{"id":95462,"date":"2024-11-15T19:14:45","date_gmt":"2024-11-15T19:14:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95462"},"modified":"2024-11-15T19:14:45","modified_gmt":"2024-11-15T19:14:45","slug":"noka-ne-rrogozhine-bashkia-vidhet-sepse-ky-eshte-modeli-i-qeverisjes-shqiperia-do-te-shkeputet-nga-kthetrat-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/15\/noka-ne-rrogozhine-bashkia-vidhet-sepse-ky-eshte-modeli-i-qeverisjes-shqiperia-do-te-shkeputet-nga-kthetrat-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Noka: N\u00eb Rrogozhin\u00eb bashkia vidhet sepse ky \u00ebsht\u00eb modeli i qeverisjes! Shqip\u00ebria do t\u00eb shk\u00ebputet nga kthetrat e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pas takimit t\u00eb zhvilluar n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka i shoq\u00ebruar nga Drejtuesi Politik i Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu u zhvendos\u00ebn n\u00eb qytetin e Rrogozhin\u00ebs n\u00eb takimin e radh\u00ebs ku prezantuan drejtuesin politik, Fisnik Qosja.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PD, Flamur Noka prezantoi Fisnik Qosen si drejtues politik i Kavaj\u00ebs dhe Rrogozhin\u00ebs dhe p\u00ebrshkrimin e tij si nj\u00eb model suksesi t\u00eb qeverisjes demokratike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij para qytetar\u00ebve, Noka theksoi kontrastin midis m\u00ebnyr\u00ebs se si qeveriset Kavaja dhe situat\u00ebs n\u00eb Rrogozhin\u00eb, ku ai akuzoi qeverin\u00eb lokale dhe qendrore p\u00ebr korrupsion dhe munges\u00eb t\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>Noka u shpreh se, qeverisja n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Rilindjes \u00ebsht\u00eb e korruptuar dhe e pap\u00ebrgjegjshme, duke shkat\u00ebrruar sektor\u00ebt publik\u00eb dhe duke l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb varf\u00ebri dhe pap\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PD, Flamur Noka e cil\u00ebsoi si nj\u00eb qeverisje t\u00eb keqe n\u00eb Rrogozhin\u00eb, ku autoritetet lokale jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb korrupsion dhe abuzim t\u00eb pushtetit. Ai theksoi se kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektim i qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe \u201cband\u00ebs\u201d s\u00eb tij, q\u00eb ka larguar Shqip\u00ebrin\u00eb nga parimet demokratike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb, Noka ftoi n\u00eb nj\u00eb aksion politik t\u00eb fort\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb mosbindjen civile dhe angazhimin e p\u00ebrditsh\u00ebm me qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn dhe dinjitetin.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PD e mbylli fjalimin e tij me thirrje p\u00ebr ngritje dhe bashkim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb realizuar ndryshimin e shum\u00ebpritur. Ai e paraqiti k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar vendin nga \u201ckthetrat\u201d e korrupsionit dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb re q\u00eb i sh\u00ebrben popullit dhe jo interesave t\u00eb ngushta politike.<\/p>\n<p>Fjala e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PD, Flamur Noka:<\/p>\n<p>I nderuar z.kryetar i PD dega Rrogozhin\u00eb, Ilir Kasa. I nderuar z.kryetar i PD t\u00eb deg\u00ebs Kavaj\u00eb, Hysen Kadiu. I deruar z.Balliu, Koordinatori Rajonal i Tiran\u00ebs. I nderuar z.Belind K\u00eblli\u00e7i, drejtues politik i Tiran\u00ebs. I nderuar kryetari i Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht tashm\u00eb drejtuesi politik i Kavaj\u00ebs dhe Rrogozhin\u00ebs, z.Fisnik Qosja.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja, t\u00eb nderuar zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Ne sapo prezantuam z.Qosja n\u00eb Kavaj\u00eb si drejtues politik dhe tashm\u00eb kemi ardhur k\u00ebtu n\u00eb Rrogozhin\u00eb. Kemi ardhur para jush p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prezantimin e Fisnikut.<\/p>\n<p>Por s\u00eb bashku me prezantimin e Fisnikut, ne kemi ardhur k\u00ebtu t\u2019ju themi se do t\u00eb prezantohet edhe modeli ndryshe q\u00eb ka nevoj\u00eb Rrogozhina dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Fisniku \u00ebsht\u00eb modeli i suksesit t\u00eb nj\u00eb demokrati.<\/p>\n<p>Fisniku \u00ebsht\u00eb modeli i qeverisjes s\u00eb PD.<\/p>\n<p>Kavaja dhe Rrogozhina jan\u00eb ngjitur, nuk jan\u00eb larg. Ngjitur, fqinj\u00eb me njera-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Por shikojeni se \u00e7far\u00eb ndryshimi t\u00eb madh ka. N\u00eb Kavaj\u00eb, Bashkia qeveriset, dhe qeveris Fisniku me qytetar\u00ebt, p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Rrogozhin\u00eb, Bashkia vidhet. Vidhet Bashkia, vjedhin t\u00eb gjith\u00eb. Drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb dhe drejtor\u00ebt e qeveris\u00eb. Sepse ky \u00ebsht\u00eb modeli i qeverisjes.<\/p>\n<p>Prandaj sot, e nj\u00eb vit po zvarritet dyerve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kryetari i juaj, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Rrogozhin\u00ebs, sepse p\u00ebrfaq\u00ebson simbolin e nj\u00eb qeveritari t\u00eb korruptuar dhe hajdut t\u00eb Rilindjes, p\u00ebrfaq\u00ebson Edi Ram\u00ebn dhe nuk e bashkon asgj\u00eb me qytetar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kavaja qeveriset nga PD, si bashki. N\u00eb Rrogozhin\u00eb, dhe pushteti qendror dhe pushteti lokal i p\u00ebrket Rilidnjes. \u00c7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, si e ka transformuar, \u00e7far\u00eb fytyre i ka dh\u00ebn\u00eb pushteti lokal n\u00eb Kavaj\u00eb Fisniku? Cila \u00ebsht\u00eb fytyra e pushtetit qendror dhe lokal k\u00ebtu tek ju?<\/p>\n<p>N\u00eb Rrogozhin\u00eb, Memolla e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe patronazhist\u00ebsh bashkin\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb kthyer t\u00eb gjitha drejtorit\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. N\u00eb Rrogozhin\u00eb, duket sikur vjen n\u00eb nj\u00eb vend ku ka shekuj pa qeverisje.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar gjith\u00e7ka. Shikoni fshtatrat e Rrogozhin\u00ebs. Shikoni bujqit dhe fermer\u00ebt e Rrogozhin\u00ebs. Sa investime ka sjell\u00eb Bashkia apo qeveria p\u00ebr fermer\u00ebt e Rrogozhin\u00ebs? Zero.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shk\u00ebputet nga kthetrat e Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb band\u00ebs s\u00eb tij. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb l\u00ebvizja jon\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e 2025.<\/p>\n<p>Aksioni politik, mosbindja civile \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do na frym\u00ebzoj\u00eb \u00e7donj\u00ebrin prej nesh deri n\u00eb arritjen e q\u00ebllimit ton\u00eb, qeverin\u00eb teknike.<\/p>\n<p>Nuk mundet m\u00eb q\u00eb Rrogozhina e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, e dhunuar dhe e shkelur. E gjith\u00eb Shqip\u00ebria e dhunuar, e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe e shkelur nga kjo band\u00eb hajdut\u00ebsh t\u00eb duroj\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim n\u00eb kurriz q\u00eb vet\u00ebm vjedh dhe p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk hedh syt\u00eb nga ta.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb ngrihemi. \u00cbsht\u00eb koha t\u2019i tregojm\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb koha e tij politike ka vdekur. \u00cbsht\u00eb koha e qytetar\u00ebve, ndaj ne duhet t\u00eb jemi \u00e7do dit\u00eb me ta p\u00ebr t\u00eb biseduar, diskutuar, p\u00ebr t\u00eb qar\u00eb hallet.<\/p>\n<p>Cdo dit\u00eb me ta, p\u00ebr t\u2019ju fituar zemr\u00ebn qytetar\u00ebve, si rruga e vetme drejt realizimit t\u00eb q\u00ebllimeve tona. Qytetari dhe vet\u00ebm qytetari \u00ebsht\u00eb baza e programit ton\u00eb politik dhe ekonomik. Qytetari dhe vet\u00ebm qytetari do t\u00eb jet\u00eb e gjith\u00eb fushata jon\u00eb. Edhe mosbindja civile do t\u00eb bazohet tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Era e ndryshimit po fryn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fllad i madh ndryshimi q\u00eb vjen nga SHBA-t\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitore e madhe p\u00ebr ne q\u00eb jemi ndjer\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e falangave t\u00eb Xhorxh Sorosit prej kaq vitesh. \u00cbsht\u00eb fat i madh p\u00ebr ne q\u00eb Xhorxh Soros politikisht vdiq. Kthetrat e tij mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe mbi opozit\u00ebn kan\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb ngrihemi dhe t\u2019i japim nj\u00eb mesazh t\u00eb duhur qytetar\u00ebve. T\u00eb ngrihemi, sepse ne duke u ngritur mundet t\u00eb realizojm\u00eb misionin ton\u00eb. Vet\u00ebm duke u ngritur dhe duke u p\u00ebrballur fitorja do t\u00eb na p\u00ebrkas\u00eb, dhe pastaj t\u00eb mund t\u00eb realizojm\u00eb programin ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb programi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb ka patur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb forc\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha e shqiptar\u00ebve. O sot, o kurr\u00eb t\u00eb ngrihemi dhe t\u2019i japim shpres\u00ebn dhe dinjitetin, PD, Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas takimit t\u00eb zhvilluar n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka i shoq\u00ebruar nga Drejtuesi Politik i Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Koordinatori Rajonal, Klevis Balliu u zhvendos\u00ebn n\u00eb qytetin e Rrogozhin\u00ebs n\u00eb takimin e radh\u00ebs ku prezantuan drejtuesin politik, Fisnik Qosja. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb PD, Flamur Noka prezantoi Fisnik Qosen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95463,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95464,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95462\/revisions\/95464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}