{"id":94791,"date":"2024-11-11T10:15:47","date_gmt":"2024-11-11T10:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94791"},"modified":"2024-11-11T11:20:03","modified_gmt":"2024-11-11T11:20:03","slug":"birn-ministri-manja-po-nderton-kompleks-vilash-luksoze-buze-liqenit-te-farkes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/11\/birn-ministri-manja-po-nderton-kompleks-vilash-luksoze-buze-liqenit-te-farkes\/","title":{"rendered":"Skandali\/ Ministri Manja po nd\u00ebrton kompleks vilash luksoze buz\u00eb liqenit t\u00eb Fark\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em aria-hidden=\"true\">Pasi investoi 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke buz\u00eb liqenit t\u00eb Fark\u00ebs, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja synon q\u00eb ta transformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pasuri me vler\u00eb qindramij\u00ebra euro n\u00ebn dyshimet p\u00ebr anashkalimin e \u00e7mimeve t\u00eb tregut dhe konfliktin e interesit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Ola Xama, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb,\u00a0Isuf K\u00ebr\u00e7iku\u00a0vendosi t\u00eb shp\u00ebrngulej nga Kamza e zhurmshme drejt Fark\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl, asokohe nj\u00eb fshat piktoresk n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs me nj\u00eb liqen t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>K\u00ebr\u00e7iku, 78 vje\u00e7, thot\u00eb se e zgjodhi Fark\u00ebn p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb, natyr\u00ebn e bukur dhe ajrin e past\u00ebr. Por brenda nj\u00eb dekade, kjo \u201cparajs\u00eb\u201d e dikurshme u zhduk nga vala e nd\u00ebrtimeve dhe zhurma e makiner\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cShikoni vet\u00eb si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, kantier,\u201d thot\u00eb K\u00ebr\u00e7iku, duke zgjatur dor\u00ebn drejt godinave n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr. \u201cDakord, duhet t\u2019i hapim rrug\u00eb zhvillimit, por jo \u00e7do gj\u00eb beton. T\u00eb lem\u00eb di\u00e7ka edhe p\u00ebr natyr\u00ebn,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Farka e Vog\u00ebl ndodhet vet\u00ebm 9 kilometra larg qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb sot destinacioni m\u00eb t\u00eb ri i rezidencave dhe komplekseve t\u00eb vilave p\u00ebr banor\u00ebt e pasur t\u00eb kryeqytetit. T\u00eb pakt\u00ebn 15 komplekse vilash dhe dy pallate gjenden aktualisht n\u00eb proces nd\u00ebrtimi, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera projekte jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb miratimit t\u00eb lejeve nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Presioni i lart\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim ka sjell\u00eb gjithashtu nj\u00eb rritje t\u00eb vler\u00ebs t\u00eb tok\u00ebs. Banor\u00ebt thon\u00eb se preferojn\u00eb gjithsesi q\u00eb t\u00eb mos shesin, por ta japin tok\u00ebn p\u00ebr zhvillim n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe shembulli i ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb,\u00a0Ulsi Manja.<\/p>\n<p>Pasi investoi 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke prej 1 mij\u00eb metrash katror\u00eb n\u00eb vitin 2021, Manja synon q\u00eb ta transformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pasuri me vler\u00eb qindramij\u00ebra euro brenda nj\u00eb kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buz\u00eb liqenit t\u00eb Fark\u00ebs.<\/p>\n<p>Tre vjet pas blerjes s\u00eb tok\u00ebs, Manja dhe bashk\u00ebshortja e tij aplikuan p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr projektin e nj\u00eb kompleksi vilash, s\u00eb bashku me pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tokave fqinje n\u00eb Fark\u00eb.<\/p>\n<p>Transaksionet e kryera nga ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje, pasi ai e bleu tok\u00ebn n\u00ebn vler\u00ebn e tregut nga nj\u00eb zyrtar lokal i Partis\u00eb Socialiste dhe synon q\u00eb ta zhvilloj\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie fituese t\u00eb nj\u00eb koncesioni nga qeveria \u201cRama\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN nga tre agjenci imobilare dhe Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs sugjerojn\u00eb se ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb e bleu tok\u00ebn me nj\u00eb \u00e7mim thuajse 3-fish m\u00eb t\u00eb lir\u00eb sesa vlera e tregut dhe gati sa gjysma e vler\u00ebs mesatare t\u00eb shitjeve t\u00eb deklaruara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTransaksionet e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00eb kushteve t\u00eb tregut, jan\u00eb subjekt i dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm dhe e meritojn\u00eb t\u00eb eksplorohen n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrfshirjen e personave t\u00eb tret\u00eb si maskim p\u00ebr interesa korruptive dhe shk\u00ebmbime favoresh,\u201d thot\u00eb\u00a0Zef Pre\u00e7i, ekspert i ekonomis\u00eb dhe drejtues i Institutit p\u00ebr Studime Ekonomike.<\/p>\n<p>Ministri Manja nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb detajuara, por i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi se ai dhe familjar\u00ebt e tij i n\u00ebnshtroheshin ligjit p\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive nga \u00a0Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimi \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm p\u00ebr shqyrtim sipas procedurave t\u00eb parashikuara nga ligji dhe un\u00eb jam plot\u00ebsisht transparent n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb time,\u201d tha Manja.<\/p>\n<p><strong>Kontrata me Malokun<\/strong><\/p>\n<p>Toka prej 1 mij\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e ministrit Ulsi Manja ndodhet n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 1605 n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl me num\u00ebr pasurie 397\/9 dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb n\u00eb vitin 2014 mbi baz\u00ebn e nj\u00eb Akti t\u00eb Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi, AMTP. Prona rezulton me kufi n\u00eb jug t\u00eb saj me liqenin e Fark\u00ebs dhe n\u00eb pjes\u00ebt e tjera rrethohet nga dy pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Manja e bleu tok\u00ebn n\u00eb vitin 2021 nga\u00a0Arben Maloku, i cili mbante n\u00eb at\u00eb koh\u00eb detyr\u00ebn e administratorit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb vendore t\u00eb Zall Herrit, pjes\u00eb e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Maloku njihet gjithashtu p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet e tij n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit si themelues i kompanis\u00eb Arb&amp; Trans 2010; e cila u hetua n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kateve shtes\u00eb pa leje n\u00eb nj\u00eb pallat n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se tok\u00ebn q\u00eb i shiti Manj\u00ebs, Maloku e kishte bler\u00eb n\u00eb tetor 2019 p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim prej 20 mij\u00eb eurosh ose 20 Euro p\u00ebr met\u00ebr katror. Pasi e rivler\u00ebsoi pron\u00ebn, Maloku ia shiti Manj\u00ebs p\u00ebr 3 milion\u00eb lek\u00eb ose 3 mij\u00eb lek\u00eb m2.<\/p>\n<p>Tre agjenci imobiliare t\u00eb kontaktuara nga BIRN e vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion si anomalisht t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa raportojn\u00eb \u00e7mime toke t\u00eb pakt\u00ebn 120 Euro p\u00ebr met\u00ebr katror ose 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb. \u00a0Agjent\u00ebt theksuan gjithashtu se k\u00ebrkesa p\u00ebr prona n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl ka ardhur gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje dhe se n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb liqenit \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb gjenden toka n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shitur t\u00eb gjitha,\u201d tha nj\u00eb agjent imobiliar.<\/p>\n<p>Edhe Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs raporton \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta se sa kontrata e shitjes mes Malokut dhe Manj\u00ebs n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimi mesatar i shitjeve t\u00eb pasurive ar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 1605 n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl p\u00ebr periudh\u00ebn janar-dhjetor 2021, sipas akteve t\u00eb regjistruara rezulton 5753 lek\u00eb\/m2, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i referenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb 448 lek\u00eb\/m2,\u201d tha ASHK n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Vlera \u00ebsht\u00eb disa her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt krahasuar edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr tok\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga Maloku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Parcela ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1650 m2 dhe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga Maloku p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim mbi 22 milion\u00eb lek\u00ebsh ose 134 Euro m2 \u2013 mbi 4-fish m\u00eb shtrenjt\u00eb se toka q\u00eb ai i shiti Manj\u00ebs.<\/p>\n<p>Maloku i tha BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb bisede telefonike se vlera e tokave n\u00eb at\u00eb zon\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn ndryshon me metra, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se tok\u00ebn e kishte shitur me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb e kishte bler\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se e kishte bler\u00eb at\u00eb n\u00eb vitin 2019 me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr vete, por m\u00eb pas kishte nd\u00ebrruar mendje dhe kishte vendosur t\u2019ia shiste Manj\u00ebs.<\/p>\n<p>Maloku e lidhi \u00e7mimin e ul\u00ebt t\u00eb tok\u00ebs me ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb shtylle tensioni t\u00eb lart\u00eb pran\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cAjo tok\u00eb ka qen\u00eb posht\u00eb nj\u00eb shtylle te tensionit t\u00eb lart\u00eb, ka nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb tensionit t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb af\u00ebr liqenit, me hamendje 100 metra larg liqenit dhe sip\u00ebr toka ka shtyll\u00ebn e tensionit t\u00eb lart\u00eb, prandaj ka patur k\u00ebt\u00eb \u00e7mim,\u201d tha Maloku.<\/p>\n<p>\u201cZot\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb nuk ka q\u00ebn\u00eb as minist\u00ebr kur ia kam dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn n\u00eb dijenin\u00eb time. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb e kam shitur, ta them me bindje t\u00eb plot\u00eb nuk ka qen\u00eb minist\u00ebr,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Diferenca mes \u00e7mimit t\u00eb blerjes dhe vler\u00ebs s\u00eb tregut n\u00eb transaksionin e kryer nga ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dyshim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr nj\u00eb hetim me dyshimin e nj\u00eb kontrate fiktive p\u00ebr fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave, pasi mund t\u00eb lindin dyshime q\u00eb pagesa tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb cash ose me nj\u00eb p\u00ebrfitim q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb shit\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr nga zyrtari publik,\u201d tha ish-prokurori\u00a0Gentian Trenova, i cili punon sot si jurist.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm me analiz\u00ebn e kontrat\u00ebs kjo lidhje \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, por ka vend p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Trajektorja e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ulsi Manja punoi p\u00ebr dy dekada si ndihm\u00ebs-gjyqtar, prokuror dhe avokat, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 2013 si deputet i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Manja ka sh\u00ebrbyer gjithashtu si an\u00ebtar i komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe si kryetar i Komisionit t\u00eb Ligjeve. Prej shtatorit 2021, ai drejton Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kabinetin \u201cRama\u201d.<\/p>\n<p>Manja \u00ebsht\u00eb subjekt i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe konfliktit t\u00eb interesave q\u00eb prej vitit 2003, kur mbante pozicionin e prokurorit. Analiza e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, e kryer nga BIRN, tregon nj\u00eb trajektore t\u00eb pasuris\u00eb familjare t\u00eb nisur nga zeroja dhe q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, kap vler\u00ebn e 46.5 milion\u00eb lek\u00ebve \u2013 me nj\u00eb rritje mesatare prej 2.7 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Rritja e pasuris\u00eb s\u00eb Manj\u00ebs e ka burimin te transaksionet me pasurit\u00eb e paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, ai deklaron se bleu nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 5.4 milion\u00eb lek\u00eb me ndihm\u00ebn e dy huave t\u00eb marra nga v\u00ebllai dhe motra e tij, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2010 bleu nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro me t\u00eb ardhurat e fituara nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Por tre vitet e fundit rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb intensive n\u00eb fush\u00ebn e shit-blerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb patundshme p\u00ebr ministrin Ulsi Manja.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, familja e ministrit Manja blen tok\u00ebn n\u00eb Fark\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 shet apartamentet q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb Tiran\u00eb dhe Kavaj\u00eb p\u00ebr \u00e7mimet respektive 140 mij\u00eb euro dhe 50 mij\u00eb euro, duke krijuar likujditete bankare me vler\u00eb gati 200 mij\u00eb euro n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb vitit 2022, Manja blen nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 156.7 m2 p\u00ebr vler\u00ebn totale 115 mij\u00eb euro, ose 734 Euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb. Ai deklaron se deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, ka shlyer 68,350 Euro p\u00ebr blerjen e apartamentit p\u00ebrmes nj\u00eb linje kredie, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur prej 46, 650 Euro \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Transkasionet n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme jan\u00eb nj\u00eb burim i konsideruesh\u00ebm i t\u00eb ardhurave p\u00ebr familjen Manja; ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gati 19% t\u00eb t\u00eb ardhurave totale n\u00eb dy dekada.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, BIRN priti tre muaj p\u00ebr t\u00eb aksesuar deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga ILDKPKI. Fillimisht, ILDKPKI refuzoi t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje dhe vet\u00ebm pas nj\u00eb ankese t\u00eb depozituar n\u00eb zyr\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb re i vuri ato n\u00eb dispozicion. ILDKPKI nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00ebse kishte kryer ndonj\u00ebher\u00eb hetim administrativ p\u00ebr deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb Manj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konflikt interesi?<\/strong><\/p>\n<p>Liqeni i Fark\u00ebs n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebs artificial i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet \u201980 me q\u00ebllim ujitjen e tokave bujq\u00ebsore q\u00eb shtrihen posht\u00eb dig\u00ebs s\u00eb tij. Zona e ruajti karakterin e saj rural p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, por nuk i shp\u00ebtoi gjat\u00eb presionit t\u00eb diktuar nga sektori i nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Liqeni \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb atraksion natyror, i rrethuar nga komplekse vilash dhe rezidencash banimi, q\u00eb reklamohen n\u00eb faqet e agjencive imobiliare me \u00e7mime q\u00eb variojn\u00eb nga 300 mij\u00eb deri n\u00eb mbi 1 milion euro n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sip\u00ebrfaqes dhe pozicionit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe toka e bler\u00eb nga ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja duket se ka p\u00ebr destinacion nj\u00eb kompleks t\u00eb shtrenjt\u00eb vilash.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Manja dhe bashk\u00ebshortja e tij aplikuan s\u00eb bashku me fqinj\u00ebt e tyre kufitar\u00eb, kompanin\u00eb \u201cBrunes\u201d dhe pronar\u00ebt e saj Geront dhe Bledar \u00c7ela, p\u00ebr nj\u00eb leje zhvillimi n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi banimi dhe sh\u00ebrbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Detajet e marr\u00ebveshjes mes pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs dhe kompanis\u00eb \u201cBrunes\u201d jan\u00eb t\u00eb panjohura dhe nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb deklaruar nga ministri Manja n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr BIRN se ata kishin aplikuar p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi m\u00eb 26 prill, k\u00ebrkes\u00eb e protokolluar n\u00eb bashki m\u00eb 10 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. \u201cK\u00ebrkesa ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit administrativ,\u201d tha Bashkia.<\/p>\n<p>Kompania \u201cBrunes\u201d operon prej vitit 2003 n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb s\u00eb pajisjeve hidrosanitare dhe sht\u00ebpiake si dhe shitjes s\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.\u00a0 \u201cBrunes\u201d \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrfituese e nj\u00eb kontrate koncesionare nga qeveria \u201cRama\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Marin\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs si dhe pjes\u00eb e konsorciumit q\u00eb p\u00ebrfitoi tok\u00eb publike me qira simbolike 1 Euro p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb tetor 2021, n\u00eb koh\u00ebn kur Manja ishte gjithashtu pjes\u00eb e kabinetit qeveritar.<\/p>\n<p>Ministri Manja nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes mbi nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi me kompanin\u00eb \u201cBrunes\u201d, nd\u00ebrsa K\u00ebshilli i Ministrave refuzoi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion q\u00ebndrimin e Manj\u00ebs gjat\u00eb mbledhjes ku u miratua dh\u00ebnia me qira e tok\u00ebs publike.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimet, debatet dhe raportimet n\u00eb mbledhjet e qeveris\u00eb mbeten konfidenciale,\u201d u p\u00ebrgjigj K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ekspert\u00ebt e ligjit, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb ngre \u201cflamuj t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga viti 2021 deri n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata ka nj\u00eb flamur t\u00eb kuq q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt dyshimeve p\u00ebr t\u00eb hetuar,\u201d tha Trenova. \u201cKa raste kur k\u00ebto p\u00ebrfitime jan\u00eb konsideruar forma t\u00eb pages\u00ebs korruptive, sepse korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dh\u00ebnia n\u00ebn dor\u00eb, por edhe p\u00ebrfitime t\u00eb tjera me leje, licensa apo leje nd\u00ebrtimi, sidomos kur kemi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb publik q\u00eb ka influenc\u00eb n\u00eb institucionet e tjera,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi investoi 3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke buz\u00eb liqenit t\u00eb Fark\u00ebs, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja synon q\u00eb ta transformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pasuri me vler\u00eb qindramij\u00ebra euro n\u00ebn dyshimet p\u00ebr anashkalimin e \u00e7mimeve t\u00eb tregut dhe konfliktin e interesit. Nga Ola Xama, BIRN &nbsp; Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb,\u00a0Isuf K\u00ebr\u00e7iku\u00a0vendosi t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94795,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-94791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94791"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94797,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94791\/revisions\/94797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94795"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}