{"id":96043,"date":"2024-11-21T09:02:50","date_gmt":"2024-11-21T09:02:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96043"},"modified":"2024-11-21T09:27:55","modified_gmt":"2024-11-21T09:27:55","slug":"shqiperia-do-te-kishte-arritur-standardet-e-be-nese-investimet-do-te-kanalizoheshin-tek-njerezit-dhe-tek-rritja-e-vleres-se-burimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/21\/shqiperia-do-te-kishte-arritur-standardet-e-be-nese-investimet-do-te-kanalizoheshin-tek-njerezit-dhe-tek-rritja-e-vleres-se-burimeve\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria do kishte arritur standardet e BE, n\u00ebse investimet do t\u00eb kanalizoheshin tek njer\u00ebzit dhe tek rritja e vler\u00ebs s\u00eb burimeve"},"content":{"rendered":"<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e investimeve n\u00eb ekonomi vijon t\u00eb kanalizohet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, sidomos n\u00eb banesa edhe pse popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar ndjesh\u00ebm nga emigracioni i lart\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga cens 2023 treguan se 33% e banesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ishin bosh, por sektori i nd\u00ebrtimit dhe sidomos banesave mor\u00ebn 73,5% t\u00eb investimeve t\u00eb brendshme gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, pesha e investimeve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit u zgjerua me 5.7 pik\u00eb nd\u00ebrmjet 2018-2023.<\/p>\n<p>INSTAT publikoi treguesin e formimit bruto t\u00eb kapitalit fiks, i cili jep t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr investimet e brendshme materiale dhe jo materiale n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Ky tregues \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shpenzimeve t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar n\u00eb ekonomi investohet, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb konsumohet.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat historike tregojn\u00eb se fitimet q\u00eb vijn\u00eb nga rritja e PBB-s\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tyre shkojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim. Psh n\u00eb vitin 1996-n, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pari q\u00eb INSTAT e raporton k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ndryshimi, p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur kudo me beton, \u00ebsht\u00eb fare i vog\u00ebl. N\u00eb 1996-n, pesha e nd\u00ebrtimit n\u00eb investimet e brendshme ishte 79.7%, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb 73.5%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria doli nga tranzicioni me nj\u00eb popullsi t\u00eb re n\u00eb mosh\u00eb, me plot burime natyrore. N\u00ebse investimet do t\u00eb kanalizoheshin tek njer\u00ebzit dhe tek rritja e vler\u00ebs s\u00eb burimeve Shqip\u00ebria do t\u00eb kishte arritur standardet e BE.<\/p>\n<p>P.sh. Estonia, e cila ishte n\u00ebn pushtimin rus deri n\u00eb vitin 1991, k\u00ebto 30 vite zhvilloi nj\u00eb sistem arsimor dhe investoi n\u00eb burimet njer\u00ebzore, \u00e7ka e b\u00ebn\u00eb at\u00eb nj\u00eb nga ekonomit\u00eb me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb bazuar n\u00eb teknologji dhe n\u00eb novacion. Estonia nd\u00ebrtoi nj\u00eb nga sistemet arsimore m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb rang global dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e digjitalizuara n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga lejet e dh\u00ebna p\u00ebr kulla t\u00eb larta m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit dhe projektet e qeveris\u00eb p\u00ebr investime kapitale, sektori i nd\u00ebrtimit do t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish dominues n\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pohojn\u00eb se n\u00eb afatin e shkurt\u00ebr, investimi n\u00eb nd\u00ebrtim mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen e qarkullimit t\u00eb parave dhe hapjen e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, por q\u00eb n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb nuk i jep vler\u00eb t\u00eb shtuar ekonomis\u00eb, teksa nuk ndikon n\u00eb rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa kanalizoi n\u00eb nd\u00ebrtim rreth 70% t\u00eb fitimeve n\u00eb tre dekadat e fundit vendi yn\u00eb ka mbetur shteti me t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb rajon dhe n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb rajon, fitimet q\u00eb gjeneron ekonomia shkojn\u00eb p\u00ebr inovacion dhe n\u00eb teknologji, pasi k\u00ebto sektor\u00eb gjenerojn\u00eb kthim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb dhe me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Var\u00ebsia e ekonomis\u00eb ndaj sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Shqip\u00ebri ishte m\u00eb e larta n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb vitin 2023, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar nga Eurostat. Shpenzimet nominale p\u00ebr nd\u00ebrtimin n\u00eb raport me Prodhimin e Brendsh\u00ebm Bruto (PBB) n\u00eb vitin 2023 n\u00eb Shqip\u00ebri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb Europ\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mesatarja e Bashkimit Europian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tregues \u00ebsht\u00eb rreth 11%. Vendi i dyt\u00eb pas Shqip\u00ebris\u00eb ishte Rumania, me 17.9%, e ndjekur nga Suedia, me 15.7%.\/ MONITOR<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa d\u00ebrrmuese e investimeve n\u00eb ekonomi vijon t\u00eb kanalizohet n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, sidomos n\u00eb banesa edhe pse popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar ndjesh\u00ebm nga emigracioni i lart\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat nga cens 2023 treguan se 33% e banesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ishin bosh, por sektori i nd\u00ebrtimit dhe sidomos banesave mor\u00ebn 73,5% t\u00eb investimeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-96043","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96043","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96043"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96043\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96048,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96043\/revisions\/96048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}