{"id":95584,"date":"2024-11-16T22:23:59","date_gmt":"2024-11-16T22:23:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95584"},"modified":"2024-11-16T22:23:59","modified_gmt":"2024-11-16T22:23:59","slug":"zhgenjimi-i-dacic-me-keshilltarin-e-trump-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/16\/zhgenjimi-i-dacic-me-keshilltarin-e-trump-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Zhg\u00ebnjimi i Da\u00e7i\u00e7 me k\u00ebshilltarin e Trump p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Beqir Sina<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, njoftoi vet\u00eb n\u00eb Instagram se ai ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me presidentin e zgjedhur t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, telefonat\u00eb kjo t\u00eb cil\u00ebn kreu i shtetit serb u kujdes q\u00eb ta p\u00ebrshkruante si \u201ct\u00eb shk\u00eblqyer\u201d.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi po ashtu tha se edhe Elon Musk ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb bisede telefonike me Donald Trumpin, t\u00eb diel\u00ebn, duke e quajtur bised\u00ebn e tij telefonike me presidentin e zgjedhur t\u00eb SHBA-s\u00eb nj\u00eb \u201cnder t\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Trump e njeh Serbin\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe Elon Musk, i cili ishte me t\u00eb, si dhe Chris Ruddy CEO i rrjetit televiziv Newsmax, gjithashtu e din\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht mir\u00eb, ndoshta edhe m\u00eb mir\u00eb se disa t\u00eb tjer\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq, sipas nj\u00eb videoje t\u00eb transmetimur n\u00eb Istagram.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq u tha gazetar\u00ebve serb se ishte nd\u00ebr \u201c10 ose 15 lider\u00ebt e par\u00eb bot\u00ebror\u00eb\u201d q\u00eb foli me Trumpin pas fitores s\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e 5 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Porse, persidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, e kan\u00eb uruar zyrtarisht n\u00eb protokollin e tij disa udh\u00ebheq\u00ebs dhe lider bot\u00ebror n\u00eb bised\u00eb telefonike, madje disa jan\u00eb vendosur edhe n\u00eb protokollin zyrtar t\u00eb presidentit t\u00eb zgjedhur nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ve\u00e7oj\u00eb at\u00eb si Presidenti indonezian Prabowo Subianto, e cila u trasmetua edhe nga televizionet e shtypi amerikan, teksa Subianto e uroi Donald Trumpin p\u00ebr fitoren e tij n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Telefonata, e Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u00eb uruar Trumpin n\u00ebse do t\u00eb ishte kaqe evidente sa e paraqet edhe Vu\u00e7iqi, dhe si komentohet ajo n\u00eb Beograd e Prishtin\u00eb, at\u2019here lind pyetja; P\u00ebrse? t\u00eb pakt\u00ebn emri i Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb list\u00ebn e protokollit t\u00eb Persidentit t\u00eb zgjedhur amerikan Donald Trump.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjithmon\u00eb duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb telefonat\u00eb n\u00eb menyr\u00ebn spekulative dhe konspiracioniste, ve\u00e7 afrimitetit t\u00eb diplomacis\u00eb serbe, e cila shpenzon 2 milion dolllar n\u00eb vit lobing n\u00eb Washington, duket se deklerata e Trumpit, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me at\u00eb se Trumpi, ka premtuar gjat\u00eb fushat\u00ebs se do t\u2019a zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e luft\u00ebs mes Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb, m\u00eb par\u00eb se t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Presidenti i zgjedhur tani \u00e7do bised e mban edhe n\u00eb pranin\u00eb e Musk dhe Ruddy, \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb ashtu si e tregon Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr ta par\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00ebn e Vu\u00e7iqit me Trumpin, q\u00eb mundet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb kontekstin e Serbis\u00eb me lidhjet e saj me Mosk\u00ebn. Pra, asaj loj\u00ebs politike me q\u00ebndrimet me \u201cdy karrike\u201d, t\u00eb Serbis\u00eb, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn \u201ckarrike\u201d q\u00ebndron i ulur n\u00eb Mosk\u00eb, me Ministri i Jasht\u00ebm serb Ivica Da\u00e7i\u00e7, i cili ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb se ruajtja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u201cinteres jetik\u201d p\u00ebr Serbin\u00eb, dhe Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vulin, i cili ka fal\u00ebnderuar Rusin\u00eb, p\u00ebr si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb \u201ckarriken\u201d tjet\u00ebr q\u00ebndron vet Vu\u00e7iqi, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb at\u00eb afrimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Beogradit me Amerik\u00ebn dhe Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi, k\u00ebshtu po b\u00ebn politik\u00ebn e Beogradit, duke i th\u00ebn\u00eb Brukselit dhe Washingtonit, sesa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Serbia, t\u00eb afrohet me Per\u00ebndimin, aq m\u00eb tep\u00ebr zvog\u00eblohet mund\u00ebsia e nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Bosnj\u00eb apo Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mbasi, kjo, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe me rritjen e tensioneve mes Amerik\u00ebs dhe Kin\u00ebs, ku t\u00eb dy superfuqit\u00eb tashm\u00eb shihet qart\u00eb se kan\u00eb filluar t\u00eb shenjojn\u00eb hart\u00ebn me zonat e ifluenc\u00ebs si n\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebnd\u00ebshikim, biseda e Vu\u00e7iqit me Trumpin n\u00eb pranin\u00eb e Musk dhe Ruddy, mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb ashtu si e tregon Vu\u00e7iqi edhe duke treguar se linjat e lidhjeve t\u00eb ish-jugosllavist\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, jan\u00eb t\u00eb forta dhe sidomos brenda republikan\u00ebve kongresist\u00eb, senator, apo edhe an\u00ebtar t\u00eb administrat\u00ebs dhe figura me ndikim n\u00eb poliitik\u00ebn e Washingtonit.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb, Beogradi m\u00eb par\u00eb se t\u00eb \u201ct\u00eb hidhte tymsen\u201d e bised\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7iqit me Trumpin, hodhi at\u00eb t\u00eb Princit trash\u00ebgmtar Philip Karagjorgjevi\u00e7 i Serbis\u00eb, i cili njihet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avokat i fort\u00eb p\u00ebr Bitcoin dhe potencialin e tij p\u00ebr t\u00eb revolucionarizuar sistemin financiar global: Princi serb Filip Karagjorgjeviq, thuhet se e ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, p\u00ebr ta uruar at\u00eb p\u00ebr fitoren dhe e ka \u201crekomanduar\u201d sipas Beogradit q\u00eb ta \u00e7njoh\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb raportet me Prishtin\u00ebn e Tiran\u00ebn, zgjedhja e Trumpit \u00e7far\u00eb tregon!?<\/strong><\/p>\n<p>Me gjas\u00eb, k\u00ebto linjat pra \u201clinjat e lidhjeve\u201d q\u00eb n\u00eb SHBA, jan\u00eb zyrtare dhe k\u00ebshtu funksionon n\u00eb Amerik\u00eb, me lobingun, \u201d underground, ka nisur ti shfryt\u00ebzoj\u00eb edhe kryeministri Edi Rama,( i cili t\u00ebt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb ka b\u00ebr deklart\u00ebn m\u00eb skandaloze ndaj k\u00ebtij presidenti n\u00eb CNN) p\u00ebr t\u00eb shkuar pran\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re dhe p\u00ebshp\u00ebritur ndonj\u00eb interes pushteti t\u00eb vetin edhe p\u00ebr kat\u00ebr vjet t\u00eb tjera, duke futur n\u00eb l\u00ebvizje lidhjet interesat ekonomike financiare mes Washingtonit, Beogradit e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, Kryeministri Kurti, b\u00ebn pjes\u00eb te ata politikan n\u00eb Europ\u00eb, q\u00eb kan shfaqur edhe \u201chidh\u00ebrim edhe g\u00ebzim\u201d, n\u00eb bindejet e tyre thell\u00ebsisht t\u00eb majta me zgjedhjen e Trumpit:<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti dhe deklarimet e tij n\u00eb lidhje me Trumpin tregon nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jomaturi sa i p\u00ebrket bindjve t\u00eb tija, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me lider\u00ebt radikal t\u00eb majt europian. Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb paprecedenta n\u00eb histori t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me administraten amerikane, presidentin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues tjer\u00eb t\u00eb administrates Trump, tani duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ka ndrruar \u201ckurs\u201d. Ai duhet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb kujdes n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i matur sepse ai nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb parti politike, pra VV-jen, por Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe kjo Republik\u00eb i konsideron Amerik\u00ebn partner dhe aleat m\u00eb strategjik n\u00eb bot\u00eb dhe mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb ShBA jan\u00eb edhe pjestare n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs( Presidenti Klinton), dhe n\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e saj( Presidenti George W. Bush) dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta \u201ccif\u00ebloj\u00eb apo minoj apo dhe rrezikoj asnj\u00eb kryeminister, apo president i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e keqe, dhe se do t\u00eb ndryshoj\u00eb politika amerikane e jashtme Kosov\u00ebn, por ekziston frika p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb panjohur. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb SHBA- me Trumpin, i cili \u00ebsht\u00eb politikan \u201cimponues\u201d dhe ai do ta prishi \u201cstatu quon\u201d 12 vje\u00e7are t\u00eb demokratve (Obama Biden) dhe si do ta mendojn\u00eb, si nj\u00eb zgjidhje n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshje politike dhe ekonomike, q\u00eb kan nisur ata qysh n\u00eb mandatin e par\u00eb (2016\/2020).<\/p>\n<p>Kurse, deklaratat e ministres G\u00ebrvalla p\u00ebr presidentin Trump dhe Grenellin duket se t\u00eb papjekura dhe t\u00eb panevojshme! Ato tregojn munges\u00ebn e mendimit t\u00eb thell\u00eb strategjik t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb rajon, t\u00eb cilat shefja e diplomacis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i ka p\u00ebrdorur edhe me udh\u00ebheq\u00ebs dhe politikan t\u00eb tjer q\u00eb p\u00ebrdori n\u00eb funksion t\u00eb ngritjes s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb kryeministrit Kurti, e jo p\u00ebr interesa t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb shmangia sa m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb shpjet nga dekleratat, p\u00ebr presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, (Biden apo Trumpin) dhe Washingtonin, administrat\u00ebn e kaluar apo at\u00eb q\u00eb po vjen, n\u00ebse duan seriozisht q\u00eb t\u00eb zgjidhet politikisht dhe p\u00ebrfundimisht njohja e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqi n\u00eb Beograd, lobingu i Serbis\u00eb me 2 milion dolllar n\u00eb vit, n\u00eb SHBA, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb p\u00ebr ti dob\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb lidhjet e forta t\u00eb Washingtonit me Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Presidenti i 47-t\u00eb i sapo zgjedhur i SHBA, Donald J. Trump do t\u00eb jet\u00eb presidenc\u00eb interesante me zhvillime t\u00eb vrullshme, edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt kudo jan\u00eb.<\/p>\n<p>Para 7 vitesh( 2017) n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm serb, Ivica Da\u00e7iq gjat\u00eb vizit\u00ebs se tij t\u00eb fundit n\u00eb Washington, atehere, ishte takuar me K\u00ebshilltarin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb, Herbert Raymond McMaster, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por, \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb takim?<\/strong><\/p>\n<p>\u201dU takova n\u00eb Washington me K\u00ebshilltarin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb SHBA, Herbert Raymond McMaster. Me gjith\u00eb respektin, por kur pash\u00eb se pran\u00eb tij kishte ulur shefin e tij t\u00eb kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek un\u00eb dhe tha se ai ishte nga Kosova, p\u00ebr nj\u00eb moment m\u00eb jan\u00eb ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se \u00e7do gj\u00eb ishte e qart\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7iq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir Sina Presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq, njoftoi vet\u00eb n\u00eb Instagram se ai ka zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb telefonike me presidentin e zgjedhur t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, telefonat\u00eb kjo t\u00eb cil\u00ebn kreu i shtetit serb u kujdes q\u00eb ta p\u00ebrshkruante si \u201ct\u00eb shk\u00eblqyer\u201d. Vu\u00e7iqi po ashtu tha se edhe Elon Musk ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":95585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95584","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95586,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95584\/revisions\/95586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}