{"id":95872,"date":"2024-11-19T17:04:15","date_gmt":"2024-11-19T17:04:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=95872"},"modified":"2024-11-19T17:04:15","modified_gmt":"2024-11-19T17:04:15","slug":"kontroll-autokratik-i-qeverise-qendrore-ndaj-bashkive-te-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/19\/kontroll-autokratik-i-qeverise-qendrore-ndaj-bashkive-te-vendit\/","title":{"rendered":"Kontroll autokratik i qeveris\u00eb q\u00ebndrore ndaj bashkive t\u00eb vendit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji \u201cRatifikimi i marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministri i Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Konfederat\u00ebs Zvicerane, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Agjencia zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunimin, q\u00eb vepron n\u00ebp\u00ebrmjet Ambasad\u00ebs s\u00eb Zvicr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr projektin \u201cBashki t\u00eb forta (BTF), faza 2\u201d, synon t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qeverisjes vendore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sh\u00ebrbime, sipas standardeve minimale dhe t\u00eb p\u00ebrballueshme financiarisht.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsoj projektin e Agjencis\u00eb zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunim dhe kontributin nd\u00ebr vite q\u00eb kjo Agjenci dhe e gjith\u00eb Qeveria Zvicerane ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e qendruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb vendit, por shpreh dyshime t\u00eb forta se, qeveria Rama dhe pushteti vendor, n\u00eb gjendjen q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb katandisur sot, do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zbatimin me efektivitet t\u00eb projektit, p\u00ebr ar\u00ebsyet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Shkat\u00ebrrimi i demokracis\u00eb vendore n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>R\u00ebnia e demokracis\u00eb vendore, autonomis\u00eb dhe vetqeverisjes vendore n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i hidhur. Ai po pengon perspektiv\u00ebn e zhvillimin demokratik dhe integrimin evropiane t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Rritja e autoritarizmit n\u00eb qeverin\u00eb qendrore po ngushton jo vet\u00ebm hap\u00ebsirat e qeverisjes vendore, por po e shnd\u00ebrron vendin n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb autokratike anti-qytetare, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb nj\u00eb grupi okult t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendosja e aktivitetit t\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn kontrollin e plot\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces diabolik i mir\u00ebmenduar 10 vje\u00e7ar i nj\u00eb transformimi ligjor.<\/p>\n<p>Sikurse thekson dhe nj\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb k\u00ebto 30-vite n\u00eb vend, ish-Kryetari i Bashkis\u00eb Gjirokast\u00ebr, z. Ylli Asllani: \u201c<em>Ky proces ka n\u00eb baz\u00ebn e vet devijimin nga modeli demokratik, i nj\u00eb pakete ligjesh, sikurse jan\u00eb Ligji <\/em><em>\u201cP\u00ebr Vetqeverisjen Vendore\u201d, \u201cP\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u201c P\u00ebr Bashk\u00ebqeverisjen\u201d, ligji \u201c &#8220;Per zhvillimin rajonal dhe kohezionin&#8221;, \u201cP\u00ebr planifikimin\u00a0 dhe zhvillimin e territorit\u201d, Ligji \u201cP\u00ebr Turizmin\u201d,\u00a0&#8220;Per investimet strategjike&#8221;, Ligji \u201c P\u00ebr zonat e mbrojtura, ligji \u201cPer realizimin e procedures s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar\u201d, dhe Ligji &#8220;Per koncesionet dhe partneritetin publik privat&#8221;, etj. N<\/em><em>dryshimi i k\u00ebtyre ligjeve i ka hapur rrug\u00ebn vendosjes s\u00eb sundimit t\u00eb autokratit Rama edhe mbi pushtetin vendor, me deme kolosale ndaj autonomis\u00eb vendore dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve ndaj qytetarit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime ligjore bien ndesh me parimin e autonomis\u00eb vendore dhe decentralizimin, sikurse percaktohet ne Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Ato i japin pushtet t\u00eb pash\u00ebmbullt qeveris\u00eb qendrore mbi \u00e7\u00ebshtje qe jane eskluzivisht n\u00eb juridiksionin e pushtetit vendor. I gjith\u00eb ky transformim diabolik \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo transparente, pa debate dhe larg v\u00ebmendjes s\u00eb pal\u00ebve t\u00eb interesuara!<\/p>\n<p>T\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb opozitar\u00eb dhe shoqata e bashkive jan\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur dhe nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb procesin e k\u00ebtyre ndryshimeve t\u00eb dhimbshme p\u00ebr fatet e nj\u00ebsive vendore.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>D\u00ebshtimi i plot\u00eb i Reform\u00ebs p\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas 10 vitesh zbatimi t\u00eb saj, refoma administrative e territorjale \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e d\u00ebshtuar, duke shkaktuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr funksionimin dhe stabilitetin demokratik, ekonomik e shoq\u00ebror t\u00eb nj\u00ebsive vendore. Mjaft bashki t\u00eb reja nuk po menaxhojn\u00eb si duhet sh\u00ebrbimet dhe ve\u00e7an\u00ebrisht buxhetet e tyre, duke rezultuar madje debitor\u00eb edhe ndaj enteve shtet\u00ebrore, p\u00ebr mospagim t\u00eb detyrimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike apo detyrimeve t\u00eb tyre ndaj uj\u00ebsjell\u00ebsave.\u00a0 Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e bashkive nuk po arrijn\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb si duhet problemet e zhvillimit rural dhe menaxhimin e integruar dhe t\u00eb qendruesh\u00ebm t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Deformimi i reform\u00ebs administrative e territoriale i ka larguar bashkit\u00eb nga qytetar\u00ebt, ka humbur subsidiaritetin, transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien qeveris\u00eb vendore. Ka shkaktuar shpopullim masiv t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb dikurshme t\u00eb zjrdhura dhe falimentim e v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb reja bashkiake.<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Kontroll i plot\u00eb i qeveris\u00eb qendrore ndaj bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr vetqeverisjen vendore\u201d, n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb futur Neni 13 pika 4, <strong>\u201c<\/strong><em>Njesit\u00eb e qeverisjes vendore i nenshtrohen kontrollit te jashtem financiar nga organet e qeverisjes q\u00ebndrore per perdorimin e fondeve te kushtezuara dhe\/ose te deleguara qe financohen nga buxheti shtetit dhe\/ose fondet e ndihmes se huaj te alokuara ne njesite e qeverisjes vendore sipas mareveshjeve te nenshkruara nga qeverisja qendrore<\/em><strong> \u201d. <\/strong>Ky nen ka goditur r\u00ebnd\u00eb thelbin e pavar\u00ebsis\u00eb vendore dhe ka shkelur, n\u00eb frym\u00eb dhe n\u00eb g\u00ebrm\u00eb Nenin 13 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili garanton autonomin\u00eb dhe decentralizimin e funksionimit t\u00eb qeverisjes vendore. S\u00eb dyti, ky nen shkel Kart\u00ebn Evropiane t\u00eb autonomis\u00eb vendore, t\u00eb cil\u00ebn Republika e Shqip\u00ebris\u00eb e ka firmosur dekada m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij akti, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr autonomi, demokraci vendore apo marr\u00ebdh\u00ebnie partneriteti apo bashk\u00ebpunimi midis qeveris\u00eb lokale dhe q\u00ebndrore.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Mosp\u00ebrfaq\u00ebsim real ligjor i zgjedh\u00ebsve n\u00eb K\u00ebshillat e Qarqeve<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb ligjin \u201c P\u00ebr Vetqeverisjen Vendore\u201d, Neni 75 n\u00eb pik\u00ebn 2\u00a0 t\u00eb tij p\u00ebrjashton vullnetin e zgjedh\u00ebsve n\u00eb K\u00ebshillat e Qarqeve. Ky nen i jep nj\u00eb force politike, e cila \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebshillat bashkiak\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt n\u00eb K\u00ebshillat e Qarqeve duke i mohuar pakic\u00ebs vendet q\u00eb i takojn\u00eb propocionalisht. Ai p\u00ebrcakton se <strong>\u201c<\/strong><em>Zgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb qarkut p\u00ebrfaq\u00ebsues nga radh\u00ebt e k\u00ebshillit bashkiak, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 48, t\u00eb k\u00ebtij ligji, b\u00ebhet me votimin e list\u00ebs shum\u00eb-em\u00ebrore t\u00eb kandidat\u00ebve dhe shpallet fitues kandidati ose kandidat\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota<\/em><strong>\u201d. <\/strong>P\u00ebrtej zhurm\u00ebs e propagand\u00ebs, qeveritar\u00ebt lokal\u00eb dhe t\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb\u00a0 jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga aplikimi direkt n\u00eb fondet evropiane t\u00eb paraintegrimit apo donacionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pasi me ligjin \u201cP\u00ebr Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin\u201d k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e ka marr\u00eb Komiteti i Zhvillimit Rajonal i drejtuar dhe kontrolluar nga Qeveria.<\/p>\n<p>T\u00eb zgjedhurit vendor\u00eb dhe nj\u00ebsit\u00eb vendore kan\u00eb pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb theksuar fondesh dhe t\u00eb ardhurash, p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb para qytetar\u00ebve dhe ligjit. Me ligjin e buxhetit, \u00e7do vit transferta qeveritare drejt bashkive p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 1% t\u00eb Prodhimit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Bruto, m\u00eb i ulti n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne kete m\u00ebnyr\u00eb, aktiviteti bashkive \u00ebsht\u00eb i varur kryesisht prej vullnetit politik t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore, e cila i ndan tranfertat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb diferencuar dhe jo t\u00eb barabart\u00eb. Ndaj dhe n\u00eb \u00e7do fushat\u00eb Rama k\u00ebrc\u00ebnon zgjedh\u00ebsit me bllokim fondesh, n\u00ebse votojn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebn realitet n\u00eb bashkit\u00eb e opozit\u00ebs.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><em>Rr\u00ebmbim flagrant kompetencash nga pushteti vendor<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimeve n\u00eb ligjet e k\u00ebsaj dekade 2014-2024, sekti Rama n\u00eb qeverisje ka\u00a0 nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antidemokratike, pa pyetur k\u00ebshillat bashkiak\u00eb n\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Menaxhimin e pronave te bashkive,<\/li>\n<li>Uzurpimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive urbane dhe menaxhimit t\u00eb territorit.<\/li>\n<li>Uzurpimin e kompetencave t\u00eb bashkive n\u00eb sh\u00ebrbimet publike n\u00eb uj\u00eb, pastrim duke imponuar tarifa t\u00eb dyshimta apo t\u00eb inkriminuara si ato p\u00ebr djeg\u00ebsit e plehrave.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Sekti n\u00eb qeverisje ka realizuar s\u00eb fundmi edhe nj\u00eb rr\u00ebmbim flagrant kompetencash t\u00eb pushtetit vendor, n\u00eb dh\u00ebnien e lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00ebp\u00ebrmjet dy ndryshimeve ligjore n\u00eb ligjin 107\/2014 \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d si dhe ndryshimeve t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 408; dt 13.05.2015 \u201cP\u00ebr miratimin e rregullores s\u00eb zhvillimit t\u00eb territorit, i ndryshuar\u2019\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ Projektligji \u201cRatifikimi i marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministri i Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Konfederat\u00ebs Zvicerane, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Agjencia zvicerane p\u00ebr Zhvillim dhe Bashk\u00ebpunimin, q\u00eb vepron n\u00ebp\u00ebrmjet Ambasad\u00ebs s\u00eb Zvicr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr projektin \u201cBashki t\u00eb forta (BTF), faza 2\u201d, synon t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e qeverisjes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-95872","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95872"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":95873,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95872\/revisions\/95873"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}