{"id":96658,"date":"2024-11-26T09:32:06","date_gmt":"2024-11-26T09:32:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96658"},"modified":"2024-11-26T09:32:06","modified_gmt":"2024-11-26T09:32:06","slug":"meta-arrestimet-si-ndaj-zotit-berisha-dhe-ndaj-meje-jane-urdheruar-nga-tribuna-e-kongresit-te-ps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/26\/meta-arrestimet-si-ndaj-zotit-berisha-dhe-ndaj-meje-jane-urdheruar-nga-tribuna-e-kongresit-te-ps\/","title":{"rendered":"Meta: Arrestimet si ndaj zotit Berisha dhe ndaj meje jan\u00eb urdh\u00ebruar nga tribuna e Kongresit t\u00eb PS"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme. Ai ka komentuar edhe arrestimin e tij duke th\u00ebn\u00eb se, \u201csi President i Republik\u00ebs i jam kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi me 140 vota n\u00eb nj\u00eb Ramaform\u00eb me 69 vota, si\u00e7 ishte zgjedhja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm apo betimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese te noteri te Lana\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ngre SPAK-u jan\u00eb nj\u00ebra m\u00eb absurde dhe m\u00eb e manipuluar se tjetra dhe pjes\u00eb e nj\u00eb flet\u00ebrrufeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb ka tronditur edhe Baton Haxhiun, kur kishte lexuar deformimet e deklarimeve t\u00eb tij t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb k\u00ebtij procesi maskarad\u00eb\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p><strong>Intervist\u00eb e Presidentit Meta p\u00ebr emisionin &#8220;Dekalog&#8221; t\u00eb gazetarit Roland Qafoku<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> Zoti Meta, ka kaluar nj\u00eb muaj nga arrestimi juaj. Si kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb nga 21 tetori e derim\u00eb sot? Si e keni p\u00ebrballuar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situate tuaj\u00ebn?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nuk ishte nj\u00eb situat\u00eb e papritur p\u00ebr mua, i cili jam i pari, q\u00eb si President i Republik\u00ebs i jam kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi me 140 vota n\u00eb nj\u00eb Ramaform\u00eb me 69 vota, si\u00e7 ishte zgjedhja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm apo betimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese te noteri te Lana.<\/p>\n<p>Nuk besoj se e keni harruar edhe mitingun madh\u00ebshtor t\u00eb 2 Marsit 2020 n\u00eb mbrojtje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rezistenc\u00ebs time, kapja e plot\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb edhe pse u vonua pak n\u00eb koh\u00eb u realizua plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihmoi korruptimi i drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt dogj\u00ebn mandatet n\u00eb shkurt 2019 duke i b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebs dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb kapur gjith\u00eb institucionet e pavarura n\u00eb vend dhe 100% drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe falja e t\u00eb gjitha bashkive e me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e asaj q\u00eb e kam quajtur me konsistenc\u00eb grusht shteti i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe i realizuar me shkelje Kushtetute, ligjesh, procedurash dhe duke p\u00ebrdorur nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur prokuror\u00ebsh dhe gjyqtar\u00ebsh t\u00eb n\u00ebnshtruar totalisht dhe pa asnj\u00eb integritet dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, arrestime t\u00eb urdh\u00ebruara nga tribuna e Kongresit t\u00eb PS kan\u00eb ndodhur si ndaj Z. Berisha edhe ndaj meje.<\/p>\n<p>Nga juntat pritet \u00e7do gj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se ato nuk kan\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> N\u00eb t\u00eb gjitha intervistat q\u00eb un\u00eb u kam marr\u00eb disa jurist\u00ebve e cil\u00ebsojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e arrestimit tuaj t\u00eb gabuar. Ve\u00e7ohet ai i ish-ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Shefqet Mu\u00e7i q\u00eb e quajti \u201carrestim t\u00eb friksh\u00ebm dhe t\u00eb turpsh\u00ebm\u201d. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb policis\u00eb jan\u00eb shprehur se ju keni p\u00ebrdorur fjal\u00eb fyese dhe t\u00eb shara n\u00eb at\u00eb moment. A mund t\u00eb na perifrazoni fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb dialogun q\u00eb keni patur me polic\u00ebt q\u00eb ju ndaluan makin\u00ebn dhe ju prangos\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Si mund t\u00eb harxhoj koh\u00eb un\u00eb t\u00eb perifrazoj \u201cdialogun\u201d me bandit\u00eb, q\u00eb i ka par\u00eb e gjith\u00eb Shqip\u00ebria dhe q\u00eb kishin fytyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, Dumanit dhe Charles McGonigal.<\/p>\n<p>Ata mund t\u00eb thon\u00eb edhe q\u00eb hyra un\u00eb me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb makinat e tyre dhe gjith\u00eb televizionet q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb shtet\u00ebzuara ta japin lajm t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Bandit\u00eb n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, q\u00eb inskenojn\u00eb p\u00ebr 10 minuta nj\u00eb situate terrori p\u00ebr qindra udh\u00ebtar\u00eb, gjoja duke ndaluar makinat e tjera p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te makina ime, p\u00ebr ta hapur me dhun\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb brenda me automatic dhe armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk jepnin asnj\u00eb shpjegim dhe nuk pranuan t\u00eb jepnin asnj\u00eb dokument ose shkres\u00eb zyrtare, vet\u00ebm ul\u00ebrisnin si idiot\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb thjesht u k\u00ebrkova shkres\u00ebn e Sorosit t\u00eb firmosur nga Dumani i Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk m\u00eb lejuan t\u00eb telefonoja avokatin dhe vet\u00ebm pas 2 or\u00ebsh n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs u njoha me aktet e paligjshme t\u00eb arrestimit.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Zoti Meta, ju akuzoheni nga prokuror\u00ebt e SPAK p\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje: p\u00ebr dosjen e njohur si CEZ-DIA, p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vlerave monetare n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb influences s\u00eb ushtruar n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie telekomunikacioni, si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e dyshuar korruptive me nj\u00eb biznesmen, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ndryshimi i nj\u00eb ligji n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb; p\u00ebr kontratat e konsulenc\u00ebs dhe lobimit n\u00eb SHBA t\u00eb Amerik\u00ebs; dhe pastrimin e produkteve n\u00eb blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjek\u00ebsore p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2019. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen CEZ-DIA, n\u00eb mbrojtjen tuaj ju i hidhni posht\u00eb me kund\u00ebrfakte tuaja akuzat e SPAK. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb keni ushtruar funksionet e larta shtet\u00ebrore si minist\u00ebr i Ekomomis\u00eb, kryetar i Kuvendit dhe President i Republik\u00ebs p\u00ebrse nuk keni paraqitur n\u00eb prokurori faktet tuaja n\u00eb form\u00eb denoncimesh?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ngre SPAK-u jan\u00eb nj\u00ebra m\u00eb absurde dhe m\u00eb e manipuluar se tjetra dhe pjes\u00eb e nj\u00eb flet\u00ebrrufeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb ka tronditur edhe Baton Haxhiun, kur kishte lexuar deformimet e deklarimeve t\u00eb tij t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb k\u00ebtij procesi maskarad\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari \u00e7\u00ebshtja CEZ-DIA \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vjet\u00ebr, gati 15 vje\u00e7are dhe \u00ebsht\u00eb hapur e fikur disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ka patur edhe procese gjyq\u00ebsore ku jan\u00eb d\u00ebnuar disa persona.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje jo rast\u00ebsisht u regjistrua n\u00eb 2018 nga nj\u00eb kall\u00ebzues me probleme t\u00eb r\u00ebnda, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar edhe p\u00ebr dhun\u00eb nga gjykata.Ky person kishte qen\u00eb nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Kastriot Ismailit n\u00eb drejtimin e DIA.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ky person q\u00eb prej vitesh nxirret n\u00eb \u00e7do ekran q\u00eb financohet nga incenerator\u00ebt u p\u00ebrdor nga Damian Gjiknuri m\u00eb 2014 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit n\u00eb Vjen\u00eb kund\u00ebr Kastriot Ismailit dhe kjo e ndihmoi t\u00eb siguronte pun\u00eb n\u00eb shtet e privilegje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky person vite\u00a0 m\u00eb pare ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb nj\u00eb process gjyq\u00ebsor kund\u00eb Kastriot Ismailit dhe ka deklaruar n\u00ebn betim se kur e pyeta Kastriot Ismailin a ishte i lidhur me politikan\u00eb shqiptar\u00eb ai i kishte th\u00ebn\u00eb se jo, ishte i lidhur me amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb konfirmohet edhe n\u00eb deklaratat e shtetasit \u00e7ek Hejsek n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit, kapitulli IV kur ai flet p\u00ebr aksioner\u00ebt e DIA dhe p\u00ebrmend amerikan\u00ebt e n\u00eb ve\u00e7anti shtetasen Rebecca Gaskin, partneren e Kastriot Ismailit n\u00eb \u00e7do biznes.<\/p>\n<p>Po pse u regjistrua kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb 2018 nga ky kall\u00ebzues?<\/p>\n<p>Sepse kishte nisur p\u00ebrplasja e madhe midis meje si President dhe Edi Ram\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen e Detit me Greqin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Rama ushtronte presion mbi an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Negociator, q\u00eb t\u00eb shkelnin vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb favorizonin pa t\u00eb drejt\u00eb pal\u00ebn greke.<\/p>\n<p>Po pse u mor p\u00ebrsip\u00ebr nga Altin Dumani n\u00eb dhjetor 2019 si \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Sepse ishte kulmi i p\u00ebrplasjeve t\u00eb mia si President me Ram\u00ebn dhe McGonigal\u00ebt p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej Manifestimi i 2 Marsit 2020, un\u00eb kisha paralajm\u00ebruar mitingun m\u00eb 12 Dhjetor 2019, por e anulova se ndodhi t\u00ebrmeti n\u00eb N\u00ebntor. E pra ky ishte momenti kur Partia i jep detyr\u00ebn Dumanit t\u00eb niste k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb hetohet prej tij prej 5 vitesh dhe q\u00eb nuk ka asnj\u00eb element t\u00eb ri p\u00ebrve\u00e7 g\u00ebnjeshtrave t\u00eb vjetra e t\u00eb turpshme t\u00eb b\u00ebra nga njer\u00ebz q\u00eb kishin problem me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin m\u00eb absurd se un\u00eb kisha nd\u00ebrhyr\u00eb te ERE (Enti Rregullator i Energjis\u00eb) p\u00ebr t\u00eb favorizuar CEZ-in kund\u00ebr KESH-it kjo \u00ebsht\u00eb krejt banale pasi \u00ebsht\u00eb e provuar se Ministria e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjis\u00eb (METE), q\u00eb drejtohej nga un\u00eb dhe KESH iu kund\u00ebrvun\u00eb k\u00ebtij vendimi jo vet\u00ebm duke k\u00ebrkuar rishikimin e tij, por edhe duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykatave.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrplasje midis Qeveris\u00eb dhe ERE solli dor\u00ebheqjen e Kryetarit t\u00eb ERE.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e provuar se Kastriot Ismaili i kishte vendosur vet\u00eb lidhjet me \u00e7ek\u00ebt dhe k\u00ebt\u00eb e ka p\u00ebrmendur edhe bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 16.02.2016, por kjo nuk u intereson spakist\u00ebve se u rr\u00ebzon alibin\u00eb e tyre, q\u00eb nuk mbahet dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i takon komunikimeve t\u00eb mia me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ato nuk kan\u00eb munguar edhe m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb janar 2916 un\u00eb kam informuar me shkres\u00eb zyrtare Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr nj\u00eb mesazh t\u00eb shtetases Vojsava Ismaili, e cila m\u00eb k\u00ebrkonte takim me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb orientuar, q\u00eb ia vura n\u00eb dispozicion Prokuroris\u00eb dhe i k\u00ebrkoja t\u00eb ndiqte \u00e7\u00ebshtjen duke i shpjeguar rrethanat ku ndodhej zonja dhe personat e rreziksh\u00ebm q\u00eb jo vet\u00ebm mund t\u00eb ndikonin q\u00eb ajo n\u00ebn presion t\u00eb b\u00ebnte deklarata t\u00eb pav\u00ebrteta, por edhe mund ta eleminonin m\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb akuzuar mua se gjoja po zhdukja d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky ishte rasti i dyt\u00eb q\u00eb un\u00eb njoftoja institucionet zyrtare t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr sigurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Lidhur me akuz\u00ebn qesharake se un\u00eb kam nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb biznesmen p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb ligji p\u00ebr minierat dua t\u2019ju siguroj se asgj\u00ebkundi nuk p\u00ebrmendet emir im si Kryetar Kuvendi apo deputet nga SPAK-u p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Plus q\u00eb amendamentet e propozuara sipas vet\u00eb SPAK-ut jan\u00eb propozuar nga deputetja e PS-s\u00eb, Esmeralda Shkjau dhe k\u00ebshtu jan\u00eb votuar nga shumica ku LSI kishte 16 deputet\u00eb e PS mbi 60 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Lexojeni vet\u00eb ju lutem k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb te dosja dhe n\u00ebse e gjeni nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme emrin tim t\u00eb p\u00ebrmendur apo t\u00eb angazhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb thoni si nuk ju vjen turp q\u00eb akuzoni prokuror\u00ebt p\u00ebr kamikaz\u00eb dhe mercenar\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me akuz\u00ebn tjet\u00ebr se un\u00eb kam nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb biznesmen n\u00eb fush\u00ebn e telekomunikacioneve (PLUS) kjo \u00ebsht\u00eb edhe po kaq absurd pasi dihet se PLUS ishte e vetmja kompani me 19 aksioner\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e telefonis\u00eb celulare, q\u00eb dominohej nga dy kompanit\u00eb e huaja.<\/p>\n<p>K\u00ebta aksioner\u00eb jan\u00eb ankuar te un\u00eb si Kryetar Kuvendi (sepse AKEP-i varej nga Kuvendi) q\u00eb po diskriminoheshin nga AKEP-i p\u00ebr interes t\u00eb dy kompanive t\u00eb huaja dhe se ishin n\u00eb prag falimentimi.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim un\u00eb ia kam p\u00ebrcjell\u00eb kreut t\u00eb AKEP-it me q\u00ebllim q\u00eb kjo kompani shqiptare t\u00eb mos diskriminohej dhe jo q\u00eb t\u00eb favorizohej.<\/p>\n<p>Kjo sjellje ishte tep\u00ebr etike dhe e p\u00ebrgjegjshme. Ju mund t\u00eb lexoni pjes\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb dosje.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e lobimit, n\u00eb mbrojtjen tuaj ju shkruani: Q\u00eb Fidetzis ishte mashtrues, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u binda q\u00eb n\u00eb takimin e dyt\u00eb n\u00eb Uashington kur e denoncova te Presidenti i \u201cMcKeon Group\u201d. Asnj\u00ebher\u00eb se kam autorizuar k\u00ebt\u00eb person p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar pran\u00eb \u201cMcKeon Group\u201d e kujtdo, direkt apo indirekt. P\u00ebrse nuk depozituat denoncim n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e lobimit dyshimet ndaj meje jan\u00eb q\u00ebllimisht absurde.<\/p>\n<p>Ju thon ipse nuk keni denoncuar avokatin greko-amerikan Fidetzis si mashtrues pran\u00eb autoriteteve amerikane?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo ka ndodhur dhe \u00ebsht\u00eb e provuar. Vet\u00eb Presidenti i McKeon Group i d\u00ebrgon shkes\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ku i k\u00ebrkon t\u00eb rishikohet marr\u00ebveshja me LSI pasi n\u00eb takimin q\u00eb pat\u00ebm me Kryetarin e Kuvendit dhe Kreun e LSI, Ilir Meta ai na informoi se Z. Fidetzis nuk ka qen\u00eb i autorizuar nga ai dhe Partia e tij p\u00ebr t\u00eb firmosur marr\u00ebveshjen dhe se edhe fushat e bashk\u00ebpunimit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb ky praktikisht denoncim, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb njoftuar Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb SHBA?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkres\u00eb ia kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur edhe SPAK-ut dhe GJKKO n\u00eb t\u00eb dy seancat.<\/p>\n<p>Nuk ekziston asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb autorizim q\u00eb un\u00eb si Kryetar i LSi t\u00eb kem autorizuar cilindo shqiptar apo amerikan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje apo pagesa p\u00ebr kompani lobimi n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb ligjeve dhe pa vendimmarrjen e Kryesis\u00eb s\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr 15,000 USD q\u00eb i jan\u00eb paguar McKeon \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Kryesi me propozim t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Kryesis\u00eb dhe deputeti i cili ishte edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi i takimit tim me Fidetzis n\u00eb Greqi dhe po k\u00ebshtu kishte lidhje e miq\u00ebsi me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme. Ai ka komentuar edhe arrestimin e tij duke th\u00ebn\u00eb se, \u201csi President i Republik\u00ebs i jam kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi me 140 vota n\u00eb nj\u00eb Ramaform\u00eb me 69 vota, si\u00e7 ishte zgjedhja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96659,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96658"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96660,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96658\/revisions\/96660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}