{"id":96254,"date":"2024-11-22T17:27:13","date_gmt":"2024-11-22T17:27:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96254"},"modified":"2024-11-22T17:27:13","modified_gmt":"2024-11-22T17:27:13","slug":"pse-spak-nderpreu-hetimet-per-kryebashkiakun-e-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/22\/pse-spak-nderpreu-hetimet-per-kryebashkiakun-e-shkodres\/","title":{"rendered":"Pse SPAK nd\u00ebrpreu hetimet p\u00ebr kryebashkiakun e Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Organigama e grabitjeve t\u00eb rilindjes nxjerr para kudo ku ta prek\u00ebsh. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb pastruse vjedh pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen e vet dhe nga tubi i aspiratorit derdhen \u201crast\u00ebsisht\u201d gjys\u00ebm milioni euro. Nj\u00eb her\u00eb SPAK sekuestron celular\u00ebt p\u00ebr tendera rrug\u00ebsh dhe papritmas kap nj\u00eb vjedhje n\u00eb KESH.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodhur edhe het\u00ebn e fundit, kur prokuror\u00ebt e posat\u00e7\u00ebm po hetonin skem\u00ebn e kompanive p\u00ebrmes t\u00eb cilave dyshohet se b\u00ebnte korrupsion ish drejtori i rrug\u00ebve Evis Berberi. Ish krahu i djatht\u00eb i Belinda Ballukut, q\u00eb shihej kudo pas saj n\u00eb videot promovuese u arrestua n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti. Prokuror\u00ebt q\u00eb e akuzojn\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash dyshojn\u00eb se n\u00ebn ombrell\u00ebn e zv kryeministres \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb skem\u00eb tjet\u00ebr e ngjashme me at\u00eb 5D duke u nisur nga fakti se Berberi u kishte dh\u00ebn\u00eb tendera publik\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve biznesmen\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kishte qen\u00eb edhe n\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie private, p\u00ebr shtitblerjen e nj\u00eb kompanie. K\u00ebto hetime vazhdojn\u00eb ende, por e bukura \u00ebsht\u00eb se si efekt kolateral i tyre duket se e ka p\u00ebsuar edhe kryebashkiaku aktual i Shkodr\u00ebs, Benet Beci.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur dhe \u00e7\u2019lidhje ka mund t\u00eb pyes\u00eb dikush? Historia \u00ebsht\u00eb sa rast\u00ebsore qa edhe qesharake. Sikurse e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zakon agjent\u00ebt e BKH ata ia behin p\u00ebr kontroll t\u00eb befasish\u00ebm n\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e atyre q\u00eb prangosin. k\u00ebshtu ka ndodhur dhe me rastin Berberi. Ata nuk kan\u00eb gjetur vet\u00ebm udh\u00ebtime turistike t\u00eb paguara nga klient\u00ebt p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb, bashk\u00ebshorten e tij Adela Ruko dhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb mitur, por p\u00ebr t\u00eb zbuluar m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb sekuestruar edhe celularin e Adel\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si i shoqi edhe ajo i kish pasur shpatullat t\u00eb ngrohta p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend p\u00ebllumbash n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. Pra Belinda Ballukiu ishte kujdesur ti sistemonte si familje. Adela n\u00eb vitin 2020 kryente dhe detyr\u00ebn e kryetares es\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave t\u00eb nj\u00eb tenderi n\u00eb KESH. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb shpikur gjoja p\u00ebr t\u00eb kontraktuar nj\u00eb kompani q\u00eb do hartonte nj\u00eb studim p\u00ebr strategjin\u00eb e sektorit energjetik. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kreu i KESH, ishta krebashkiaku aktual i Shkodr\u00ebs. Atij me sa duket i ishte propozuar\u00a0 q\u00eb studimi n\u00eb fjal\u00eb do \u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb kompani me p\u00ebrvoj\u00eb nga iniversiteti me fam\u00eb i Harvardit. Sigurisht duke i njohur rregullat e loj\u00ebs Benet Beci nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtonte.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo duket qart\u00eb n\u00eb bisedat q\u00eb jan\u00eb ruajur n\u00eb celularin e sekuestruar. Celulari \u00ebsht\u00eb i zonj\u00ebs Adela Ruko, por at\u00eb e ka p\u00ebrdorur bashk\u00ebshorit i saj, Evsis Berberi p\u00ebr ti shkruar n\u00eb numrin e tij personal Benet Becit, shefit direkt t\u00eb gruas q\u00eb drejtonte komisionin e tenderit. \u201c500 mij\u00eb euro p\u00ebr profesor\u00ebt e Harvardit, 320 mij\u00eb euro p\u00ebr ne me dy klas\u00eb shkoll\u00eb\u201d i ka shkruar ai Becit. Pra fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb mes tyre afro 40% t\u00eb shum\u00ebs 834 mij\u00eb euroshe. Ngjarjet e m\u00ebvonshme regojn\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb zhvilluar sipas parashikimeve dhe t\u00eb gjitha gjasat jan\u00eb q\u00eb po ashtu t\u00eb jen\u00eb ndar\u00eb edhe parat\u00eb.<\/p>\n<p>Po a kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu me nj\u00eb korrupsion t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm q\u00eb u zbulua papritur nga marrja e nj\u00eb telefoni p\u00ebr arsye t\u00eb tjera? Jo tamam. Dokumanta t\u00eb nxjerra n\u00eb drit\u00eb nga media\u00a0Kapitali.al\u00a0kan\u00eb treguar se e v\u00ebrtata e k\u00ebtij abuzimi nuk fshehej vet\u00ebm n\u00eb bisedat e koduara t\u00eb aplikacionit \u00ebhats app t\u00eb Adela Rukos. Ndarja e parave ishte nj\u00eb e fsheht\u00eb publike.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin 2022 Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit pati hedhur dyshime p\u00ebr tenderin e zhvilluar n\u00eb janar t\u00eb 2021, e q\u00eb ishte fituar nga kompania e vetme q\u00eb garoi me 99.8 p\u00ebr qind e fondit limit. Sipas LKSH-s\u00eb ky tender ishte fare i panevojsh\u00ebm pasi tashm\u00eb ekzistonte nj\u00eb\u00a0\u00a0strategji e sektorit energjitik e hartuar m\u00eb par\u00eb, nga ministria e Energjis\u00eb me ndihm\u00ebn e donator\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>E dyta dhe m\u00eb qesharakja q\u00ebdel nga pjes\u00ebt e KLSH\u00a0q\u00eb nga nxjerr\u00eb Genc Pollo, n\u00eb dokumentin e p\u00ebrgatitur nga \u201cprofesor\u00ebt e Harvardit\u201d \u00ebsht\u00eb se ata servirnin vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna nga institucionet tona publike si psh tatimet, INSTAT, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilave k\u00ebto informacione ia kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb KESH.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht estrad\u00ebs, puna u krye dhe me siguri parat\u00eb u ndan\u00eb sipas planit.<\/p>\n<p>Por, kjo histori tragjikomike, nxjerr n\u00eb pah shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se njollosja me vul\u00ebn e mundshme prej hajduti t\u00eb njeriut q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb simbolin e rilindjes, n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale, p\u00ebr arsye se i ktheu asaj bastionin e Shkodr\u00ebs. Ajo shkon p\u00ebrtej marrjes s\u00eb Benet Becit si i pandehur nga SPAK. Prej saj rrjedhojn\u00eb disa pyetje q\u00eb flasin p\u00ebr bat\u00ebrdin\u00eb e abuzimit me paran\u00eb publike. Sepse aty p\u00ebrfshihet krahu i djatht\u00eb i Belinda Ballukut, Evis Berberi, q\u00eb akuzohet p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. Por ky zyrtar i lart\u00eb kishte sistemuar dhe gruan, Adela Ruko, n\u00eb vend p\u00ebllumbash n\u00eb administrat\u00eb. Pra pa i mjaftuar parat\u00eb e rrug\u00ebve, gjith\u00eb familja qe regulluar n\u00ebn \u00e7adr\u00ebn e Belind\u00ebs. Edhe ajo qe drejtuese tenderash, aq e p\u00ebrfshir\u00eb sa, njeriu me t\u00eb cilin ndante krevatin \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb allishverishe me njeriun q\u00eb ndante zyr\u00ebn. A dinte gj\u00eb Balluku p\u00ebr k\u00ebto? Le ta z\u00ebm\u00eb se jo, se edhe asaj i hanin kumblla dhe dardha pas shpine. Po \u00e7b\u00ebri ajo kur u njoh me raportin e KLSH, q\u00eb fliste p\u00ebr tender fiktiv? A vuri ujin n\u00eb zjarr prej dy vitesh? Apo mos qe dhe ajo nj\u00eb \u201ce pashkoll\u00eb\u201d, me diploma fallco, q\u00eb kishte pjes\u00ebn e saj?<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb se raporti i KLSH ra n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. Prandaj kjo ngarje nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi e \u00e7uditshme e dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb nga nj\u00eb celular i kapur p\u00ebr arsye t\u00eb tjera. Ajo \u00ebsht\u00eb simbol i nj\u00eb rrjeti q\u00eb vijon t\u00eb punoj\u00eb si sahat.\u00a0 \/<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/11\/22\/ctregon-celulari-i-tenderit-qe-mori-ne-qafe-benet-becin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Lapsi.al<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organigama e grabitjeve t\u00eb rilindjes nxjerr para kudo ku ta prek\u00ebsh. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb pastruse vjedh pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsen e vet dhe nga tubi i aspiratorit derdhen \u201crast\u00ebsisht\u201d gjys\u00ebm milioni euro. Nj\u00eb her\u00eb SPAK sekuestron celular\u00ebt p\u00ebr tendera rrug\u00ebsh dhe papritmas kap nj\u00eb vjedhje n\u00eb KESH. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe het\u00ebn e fundit, kur prokuror\u00ebt e posat\u00e7\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96254","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96254","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96256,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96254\/revisions\/96256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}