{"id":96052,"date":"2024-11-21T09:21:57","date_gmt":"2024-11-21T09:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96052"},"modified":"2024-11-21T09:21:57","modified_gmt":"2024-11-21T09:21:57","slug":"ceshtja-meta-pse-vangjel-tavo-dhe-agrn-cela-ja-hodhen-pa-u-lagur-ne-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/21\/ceshtja-meta-pse-vangjel-tavo-dhe-agrn-cela-ja-hodhen-pa-u-lagur-ne-spak\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja Meta\/ Pse Vangjel Tavo dhe Agrn \u00c7ela ja hodh\u00ebn pa u lagur n\u00eb SPAK?"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Lapsi.al <\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb SPAK kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prova se n\u00ebse t\u00eb fusin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, mund t\u00eb t\u00eb bastisin sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me gazetarin Elton Qyno; mund t\u00eb gjejn\u00eb edhe pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb vun\u00eb pllakat e banjos p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb n\u00eb pyetje si n\u00eb rastin e Arben Ahmetajt, por mund t\u00eb zb\u00ebrthejn\u00eb mesazhet e harruar n\u00ebp\u00ebr celular\u00ebt e vjet\u00ebr si n\u00eb rastin e Monika Kryemadhit.<\/p>\n<p>Shembujt kur oficer\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit apo prokuror\u00ebt e SPAK kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs jan\u00eb disa, ndaj edhe simptomat e nj\u00eb p\u00ebrtacie mendore q\u00eb kan\u00eb shfaqur n\u00eb dosjen hetimore ndaj Ilir Met\u00ebs, bien posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Emrat e Vangjel Tavos dhe t\u00eb Agron \u00c7el\u00ebs, dy ish-deputet\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb, Ilir Meta i p\u00ebrmendi gjat\u00eb leximit t\u00eb mbrojtjes n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, si dy shembuj q\u00eb e shfaj\u00ebsojn\u00eb n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje ku e implikon prokuroria; e para \u00ebsht\u00eb CEZ-DIA dhe e dyta, lobimi me kompanin\u00eb offshore \u201cDorelita\u201d n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebta ish-funksionar\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb, ka mjaftuar nj\u00eb paraqitje n\u00eb prokurori, nj\u00eb deklarat\u00eb mohuese dhe me aq, ia kan\u00eb hedhur pa u lagur, duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb mir\u00ebkuptim i pazakont\u00eb i\u00a0prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/21\/auto_tavooohjvhgchg1732179430.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Deklarata e Vangjel Tavos n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo p\u00ebr akuz\u00ebn e SPAK se nuk ka deklaruar n\u00eb KQZ parat\u00eb q\u00eb i ka paguar kompanis\u00eb offshore \u201cDorelita Limited\u201d p\u00ebr nj\u00eb lobim n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ai tha se pronari i k\u00ebsaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte nj\u00eb mashtrues, por \u00e7do kontakt q\u00eb me t\u00eb e ka pasur n\u00ebp\u00ebrmjet Vangjel Tavos.<\/p>\n<p>Sipas Met\u00ebs ishte Tavo q\u00eb e bindi t\u00eb paguaj\u00eb 15 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr lobimin e par\u00eb (t\u00eb deklaruara) dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr pagesat e tjera ndaj k\u00ebsaj kompanie t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do kontakt e kam patur me t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes z. Tavo, i cili ishte edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi i takimit me t\u00eb n\u00eb Greqi, n\u00eb n\u00ebntor ose dhjetor 2016\u201d, tha Meta n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Por kur prokuror\u00ebt mor\u00ebn n\u00eb pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar t\u00eb gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-s\u00eb tha se nuk mbante mend asgj\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompanin\u00eb Dorelita Limited me seli n\u00eb Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb LSI-s\u00eb, pasi ai nuk ka mbajtur funksione n\u00eb parti q\u00eb t\u00eb kishin lidhje me financat e partis\u00eb si dhe nuk ka qen\u00eb person i autorizuar p\u00ebr t\u00eb kryer pagesa p\u00ebr llogari t\u00eb partis\u00eb LSI. Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni p\u00ebr kontrat\u00ebn e konsultimit q\u00eb LSI-ja kishte lidhur me kompanin\u00eb McKeon Group n\u00eb muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partis\u00eb ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai s\u00eb bashku me llir Metaj kishte zhvilluar takime me politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte t\u00eb kishte zhvilluar takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndonj\u00eb kompanie lobimi n\u00eb Amerik\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019b\u00ebn\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? A e zbuluan ata kush thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kush jep d\u00ebshmi t\u00eb rreme, Meta apo Tavo?\u00a0Prokuror\u00ebt thjesht besuan k\u00ebt\u00eb t\u00eb dytin. Meq\u00eb thot\u00eb se nuk di asgj\u00eb, Vangjel Tavo ia hedh pa u lagur.<\/p>\n<p>Rasti me pagesat ndaj \u201cDorelita Limited\u201d i ngarkohet Met\u00ebs, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPartia LSI p\u00ebr vitin 2017 ka kryer pagesa t\u00eb padeklarara n\u00eb shum\u00ebn 100.000 USD p\u00ebr t\u00eb kryer pagesat p\u00ebr sh\u00ebrbimet e ofruara nga kompania Dorelita Limited si nd\u00ebrmjet\u00ebse e LSI-s\u00eb me kompanin\u00eb lobuese McKEON Group\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, nga ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar Vangjel Tavo.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/November\/21\/auto_agron-cela-na-spak1732179447.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>Deklarata e Agron \u00c7el\u00ebs n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimet e CEZ-DIA, prokuror\u00ebt e akuzojn\u00eb Ilir Met\u00ebn se mori para si \u201cp\u00ebrfitime t\u00eb parregullta\u201d nga Kastriot Ismailaj, t\u00eb cilin e rekomandoi si njeriun e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mbledhjen e borxheve t\u00eb kompanis\u00eb \u00e7eke CEZ.<\/p>\n<p>K\u00ebto para, sipas dosjes, Kastriot Ismailaj i kalonte tek Meta n\u00ebp\u00ebrmjet disa biznesmen\u00ebve, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb Agron \u00c7ela.<\/p>\n<p>Por n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, Meta e mohoi k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se: \u201cZ. \u00c7ela e ka sqaruar shum\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb raport dhe faktin se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka financuar p\u00ebr LSI\u201d.<\/p>\n<p>Por si u trajtua Agron \u00c7ela nga SPAK?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb provuar se \u00c7ela p\u00ebrfitoi me kompanin\u00eb e tij \u201cXhenis\u201d, rreth 160 mij\u00eb euro nga Kastriot Ismailaj. Por kur ai u pyet n\u00eb SPAK n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ka mohuar gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb nga dosja q\u00eb tregon \u00e7far\u00eb tha Agron \u00c7ela n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>\u2022 I pyetur mbi p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e shoq\u00ebris\u00eb B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shp\u00ebtim Shehu, ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb em\u00ebr nuk e ka d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb, nuk i kujtohet asnj\u00eb person me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2022 Lidhur me pyetjen n\u00ebse ndonj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb tregtare t\u00eb tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb e tij nuk ka patur aktivitet n\u00eb importimin dhe shitjen e automjeteve.<\/p>\n<p>\u2022 Ka deklaruar se nuk ka patur asnj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb lidhur me shoq\u00ebrin\u00eb DIA, nuk ka marr\u00eb asnje lloj pagese prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnj\u00eb lloj sh\u00ebrbimi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb DIA.<\/p>\n<p>\u2022 Ka deklaruar se Kastriot Ismailajn e ka njohur n\u00eb rrethana kur vet\u00eb Agroni ishte president i Klubit t\u00eb Futbollit t\u00eb Vllaznis\u00eb dhe Kastrioti ishte shum\u00eb tifoz me skuadr\u00ebn. Sikurse me \u00e7do tifoz tjet\u00ebr t\u00eb skuadr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Kastriotin n\u00eb k\u00ebto rrethana. Nuk ka patur asnj\u00eb lloj shoq\u00ebrie apo lidhje tjet\u00ebr me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udh\u00ebtuar asnj\u00ebher\u00eb bashk\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb destinacion p\u00ebrve\u00e7se mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb q\u00eblluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fluturim pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00eb ai (Agroni) udh\u00ebtonte shpesh, ose mund\u00ebsis\u00eb se ndonj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb rastet e ndeshjeve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb patur klubi i futbollit t\u00eb Vllaznis\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se q\u00eb nga viti 2013 ka krijuar miq\u00ebsi me t\u00eb dhe n\u00eb vijim ka kandiduar me partin\u00eb LSI, p\u00ebr deputet. Ka marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe shoq\u00ebrore me t\u00eb nga ajo koh\u00eb deri me sot.<\/p>\n<p>\u2022 Ka deklaruar se q\u00eb nga viti 2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i LSI, ka qen\u00eb drejtues politik i k\u00ebsaj partie p\u00ebr Qarkun Shkod\u00ebr. Nuk e ka financuar asnj\u00ebher\u00eb financiarisht partin\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj d\u00ebshmie, hetimi mund t\u00eb ndiqej n\u00eb dy vija logjike: 1) Ose Agron \u00c7ela g\u00ebnjen, pra jep d\u00ebshmi t\u00eb rreme dhe p\u00ebr t\u00eb ngrihet akuz\u00eb, si bashk\u00ebpuntor i Ilir Met\u00ebs. 2) Ose Agron \u00c7ela, thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se nuk ka marr\u00eb para nga DIA, rrjedhimisht e shfaj\u00ebson Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt proceduan sipas nj\u00eb varianti t\u00eb tret\u00eb. Ata besuan Agron \u00c7el\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fut\u00ebn Ilir Met\u00ebn n\u00eb burg duke e akuzuar se ka p\u00ebrfituar parat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fytyra tjet\u00ebr e SPAK me dashnor\u00ebt e pushtetit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Vangjel Tavo dhe Agron \u00c7ela jan\u00eb pjes\u00eb e skemave t\u00eb korrupsionit p\u00ebr t\u00eb cilat Ilir Meta \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, at\u00ebher\u00eb k\u00ebta duhet t\u00eb ishin shok\u00ebt e tij t\u00eb qelis\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dy jan\u00eb amnistuar sepse t\u00eb dy kaluan n\u00eb radh\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste, para zgjedhjeve t\u00eb 14 Majit.<\/p>\n<p>Vangjel Tavo kandidoi p\u00ebr socialist\u00ebt dhe tani \u00ebsht\u00eb kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs, nd\u00ebrsa Agron \u00c7ela, ndihmoi Partin\u00eb Socialiste t\u00eb fitonte Bashkin\u00eb e Shkodr\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 30 vjet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sekreti me t\u00eb cilin t\u00eb dy politikan\u00ebt, dashnor\u00eb t\u00eb pushtetit, i detyruan prokuror\u00ebt e SPAK t\u00eb mos i shkojn\u00eb m\u00eb tej hetimit, ndryshe nga \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb rastet e tjera.<\/p>\n<p>Por duke amnistuar Tavon dhe \u00c7el\u00ebn, prokuror\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb skandaloze t\u00eb standartit t\u00eb dyfisht\u00eb me t\u00eb cilin heton SPAK.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ky Prokuroria Speciale, ka nd\u00ebrhyr\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb aren\u00ebn politike, duke paracaktuar edhe rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme parlamentare, ky standart n\u00eb hetime duhet t\u00eb ishte n\u00eb thelbin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit. P\u00ebrndryshe, ndjekja penale dhe burgosja e politikan\u00ebve, do t\u00eb shihet p\u00ebrmes ngjyrave politike dhe e kalon vendin n\u00eb nj\u00eb stad tjet\u00ebr.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lapsi.al N\u00eb SPAK kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prova se n\u00ebse t\u00eb fusin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, mund t\u00eb t\u00eb bastisin sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me gazetarin Elton Qyno; mund t\u00eb gjejn\u00eb edhe pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb vun\u00eb pllakat e banjos p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb n\u00eb pyetje si n\u00eb rastin e Arben Ahmetajt, por mund t\u00eb zb\u00ebrthejn\u00eb mesazhet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96052","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96052"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96052\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96054,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96052\/revisions\/96054"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}