{"id":95601,"date":"2024-11-17T13:13:30","date_gmt":"2024-11-17T13:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95601"},"modified":"2024-11-17T13:13:30","modified_gmt":"2024-11-17T13:13:30","slug":"salianji-leter-nga-qelia-fitorja-e-trump-te-sherbeje-si-shembull-per-te-shpetuar-shqiperine-nga-autokracia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/17\/salianji-leter-nga-qelia-fitorja-e-trump-te-sherbeje-si-shembull-per-te-shpetuar-shqiperine-nga-autokracia\/","title":{"rendered":"Salianji let\u00ebr nga qelia: Fitorja e Trump t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga autokracia"},"content":{"rendered":"<p>Pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet si president i SHBA-ve, ish-deputeti i PD-s\u00eb Ervin Salianji, i cili ndodhet n\u00eb burg, ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Salianji shkruan n\u00eb letr\u00ebn e b\u00ebr\u00eb publike se Trump nuk mundi thjesht nj\u00eb kund\u00ebrshtare t\u00eb partis\u00eb tjet\u00ebr, por fitoi mbi superstruktur\u00ebn q\u00eb po konsolidohej n\u00eb demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, Presidenti i 47 do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb kurs t\u00eb ri n\u00eb bot\u00eb. Ama, fushata, dhe ajo \u00e7far\u00eb vendosi qytetari amerikan, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb atmosfer\u00ebs propoganduese q\u00eb ishte krijuar, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb imponimit me industrit\u00eb m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb opinionit, e ka p\u00ebrmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar nj\u00eb rend t\u00eb ri. Nj\u00eb rend q\u00eb nuk ka dyshim se do t\u00eb rrezatoj\u00eb dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera\u201d, shkruan ne leter ish deputeti demokrat.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb e Ervin Salianjit<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebr nga qelia 6<\/p>\n<p>Lufto, lufto, lufto \u2013 Fito, fito, fito<\/p>\n<p>Edhe pse po b\u00ebhen dit\u00eb nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet s\u00ebrish \u00e7do or\u00eb q\u00eb kalon. Kjo jo vet\u00ebm prej legjitimitetit t\u00eb madh q\u00eb ka korrur, prej diferenc\u00ebs s\u00eb thell\u00eb, po dhe prej em\u00ebrimeve! Triumfi i tij ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kur p\u00ebrball\u00eb kishte nj\u00eb kandidate energjike, m\u00eb t\u00eb re, t\u00eb mb\u00ebshtetur masivisht dhe me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb energjizuar me grumbullim fondesh\u00a0 si asnj\u00ebher\u00eb dhe me mb\u00ebshtetje masive t\u00eb nj\u00eb konglomerati elitash e vipash vanitoz\u00eb, strukture propagande t\u00eb mir\u00eboganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, \u00e7ka\u00a0 e rriste orientimin\u00a0 e publikut ndaj saj.<\/p>\n<p>Trump nuk mundi thjesht nj\u00eb kund\u00ebrshtare t\u00eb partis\u00eb tjet\u00ebr, por fitoi mbi superstruktur\u00ebn q\u00eb po konsolidohej n\u00eb demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>E kot\u00eb ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb burgun e Fierit nuk kemi shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb me siguri i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb analizat e duhura asaj \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, besoj t\u00eb gjith\u00ebve por dhe mua k\u00ebtu m\u00eb ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO \u2013 FITO, FITO, FITO!<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb, Presidenti i 47 do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb kurs t\u00eb ri n\u00eb bot\u00eb. Ama, fushata, dhe ajo \u00e7far\u00eb vendosi qytetari amerikan, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb atmosfer\u00ebs propoganduese q\u00eb ishte krijuar, p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb imponimit me industrit\u00eb m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb opinionit, e ka p\u00ebrmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar nj\u00eb rend t\u00eb ri. Nj\u00eb rend q\u00eb nuk ka dyshim se do t\u00eb rrezatoj\u00eb dhe do t\u00eb ndikoj\u00eb dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sidomos aty ku demokracia, lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat bazike po vihen n\u00eb dyshim nga qeveri e udh\u00ebheq\u00ebs autoritarist\u00eb,<\/p>\n<p>Ka ngjashm\u00ebri t\u00eb realiteteve politike e zgjedhore t\u00eb SHBA me ne k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj edhe n\u00eb Tiran\u00eb, industria e propagand\u00ebs dhe e manipulimit t\u00eb realitetit, e ndikimit n\u00eb opinion p\u00ebrmes mediave e sondazheve, tenton t\u00eb paracaktoj\u00eb rezultatet dhe ka nj\u00eb axhend\u00eb armiq\u00ebsore, agresive ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, p\u00ebrndjekje gjyq\u00ebsore ndaj kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>Goditje dhe tentative p\u00ebr asgjesim me mjete ekstrapolitike.<\/p>\n<p>Kuptohet, ve\u00e7antia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta unike n\u00eb bot\u00eb, sepse Opozit\u00ebs k\u00ebtu i duhet t\u00eb p\u00ebrballet pos t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar q\u00eb jan\u00eb aleati i vyer i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ngadh\u00ebnjimi i Trump tregoi se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb n\u00eb fakt, ai e ka th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb fjali; Lufto, lufto, lufto \u2013 Fito, fito, fito.<\/p>\n<p>Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjith\u00eb konglomeratin e saj nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb dhe ka kosto.<\/p>\n<p>Un\u00eb tani nuk jam aty ku duhet t\u00eb jem, por i izoluar n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb ngusht\u00eb dhe shkruaj k\u00ebt\u00eb let\u00ebr n\u00eb nj\u00eb fletore q\u00eb m\u00eb pas e merr avokati im dhe b\u00ebhet publike, p\u00ebr shkak se lufta ime m\u00ebrziti kryeministrin, prishi qet\u00ebsin\u00eb e tij,\u00a0 d\u00ebmtoi karrier\u00ebn e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm dhe i prishi terezine grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar!<\/p>\n<p>Pra kaq mjafton q\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb burg, jo vet\u00ebm pa prova, por me prova t\u00eb falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik t\u00eb rregullt, pa kryer vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohem. Thjesht e vet\u00ebm se denoncova faktin se v\u00ebllai i Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, ishte i denuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe vijonte aktivitetin i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me mbrojtjen e qeveris\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo nuk duhet t\u00eb shkurajoj\u00eb askend. Jam i bindur q\u00eb n\u00ebse secili aty ku \u00ebsht\u00eb, n\u00eb rolin, n\u00eb vendin e tij, n\u00eb jet\u00ebn e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot t\u00eb gjith\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb frikacak q\u00eb duke e ditur mir\u00eb fundin q\u00eb e pret, tenton t\u00eb shes\u00eb si trim\u00ebri d\u00ebnimin e kund\u00ebrshtarit dhe shfaq g\u00ebzim malinj p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb burgos.<\/p>\n<p>Ne e kemi edhe m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Nuk kemi nevoj\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb madhe dhe nj\u00eb her\u00eb. Na duhet vet\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb vend normal, ta ruajm\u00eb, ta shp\u00ebtojm\u00eb nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet si president i SHBA-ve, ish-deputeti i PD-s\u00eb Ervin Salianji, i cili ndodhet n\u00eb burg, ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr. Salianji shkruan n\u00eb letr\u00ebn e b\u00ebr\u00eb publike se Trump nuk mundi thjesht nj\u00eb kund\u00ebrshtare t\u00eb partis\u00eb tjet\u00ebr, por fitoi mbi superstruktur\u00ebn q\u00eb po konsolidohej n\u00eb demokracin\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs. \u201cNuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94231,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95601"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95601\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95602,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95601\/revisions\/95602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94231"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}