{"id":95625,"date":"2024-11-17T18:30:34","date_gmt":"2024-11-17T18:30:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95625"},"modified":"2024-11-17T18:30:34","modified_gmt":"2024-11-17T18:30:34","slug":"kreu-i-frpd-bashkeatdhetareve-ne-londer-ta-bejme-shqiperine-vendin-ku-deshironi-te-ktheheni-me-familjet-tuaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/17\/kreu-i-frpd-bashkeatdhetareve-ne-londer-ta-bejme-shqiperine-vendin-ku-deshironi-te-ktheheni-me-familjet-tuaja\/","title":{"rendered":"Kreu i FRPD bashk\u00ebatdhetar\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr: Ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin ku d\u00ebshironi t\u00eb ktheheni me familjet tuaja!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e kreut t\u00eb FRPD, Besart Xhaferri n\u00eb takimin n\u00eb Lond\u00ebr:<\/strong><\/p>\n<p>Sot jam i lumtur q\u00eb jam mes jush, q\u00eb pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim jeni krenaria e m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb, por jam i trishtuar pasi me ju do doja q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit ton\u00eb p\u00ebr transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb takohesha n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb Has, Tropoj\u00eb, Dib\u00ebr, Mat Mirdit\u00eb, Shkod\u00ebr Tiran\u00eb dhe n\u00eb ato qytete shqiptare, q\u00eb aq shum\u00eb u mungon vitaliteti dhe vizioni juaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot pavar\u00ebsisht se kam shum\u00eb t\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nuk do flas shum\u00eb pasi epiqendra e k\u00ebtij takimi nuk jemi as un\u00eb as Floriana, as Lela, por jeni ju q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb pun\u00ebt tuaja dhe keni ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurit t\u00eb organizuar n\u00eb diaspor\u00eb dhe nj\u00eb ogur i mbar\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb re q\u00eb ne do nd\u00ebrtojm\u00eb me at\u00eb \u00ebsht\u00eb ajka e kombit shqiptar, diaspora jon\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Dua nj\u00eb duartrokitje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ju dhe p\u00ebr ata q\u00eb na ndjekin p\u00ebrmes medieve dhe platformave n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb 2017 me Arben Ristanin themeluam deg\u00ebn e PD n\u00eb Lond\u00ebr, d\u00ebshira ishte q\u00eb nga k\u00ebtu t\u00eb spikasnim t\u00eb rinj t\u00eb talentuar q\u00eb ti ftonim t\u00eb angazhoheshin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb politike, por korrupsioni i nj\u00eb Narkoqeverie, b\u00ebri q\u00eb shumica prej nesh t\u00eb jen\u00eb k\u00ebtu e jo n\u00eb Shqip\u00ebri, por koha \u00ebsht\u00eb t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb realitet, pasi sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr kontributin e secilit prej jush, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar rrotacionin, aq shum\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb intubim.<\/p>\n<p>Ju jeni frika m\u00eb e madhe Edi Ram\u00ebs, e jo rast\u00ebsisht ai ka angazhuar p\u00ebr diaspor\u00ebn nj\u00eb nga eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb inkriminuar t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, pasi p\u00ebr t\u00eb diaspora ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet nj\u00eb lum\u00eb parash, q\u00eb i mban gjall\u00eb ekonomin\u00eb dhe i mund\u00ebson vjedhjen pa i k\u00ebrkuar kush llogari.<\/p>\n<p>Jam i neveritur nga ftesa q\u00eb ju b\u00ebri Damian Gjiknuri, ku erdhi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb vetmin hall t\u00eb Edi Ram\u00ebs, aministin\u00eb fiskale, pa e ditur se cili \u00ebsht\u00eb realiteti juaj, pa e ditur se cilat kan\u00eb qen\u00eb sfidat q\u00eb keni kaluar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur k\u00ebtu ku jeni, si nj\u00eb komunitetet m\u00eb dinamik, m\u00eb solid m\u00eb t\u00eb integruar dhe m\u00eb t\u00eb shkolluar nd\u00ebr t\u00eb huajt n\u00eb Britanin\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Historia juaj nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 histori suksesi pasi n\u00eb themel ka dhimbje q\u00eb bashk\u00eb me ju ka\u00a0 p\u00ebrshkruar kanalin e La Manshit, duke len\u00eb zem\u00ebrthyer prind\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>Ka nga ata q\u00eb n\u00eb gomone kan\u00eb hipur me f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, pasi e kuptuan se Edi Rama at\u00eb vend kishte synim ta kthente n\u00eb nj\u00eb azil t\u00eb madh dhe eksodi juaj masiv ka qen\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb antikomb\u00ebtare, ashtu si kanabizimi q\u00eb p\u00ebrgjaku vendin, apo projekti i pastrimit t\u00eb parave n\u00eb nd\u00ebrtim, q\u00eb po zhvat shqiptar\u00ebt atje dhe ju q\u00eb nga k\u00ebtu investoni atje.<\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb viteve t\u00eb mia k\u00ebtu dhe lidhjeve njoh dhe histori tragjike, t\u00eb rinj t\u00eb djegur n\u00eb kamion\u00eb dhe t\u00eb mbytur n\u00eb gomone, e t\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb n\u00eb burgje, histori dhimbje, q\u00eb pak njer\u00ebz flasin.<\/p>\n<p>Ju normalisht realitetin n\u00eb Shqip\u00ebri e shikoni tek mediet kryesore dhe tradicionale t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb kthyer n\u00eb leva t\u00eb qeveris\u00eb, pasi shum\u00eb prej tyre financohen nga parat\u00eb publike t\u00eb koncensioneve korruptive, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb inceneratorit.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb lexoni edhe media q\u00eb flasin p\u00ebr turizmin, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00a0 se jan\u00eb lajme t\u00eb paguara me ato para q\u00eb ua\u00a0 zhvasin prind\u00ebrve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri ose jan\u00eb t\u00eb paguara me para t\u00eb narkotrafikut, por nuk kan\u00eb lidhje me realitetin ne Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ata 10 milion\u00eb turist\u00ebt e huaj jeni ju q\u00eb k\u00ebni mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebni pushime n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb globit, po vini ti b\u00ebni n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb hov turizmit dhe sip\u00ebrmarrjes, madje merreni me vete dhe miqt\u00eb tuaj.<\/p>\n<p>Turist\u00eb t\u00eb huaj Rama i thot\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb t\u00eb gjakut n\u00eb Dardani, me pak fjal\u00eb gjyshja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi pejan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb turiste e huaj, ashtu si nj\u00eb shqiptar nga Ilirida, apo nga trojet tona n\u00eb Mal t\u00eb zi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dallimi yn\u00eb me Rilindjes se p\u00ebr ta Shqip\u00ebria fillon n\u00eb Gjirokast\u00ebr e mbaron n\u00eb Kuk\u00ebs, kurse p\u00ebr ne fillon n\u00eb \u00c7am\u00ebri e mbaron n\u00eb moll\u00eb t\u00eb kuqe.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej propagand\u00ebs s\u00eb medieve t\u00eb Tiran\u00ebs, mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si RAI, BILD The Times e t\u00eb tjera media kan\u00eb nisur ta pikturojn\u00eb Edi Ram\u00ebn ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, kreun e nj\u00eb Narkoshteti, q\u00eb i ulet n\u00eb gjunj\u00eb \u00e7do lideri q\u00eb mendon se ka pushtet por nga ana tjet\u00ebr k\u00ebrkon t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb popullin e tij, por nuk do ja dal\u00eb, se ju nuk do na lini vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam pjes\u00eb e nj\u00eb brezi student\u00ebsh shqiptar q\u00eb kemi p\u00ebrfunduar studimet e larta n\u00eb Angli, por me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb kam refuzuar t\u00eb vijoj jet\u00ebn time n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb bekuar p\u00ebr secilin e prej nesh k\u00ebtu, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se me i bekuar se Britania, p\u00ebr mua ishte atdheu im, ai atdhe ku kisha prind\u00ebrit, ku njoha partneren time dhe ku kam vendosur m\u00eb \u00e7do \u00e7mim t\u00eb rris Andrr\u00ebn dhe Iartin, dy f\u00ebmij\u00ebt e mi.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb ka n\u00eb fokus sjelljen e student\u00ebve shqiptar p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb Angli dhe n\u00eb bisedat e mia me ta, duke ju dh\u00ebn\u00eb shembullin time, u them ikni n\u00eb Angli njihni kryeqendr\u00ebn e bot\u00ebs, Lodr\u00ebs, krijoni kontakte pune, por n\u00eb fund kthehuni n\u00eb atdhe se ai vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr secilin e prej nesh, e p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sot ka m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb se struktura e kombit shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes.<\/p>\n<p>Un\u00eb sip\u00ebrmarrjen e kam nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por m\u00eb pas 4 sip\u00ebrmarrjet e mia q\u00eb shtrihen n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, qendr\u00ebn e kan\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, dhe ju ftoj ta b\u00ebni di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb pasi n\u00eb politikat e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb parashikuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebdo t\u00eb ri nga diaspora q\u00eb vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, do ket\u00eb nj\u00eb amnisti taksash p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 5 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Edi Rama me politik\u00ebn e tij t\u00eb kanabizimit e ka ekspozuar ekonomin\u00eb, politik\u00ebn dhe rinin\u00eb p\u00ebrball\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb pamat\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, ndaj vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb numri i t\u00eb rinjve q\u00eb kan\u00eb braktisur vendin ton\u00eb dhe kan\u00eb ardhur t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb n\u00eb Angli, pasi inkriminimi dhe korrupsioni jan\u00eb e vetmja alternative q\u00eb ai u ka lan\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj sot n\u00eb Angli shqiptar\u00ebt nxjerrin artist\u00eb si Rita Ora dhe Dua Lipa e sportist\u00eb si Broja, e n\u00eb Shqip\u00ebri nxjerrin artist\u00eb si Petrit Vullkani me shok\u00eb, pasi tallavaja dhe mjerimi jan\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb ajo qeveri u ofron.<\/p>\n<p>Ne sot jemi k\u00ebtu se kemi vendosur q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb rinjt\u00eb e vendit ton\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb ekspozuar vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb krimit, por t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, ku n\u00eb shkolla t\u00eb ken\u00eb laborator\u00eb fizike e kimie dhe jo laborator\u00eb droge si tani.<\/p>\n<p>N\u00eb duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb vend, ku n\u00eb spital\u00a0 jeta t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb Tireve t\u00eb Rilindjes dhe Manualit t\u00eb Band\u00ebs 5D, q\u00eb guxon dhe vjedh dit\u00ebt e atyre t\u00eb prekur me kancer.<\/p>\n<p>Ne kemi ardhur me ju pa autobus, pa shpur\u00eb gazetaresh oborri me vete, por vet\u00ebm me fjal\u00ebn ton\u00eb e bes\u00ebn e ton\u00eb, se nuk do ta tradhtojm\u00eb besimin tuaj n\u00eb rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nuk do ta leme Shqip\u00ebrin\u00eb peng t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb vet\u00eb \u00ebsht\u00eb peng i bandave dhe zullumeve t\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb minuar dhe raportet me aleat\u00ebt tan\u00eb historik.<\/p>\n<p>Ftesa ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dilni pasivisht t\u00eb votoni dhe t\u00eb flisni me familjar\u00ebt tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ti bindni se rrotacioni \u00ebsht\u00eb varka e fundit e integrimit t\u00eb vendit, pasi vet\u00ebm duke u integruar do nis\u00eb kurimi i plag\u00ebs s\u00eb eksodit dhe Shqip\u00ebria do p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb val\u00eb t\u00eb dyt\u00eb rikthimi t\u00eb djemve e bijave t\u00eb saj si\u00e7 e p\u00ebrjetoi n\u00eb qeverisjen e dyt\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, forc\u00ebs politike q\u00eb n\u00eb 15 vite qeverisje, i solli vendit, liberalizimin e vizave, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, konsolidimin e sistemin energjetik, rrug\u00ebn e Kombit dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb forc\u00ebs son\u00eb politike ka qen\u00eb gjithmon\u00eb yll polar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e kreut t\u00eb FRPD, Besart Xhaferri n\u00eb takimin n\u00eb Lond\u00ebr: Sot jam i lumtur q\u00eb jam mes jush, q\u00eb pa m\u00eb t\u00eb voglin dyshim jeni krenaria e m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb, por jam i trishtuar pasi me ju do doja q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit ton\u00eb p\u00ebr transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb takohesha n\u00eb Kuk\u00ebs, n\u00eb Has, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95627,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95625\/revisions\/95627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}