{"id":94601,"date":"2024-11-08T21:40:23","date_gmt":"2024-11-08T21:40:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94601"},"modified":"2024-11-08T21:40:23","modified_gmt":"2024-11-08T21:40:23","slug":"biseda-e-fundit-me-bedri-myftarin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/08\/biseda-e-fundit-me-bedri-myftarin-2\/","title":{"rendered":"Biseda e fundit me Bedri Myftarin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>-11 vjet m\u00eb par\u00eb u nda nga jeta shkrimtari i njohur dhe ish i burgosuri politik-<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sot u mbush\u00ebn 11 vjet nga ndarja nga jeta e shkrimtarit t\u00eb njohur dhe t\u00eb dashur p\u00ebr lexuesit, Bedri Myftari. Vdekjet gjithmon\u00eb p\u00ebrjetohen me dhembje e pik\u00ebllim t\u00eb madh, por pik\u00ebllimi p\u00ebr ikjen e Bedri Myftari t\u00eb r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb pik\u00ebllim sa i dhembsh\u00ebm po aq edhe i r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb shkrimtar i shquar, Bedriu ishte njeri fisnik me shpirt t\u00eb bukur, rebel dhe i dlir\u00eb, bujar dhe zem\u00ebrbardh\u00eb\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto virtyte ishin harmonizuar tek ai njeri sa shpesh mir\u00ebsia e tij kthehej n\u00eb dhembje p\u00ebr shokun, mikun dhe cilindo q\u00eb ka ndenjur nj\u00eb hop me t\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn ku rrufiste kafen \u00e7do m\u00ebngjes tek Hotel \u201cTirana Internacional\u201d, ose si\u00e7 njihet me emrin 15 kat\u00ebshi. Bedriun trupvog\u00ebl dhe me nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb madhe, i qeshur me syt\u00eb q\u00eb i shk\u00eblqenin gjithmon\u00eb, kurr\u00eb nuk e shihje vet\u00ebm n\u00eb tavolin\u00eb. N\u00eb tavolin\u00ebn e tij gjeje \u00e7do dit\u00eb plot njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt e d\u00ebgjonin me v\u00ebmendje dhe ai shk\u00ebmbente batuta me ta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e gjeta edhe at\u00eb m\u00ebngjes, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb jepte shpirt. Sa u futa n\u00eb lokal, ma b\u00ebri me dor\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoja tek ai. N\u00eb fakt, p\u00ebr tek ai isha nisur se kisha dit\u00eb pa e takuar, por ku ta dija un\u00eb se ky do t\u00eb ishte takimi i fundit me mikun tim, njeriun e mir\u00eb Bedri Myftari?!<\/p>\n<p>\u2013 \u201cKam shkruajtur disa poezi k\u00ebto koh\u00ebt e fundit\u201d, m\u00eb tha. &#8211; M\u2019i ka hedhur mbesa n\u00eb kompjuter, por do t\u2019i sjell q\u00eb t\u2019ia nis\u00ebsh me email Mujos, q\u00eb t\u2019i botoj\u00eb tek \u201cNacional\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr, i thash\u00eb, m\u2019i sill nes\u00ebr ose kur t\u00eb kesh koh\u00eb dhe ia d\u00ebrgoj un\u00eb Mujos.<\/p>\n<p>I ndrit\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb syt\u00eb nga g\u00ebzimi. Gjithmon\u00eb fytyra e tij merrte nj\u00eb shprehje tjet\u00ebr kur i botoheshin krijimet e tij n\u00eb gazeta. Kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019i publikonte krijimet e tij dhe n\u00eb fakt, sa her\u00eb q\u00eb botonte, poezit\u00eb dhe tregimet e tij ngjallnin interes tek lexuesi.<\/p>\n<p>Mbesa ishte pika e dob\u00ebt e tij. \u201cSi shpjegohet, m\u00eb tha, mbesa ime ka mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr gjermanisht me t\u00eb gjitha notat 10-ta dhe \u00ebsht\u00eb pa pun\u00eb? Kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb Fakultet ata q\u00eb e kan\u00eb mesataren 8 dhe nuk marrin mbes\u00ebn time, pse t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu\u201d?, m\u2019u drejtua me pik\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u2013 Mos u m\u00ebrzit Bedri, i thash\u00eb se do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb pun\u00eb se i takon.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cNuk kam shpres\u00eb me k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, m\u00eb tha. Sepse e di q\u00eb e kan\u00eb me mua, se kam qen\u00eb i burgosur politik\u201d.<\/p>\n<p>Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja dhe ndryshova bised\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj m\u00eb tha; \u201cpo mora k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb lek\u00ebve t\u00eb burgut, do t\u00eb mundohem t\u00eb iki n\u00eb \u00c7am\u00ebri, kam shum\u00eb mall t\u00eb shoh edhe nj\u00eb her\u00eb tok\u00ebn ku linda dhe m\u00eb d\u00ebbuan q\u00eb f\u00ebmij\u00eb 6 vje\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>Dol\u00ebm nga lokali dhe m\u00eb p\u00ebrcolli nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb deri af\u00ebr pun\u00ebs time. A thua po e ndjente se ky do t\u00eb ishte takimi i fundit?!<\/p>\n<p>U ndam\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar t\u00eb nes\u00ebrmen, sepse do t\u00eb m\u00eb sillte poezit\u00eb e reja p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebrguar p\u00ebr botim.<\/p>\n<p>Teksa largohej, un\u00eb ktheva edhe nj\u00eb her\u00eb kok\u00ebn pas dhe pash\u00eb tek largohej nxitimthi ai njeri trupvog\u00ebl e me flok\u00eb t\u00eb bardha dhe trupi i zvog\u00eblohej edhe m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa nxitonte n\u00eb udh\u00ebn pa kthim.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen shkova s\u00ebrish n\u00eb lokal tek 15 kat\u00ebshi, por Bedriu nuk ishte aty si p\u00ebrher\u00eb. Aty m\u00ebsova se miku im i mir\u00eb, Bedri Myftari kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb spital ku ishte d\u00ebrguar me urgjenc\u00eb. N\u00eb xhepin e xhaket\u00ebs familjar\u00ebt i kishin gjetur edhe USB-n\u00eb me poezit\u00eb e tij q\u00eb do m\u2019i sillte p\u00ebr t\u2019ia botuar. Shtanga nga hidh\u00ebrimi dhe n\u00eb shpirt ndjeva nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh p\u00ebr ikjen e mikut tim t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrvuajtur.<\/p>\n<p>N\u00eb tavolin\u00ebn e tij ishte vendosur filxhani me kafen\u00eb q\u00eb ai pinte \u00e7do m\u00ebngjes, nj\u00eb tuf\u00eb me lule shum\u00ebngjyr\u00ebshe, nj\u00eb monedh\u00eb p\u00ebr bakshish p\u00ebr kamarierin, nj\u00eb flet\u00eb e badh\u00eb dhe nj\u00eb stilolaps.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ishte p\u00ebrdit\u00eb tavolina e tij, por e mbushur plot me njer\u00ebz. Sapo mbetej vet\u00ebm n\u00eb tavolin\u00eb, Bedriu niste e shkruante, ndaj dhe fleta e bardh\u00eb dhe stilolapsi ishin aty n\u00eb tavolin\u00eb, a thua se po prisnin t\u00eb zotin q\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb p\u00ebrdorim\u2026<\/p>\n<p><strong>***<\/strong><\/p>\n<p>Bedri Myftari \u00ebsht\u00eb nga ata shkrimtar\u00eb q\u00eb vuajti vite t\u00eb t\u00ebra burgu n\u00eb regjimin komunist. Edhe pse ai kishte botuar dy libra me tregime gjat\u00eb regjimit komunist, iu hoq e drejta e botimit dhe pas viteve \u201990, ai mundi t\u00eb rifilloj\u00eb t\u00eb botoj\u00eb veprat e tij t\u00eb spikatura.<\/p>\n<p>Edhe pse kaloi disa vite burg n\u00eb ferrin komunist, Bedriu nuk ishte hakmarr\u00ebs, por nj\u00eb njeri me zem\u00ebr t\u00eb madhe. I dashur me njer\u00ebzit dhe p\u00ebrkushtuar n\u00eb let\u00ebrsi. Ndarja e tij nga jeta ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr familjen, t\u00eb af\u00ebrmit miqt\u00eb dhe shok\u00ebt, por edhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Jet\u00ebshkrim<\/strong><\/p>\n<p>Bedri Myftari lindi n\u00eb fshatin Sklav t\u00eb Filatit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb m\u00eb 21 dhjetor t\u00eb vitit 1938. N\u00eb mosh\u00ebn 5-6 vje\u00e7are, me gjith\u00eb familjen, u detyrua ta ler\u00eb vendlindjen e vet, \u00c7am\u00ebrin\u00eb, i detyruar nga holokausi i monarko-fashist\u00ebve grek\u00eb dhe erdh\u00ebn e u vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Shkoll\u00ebn shtat\u00ebvje\u00e7are e kreu n\u00eb Fier, t\u00eb mesmen, nj\u00eb teknikum financiar, n\u00eb Tiran\u00eb, po ashtu edhe gjimnazin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960 ka punuar si gazetar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ka filluar t\u00eb shkruaj\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb pranuar an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe<\/p>\n<p>Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (LSHA) n\u00eb vitin 1966. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kishte botuar v\u00ebllimet me tregime \u201cFluturzat e bor\u00ebs\u201d dhe \u201cMbr\u00ebmjet e qytetit tim\u201d, me t\u00eb cilat ka marr\u00eb \u00e7mim t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb n\u00eb konkurset komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh: Bedri Myftari, Suzana Selenica, Bilal Xhaferri, Namik Mane, Zyhdi Morava, Faik Ballanca, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Sadri Ahmeti, Ahmet Golemi, etj., nis\u00ebn t\u00eb shkruajn\u00eb me dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb kund\u00ebr realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe u quajt \u201cgrupi i t\u00eb rinjve kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb art dhe let\u00ebrsi\u201d dhe shumica e an\u00ebtar\u00ebve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u d\u00ebnuan p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb art dhe let\u00ebrsi. T\u00eb gjith\u00ebve iu hoq e drejta e botimit p\u00ebr 20 vjet.<\/p>\n<p>Pas shembjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, Bedriu punoi si gazetar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKosova\u201d, kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cTribuna Demokratike\u201d, p\u00ebrgjegj\u00ebs redaktor n\u00eb gazet\u00ebn \u201cEmigranti shqiptar\u201d q\u00eb dilte n\u00eb Europ\u00eb, kryredaktor i gazet\u00ebs \u201cBota shqiptare\u201d dhe \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d. Ka bashk\u00ebpunuar me gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d dhe revist\u00ebn \u201cKrahu i shqiponj\u00ebs\u201d, organ i OJQ Shoqata Kulturore \u201cBilal Xhaferri\u201d, ku botonte publicistik\u00eb dhe krijimet e veta letrare.<\/p>\n<p><strong>Disa nga veprat e botuara<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFluturzat e bor\u00ebs\u201d, tregime, 1967<br \/>\n\u201cMbr\u00ebmjet e qytetit tim\u201d, tregime, 1969<br \/>\n\u201cKronikat e vdekjes\u201d, roman, 1994<br \/>\n\u201cRojtari i varrez\u00ebs\u201d, roman, 1995<br \/>\n\u201cTi je Eva\u201d, poezi, 1996<br \/>\n\u201cDashuria e par\u00eb\u201d, tregime, 1997<br \/>\n\u201cPranver\u00eb q\u00eb s\u2019kthehet m\u00eb\u201d, poezi, 1999<br \/>\n\u201cBardh e zi\u201d, publicistik\u00eb, 2000<br \/>\n\u201cDashuri fatale\u201d, roman, 2000<br \/>\n\u201cP\u00ebrralla\u201d, Tiran\u00eb, 2001<br \/>\n\u201cVajza e rojtarit t\u00eb pyllit\u201d, p\u00ebrralla, 2003<br \/>\n\u201cZonja e Ambasadorit\u201d, novela, 2006<br \/>\n\u201cSimfoni e er\u00ebrave\u201d, poezi, 2005<br \/>\n\u201cVampiri\u201d, roman, 2006<br \/>\n\u201cPas Kastadiv\u00ebs\u201d, roman, 2007<br \/>\n\u201cE parath\u00ebna\u201d, roman, 2008<br \/>\n\u201cEja n\u00eb takim\u201d, poezi, 2009<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep POLISI -11 vjet m\u00eb par\u00eb u nda nga jeta shkrimtari i njohur dhe ish i burgosuri politik- Sot u mbush\u00ebn 11 vjet nga ndarja nga jeta e shkrimtarit t\u00eb njohur dhe t\u00eb dashur p\u00ebr lexuesit, Bedri Myftari. Vdekjet gjithmon\u00eb p\u00ebrjetohen me dhembje e pik\u00ebllim t\u00eb madh, por pik\u00ebllimi p\u00ebr ikjen e Bedri Myftari &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94604,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-94601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94601"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94605,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94601\/revisions\/94605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94604"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}