{"id":95717,"date":"2024-11-18T13:07:46","date_gmt":"2024-11-18T13:07:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95717"},"modified":"2024-11-18T13:07:46","modified_gmt":"2024-11-18T13:07:46","slug":"shifra-zyrtare-pensionet-jane-sot-te-pakten-8-me-te-ulta-se-ne-vitin-2014","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/18\/shifra-zyrtare-pensionet-jane-sot-te-pakten-8-me-te-ulta-se-ne-vitin-2014\/","title":{"rendered":"Shifra zyrtare: Pensionet jan\u00eb sot t\u00eb pakt\u00ebn 8% m\u00eb t\u00eb ulta se n\u00eb vitin 2014"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0&#8220;Monitor&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 2014, pensioni mesatar ishte sa 30% e pag\u00ebs mesatare bruto, nd\u00ebrsa n\u00eb 2023, ky raport arriti n\u00eb 22%. Vitin e kaluar, nj\u00eb e kat\u00ebrta e popullsis\u00eb po merrte pension pleq\u00ebrie, nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb marrin pensione t\u00eb llojeve t\u00eb tjera si invaliditeti, suplementare, ushtarake apo t\u00eb tjera. N\u00eb dy dekadat n\u00eb vijim, pritet q\u00eb numri i personave q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension mund t\u00eb arrij\u00eb mbi 40% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrsa popullsia n\u00eb mosh\u00eb pune pritet t\u00eb reduktohet edhe m\u00eb tej.<\/strong><\/p>\n<p>Fuqia bler\u00ebse e pensionist\u00ebve po g\u00ebrryhet m\u00eb tej nga thellimi i diferenc\u00ebs nd\u00ebrmjet pagave dhe pensioneve dhe nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb pensionist\u00ebve me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta se masa e pensionit. Si u thellua diferenca e pensioneve me rajonin m\u00eb 2022 dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e skem\u00ebs Shqip\u00ebria e ka dyfishuar ekonomin\u00eb e saj dhe t\u00eb ardhurat buxhetore n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, por nga krahu tjet\u00ebr, mbi 500 mij\u00eb persona q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension pleq\u00ebrie i kan\u00eb t\u00eb ardhurat reale aktualisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2014. Rreth 500 mij\u00eb persona q\u00eb p\u00ebrfituan pension pleq\u00ebrie m\u00eb 2023 kishin t\u00eb ardhura mujore mesatare 18,341 lek\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore, vler\u00eb kjo 26% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2014, teksa inflacioni i pensionist\u00ebve \u00ebsht\u00eb rreth 34% n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb (Inflacioni i pensionist\u00ebve p\u00ebrllogaritet nga INSTAT dhe \u00ebsht\u00eb 1.7-2 pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb shum\u00eb se I\u00c7K). Gjithashtu, n\u00eb vitin 2023, dol\u00ebn n\u00eb pension 40,170 persona, p\u00ebrfitimi mesatar i t\u00eb cil\u00ebve rezultoi 15,569 lek\u00eb n\u00eb muaj, rreth 14% m\u00eb shum\u00eb se i personave q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb pension n\u00eb vitin 2014 (13,611 lek\u00eb n\u00eb muaj). Duke matur ecurin\u00eb e pensionit me inflacionin, vlera reale e pensioneve ka p\u00ebsuar r\u00ebnie nga 8 n\u00eb 16% gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit. Anketa e buxhetit t\u00eb familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore, 41.3% shkojn\u00eb p\u00ebr ushqime m\u00eb 2023, kurse p\u00ebr moshat n\u00eb pension, pesha e ushqimeve \u00ebsht\u00eb rreth 59% e shpenzimeve mujore n\u00eb vitin 2021. Fuqia bler\u00ebse e pensionist\u00ebve po g\u00ebrryhet m\u00eb tej edhe nga thellimi i diferenc\u00ebs nd\u00ebrmjet pagave dhe pensioneve. Rritja me ritme t\u00eb shpejta nd\u00ebrmjet pag\u00ebs mesatare dhe pensionit mesatar thellon hendekun nd\u00ebrmjet pensionist\u00ebve dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Diferenca mes pensionit mesatar dhe pag\u00ebs mesatare, e njohur si shkalla e z\u00ebvend\u00ebsimit, po p\u00ebrkeq\u00ebsohet vit pas viti.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, pensioni mesatar ishte sa 30% e pag\u00ebs mesatare bruto, nd\u00ebrsa n\u00eb 2023, ky raport arriti n\u00eb 22%. Vitin e kaluar, nj\u00eb e kat\u00ebrta e popullsis\u00eb po merrte pension pleq\u00ebrie, nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb (704,999) marrin pensione t\u00eb llojeve t\u00eb tjera si invaliditeti, suplementare, ushtarake, apo t\u00eb tjera. N\u00eb dy dekadat n\u00eb vijim, pritet q\u00eb numri i personave q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension mund t\u00eb arrij\u00eb mbi 40% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrsa popullsia n\u00eb mosh\u00eb pune pritet t\u00eb reduktohet edhe m\u00eb tej. N\u00ebn presionin e zhvillimeve demografike, qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb duke rishikuar skem\u00ebn aktuale t\u00eb pensioneve, me synimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb ardhurat e pensionist\u00ebve. Selami<\/p>\n<p>Xhepa, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, mendon se p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00ebrfitimet, duke mos c\u00ebnuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e skem\u00ebs duhet t\u00eb zhvillojm\u00eb skema t\u00eb reja paralelisht. Ai propozon q\u00eb p\u00ebr skem\u00ebn ekzistuese t\u00eb rritet transferta p\u00ebr pensionet e ul\u00ebta, duke kompensuar t\u00eb ardhurat dhe duke mos l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd n\u00eb varf\u00ebri dhe p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb krijohet kolona e dyt\u00eb, d.m.th. kursim i detyruar, por jo \u201cPay as you go\u201d por \u201cA fully funded scheme\u201d, ku individi kursen parat\u00eb e tij dhe merr nga parat\u00eb e veta. Zoti Xhepa tha se mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe skema t\u00eb tjera, ku individi t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb llogari kursimi p\u00ebr pension (t\u00eb garantuar dhe pa taksa) dhe pastaj kolona e tret\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb funksion (edhe pse jo aktive). Sipas tij, skema aktuale duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me programe t\u00eb mir\u00ebqenies sociale (banes\u00eb sociale p\u00ebr t\u00eb vetmuarit), kompensime shpenzimesh dhe p\u00ebrfitime t\u00eb mirash publike (transport publik, kinema).<\/p>\n<p><strong>Pensionet n\u00eb rajon 2,2 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Shqip\u00ebri, thellohet diferenca m\u00eb 2024<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>Pensionet n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor u rrit\u00ebn shum\u00eb shpejt k\u00ebt\u00eb vit, duke thelluar m\u00eb tej diferenc\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb krahasim me vitin e kaluar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pensioneve e ofron Mali i Zi. K\u00ebt\u00eb vit, qeveria e re e Malit t\u00eb Zi e rriti pensionin minimal n\u00eb 450 euro, nga 300 euro q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb gjitha pensionet e tjera. Mali i Zi aplikoi rritje me rreth 150% t\u00eb pensionit minimal k\u00ebt\u00eb vit dhe ka premtuar se kjo do t\u00eb vijoj\u00eb me ritme m\u00eb t\u00eb larta edhe p\u00ebr dy vitet n\u00eb vijim. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, pensioni mesatar n\u00eb tetor 2024 arriti n\u00eb 406 euro nga 211 euro q\u00eb ishte n\u00eb fillim t\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb, me rritje gati 30%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga skema publike e pensioneve. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, po sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, pensioni mesatar i pleq\u00ebris\u00eb arriti n\u00eb 369 euro n\u00eb Federat\u00ebn e Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb fort\u00eb, pensioni ka sh\u00ebnuar edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ku pensioni mesatar sh\u00ebnoi nivelin 406 euro n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, nga 311 euro ishte n\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me rritje gati 30%. N\u00eb Serbi, pensioni mesatar ishte n\u00eb tetor 2024 rreth 388 euro, me rritje 22% nga niveli 318 euro q\u00eb ishte n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, pensioni mesatar aktualisht \u00ebsht\u00eb 183 euro, nga 164 euro q\u00eb ishte n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me rritje 11%.<\/p>\n<p>Vendet e Rajonit aplikuan vitin q\u00eb shkoi skema p\u00ebr rritjen e pensioneve q\u00eb nuk cenojn\u00eb parimin kontributiv t\u00eb skem\u00ebs. P.sh. Mali i Zi vendosi t\u00eb rris\u00eb pensionin minimal dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij, p\u00ebrfitimet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebt, duke rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subvencionet e buxhetit p\u00ebr skem\u00ebn.Gjithashtu, Mali i Zi jep kompensim p\u00ebr shpenzimet e varrimit, i cili \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me tre pensione mesatare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb paguara n\u00eb muajin pas vdekjes s\u00eb pensionistit.Vendet e tjera kan\u00eb v\u00ebn\u00eb kritere p\u00ebr t\u00eb rritur pensionet, me q\u00ebllim ruajtjen e balanc\u00ebs mbi 50% t\u00eb pag\u00ebs mesatare. Opsionet e reja t\u00eb reform\u00ebs, afrohet rritja e mosh\u00ebs<br \/>\nSipas ligjit aktual t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore, mosha e daljes n\u00eb pension rritet me 2-3 muaj n\u00eb vit, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb 67 vje\u00e7 p\u00ebr t\u00eb dyja gjinit\u00eb n\u00eb vitin 2056. Ndryshimet q\u00eb po diskutohen aktualisht synojn\u00eb q\u00eb kriteri i mosh\u00ebs 67 vje\u00e7 t\u00eb arrihet m\u00eb shpejt se viti 2056, para vitit 2040. Ky ndryshim b\u00ebn q\u00eb \u00e7do vit, kriteri i mosh\u00ebs t\u00eb rritet me m\u00eb shum\u00eb se 2-3 muaj.<\/p>\n<p><strong><em>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pensioneve e ofron Mali i Zi. K\u00ebt\u00eb vit, qeveria e re e Malit t\u00eb Zi e rriti pensionin minimal n\u00eb 450 euro, nga 300 euro q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, pensioni mesatar n\u00eb tetor 2024 arriti n\u00eb 406 euro nga 211 euro q\u00eb ishte n\u00eb fillim t\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb pensioni mesatar i pleq\u00ebris\u00eb arriti n\u00eb 369 euro. N\u00eb Serbi, pensioni mesatar ishte n\u00eb tetor 2024 rreth 388 euro, me rritje 22% nga niveli 318 euro, q\u00eb ishte n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb 2023. N\u00eb Shqip\u00ebri, pensioni mesatar aktualisht \u00ebsht\u00eb 183 euro, nga 164 euro q\u00eb ishte n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/em><\/strong><strong><em><br \/>\n<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb reform\u00eb e madhe e sistemit t\u00eb pensioneve u zbatua n\u00eb vitin 2015. Reforma rriti gradualisht koh\u00ebzgjatjen e kontributit t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr nj\u00eb pension t\u00eb plot\u00eb deri n\u00eb 40 vjet, deri n\u00eb vitin 2032. Mosha e daljes n\u00eb pension do t\u00eb rritet n\u00eb 67 vje\u00e7 deri n\u00eb vitin 2056, si p\u00ebr burrat ashtu edhe p\u00ebr grat\u00eb. U vendos nj\u00eb pension social jo kontributdh\u00ebn\u00ebs dhe u lidh ngusht\u00eb kontributi me pagat reale. Koh\u00ebzgjatja e kontributit p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00ebn e pensionit t\u00eb plot\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht rreth 39 vjet dhe kufiri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb pension t\u00eb pjessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja e OECD (34 vjet p\u00ebr nj\u00eb pension t\u00eb plot\u00eb dhe 13 vjet p\u00ebr nj\u00eb pension t\u00eb pjessh\u00ebm).<\/p>\n<p>Jet\u00ebgjat\u00ebsia ka rritur shpenzimet p\u00ebr skemat e pensioneve. P.sh. n\u00eb vitin 2000, jet\u00ebgjat\u00ebsia mesatare ishte m\u00eb e ul\u00ebt, p\u00ebr burrat ishte rreth 73 vjet, nd\u00ebrsa p\u00ebr grat\u00eb, rreth 77 vjet. Para dy dekadash, koha e g\u00ebzimit t\u00eb pensionit p\u00ebr burrat ishte rreth 10 vite dhe p\u00ebr grat\u00eb 17 vite.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se nd\u00ebrmjet 2000 deri n\u00eb 2023, ka pasur nj\u00eb zgjerim t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb pensionit, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb INSTAT, jet\u00ebgjat\u00ebsia mesatare n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2022 ishte rreth 77 vjet p\u00ebr burrat dhe rreth 81 vjet p\u00ebr grat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koha e g\u00ebzimit t\u00eb pensionit arriti n\u00eb 19.4 vite p\u00ebr burrat dhe 27 vite p\u00ebr grat\u00eb. Zgjatja e viteve t\u00eb g\u00ebzimit t\u00eb pensionit shton presionin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shpenzime n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve, e cila \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebn presionin e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Mosha p\u00ebr pension social do t\u00eb rritet m\u00eb tej<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, kur u b\u00ebn\u00eb ndryshimet e fundit n\u00eb skem\u00ebn publike, u vendos p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb instrumenti i pensionit social, i cili u caktua n\u00eb mas\u00ebn 7 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebrfitues ishin personat q\u00eb nuk plot\u00ebsonin kriteret (15 vite pune me sigurime) p\u00ebr pension minimal. Kriteri i mosh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pensionin social, si p\u00ebr burrat dhe p\u00ebr grat\u00eb, \u00ebsht\u00eb 70 vje\u00e7. Burimet zyrtare pohuan se \u00ebsht\u00eb duke u diskutuar opsioni i rritjes s\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebr pensionin social p\u00ebrtej 70 viteve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb nxiten t\u00eb paguajn\u00eb sigurime n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se nj\u00eb pension e kan\u00eb t\u00eb sigurt, sado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pensioni minimal indeksohet nj\u00ebsoj si pensionet e tjera me inflacionin e pensionist\u00ebve. Vlera e tij \u00ebsht\u00eb afruar n\u00eb 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, nga 7 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb 2014. Zv.ministrja Manjani tha se, problematik\u00eb e shtuar jan\u00eb edhe periudhat e mbulimit me kontribute, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb nuk kontribuojn\u00eb me vite t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kushtin minimal t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb prej 15 vitesh do t\u00eb ushtrohet nj\u00eb presion i shtuar, duke rritur numrin e personave q\u00eb do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb pension social. Niveli i ul\u00ebt i mbulimit me periudha kontributesh ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb masave t\u00eb pensioneve q\u00eb p\u00ebrfitohen, fakt q\u00eb gjykohet edhe nga niveli i pensionit mesatar, duke vler\u00ebsuar vet\u00ebm kategorin\u00eb e pensionist\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb periudha kontributive, kryesisht periudha pas vitit 1994. Ajo tha se, rreth 80% e pensioneve t\u00eb reja q\u00eb lidhen jan\u00eb pensione t\u00eb pjesshme, pra q\u00eb nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar vitet e plota t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pensionit (38 vite). Nga ana tjet\u00ebr, ne kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb pensionist\u00ebsh n\u00eb raport me popullsin\u00eb krahasuar me vendet e tjera, edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb vitet e para t\u00eb tranzicionit dol\u00ebn n\u00eb pension 5-10 vjet m\u00eb her\u00ebt mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb mbet\u00ebn pa pun\u00eb, si rezultat i kolapsit t\u00eb sistemit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u00a0&#8220;Monitor&#8221; N\u00eb vitin 2014, pensioni mesatar ishte sa 30% e pag\u00ebs mesatare bruto, nd\u00ebrsa n\u00eb 2023, ky raport arriti n\u00eb 22%. Vitin e kaluar, nj\u00eb e kat\u00ebrta e popullsis\u00eb po merrte pension pleq\u00ebrie, nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb marrin pensione t\u00eb llojeve t\u00eb tjera si invaliditeti, suplementare, ushtarake apo t\u00eb tjera. N\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":92666,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-95717","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95717"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95717\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95718,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95717\/revisions\/95718"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92666"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}