{"id":94827,"date":"2024-11-11T12:39:36","date_gmt":"2024-11-11T12:39:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94827"},"modified":"2024-11-11T12:40:09","modified_gmt":"2024-11-11T12:40:09","slug":"biznesmeni-rrapaj-tregon-si-e-njohu-zv-ministrin-qe-me-dha-koncesionin-e-sterilizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/11\/biznesmeni-rrapaj-tregon-si-e-njohu-zv-ministrin-qe-me-dha-koncesionin-e-sterilizimit\/","title":{"rendered":"Biznesmeni Rrapaj tregon si e njohu z\u00ebvend\u00ebsministrin q\u00eb i dha koncesionin e sterilizimit"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve t\u00eb koncesionit abuziv t\u00eb sterilizimit ka mohuar miq\u00ebsin\u00eb dhe njohjen e hershme me zv.ministrin Klodjan Rrjepaj, ndryshe nga \u00e7far\u00eb pretendohet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr komisionin hetimor parlamentar t\u00eb hetimit t\u00eb koncesioneve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, Rrapaj deklaroi se Rrjepajn e njeh vet\u00ebm q\u00eb prej Gushtit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kur u arrestuan, duke qen\u00eb se tashm\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rezidenc\u00eb, duke iu referuar burgut.<\/p>\n<p>Rrapaj deklaroi se Rjepajn e ka takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar nga Qeveria e Ram\u00ebs n\u00eb Pallatin e Kongreseve, por s\u00ebrish k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka patur miq\u00ebsi me t\u00eb apo t\u00eb ken\u00eb folur p\u00ebr koncesionin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Marrja n\u00eb pyetje nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0A njihni Klodian Rrjepaj?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023, kisha dijeni se kush ishte dhe \u00e7far\u00eb ishte. Tani kemi 15 muaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rezidenc\u00eb, mund t\u00eb them se e njoh.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Ishit apo nuk ishit miq.<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Fjala mik ka nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kontekstin dhe konturet e shqiptarizmit, t\u00eb jesh mik \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rrall\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kam bindjen \u00ebsht\u00eb termi m\u00eb i abuzuar me dashje apo pa dashje, s\u2019kam pasur mund\u00ebsi dhe asnj\u00eb lloj njohje me k\u00ebt\u00eb person.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Pra nuk e njihnit nga af\u00ebr?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Jo.<br \/>\n<strong>Avokati:<\/strong>\u00a0Kan\u00eb pasur njohje se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit akademik, por s\u2019kan\u00eb qen\u00eb as shok\u00eb as miq.<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Nuk e njoh, nuk e kam njohur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Vijm\u00eb nga shkolla t\u00eb ndryshme, nga i nj\u00ebjti qytet, por nuk njihemi dhe e kam takuar pas 20 vitesh.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Kur e keni takuar zotin Rrjepaj?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0E kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr n\u00eb nj\u00eb aktivitet publik t\u00eb organizuar nga qeveria shqiptare n\u00eb Pallatin e Kongreseve. Diku nga 2013 di\u00e7ka e till\u00eb. E kam takuar n\u00ebp\u00ebrmjet personave t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0A keni folur p\u00ebr koncesionin e sterilizimit?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Absolutisht jo.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Si jeni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr koncesionin e sterilizimit?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0 Jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00ebrit prej ortak\u00ebve q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb ortak tjet\u00ebr kishin vendosur t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Nuk njiheshit, por p\u00ebrdornit terma fratelo.<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Ne jemi nga Vlora.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0E njihnit Ilir Beqajn?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miq\u00ebsi.<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Nuk e keni ndihmuar ministrin t\u00eb kurohej n\u00eb nj\u00eb nga spitalet e Italis\u00eb?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0Jo s\u2019kam qen\u00eb, m\u00eb vjen keq q\u00eb s\u2019kam qen\u00eb. Nuk kam lidhje<br \/>\n<strong>Albana Vokshi:<\/strong>\u00a0Keni dijeni p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ka bler\u00eb Beqaj n\u00eb Itali?<br \/>\n<strong>Biznesmeni Ilir Rrapaj:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb dijenie duhet t\u00eb kem? S\u2019kam.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thuhet n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb Ilir Rrapaj-Klodjan Rrjepaj?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 2 n\u00ebntor 2021 n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebqyrja e dokumenteve t\u00eb mbajtura p\u00ebr ndjekjen e studimeve nga shtetasi Klodian Rjepaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb Universitet.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja rezultoi se shtetasi Klodian Rjepaj ka ndjekur vitet akademike n\u00eb vitet 1990-1998, t\u00eb ndara n\u00eb dy periudha. N\u00eb vitet 1990-1994 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitin 1994-1995 nuk ka frekuentuar studimet, p\u00ebr vitin 1995-1996 ka dhe sh\u00ebnimin \u201cp\u00ebrs\u00ebrit vitin\u201d. Edhe p\u00ebr vitin 1996-1997 nuk ka sh\u00ebnime n\u00eb regjist\u00ebr. M\u00eb pas rezulton se ky shtetas ka kryer studimet n\u00eb vazhdim n\u00eb vitet akademike 1996-1997, 1997-1998 kur dhe \u00ebsht\u00eb diplomuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto regjistra v\u00ebrehet se ka ndjekur studimet akademike n\u00eb mjek\u00ebsi edhe shtetasi Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrin 8 Mjek\u00ebsi, ku ndodhet emri i shtetasit Klodian Rjepaj, dy rreshta mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar emri i shtetasi Ilir Rrapaj, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vitet akademike 1991-1992, 1992- 1993, 1993-1994, kan\u00eb ndjekur bashk\u00eb vitet akademike. P\u00ebr vitin akademik 1994-1995 ashtu si Klodian Rjepaj, edhe shtetasi Ilir Rrapaj nuk ka frekuentuar studimet.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin akademik 1995-1996 ashtu si Klodian Rjepaj edhe shtetasi Ilir Rrapaj ka sh\u00ebnimin \u201cP\u00ebrs\u00ebrit vitin\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr vitin akademik 1996-1997 nuk ka sh\u00ebnime n\u00eb regjist\u00ebr. Gjithashtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin regjist\u00ebr n\u00eb \u201cregjistrin 7\u201d, ku ndodhet emri i shtetasit Ilir Rrapaj, v\u00ebrehet emri i shtetasi A.LL. i cili ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb vitin akademik 1994-1995.<\/p>\n<p>Shtetasi A.LL. rezulton t\u00eb jet\u00eb Drejtor n\u00eb kompanin\u00eb Koncesionare Sani Service q\u00eb nga krijimi i saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb administrator i kompanis\u00eb \u201cGamaservice\u201d, kompani e cila ka transaksione n\u00eb shitjet e kryera nga Koncesionari Sani Service p\u00ebr periudh\u00ebn Prill 2020-dhjetor 2021 n\u00eb vler\u00ebn 116 966 534 lek\u00eb (referuar informacionit t\u00eb marr\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve). Nga p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre akteve rezulton se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kan\u00eb ndjekur bashk\u00eb studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 1991-1994 (1995-1996 t\u00eb dy nuk kan\u00eb frekuentuar studimet). Gjithashtu, k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet me shtetasin A. Ll.<\/p>\n<p>Gjithashtu m\u00eb 22 dhjetor 2021 \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale shtetasja D. N., e cila kur \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me faktin n\u00ebse ka njohje me shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ka deklaruar se:\u00a0<em>\u201cKlodianin e kam pasur shok gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ndjekjes s\u00eb studimeve universitare n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitet 1990-1992. M\u00eb pas un\u00eb jam larguar nga Shqip\u00ebria dhe kam vazhduar studimet n\u00eb vitin 1995. N\u00eb dijenin\u00eb time edhe Klodiani \u00ebsht\u00eb larguar nj\u00eb vit n\u00eb Greqi dhe ka l\u00ebn\u00eb studimet e i \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb von\u00eb. Gjithashtu kam punuar me Klodianin n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb vitet 2008-2013, ku Klodiani ka qen\u00eb menaxher i programit komb\u00ebtar t\u00eb HIV-AIDS.<\/em><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket njohjes me biznesmenin, D.N. ka deklaruar:\u00a0<em>Po e njoh Ilir Rrapajn pasi \u00ebsht\u00eb nga Vlora dhe kemi qen\u00eb student\u00eb bashk\u00eb n\u00eb fakultet, Iliri ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb brez me mua dhe Klodianin.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve t\u00eb koncesionit abuziv t\u00eb sterilizimit ka mohuar miq\u00ebsin\u00eb dhe njohjen e hershme me zv.ministrin Klodjan Rrjepaj, ndryshe nga \u00e7far\u00eb pretendohet n\u00eb dosjen e SPAK. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr komisionin hetimor parlamentar t\u00eb hetimit t\u00eb koncesioneve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, Rrapaj deklaroi se Rrjepajn e njeh vet\u00ebm q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94828,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-94827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94827"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94830,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94827\/revisions\/94830"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}