{"id":96109,"date":"2024-11-21T12:31:41","date_gmt":"2024-11-21T12:31:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96109"},"modified":"2024-11-21T12:31:41","modified_gmt":"2024-11-21T12:31:41","slug":"mbyllja-e-tik-tok-nuk-eshte-mase-por-maske-per-surratin-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/21\/mbyllja-e-tik-tok-nuk-eshte-mase-por-maske-per-surratin-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Mbyllja e Tik Tok nuk \u00ebsht\u00eb mas\u00eb, por mask\u00eb p\u00ebr surratin e qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Alfred LELA<\/strong><\/p>\n<p>Propozimi i z. Rama p\u00ebr t\u00eb mbyllur Tik Tok-un dhe Snap Chat-in, dy platforma q\u00eb p\u00ebrdoren edhe nga nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat e vendit, ngjan, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb ide e arsyeshme\u2026po t\u00eb ishim n\u00eb Danimark\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Kryeministri ka kund\u00ebr disa fakte, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve lidhen vet\u00ebm me t\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb i pari \u00ebsht\u00eb se ai qeveris m\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale, platformave t\u00eb massmedias apo komunikimit masiv, sesa drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb format klasike t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes, mbledhje kabineti, konferenca shtypi, takime me njer\u00ebzit etj.<\/p>\n<p>Pra, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunues dhe promovues i nj\u00eb modeli, me leht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb adoleshenti, t\u00eb cilin k\u00ebrkon ta p\u00ebrmbys\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>Kjo sip\u00ebrfaq\u00ebsi e kryeministrit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sip\u00ebrfaqja e holl\u00eb, e pacip\u00eb, dhe jo thelbi i problemit, i cili, s\u00eb dyti dhe m\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb modeli, njeriu dhe pushteti.<br \/>\nEdi Rama, si nj\u00eb nd\u00ebr 4 politikan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb tranzicionit pas-komunist, ka qen\u00eb shtyt\u00ebsi m\u00eb i fuqish\u00ebm i nj\u00eb modeli anti-model n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi dukjes para thelbit, aktivitetit para pun\u00ebs, suksesit para arritjes, triumfit politik para autoritetit publik. Duke pas\u00eb p\u00ebr mbi 20 vjet luksin e nj\u00eb makinerie propagandistike, t\u00eb shtyr\u00eb nga mediat kryesore n\u00eb vend, ai e ka projektuar k\u00ebt\u00eb model, ku nd\u00ebrthuren hajgarja politike me brutalitetin shtet\u00ebror, si ofert\u00eb qeveris\u00ebse me thelbin e vet\u00ebm: \u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb ndalosh (fraz\u00eb e l\u00ebvizjes anarkisto-majtiste franceze t\u00eb vitit \u201968).<\/p>\n<p>Kujdes: \u2018liria\u2019 e k\u00ebtij slogani vet\u00ebm n\u00eb sip\u00ebrfaqe ka parasysh t\u00eb tjer\u00ebt, popullin; \u00ebsht\u00eb dizajnuar p\u00ebr Ram\u00ebn vet\u00eb dhe ata rreth tij. E vetmja liri q\u00eb populli mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shkap\u00ebrderdhjes: mbillni drog\u00eb dhe shisni drog\u00eb-pra, liria e pasurimit t\u00eb shpejt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet anti-modelit. E dyta e lirive, ajo e l\u00ebvizjes, m\u00eb sak e braktisjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrkthyer trash\u00eb \u201cn\u00ebse nuk ia dilni me drog\u00eb dhe n\u00eb administrat\u00eb, k\u00ebpusni qaf\u00ebn!<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Rama, duke lejuar nj\u00eb liri fiktive, krijoi n\u00eb vend nj\u00eb ndales\u00eb efektive t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr kund\u00ebrshtarin politik, apo \u00e7do form\u00eb opozicioni, p\u00ebrkund\u00ebr mesazhit, imazhit dhe aktivitetit politik t\u00eb tij dhe qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dije klasike tashm\u00eb se Rama p\u00ebrdori, duke filluar nga 21 janari 2011 e n\u00eb vijim, pa nd\u00ebrprerje, elementin jopolitik n\u00eb rrafshin politik (edhe n\u00eb zgjedhje), duke kulmuar me futjen e tyre n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb si deputet\u00eb \u2018t\u00eb popullit\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai p\u00ebrforcoi nj\u00eb makin\u00eb elektoralo-politike q\u00eb shtypte \u00e7do rregull e ligj\u00ebsi n\u00eb favor t\u00eb triumfit n\u00eb zgjedhje. Nj\u00eb nd\u00ebr viktimat e k\u00ebsaj qasjeje ishin edhe dy institucione t\u00eb shtetit: shkollat dhe policia.<\/p>\n<p>Duke krijuar, n\u00eb sistemin arsimor, modelin e brendsh\u00ebm t\u00eb promovimit t\u00eb m\u00ebsuesve dhe drejtor\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb mir\u00eb rolin e operatorit elektoral; dhe m\u00eb gjer\u00eb modelin e t\u00eb fortit n\u00eb qytet, Kuvend dhe shoq\u00ebri, Rama nuk i lejoi asnj\u00eb exit modeleve alternative. Modeli i tij ishte i vetmi, sepse ishte m\u00eb i miri. \u00c7do model tjet\u00ebr u b\u00eb anti-model. Duke u sjell\u00eb si anti-hero, Edi Rama krijoi heroin dhe shpalli anti-heronj gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebtu e ka rr\u00ebnj\u00ebn edhe slogani \u201cfajin e ka Saliu\u201d, q\u00eb u shpik si e vetmja alternativ\u00eb e Ram\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb mendimi, sjellje apo modeli, Kryeministri e thjesht\u00ebzoi debatin publik t\u00eb mbushur me zin\u00eb e tri vrasjeve n\u00eb pes\u00eb dit\u00eb, m\u00eb e dhimbshmja, ajo e nj\u00eb f\u00ebmije shkolle, me fraz\u00ebn \u2018fajin e ka Tik Tok-u\u201d.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla, krijimin e modeleve anti-etik\u00eb, premtimet e qeveris\u00eb, policimin komunitar, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\nDuke pas\u00eb n\u00eb mendje sinoptik\u00ebn politike m\u00eb lart, nuk kemi pse presim sjellje t\u00eb ndryshme nga Kryeministri.<br \/>\nAi nuk e ka krijuar modelin, por \u00ebsht\u00eb vet\u00eb modeli, \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i tij.<\/p>\n<p>Si n\u00eb shprehjen e Anjshtanjit ku nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh rezultate t\u00eb ndryshme prej s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs metod\u00eb, as prej t\u00eb nj\u00ebjtit njeri\/model nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh sjellje t\u00eb ndryshuar.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb Kryeminsitri q\u00eb disa prej jush thoni se keni zgjedhuar\/votuar, dhe disa t\u00eb tjer\u00eb se \u00ebsht\u00eb aty prej vjedhjesh\/ manipulimesh elektorale.<\/p>\n<p>Martin Cani, 14 vje\u00e7, nx\u00ebn\u00ebs i \u201cFan Nolit\u201d, f\u00ebmij\u00eb i prind\u00ebrve t\u00eb vet dhe i Shqip\u00ebris\u00eb, shok i v\u00ebrsnik\u00ebve dhe viktim\u00eb e modelit shoq\u00ebror-jo vet\u00ebm e thik\u00ebs-, nuk u vra n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb prej koh\u00ebsh me shkrim e me goj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, vdekja e tij lidhet pazgjidhshm\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb plag\u00eb shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Atij q\u00eb nuk i jepet, por merr, nuk jep as llogari. Vet\u00ebm k\u00ebrkon. Nga t\u00eb tjer\u00ebt, kurr\u00eb nga vetja. K\u00ebt\u00eb here, si p\u00ebrher\u00eb, nuk po i lyp llogari opozit\u00ebs, Saliut dhe as popullit, por Tik Tok-ut.<\/p>\n<p>T\u00eb mbyll\u00ebsh Tik Tok-un nuk \u00ebsht\u00eb mas\u00eb, \u00ebsht\u00eb mask\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur trupin e p\u00ebrgjakur t\u00eb Martin Canit dhe fytyr\u00ebn e keqe t\u00eb Ram\u00ebs dhe ministreshave t\u00eb tij q\u00eb ngaz\u00ebllenin kur n\u00eb Kuvend k\u00ebrkohej nj\u00eb minut\u00eb heshtje p\u00ebr 14 vje\u00e7arin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Alfred LELA Propozimi i z. Rama p\u00ebr t\u00eb mbyllur Tik Tok-un dhe Snap Chat-in, dy platforma q\u00eb p\u00ebrdoren edhe nga nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat e vendit, ngjan, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, si nj\u00eb ide e arsyeshme\u2026po t\u00eb ishim n\u00eb Danimark\u00eb. Por, Kryeministri ka kund\u00ebr disa fakte, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve lidhen vet\u00ebm me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-96109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96111,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96109\/revisions\/96111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}