte-i-udhehequr-nga-xhorxh-soros-do-vije-edhe-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/08\/fitorja-e-trump-berisha-goditja-qe-mori-ekstremizmi-i-majte-i-udhehequr-nga-xhorxh-soros-do-vije-edhe-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Fitorja e Trump\/ Berisha: Goditja q\u00eb mori ekstremizmi i majt\u00eb, i udh\u00ebhequr nga Xhorxh Soros, do vij\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur n\u00eb konferenc\u00ebn e tij me gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb SHBA dhe fitoren e Trump dhe sulmin ndaj opozit\u00ebs shqiptare i dirigjuar nga Rama dhe Soros.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam akuzuar un\u00eb. Un\u00eb n\u00eb krye t\u00eb radh\u00ebs i kam shkruar let\u00ebr sekretarit Blinken se ky vendim bazohet n\u00eb lobimin korruptiv t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Xhorxh Sorosit.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb t\u00eb garantoj se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk dija asgj\u00eb p\u00ebr afrin\u00eb e madhe familjare t\u00eb sekretarit Blinken me Xhorxh Sorosin.<\/p>\n<p>Por koha provoi se jo vet\u00ebm Edi Rama dhe Xhorxh Soros, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb lobim korruptiv, nj\u00eb rol shum\u00eb aktiv ka luajtur McGonigal.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri, por kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00e7fa\u00ebr ndodh?<\/p>\n<p>McGonigal \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar 2 vite e 4 muaj sepse u korruptua nga Edi Rama, kurse korruptori i McGonigal mbrohet nga Peng-Dumani, q\u00eb n\u00eb \u00e7do ligj t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb marr\u00eb dosjen e gjykat\u00ebs amerikane dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn shqiptare p\u00ebr d\u00ebnimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ky mercenar pa ligj dhe moral, vazhdon dhunimin e ligjit, Kushtetut\u00ebs dhe detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, nuk jam un\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo.<\/p>\n<p>U b\u00eb nj\u00eb grusht shteti kund\u00ebr opozit\u00ebs shqiptare. Ajo nuk duhej t\u00eb ekzistonte si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullit opozitar, por si nj\u00eb vasale e Edi Ram\u00ebs. Ky ishte q\u00ebllimi.<\/p>\n<p>M\u00eb kan\u00eb pyetur gazetar\u00eb shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, edhe p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kam deklaruar un\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2021? Kam deklaruar se vota vdiq pa hyr\u00eb n\u00eb kuti.<\/p>\n<p>Por ai q\u00eb duhej t\u00eb mobilizonte opozit\u00ebn dhe PD p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot, ai kishte b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjen e fsheht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur s\u00eb bashku me Eid Ram\u00ebn, por nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb ekzistonte ishte Sali Berisha.<\/p>\n<p>Dhe pasi d\u00ebshtuan ta sanksiononin pse mbrojti interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk guxuan t\u2019ia dor\u00ebzojn\u00eb Mike Pompeos, por me korruptor\u00eb t\u00eb Xhorxh Soros n\u00eb Departamentin e Shtetit i p\u00ebrgatit\u00ebn gjerat dhe nuk i d\u00ebrguan, kthyen pastaj dosjen e McGonigal dhe sanksionuan duke besuar se do mund ta arkivonin apo do mund t\u00eb strehonin n\u00eb banes\u00ebn e harres\u00ebs.<\/p>\n<p>Koha provoi se d\u00ebshtuan.<\/p>\n<p>Opozita shqiptare u ngrit pavar\u00ebsisht grushtit t\u00eb shtetit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e atyre q\u00eb e organizuan.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, m\u00eb i jasht\u00ebzakonshmi n\u00eb historin\u00eb e rikthimeve, sh\u00ebnon nj\u00eb arritje t\u00eb madhe p\u00ebr kombin amerikan, i cili p\u00ebrjetoi k\u00ebto vite agresionin sorosian dhe t\u00eb ekstremit t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb shprehur me politizimin e turpsh\u00ebm, t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb financuar nga Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>Me persekutimin ekstrem t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, t\u00eb shprehur me agresionin ndoshta nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb histori kund\u00ebr identitetit t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtimtare p\u00ebr SHBA, por edhe p\u00ebr bot\u00ebn e lir\u00eb, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja q\u00eb ai i dha monstr\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit, Xhorxh Soros dhe doktrin\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnon nj\u00eb rikthim t\u00eb vlerave n\u00eb SHBA. Amerika rikthehet n\u00eb vlerat e saj dhe uroj q\u00eb PD, nj\u00eb parti e madhe n\u00eb histori t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga kthetrat n\u00eb histori e nj\u00eb njeriu q\u00eb ka kryer krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i bot\u00ebs, Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>Ndjejemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb motivuar sot q\u00eb q\u00ebndruam kund\u00ebr k\u00ebtij Kovidi t\u00eb moralit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb te Sali Berisha, por \u00ebsht\u00eb universal. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr njeriun e lir\u00eb, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, nuk ka dyshim q\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb se goditja q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb SHBA ekstremizmi i majt\u00eb, i udh\u00ebhequr nga Xhorxh Soros, do vij\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi nuk do mb\u00ebshteten m\u00eb si\u00e7 jan\u00eb mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>Ju lutem zot\u00ebrinj, kujtoni vet\u00ebm Donald Lun\u00eb. N\u00eb kulmin e kanabizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dilte p\u00ebrkrah Saimir Tahirit dhe p\u00ebrg\u00ebzonte policin\u00eb p\u00ebr rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera kund\u00ebr drog\u00ebs.<\/p>\n<p>A nuk ishte kjo nj\u00eb mb\u00ebshtetje e hapur p\u00ebr narkoshtetin, bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn e Xhorxh Sorosit, q\u00eb nd\u00ebrmerrte rezoluta n\u00eb OKB p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit t\u00eb drog\u00ebs?<\/p>\n<p>Dhe i nj\u00ebjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptar\u00ebve se ju jeni m\u00ebsuar me procese politike n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<\/p>\n<p>A nuk ishte Juri Kim q\u00eb riktheu n\u00eb Shqip\u00ebri kultur\u00ebn e mohimit me ekspozitat q\u00eb b\u00ebnte n\u00eb kremtimin e 100-vjetorit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane?<\/p>\n<p>P\u00ebr ne nuk ishin habi se i kishim p\u00ebrjetuar n\u00eb diktatura, por q\u00eb t\u2019i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb SHBA shp\u00ebtuan vet\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kombi shqiptar shp\u00ebtoi dhe po shp\u00ebtoi ai, \u00ebsht\u00eb garant p\u00ebr sigurin\u00eb, por ka vler\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe edhe p\u00ebr vlerat universale jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj PD, parti aleate e Partis\u00eb Republikane, q\u00ebndroi publikisht dhe e hapur n\u00eb an\u00ebn e saj kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb demonizimeve dhe paragjykimeve q\u00eb b\u00ebnte makineria progandistike mashtruese ndaj kandidatit t\u00eb saj dhe kandidat\u00ebve t\u00eb saj\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur n\u00eb konferenc\u00ebn e tij me gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb SHBA dhe fitoren e Trump dhe sulmin ndaj opozit\u00ebs shqiptare i dirigjuar nga Rama dhe Soros. \u201cNuk kam akuzuar un\u00eb. Un\u00eb n\u00eb krye t\u00eb radh\u00ebs i kam shkruar let\u00ebr sekretarit Blinken se ky vendim bazohet n\u00eb lobimin korruptiv &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94497,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-94496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94498,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94496\/revisions\/94498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}