{"id":95628,"date":"2024-11-17T18:37:50","date_gmt":"2024-11-17T18:37:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95628"},"modified":"2024-11-17T18:37:50","modified_gmt":"2024-11-17T18:37:50","slug":"takimi-ne-londer-garo-me-perkrahjen-tuaj-pd-do-te-vije-ne-pushtet-per-nje-jetese-dinjitoze-te-shtetasve-tane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/17\/takimi-ne-londer-garo-me-perkrahjen-tuaj-pd-do-te-vije-ne-pushtet-per-nje-jetese-dinjitoze-te-shtetasve-tane\/","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Lond\u00ebr\/ Garo: Me p\u00ebrkrahjen tuaj PD do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb jetes\u00eb dinjitoze t\u00eb shtetasve tan\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e an\u00ebtares s\u00eb kryesis\u00eb dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb PD, Floriana Garo<\/strong><\/p>\n<p>Te dashur bashkatdhetar\u00eb, demokrate te pranish\u00ebm!<\/p>\n<p>I nderuari kryetari i PD Sali Berisha, i nderuar Kryetari i Deg\u00ebs Shk\u00eblzen Rustemaj, i nderuari moderator i takimit Daniel Nikolla, Drejtor i Komunikimit te PD Alfred Lela, kryetar i FRPD Besart Xhaferri, te dashur miq!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr qe kthehet ne realitet te gjendem mes atdhetaresh shqiptare k\u00ebtu ne Lond\u00ebr. Njer\u00ebz te idealeve plot guxim, ndershm\u00ebri dhe dinjitet.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mikpritje, faleminderit qe mor\u00ebt kohen tuaj p\u00ebr te marre pjese ne k\u00ebt\u00eb takim te pare te Partis\u00eb Demokratike me Diaspor\u00ebn Shqiptare.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam Floriana Garo, an\u00ebtare e kryesis\u00eb dhe zedhenesja e Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00ebsoj si ju, edhe un\u00eb kam jetuar plot 12 vite te jet\u00ebs time ne Diaspore.<\/p>\n<p>8 vite ne Amerike ku edhe jam shkolluar dhe 4 vite ne Zvic\u00ebr ku kam lindur f\u00ebmij\u00ebt e mi. Bashk\u00ebshorti im pas 27 viteve ne Zvic\u00ebr vendosi te kthehej bashke me mua dhe me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb ne Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Une gjithmone e kam ditur qe do te rikthehesha ne atdhe sepse toka jone me ka therritur gjithmone. Perhere jam ndjere me e lumtur ne Shqiperi e ashtu si ju, vazhdimisht kam dashur te kontriobuoj me sa kam patur mundesi per vendin tone.<\/p>\n<p>Ne jemi te djathte, me besim ne familje, ne zot e ne komb. Te gjithe jemi shqiptare e te gjithe duam me te miren per Shqiperine tone. Jam e bindur se ju jeni integruar me se miri e se Britania e Madhe ju ka dhene plot mundesi per te cilat ndiheni mirenjohes, por te gjithe ne nje menyre ose ne nje tjeter, mendojme si te kontribuojme per Shqiperine tone.<\/p>\n<p>Nje vend me pasuri natyrore perrallore, me tradita e kulture, me kulinari te jashtezakonshme, me gjalleri dhe jete. Shqiperia jone e zemres qe ne 10 vitet e fundit eshte kthyer ne nje parajse per te huajt dhe vizitoret e nje mallkim per shqiptaret.<\/p>\n<p>Pavaresisht fasadave dhe propagandes, keq-qeverisja e Edi Rames keto 11 vite ka larguar mbi 1 milion Shqiptare.<\/p>\n<p>Me pare largoheshin te rinj, tani po ikin shtresa e mesme dhe familje te tera.<\/p>\n<p>Nje jete dinjitoze nuk eshte e mundur per ta\u2026<\/p>\n<p>Ju e ndjeni kete ndryshim, ju e dini sa e veshtire \u00ebsht\u00eb jetesa ne Shqip\u00ebri pa te ardhura, pa mund\u00ebsi, e pa pune. Nje pjese e juaja jam e bindur qe jan\u00eb larguar pik\u00ebrisht nga kjo pamund\u00ebsi e pasiguri per te ardhmen. Ndryshe kush do donte ti linte pas familjaret e te dashurit e zemr\u00ebs? Kujt nuk i mungon dielli, ushqimi dhe deti i mrekulluesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Jam e bindur se nj\u00eb pjese prej jush mendon te kthehet nje dite\u2026 nje dite kur Shqip\u00ebria te ofroje \u00e7do shprese dhe mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb te ardhme me te mire.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kete synojm\u00eb ne te arrijm\u00eb si Parti Demokratike. Me p\u00ebrkrahjen tuaj e besimin tuaj te vijm\u00eb ne pushtet e ti sigurojm\u00eb nj\u00eb jetese dinjitoze shtetasve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Prof Dr Sali Berisha ka deklaruar tashme me ardhjen e demokrateve ne pushtet, nje minimum jetik per Shqiptaret, Rroga e pensione me te larta, nje buxhet dyfish me te larte per shendetsine e per arsimin, me shume siguri p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebr te ardhmen.<\/p>\n<p>Dhe nje gje mund ta them me plot goje, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nje burr\u00eb qe e mban fjal\u00ebn. Qe pavar\u00ebsisht luft\u00ebs se ashp\u00ebr qe i \u00ebsht\u00eb bere nga faktor\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i izoluar ne arrest sht\u00ebpie pa asnje fakt, prove e dokument, ai arriti ta ktheje Opozit\u00ebn ne me te forte e me te vertete.<\/p>\n<p>E ai kur zotohet qe me PD ne pushtet ta permiresojme jetesen ne Shqiperi per te gjithe Shqiptaret, pikerisht kete do bejme deri sa ta arrijme.<\/p>\n<p>Si eshte e mundur kjo? Vetem duke ndalur vjedhjen qe i behet cdo dite qytetareve nga Edi Rama dhe qeveria e tij e pangopur. Ku kryeministri ka gjysem e bashkepunetoreve te tij ne burg dhe vete nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Miq, se bashku ne mund ta ndryshojme kete.<\/p>\n<p>Takimet tona ne Diaspore do te sherbejne edhe per te perpiluar nje program te perbashket per Diasporen,e cila per here te pare ne keto zgjedhje do te kete mundesi te votoje,\u00a0 por ja nje ide\u2026 kush nga ju nuk do te donte kampe verore ne Shqiperi per femijet tuaj, te mundesuar nga qeveria jone, qe femijet tuaj tashme te integruar ne Britanine e madhe e kudo tjeter ne diaspore, te mesojne me mire Shqipen, te vizitojne vendet me te bukura Shqiptare; Te njohin me mire kulturen e traditen tone, te krijojne miqesi te reja e te verteta.<\/p>\n<p>Te krijojne nje lidhje me te forte me atdheun qe asnjehere te mos mund te zhbehet dot.<\/p>\n<p>Te dashur bashkeatdhetare, nje ere e re po fryn per boten me rikthimin e te djathtes ne Shtetet e Bashkuara. Ta mundesojme kete ndryshim edhe ne Shqiperi sa me shpejt!<\/p>\n<p>Kemi nevoje per angazhimin tuaj, per besimin dhe voten tuaj, te familjareve e miqve tuaj.<\/p>\n<p>Kemi nevoje per nje rikthim te vlerave te verteta, per nje Shqiperi me te mire e me te denje per te gjithe shqiptaret.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoje per ju, per perkrahjen dhe besimin tuaj tek Partia Demokratike qe ta kthejme serish Shqiperine ne shinat e duhura. Per njerezit tuaj te dashur, e per te gjithe shqiptaret.<\/p>\n<p>Faleminderit shume nga zemra!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e an\u00ebtares s\u00eb kryesis\u00eb dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb PD, Floriana Garo Te dashur bashkatdhetar\u00eb, demokrate te pranish\u00ebm! I nderuari kryetari i PD Sali Berisha, i nderuar Kryetari i Deg\u00ebs Shk\u00eblzen Rustemaj, i nderuari moderator i takimit Daniel Nikolla, Drejtor i Komunikimit te PD Alfred Lela, kryetar i FRPD Besart Xhaferri, te dashur miq! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":95629,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95630,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95628\/revisions\/95630"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}