{"id":96160,"date":"2024-11-21T20:10:15","date_gmt":"2024-11-21T20:10:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96160"},"modified":"2024-11-21T20:10:45","modified_gmt":"2024-11-21T20:10:45","slug":"vrasja-e-14-vjecarit-babai-nese-kjo-do-ndodhte-ne-nje-vend-tjeter-rrezohej-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/21\/vrasja-e-14-vjecarit-babai-nese-kjo-do-ndodhte-ne-nje-vend-tjeter-rrezohej-qeveria\/","title":{"rendered":"Vrasja e 14 vje\u00e7arit, flet babai: N\u00ebse kjo do ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, rr\u00ebzohej qeveria!"},"content":{"rendered":"<p>Babai i Martin Canit, \u00cbngj\u00ebll Cani ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV. Ai ka rr\u00ebfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej n\u00eb spital me disa plag\u00eb n\u00eb trup dhe m\u00eb pas m\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se \u00ebsht\u00eb i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb mund t\u2019i ndodhte t\u00eb birit n\u00eb der\u00ebn e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cM\u00ebsuesja m\u00eb tha Martini \u00ebsht\u00eb te \u2018Trauma\u2019. Vajta aty, m\u00eb than\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb operacionit. M\u00eb thirr\u00ebn pas gjysm\u00eb ore me shpres\u00eb se do t\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb plag\u00eb thike, kurse moshatari i vet gjasht\u00eb thika. Por, pas gjys\u00ebm ore m\u00eb than\u00eb Martini nuk mbijetoi sepse kishte nj\u00eb thik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Bota m\u00eb ra p\u00ebrmbi kok\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Pak m\u00eb pare kisha m\u00ebsuesen e Martinit dhe po m\u00eb tregonte se ishte model, shembullor, nj\u00eb njeri q\u00eb e donte e gjith\u00eb shkolla, e gjith\u00eb lagjia k\u00ebtu. Pyet \u00e7do njeri q\u00eb e njeh Martinin, ishte lider i v\u00ebrtet\u00eb, humorist i v\u00ebrtet\u00eb, nuk kam fjal\u00eb ta p\u00ebrshkruaj\u201d,<\/em>\u00a0tha Cani.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr autorin e krimit, Cani tha se nuk e njeh at\u00eb dhe se familjar\u00ebt e tij nuk e kan\u00eb ngush\u00eblluar dhe as kan\u00eb k\u00ebrkuar falje.<\/p>\n<p><em><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">\u201cUn\u00eb as nuk e njoh, as i kam m\u00ebsuar emrin as nuk e di kush \u00ebsht\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb, nuk kam asnj\u00eb lloj ideje. T\u00eb jem i sinqert\u00eb nuk kan\u00eb ardhur, asnj\u00eb lloj ngush\u00ebllimi, asnj\u00eblloj falje, asnj\u00eb informacion nuk kam. Ndoshta nuk kan\u00eb kurajo, mund t\u00eb ndihen fajtor\u00eb. Nuk besoj se ka njeri q\u00eb do q\u00eb djali i tyre t\u00eb b\u00ebhet kriminel<\/span><\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u00c7do prind nuk e do djalin ta ket\u00eb kriminel. Ata kan\u00eb qen\u00eb moshatar\u00eb, faj\u00ebsoj dor\u00ebn q\u00eb e vrau. K\u00eb t\u00eb faj\u00ebsos? Ajo dor\u00eb i mori jet\u00ebn djalit tim, \u00ebndrrat. Nuk dua ta kthej politike, un\u00eb i p\u00ebrkas thjesht\u00ebsis\u00eb dhe paqes, erdha t\u00eb nd\u00ebrtoj sht\u00ebpi dhe familje, erdha me mall p\u00ebr atdheun, t\u00eb jetoj k\u00ebtu. M\u00eb lind\u00ebn dy cuna, dy yje, nj\u00ebrin ma mori Zoti, m\u00eb mori zemr\u00ebn\u201d<\/em>, tha Cani.<\/p>\n<p>Babai i 14 vje\u00e7arit t\u00eb ndjer\u00eb u ndal edhe te siguria n\u00eb shkolla dhe protesta e zhvilluar dit\u00ebn e sotme p\u00ebr t\u00eb birin. Ai deklaroi se n\u00ebse kjo tragjedi do t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebhiqej ministri, por do t\u00eb rr\u00ebzohej Qeveria.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cN\u00ebnt\u00eb vjet ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb. Un\u00eb jetoja n\u00eb Lond\u00ebr, e drejta e klient\u00ebve q\u00eb punoja, ishte nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb ta shihje klientin deri 500 metra t\u00eb mos i ndodhte dicka, jo m\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla. Aty n\u00eb der\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs t\u00eb ndodh\u00eb kjo, \u00ebsht\u00eb e habitshme, e trisht\u00eb, m\u00eb duket \u00ebnd\u00ebrr, nuk dua ta besoj, nuk e imagjinoj.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Nuk kam patur informacion sepse po t\u00eb dija un\u00eb do shkoja n\u00eb shkoll\u00eb.\u00a0Martini b\u00ebnte shaka, edhe mbledhje kur kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, m\u00eb thoshin Martini na mban gjall\u00eb. Nuk kisha shqet\u00ebsime.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Nuk dua ta nxjerr pjes\u00ebn politike, por cdo prind duhet t\u00eb ndjej\u00eb nj\u00eb ndjesi p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb ka humbur jet\u00ebn. Po t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, jo t\u00eb dor\u00ebhiqej ministri, por do t\u00eb ishte ndryshuar qeveria. Edhe n\u00eb Greqi, gj\u00ebra t\u00eb tilla cfar\u00eb b\u00ebhet. Falenderoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk dua t\u2019i futem politik\u00ebs, kam kontakte me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, un\u00eb dua q\u00eb djali im t\u00eb prehet n\u00eb paqe sic i takon.<\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">Me policin\u00eb asnj\u00eb komunikim nuk kam patur sepse un\u00eb jam shum\u00eb i tronditur. Edhe sot q\u00eb po flas dridhem i t\u00ebri, nuk e kisha kurajon, dua t\u00eb gjej guximin dhe t\u00eb falenderoj popullin shqiptar, prind\u00ebrit, ata miq q\u00eb m\u00eb kan\u00eb repspektuar, kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb lug\u00eb t\u00eb vog\u00ebl helmi q\u00eb un\u00eb po ha dhe po helmohem dita dit\u00ebs\u201d<\/em>, tha babai i 14 vje\u00e7arit.<\/p>\n<p>\u00cbngj\u00ebll Cani rr\u00ebfeu edhe takimin e fundit me t\u00eb birin.<\/p>\n<p>\u201cLuajti nj\u00eb ndeshje me Kavaj\u00ebn, m\u00eb tha luajta shum\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb b\u00ebhem futbollist me Komb\u00ebtaren. M\u00eb tha do t\u00eb m\u00eb marr\u00eb xhaxhi me vete sepse e kemi gjysm\u00ebn e familjes n\u00eb Amerik\u00eb. Xhaxhai i ushqente q\u00eb do t\u00eb marr n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb. K\u00ebto \u00ebndrra kishte ai djal\u00eb. Ai flinte me topin, kishte qejf t\u00eb b\u00ebhej si Cristiano Ronaldo se luante si sulmues i majt\u00eb, pastaj kaloi mbrojt\u00ebs i majt\u00eb dhe thoshte do b\u00ebhem si Mario Mitaj, jam m\u00eb mir\u00eb mbrojt\u00ebs se kontroll loj\u00ebn, ekipin, iu b\u00ebrtas\u201d, tha Cani.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Babai i Martin Canit, \u00cbngj\u00ebll Cani ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV. Ai ka rr\u00ebfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej n\u00eb spital me disa plag\u00eb n\u00eb trup dhe m\u00eb pas m\u00ebsoi se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta. Ai deklaroi se \u00ebsht\u00eb i tronditur nga ngjarja &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96160","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96160"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96163,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96160\/revisions\/96163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}