{"id":94783,"date":"2024-11-11T10:01:35","date_gmt":"2024-11-11T10:01:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94783"},"modified":"2024-11-11T10:01:35","modified_gmt":"2024-11-11T10:01:35","slug":"i-kerkuari-i-thote-cyrbes-burr-i-mire-ky-qe-eshte-minister-vlla-sa-lek-dun-vec-ta-qisim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/11\/i-kerkuari-i-thote-cyrbes-burr-i-mire-ky-qe-eshte-minister-vlla-sa-lek-dun-vec-ta-qisim\/","title":{"rendered":"I k\u00ebrkuari i thot\u00eb \u00c7yrbes: Burr i mir\u00eb ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr vlla, sa lek dun ve\u00e7 ta qisim&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Zyrtari dhe ish-deputeti i PS n\u00eb Durr\u00ebs\u00a0Jurgis \u00c7yrbja, takohej me personin n\u00eb k\u00ebrkim\u00a0Altin Hajri\u00a0tek varrezat e zon\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ata e quanin n\u00eb bisedat e tyre n\u00eb aplikacionin \u201cSky\u201d\u00a0\u201c\u2026ke varrezat, ke mimi\u2026\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto takime t\u00eb funksionarit shtet\u00ebror, Jurgis \u00c7yrbja, tashm\u00eb t\u00eb arrestuar nga prokuroria e posa\u00e7me SPAK, realizoheshin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Altin Hajri, ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr ngjarjen e rr\u00ebmbimit dhe m\u00eb pas vrasjen e m\u00eb tej zhdukjen e kufom\u00ebs s\u00eb\u00a0Jan Preng\u00ebs\u00a0n\u00eb kompleksin e tij \u201cGolden\u201d n\u00eb Shijak.<\/p>\n<p>Frekuentimi i zon\u00ebs s\u00eb varrezave ishte b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb, pasi zona mund t\u2019i jet\u00eb dukur m\u00eb e sigurt dhe larg syrit t\u00eb policis\u00eb dhe banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.\u00a0N\u00eb bisedat e zbardhura n\u00eb \u201cSky\u201d nga prokurori\u00a0Adnand Xholi\u00a0rezulton se Altin Hajrit i \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Tiran\u00eb kunati i tij,\u00a0Julian Gjoshi.\u00a0Dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar k\u00ebt\u00eb individ jan\u00eb impenjuar avokati, \u00c7yrbja dhe nj\u00eb mik i k\u00ebtij t\u00eb fundit me emrin \u201cOls\u201d.<\/p>\n<p>Altin Hajri i shkruan Jurgis \u00c7yrbes, sikur t\u00eb ishte nj\u00eb rrobaqep\u00ebs jo si nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim nga policia, ku pasi e falenderon p\u00ebr ndihm\u00ebn e madhe q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr kunatin e arrestuar, k\u00ebrkon nga \u00c7yrbja masat trupore p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb quajtur \u201cOls\u201d, i cili sipas bised\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtij rasti t\u00eb arrestimit t\u00eb kunatit me arm\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar,\u00a0del se SPAK, ka analizuar komunikimet n\u00eb aplikacionin \u201cSky\u201d, q\u00eb i p\u00ebrkasin koh\u00ebs s\u00eb 17 dhjetorit deri n\u00eb 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e m\u00ebparshme mes funksionarit t\u00eb PS n\u00eb Durr\u00ebs, Jurgis \u00c7yrbja dhe personit n\u00eb k\u00ebrkim, Altin Hajri.<\/p>\n<p>N\u00eb disa komunikime t\u00eb zhvilluara n\u00eb \u201cSky\u201d, shfaqen k\u00ebrkesat e personit t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga policia, Altin Hajri, q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb \u00c7yrbjas, p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Shijak, kundrejt premtimit p\u00ebr t\u00eb paguar dhe shuma monetare, me q\u00ebllim lejimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb banese nga nj\u00eb familjar i tij, i cili \u00ebsht\u00eb djali i xhaxhait t\u00eb Altin Hajrit.<\/p>\n<p>Altin Hajri i shkruan \u00c7yrbes duke i th\u00ebn\u00eb se:\u00a0\u201c\u2026M\u00ebngjesi v\u00eblla, Daci jam\u2026 Zemra nigjo pak, don me be nj\u00eb sht\u00ebpi Shaba im Shijak\u2026 e nimojm dot japim naj kafe atij shefit q\u00eb t\u00eb filloj pun\u00eb me shpiat\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vijim del p\u00ebrmes bisedave se planifikimi i takimeve q\u00eb do realizoheshin mes t\u00eb k\u00ebrkuarit Altin Hajri dhe Jurgis \u00c7yrbjas, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, ku ishin takuar dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tek varrezat, q\u00eb sipas dy bashk\u00ebbiseduesve baza \u00ebsht\u00eb\u00a0\u201cke varrezat\u2026ke mimi\u2026\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Ajde aty ke lagjia, ku kena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat\u2026. Ke mimi\u2026\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vijim t\u00eb bisedave t\u00eb zhvilluara n\u00eb \u201cSky\u201d mes datave 19 janar 2021 deri n\u00eb 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs t\u00eb kunatit dhe nj\u00eb mikut t\u00eb bashk\u00ebbiseduesit Altin Hajri, t\u00eb thirrur \u201cBoli\u201d, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cMbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d.<\/p>\n<p>Ka rezultuar se n\u00eb 18 Janar 2021 nga ana e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb pran\u00eb komisariatit Nr.2 n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb arrestuar me nj\u00eb pistolet\u00eb pa lej\u00eb tip \u201cBeretta\u201d,\u00a0Julian Gjoshi, i cili \u00ebsht\u00eb kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij,\u00a0Edvin Bar\u00e7i\u00a0i thirur me nofk\u00ebn \u201cBoli\u201d.<\/p>\n<p>Julian Gjoshi, rezulton t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiran\u00ebs p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cMbajtjes pa lej\u00eb t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarit dhe municionit\u201d dhe \u201cDrejtimin e mjetit n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb dehur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb Jurgis \u00c7yrbes p\u00ebr lirimin apo ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal p\u00ebr nj\u00ebrin nga t\u00eb arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe t\u00eb shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit q\u00eb posedonte arm\u00ebn pa lej\u00eb dhe d\u00ebmtimin e gjilp\u00ebr\u00ebs s\u00eb arm\u00ebs s\u00eb zjarrit, p\u00ebrpara kryerjes s\u00eb ekspertimit nga policia shkencore.<\/p>\n<p>Ky veprim k\u00ebrkohej me q\u00ebllim p\u00ebrjashtimin e kunatit t\u00eb Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale, duke nxjer\u00eb pistolet\u00ebn t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qitje n\u00eb testin e ekspertimit balistik q\u00eb do b\u00ebnte policia.<\/p>\n<p>Altin Hajri i shkruan Jurgis \u00c7yrbes si m\u00eb posht\u00eb vijon:\u00a0\u201c\u2026se kan kap kunotin tim me pistolet\u00eb\u2026 Mos b\u00ebjm\u00eb naj gj\u00eb. \u00cbsht\u00cb kunati me gjith at\u00eb bolin q\u00eb rrin aty ke un\u00eb. Pakt\u00ebn ta maj nj\u00eb dali nji, shif naj \u201carrest shpia\u201d. Sa lek dun ve\u00e7 ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos b\u00ebjn\u00eb prov\u00ebn. Japim 10 mij\u00eb euro ve\u00e7 t\u00eb na e prishi at\u00eb mrrokll\u00ebn\u00a0(pistolet\u00ebn)\u2026\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Altin Hajri vijon ti shkruaj\u00eb Jurgis \u00c7yrbes duke i th\u00ebn\u00eb se:\u00a0\u201c\u2026se arma qeka ve\u00e7 p\u00ebr gishtat\u2026se po se marove ti s\u2019kam kujt me i th\u00ebn, me ve\u00e7 prish gj\u00eblpon\u00ebn. K\u00ebrkoje v\u00eblla, sa lek t\u00eb dojn ve\u00e7 du t\u2019ja maroj se m\u00eb myt\u00ebn kalamajt daja\u2026. Jepi 20 mij\u00eb euro sa dojn ai, ve\u00e7 ta mbaroj\u00eb\u2026. M\u00eb 21 del n\u00eb gjyq. Faleminderit dhe prej teje, t\u00eb fala b\u00ebj Mikut tat Olsit\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonist\u00ebve q\u00eb i p\u00ebrkasin dat\u00ebs 28 janar 2021, Altin Hajri i k\u00ebrkon Jurgis \u00c7yrbjas,q\u00eb t\u00eb diskutonte me nj\u00eb lidhjen e tyre, rreth informacionit q\u00eb kishte marr\u00eb se mund t\u00eb arrestohej nga policia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026q\u00eb ti thot\u00eb drejtorit Tiran\u00eb, shif t\u00eb foli pak e shok se kam informacion p\u00ebr at\u00eb drejtoria Tiran\u00eb q\u00eb dun me kap\u2026\u201d-i shkruan personi n\u00eb k\u00ebrkim Altin Hajri, zyrtarit\u00eb PS n\u00eb Durr\u00ebs, Jurgis \u00c7yrbes.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimet n\u00eb vijim n\u00eb aplikacionin \u201cSky\u201d, Altin Hajri i shkruan Jurgis \u00c7yrbes q\u00eb t\u00eb falenderoj\u00eb personat q\u00eb e ndihmuan p\u00ebr mbylljen e problemit t\u00eb kunatit t\u00eb tij,Julian Gjoshi, moment gjat\u00eb t\u00eb cilit i ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta ndihmonte lidhur me problemin q\u00eb kishte me organet ligj zbatuese.<\/p>\n<p>Altin Hajri i shkruan Jurgis \u00c7yrbes sikur t\u00eb ishte nj\u00eb rrobaqep\u00ebs jo si nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim nga policia, ku pasi e falenderon p\u00ebr ndihm\u00ebn e madhe q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr kunatin e arrestuar, k\u00ebrkon nga \u00c7yrbja masat trupore p\u00ebr nj\u00eb person mikun e tij t\u00eb quajtur \u201cOls\u201d, i cili sipas bised\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019muar n\u00eb zgjidhjen e k\u00ebtij rasti t\u00eb arrestimit t\u00eb kunatit me arm\u00eb pa lej\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera personi n\u00eb k\u00ebrkim i shkruan Jurgis \u00c7yrbjas si m\u00eb posht\u00eb vijon:\u00a0\u201c\u2026ma kan\u00eb dhon\u00eb fjal\u00ebn, ve\u00e7 po presin nj\u00eb let\u00ebr porosi dhe jam \u201cok\u201d v\u00eblla. Ka mund\u00ebsi ai se \u00ebsht\u00eb burri mir\u00eb ky tani, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Minist\u00ebr vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se m\u00eb prishin shum\u00eb pun\u00eb, se po i rregulloj ishalla k\u00ebt\u00eb muaj q\u00eb vjen. Dhe Ols, e ka bo pun\u00ebn e vet v\u00eblla, thuaj faleminderit shum thuj\u2026. Mos harro se e ka bo pun\u00ebn e vet se i kishte thon\u00eb avokatit, \u00ebsht\u00eb porosia shefit. P\u00ebr Ols v\u00eblla, plus ka q\u00ebn ke avokati vet 2 her\u00eb, e ka bo pun\u00ebn e vet\u00eb.<\/p>\n<p>A kupton \u00e7a po t\u00eb them. P\u00ebr at\u00eb mikun tat q\u00eb pate shku ti po t\u00eb them takoje, thuj falemind\u00ebrit dhe m\u00eb bjer\u00eb masat t\u2019i boj nja dy kustume q\u00eb t\u2019ja \u00e7osh. Po p\u00ebr zotin \u00ebsht\u00eb porosia shefit, kishte th\u00ebn\u00eb avokati i kishte thon dum avokat po p\u00ebr zotin e mall e ka b\u00eb t\u00eb vet\u00ebn. M\u00eb tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk p\u00ebrzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh v\u00eblla. Shif aman t\u00eb bojn\u00eb ca ndryshime k\u00ebtu ke lagja dhe ja dy vene tjera q\u00eb ti marim 100 p\u00ebr 100. Ok shum mir\u00eb ke b\u00eb, meri masat me stil t\u2019ja mar, ja dy Kustume\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb bised\u00ebn e dat\u00ebs 6 shkurt 2021, Altin Hajri i k\u00ebrkon Jurgis \u00c7yrbes t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb lidhur me ndalimin nga policia e Durr\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij p\u00ebr mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb ftohta.<\/p>\n<p>\u201c\u2026shif aman b\u00ebj ndonj\u00eb telefonat\u00eb, kan\u00eb ndaluar mbr\u00ebm\u00eb nj\u00eb kasap vi\u00e7esh, po ka pas thikat n\u00eb makin\u00eb budallai dhe e kan\u00eb mbajtur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb DR\u2026\u201d-i shkruan Altin Hajri, \u00c7yrbes.\u00a0Gjithashtu ve\u00e7 k\u00ebsaj Altin Hajri dhe n\u00eb dat\u00ebn 6 mars 2021 i shkruan \u00c7yrbes q\u00eb t\u00eb interesohet n\u00eb polici pasi sipas Hajrit\u00a0\u201c\u2026kishin ndaluar nj\u00ebrin p\u00ebr nj\u00eb aksident dhe se ishte robi\u2026\u201d.\u00a0\/ Ora News<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyrtari dhe ish-deputeti i PS n\u00eb Durr\u00ebs\u00a0Jurgis \u00c7yrbja, takohej me personin n\u00eb k\u00ebrkim\u00a0Altin Hajri\u00a0tek varrezat e zon\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ata e quanin n\u00eb bisedat e tyre n\u00eb aplikacionin \u201cSky\u201d\u00a0\u201c\u2026ke varrezat, ke mimi\u2026\u201d. K\u00ebto takime t\u00eb funksionarit shtet\u00ebror, Jurgis \u00c7yrbja, tashm\u00eb t\u00eb arrestuar nga prokuroria e posa\u00e7me SPAK, realizoheshin n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Altin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94784,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-94783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94783"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94783\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94785,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94783\/revisions\/94785"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}