{"id":95566,"date":"2024-11-16T19:38:55","date_gmt":"2024-11-16T19:38:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95566"},"modified":"2024-11-16T19:41:23","modified_gmt":"2024-11-16T19:41:23","slug":"topalli-me-shqiptaret-ne-new-york-jeni-mundesia-kyce-qe-shqiperia-te-mos-rreshqase-drejt-zbrazjes-te-parikuperueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/16\/topalli-me-shqiptaret-ne-new-york-jeni-mundesia-kyce-qe-shqiperia-te-mos-rreshqase-drejt-zbrazjes-te-parikuperueshme\/","title":{"rendered":"Topalli me shqiptar\u00ebt n\u00eb New York: Jeni mund\u00ebsia ky\u00e7e q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos rr\u00ebshqas\u00eb drejt zbrazjes s\u00eb parikuperueshme!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Dit\u00ebn e djeshme, Jozefina Topalli, drejtuesja politike p\u00ebr diaspor\u00ebn, e ftuar n\u00eb eventin &#8216;N\u00ebntori Shqiptar&#8217; me diasporen n\u00eb Nju Jork u shpreh se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb diaspora do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi ky\u00e7e q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrmes kontributeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Topalli tha se, z\u00ebri juaj duhet t\u00eb d\u00ebgjohet dhe angazhimi juaj \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb premtimin e saj te humbur.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e ardhshme, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb diaspora do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Mbase jeni mundesia kyce qe Shqiperia ka per te mos rreshqitur drejt zbrazjes te parekuperueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq dhe bashk\u00ebkomb\u00ebs,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb emocion i papershkrueshem te jem ketu, perballe jush, mes jush \u2013 njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt, pavar\u00ebsisht larg\u00ebsis\u00eb fizike, mbajn\u00eb gjithmon\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Ju q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb pas tok\u00ebn e lindjes p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00ebndrr\u00ebn amerikane, por q\u00eb kurr\u00eb nuk e keni harruar atdheun.<\/p>\n<p>Kontributet tuaja ekonomike, sociale, dhe kulturore jan\u00eb t\u00eb pallogaritshme. \u00c7do ndihm\u00eb q\u00eb d\u00ebrgoni p\u00ebr familjen, \u00e7do projekt investimi, \u00e7do partneritet q\u00eb krijoni, \u00e7do promovim t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb hapa q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ju q\u00eb keni ardhur k\u00ebtu me \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha dhe sakrifica, ju jeni mish\u00ebrimi i forc\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb. Sejcili kujton, here me fjale e me shume ne heshtje\u00a0 ato rrug\u00eb t\u00eb veshtira,\u00a0 q\u00eb keni p\u00ebrshkuar p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten dhe familjet tuaja, dhe kjo m\u00eb sjell para syve nj\u00eb nga karakteristikat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb tokes\u00a0 son\u00eb \u2013 krenarin\u00eb, fuqin\u00eb dhe shpirtin e fort\u00eb t\u00eb njeriut, q\u00eb nuk dor\u00ebzohet asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sejcili ka historine e vet personale. Por te gjithe keni kaluar ne fillim perzierje ndjenjash te fuqishme, mendimesh\u00a0 e pasigurish te forta e te perbashketa, deri sa ia keni mbrritur ketu.<\/p>\n<p>Kur mbrrita ne Nju Jork, me thoshte nje shok imi, qyteti me duket tej i madh dhe i huaj.<\/p>\n<p>Nuk flisja mire gjuhen, dhe cdo dite ishte nje beteje per te kuptuar e per t\u2019u kuptuar.<\/p>\n<p>Kujtoj se si flija cdo nate me mendimin e fiksuar tek nana jeme, qe nuk e kisha pare qe nga dita qe hypa ne ate avion.<\/p>\n<p>Cdo telefonate me familjen ne ate kohe, ishte nje perzierje gezimi dhe dhimbjeje; sepse e dija qe zeri ne anen tjeter te oqeanit nuk mund te me zevendesonte nje perqafim apo nje perkedhelje nane.<\/p>\n<p>Sa here kam degjuar e degjoj historite tona neper bote, prekem \u2026shume ,por edhe krenohem per kurajon e vendosmerine e shqipes sone.<\/p>\n<p>Ju jeni krenaria jone, jeni inspirim.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ku jetojm\u00eb, lidhjet tona jan\u00eb t\u00eb pathyeshme.<\/p>\n<p>Ju e dini se, sot jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prej sfidave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb \u2013 largimi i t\u00eb rinjve dhe i njer\u00ebzve nga Shqip\u00ebria, si ne nje eksod gati biblik..<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do lagje, n\u00eb \u00e7do fshat, e ndjejm\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb po l\u00eb kjo ikje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht humbja e nj\u00eb personi, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e shpres\u00ebs, e s\u00eb ardhmes, dhe e energjis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vendin ton\u00eb.<br \/>\nNdaj dhe<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>Jemi mbledhur sot k\u00ebtu jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb kujtimet dhe dashurin\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, jo vetem per te nderuar arritjet tuaja ne bote, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb realitet q\u00eb na r\u00ebndon t\u00eb gjith\u00ebve: Shqip\u00ebria jon\u00eb e dashur po zbrazet dita-dit\u00ebs.<br \/>\nSot kemi shkolla q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb z\u00ebrat e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb dikur mbushnin klasat dhe rrug\u00ebt e qytetit.<br \/>\nShqip\u00ebria mbetet gjithnj\u00eb m\u00eb e vetmuar.<\/p>\n<p>Une dua te ndaj me ju edhe shifra.<\/p>\n<p>Statistikat tregojn\u00eb se mesatarisht mbi 50 mije persona emigrojn\u00eb nga Shqip\u00ebria \u00e7do vit .<\/p>\n<p>Dmth cdo vit largohet nje qytet.<\/p>\n<p>Kjo ka bere Shqiperine edhe me te vogel; por edhe me te plakur.<\/p>\n<p>Te rinjte\u00a0 jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete q\u00eb nuk i kufizon \u00ebndrrat e tyre. Ata e duan vendin, por ndihen t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb p\u00ebrditshme, dhe ikja u duket shp\u00ebtimi i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u2014\u2014 Por \u00e7far\u00eb ndodh me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas?<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb i ri largohet, nuk humbet vet\u00ebm nj\u00eb qytetar \u2013 humbet nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>\nShkollat po boshatisen, ekonomia po dob\u00ebsohet .Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashk\u00ebsis\u00eb son\u00eb po cop\u00ebtohet.<\/p>\n<p>Por un\u00eb besoj se ne mund ta ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situate.<\/p>\n<p>E kemi detyrim ndaj brezave q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar dhe ndaj atyre q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb. Le t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i mban t\u00eb rinjt\u00eb e vet, q\u00eb u ofron mund\u00ebsi, q\u00eb i jep arsye edhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb vend ku shpresa dhe mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nPer kete na duhet edhe nje here ndihma juaj.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e ardhshme, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, diaspora do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb.<br \/>\nMbase jeni mundesia\u00a0 kyce , qe Shqiperia ka ,per te mos rreshqitur drejt zbrazjes te\u00a0 parekuperueshem.<\/p>\n<p>Z\u00ebri juaj duhet t\u00eb d\u00ebgjohet dhe angazhimi juaj \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb premtimin e saj te humbur.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebkomb\u00ebs, largimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim. Le t\u00eb bashkojm\u00eb forcat.<\/p>\n<p>Le te votojme dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme ku t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb sigurt dhe t\u00eb lumtur t\u00eb jetojn\u00eb edhe n\u00eb tok\u00ebn e tyre. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe, vet\u00ebm s\u00eb bashku, mund ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>Diaspora \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e vyer e popullit ton\u00eb, sepse keni nj\u00eb vullnet t\u00eb paepur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e njer\u00ebzve n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Ju falenderoj p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebni.<br \/>\nP\u00ebr mb\u00ebshtetjen tuaj, p\u00ebr zemr\u00ebn e madhe dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sakrific\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ecim p\u00ebrpara s\u00eb bashku, t\u00eb bashkuar nga dashuria p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb frym\u00ebzuar nga e ardhmja q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Ju faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebni p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb vazhdoni t\u00eb jeni \u2013 shqiptar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me zem\u00ebr t\u00eb madhe<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/16\/auto_JOZEFINA_TOPALLI1731784301.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-45\"><\/div>\n<div id=\"rekl-16\"><\/div>\n<div id=\"rekl-33\"><\/div>\n<p>\u00a9<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme, Jozefina Topalli, drejtuesja politike p\u00ebr diaspor\u00ebn, e ftuar n\u00eb eventin &#8216;N\u00ebntori Shqiptar&#8217; me diasporen n\u00eb Nju Jork u shpreh se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb diaspora do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi ky\u00e7e q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrmes kontributeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ec\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95567,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95566","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95566"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95566\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95570,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95566\/revisions\/95570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95567"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}