{"id":94933,"date":"2024-11-12T09:41:13","date_gmt":"2024-11-12T09:41:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=94933"},"modified":"2024-11-12T09:41:13","modified_gmt":"2024-11-12T09:41:13","slug":"borati-perballe-trampit-make-albania-great-again","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/12\/borati-perballe-trampit-make-albania-great-again\/","title":{"rendered":"Borati p\u00ebrball\u00eb Trampit: Make Albania Great Again!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Erion DASHO<\/strong><\/p>\n<p>Donald Tramp shp\u00ebrtheu dyert e qeverisjes amerikane me nj\u00eb prej agjendave m\u00eb sovraniste dhe m\u00eb konservatore q\u00eb mund t\u00eb mendohej. Asnj\u00eb politikan i koh\u00ebs moderne nuk ka arritur nj\u00eb fitore kaq spektakolare duke patur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs nj\u00eb q\u00ebndrim kaq radikal dhe anti-establishment.<\/p>\n<p>Turmat e oborrit qeveris\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi median e bler\u00eb dhe puthadore t\u00eb Boratit, pasi u mbet\u00ebn t\u00eb pahapura shishet e shampanj\u00ebs me t\u00eb cilat shpresonin t\u00eb festonin fitoren e agjend\u00ebs &#8220;woke&#8221;, jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb me djall\u00ebzi pyetjen, &#8220;A do t\u00eb preket direkt Shqip\u00ebria nga fitorja e Tramp?&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;Po&#8221; e qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs dhe sikund\u00ebr \u00e7do cep i bot\u00ebs edhe ajo do t\u00eb preket direkt nga agjenda konservatore dhe kursi sovranist q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhsh\u00ebm superfuqia ekonomike, politike dhe ushtarake e planetit.<\/p>\n<p><strong>FAMILJA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ideologjis\u00eb fituese t\u00eb Trampit \u00ebsht\u00eb familja e sh\u00ebndetshme, e madhe n\u00eb num\u00ebr, e nd\u00ebrtuar sipas konceptit tradicional; familja e cila ka sh\u00ebrbyer prej mij\u00ebra vjet\u00ebsh si baz\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar dallimin e qart\u00eb me p\u00ebrafrimin trampist, mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh p\u00ebr\u00e7udnimin q\u00eb ka sjell\u00eb rilindja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb familjes dhe p\u00ebrpjekjen e sforcuar dhe artificiale p\u00ebr t&#8217;i imponuar shoq\u00ebris\u00eb shqiptare vlera t\u00eb huaja dhe t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Me fitoren e Trampit, shoq\u00ebria shqiptare tradicionale dhe konservatore n\u00eb gjenez\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb e leht\u00ebsuar. S\u00eb fundi, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb rivendoset theksi tek familja si b\u00ebrthama e komunitetit, shoq\u00ebris\u00eb dhe kombit.<\/p>\n<p><strong>KOMBI<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Make America Great Again&#8221;, MAGA, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parrull\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet ta zbatoj\u00eb \u00e7do popull dhe \u00e7do komb, sidomos shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt mund ta p\u00ebrdorin MAGA-n edhe literalisht, thjesht duke nd\u00ebrruar America me Albania!<\/p>\n<p>Sovranizmi q\u00eb shpreh kjo parull\u00eb \u00ebsht\u00eb emocionues p\u00ebr \u00e7do patriot t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Sigurisht jo p\u00ebr patriot\u00ebt e shtir\u00eb dhe maskarenjt\u00eb e rilindjes t\u00eb cil\u00ebt tek nacionalizmi i shpifur kan\u00eb gjetur k\u00ebto muaj streh\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur kombi shqiptar ndodhet p\u00ebrball\u00eb sfid\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe ekzistenciale, asaj t\u00eb shpopullimit, MAGA shqiptare do t\u00eb ishte parulla q\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb mision t\u00eb l\u00ebvizjes q\u00eb duhet t\u00eb synoj\u00eb fillimisht ndalimin e hemorragjis\u00eb apo &#8220;komb-rrjedhjes&#8221; dhe gradualisht do t\u00eb sjell\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>MAGA shqiptare duhet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb &#8220;Aliyah&#8221; t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebr t\u00eb rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e d\u00ebbuar mizorisht nga tradhtar\u00ebt dhe gjakprishurit e rilindjes dhe Boratit.<\/p>\n<p><strong>KUFIRI<\/strong><\/p>\n<p>Sot \u00e7do vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb emigracion t\u00eb kontrolluar, por jo p\u00ebr nj\u00eb emigracion me dyer t\u00eb shqyera. N\u00eb qeverisjen e Boratit, Shqip\u00ebria u kthye n\u00eb kosh mbetjesh p\u00ebr kriminel\u00ebt e bot\u00ebs, vend transit p\u00ebr trafikun e qenieve njer\u00ebzore dhe destinacion i forc\u00ebs pun\u00ebtore m\u00eb t\u00eb pakualifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen indian\u00ebt dhe ukrainasit q\u00eb programojn\u00eb robot\u00ebt e s\u00eb ardhmes, jo bangladeshasit, nepalez\u00ebt dhe afrikan\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb si trampolin\u00eb n\u00eb procesin e trafikimit n\u00eb Evrop\u00eb. Shqip\u00ebris\u00eb nuk i duhet as plani degradues &#8220;Meloni&#8221; dhe publiciteti negativ q\u00eb ai krijon.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb 21-t\u00eb i duhet qasja trampiste, hungareze dhe polake ndaj mbrojtjes s\u00eb kufijve. I nevojitet emigracioni p\u00ebrzgjedh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend emigracionin cil\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sa m\u00eb tep\u00ebr emigracion t\u00eb trurit dhe sa m\u00eb pak emigracion t\u00eb muskujve.<\/p>\n<p><strong>EKONOMIA<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr agjend\u00ebs &#8220;drill baby, drill&#8221; t\u00eb Trampit q\u00eb synon ta kthej\u00eb Amerik\u00ebn n\u00eb fuqi energjetike, Shqip\u00ebria e Boratit i ka m\u00ebshuar agjend\u00ebs hajdute t\u00eb paneleve diellore dhe blerjes s\u00eb energjis\u00eb s\u00eb ashtuquajtur &#8220;t\u00eb past\u00ebr&#8221; me \u00e7mime astronomike.<\/p>\n<p>Llogaria \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. N\u00ebse KESH e ble energjin\u00eb diellore me nj\u00eb \u00e7mim nga m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, dikush mund t\u00eb jet\u00eb duke p\u00ebrfituar qindra milion\u00eb euro nga kjo afer\u00eb. SPAK e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb krim ekonomik dhe korrupsion shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se koncesionet e rrug\u00ebve, PPP-t\u00eb e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe djeg\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u00c7do vend duhet t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn e vet t\u00eb rritjes s\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende duke e k\u00ebrkuar at\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se as korrupsioni i kusar\u00ebve gryk\u00ebs t\u00eb Boratit, as aleanca me oligarkin\u00eb dhe as ortak\u00ebria me narkotrafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk jan\u00eb modelet e duhur.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb sovraniste i nevojiten modele zhvillimi t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb krijuan tigra si Singapori i larg\u00ebt, apo ekonomi solide si Sllovenia e af\u00ebrt. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb identifikoj\u00eb dhe t\u00eb nis\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb model, bazat e t\u00eb cilit ka p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;i krijoj\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politiko-shoq\u00ebrore e drejtuar nga parimet e MAGA-s.<\/p>\n<p><strong>BESIMI<\/strong><\/p>\n<p>Kombet e sot\u00ebm kan\u00eb patur tek besimi nj\u00eb nga bazat m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrvijimit dhe zhvillimit. N\u00eb amullin\u00eb e shekullit t\u00eb 21-t\u00eb, besimet vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb yllin polar drejt t\u00eb cilit shoq\u00ebrit\u00eb orientohen kur rrezikojn\u00eb t\u00eb humbin vlerat.<\/p>\n<p>Borati katoliko-ortodokso-myslimano-ateist \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb birbo q\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me besimin. Besimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurrsesi shfryt\u00ebzim i fes\u00eb p\u00ebr pala\u00e7oll\u00ebqe si marifeti me shtetin bektashi, apo p\u00ebrfshirja e komunitetit t\u00eb nderuar mysliman n\u00eb loj\u00ebra force me gylenist\u00eb dhe erdoganist\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e shekullit t\u00eb 21-t\u00eb duhet t&#8217;i rikthehen besimit. Duke u b\u00ebr\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ortodoks\u00eb t\u00eb mir\u00eb, katolik\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe bektashinj t\u00eb mir\u00eb, qytetar\u00ebt e vendit ton\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen edhe shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di n\u00ebse Trampi do t\u00eb arrij\u00eb ta zhduk\u00eb apo ta dob\u00ebsoj\u00eb sorosizmin aq shpejt sa duhet p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar at\u00eb t\u00eb nj\u00ebsohet me politik\u00ebn amerikane dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb ligjin n\u00eb cepin ton\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk e di as n\u00ebse Trampi do t\u00eb arrij\u00eb ta rishikoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb dosjen &#8220;non grata&#8221; t\u00eb Doktor Berish\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i mund\u00ebsuar opozit\u00ebs nj\u00eb fushat\u00eb elektorale m\u00eb t\u00eb ndershme dhe m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Por ama un\u00eb jam i sigurt se nj\u00eb agjend\u00eb e bazuar tek familja, kombi, besimi dhe ekonomia e fort\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar sesa agjenda e bazuar tek perversitetet e l\u00ebvizjes &#8220;woke&#8221; q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri Borati dhe rilindja.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i sigurt se &#8220;Make Albania Great Again&#8221; mund t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb shqiptar\u00ebt e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb t\u00eb rikthehen n\u00eb tok\u00ebn e tyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb begat\u00eb dhe familjet e f\u00ebmij\u00ebt e tyre qytetar\u00eb dinjitoz\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj n\u00eb forc\u00ebn e ndryshimit q\u00eb ka nisur me presidenc\u00ebn e dyt\u00eb Tramp dhe uroj q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin k\u00ebndv\u00ebshtrim ta shohin edhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt!<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shtruar sot para shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb, &#8220;A do t&#8217;i bashkohen agjend\u00ebs s\u00eb Trampit apo do t\u00eb vazhdojn\u00eb lloko\u00e7itjen n\u00eb uj\u00ebrat e turbullt ku noton prej 12 vjet\u00ebsh Borati dhe rilindja?&#8221;<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr Boratin dhe rilindjen sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me zhvillimin q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb n\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Trampit dhe me gjasa do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e parashikueshme.<\/p>\n<p>Me zgjedhjet e majit 2025, bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb shansin q\u00eb vet\u00ebm pak muaj pas fitores s\u00eb Trampit n\u00eb Amerik\u00eb ta kthejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vagon t\u00eb lokomotiv\u00ebs q\u00eb sot quhet MAGA.<\/p>\n<p>Ne, shqiptar\u00ebt, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se ka ardhur koha t\u00eb hipim s\u00ebrish n\u00eb trenin q\u00eb na \u00e7on n\u00eb drejtimin e duhur t\u00eb historis\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Erion DASHO Donald Tramp shp\u00ebrtheu dyert e qeverisjes amerikane me nj\u00eb prej agjendave m\u00eb sovraniste dhe m\u00eb konservatore q\u00eb mund t\u00eb mendohej. Asnj\u00eb politikan i koh\u00ebs moderne nuk ka arritur nj\u00eb fitore kaq spektakolare duke patur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs nj\u00eb q\u00ebndrim kaq radikal dhe anti-establishment. Turmat e oborrit qeveris\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi median e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-94933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94933"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94933\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":94934,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94933\/revisions\/94934"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}