{"id":96689,"date":"2024-11-26T11:46:42","date_gmt":"2024-11-26T11:46:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96689"},"modified":"2024-11-26T11:52:17","modified_gmt":"2024-11-26T11:52:17","slug":"banda-e-suel-celes-e-mbeshtetur-nga-zyrtaret-trafikoi-mbi-1-ton-kokaine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/26\/banda-e-suel-celes-e-mbeshtetur-nga-zyrtaret-trafikoi-mbi-1-ton-kokaine\/","title":{"rendered":"Deklarata: Banda e Suel \u00c7el\u00ebs, e mb\u00ebshtetur nga zyrtar\u00ebt, trafikoi mbi 1 ton kokain\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Banda e Suel \u00c7el\u00ebs n\u00eb Elbasan, e mb\u00ebshtetur nga zyrtar\u00ebt, trafikoi mbi 1 ton kokain\u00eb nga Ekuadori. Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, Suel Cela ka synuar t\u00eb manipuloj\u00eb perceptimin publik, duke i paraqitur rival\u00ebt e tij si t\u00eb papreksh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Trysnia p\u00ebr hetime pasurore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OFL-s\u00eb dhe nxitja e mediave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmi nga individ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb inkriminojn\u00eb rival\u00ebt e tij do t\u00eb krijonin, sipas tij, n\u00eb opinionin publik perceptimin se k\u00ebta rival\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara politike, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d. Kjo strategji, e cila p\u00ebrfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin n\u00eb opinionin publik, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb rriste pozitat e tij, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat e rival\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, dyshohet se k\u00ebto synime i ka realizuar p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me gazetar\u00ebt A.H. dhe E.Q, t\u00eb cil\u00ebt kundrejt p\u00ebrfitimeve monetare t\u00eb paligjshme kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime n\u00eb media, si dhe kan\u00eb publikuar artikuj dhe video q\u00eb keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Goditet Organizata Kriminale nga Elbasani n\u00eb Trafikun Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kokain\u00ebs<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), n\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Franc\u00ebs, Belgjik\u00ebs, Holand\u00ebs dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb mir\u00ebstrukturuar kriminale n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, me baz\u00eb n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje n\u00eb vendet e Bashkimit Europian dhe Amerik\u00ebs Latine. Ky hetim i bazuar n\u00eb\u00a0 komunikimet e koduara\u00a0 SKY\/E\u00c7 dhe n\u00eb veprimet t\u00eb tjera hetimore vijon edhe p\u00ebr dokumentimin e veprimtaris\u00eb kriminale p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkalles s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e siguris\u00eb p\u00ebr 21 persona:<\/p>\n<p>Arrest me burg p\u00ebr 18 individ\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb drejtuesit e grupit, nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb policie dhe nj\u00eb ish-gjyqtar.<\/p>\n<p>Arrest n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr 1 avokat.<\/p>\n<p>Detyrim paraqitjeje p\u00ebr 2 gazetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Struktura e Organizat\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb kriminale, n\u00eb fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme, duke p\u00ebrdorur mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm si dhe dhun\u00eb t\u00eb vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.<\/p>\n<p>Organizata kriminale q\u00eb drejtohej nga S.\u00c7. me q\u00ebllim kontrollin e territorit\u00a0 kishte si synim kryesor eliminimin fizik t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb grupi tjet\u00ebr t\u00eb strukturuar kriminal i cili vepronte po n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe q\u00eb konsiderohej si kund\u00ebrshtar i organizat\u00ebs kriminale q\u00eb drejtohej nga S. \u00c7.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb aktivitetit financohej nga parat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal nr.193\/2023 jan\u00eb dokumentuar faktet penale si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Vrasje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb me snajper n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetasit, A.\u00c7., n\u00eb dat\u00ebn 08.06.2020 n\u00eb qytetin e Elbasanit<\/p>\n<p>Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale p\u00ebr kryerjen e vrasjes n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetasit B.M, mars 2020;<\/p>\n<p>Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale p\u00ebr kryerjen e vrasjes n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetasit E.K, n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Tentativa p\u00ebr trafikimin e af\u00ebrsisht 930 kg t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike, lloji kokain\u00eb nga Ekuadori n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb dhjetor 2020.<\/p>\n<p>Tentativa p\u00ebr trafikimin e 466 kg t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike, lloji kokain\u00eb nga Ekuadori n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb janar 2021.<\/p>\n<p>Ushtrimi i ndikimit p\u00ebrmes akteve korruptive n\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe medias.<\/p>\n<p>Shtetasi M.L. (alias S.\u00c7.) \u00ebsht\u00eb identifikuar si drejtuesi i organizat\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjet, trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Nd\u00ebrkoh\u00eb disa nga an\u00ebtar\u00ebt me role ky\u00e7e si;\u00a0 M.\u00c7., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjes\u00eb operative e organizat\u00ebs, t\u00eb angazhuar n\u00eb planifikimin dhe ekzekutimin e veprave t\u00eb r\u00ebnda penale, p\u00ebrfshir\u00eb vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Roli i personave t\u00eb tjer\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Organizata kishte arritur t\u00eb korruptonte funksionar\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit (D.GJ.) dhe t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor (P.F.) t\u00eb cil\u00ebt duke shfryt\u00ebzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizat\u00ebn me informacione, duke ofruar gjithashtu leht\u00ebsira dhe ndikime n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve dhe p\u00ebrfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aft\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndikonte dhe t\u00eb korruptonte p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit t\u00eb leht\u00ebsonin pozit\u00ebn e drejtuesit S.\u00c7. dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb proceset penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre. P\u00ebr t\u2019u theksuar \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e organizat\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb tek trupa gjyq\u00ebsore me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb r\u00ebndohej pozita apo masa e d\u00ebnimit q\u00eb do te jepej n\u00eb ngarkim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit kriminal q\u00eb konsideroheshin si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M.L ka synuar t\u00eb manipuloj\u00eb perceptimin publik, duke i paraqitur rival\u00ebt e tij si t\u00eb papreksh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb me politik\u00ebn. Trysnia p\u00ebr hetime pasurore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OFL-s\u00eb dhe nxitja e mediave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmi nga individ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb inkriminojn\u00eb rival\u00ebt e tij do t\u00eb krijonin, sipas tij, n\u00eb opinionin publik perceptimin se k\u00ebta rival\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara politike, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ct\u00eb papreksh\u00ebm\u201d. Kjo strategji, e cila p\u00ebrfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin n\u00eb opinionin publik, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb rriste pozitat e tij, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat e rival\u00ebve.<\/p>\n<p>Dyshohet se k\u00ebto synime i ka realizuar p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me gazetar\u00ebt A.H. dhe E.Q, t\u00eb cil\u00ebt kundrejt p\u00ebrfitimeve monetare t\u00eb paligjshme kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrime n\u00eb media, si dhe kan\u00eb publikuar artikuj dhe video q\u00eb keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.<\/p>\n<p><strong>Rrjeti i trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Organizata ka zbatuar nj\u00eb skem\u00eb komplekse t\u00eb mbyllur t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika Latine drejt vendeve t\u00eb Europ\u00ebs duke bashkuar me grupe t\u00eb ndryshme kriminale me lidhje t\u00eb forta n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Organizata e porosiste l\u00ebnd\u00ebn narkotike nga grupe t\u00eb strukturuara kriminale shqiptare t\u00eb lidhur me grupe kriminale vendase n\u00eb Amerik\u00ebn Latinen.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sasia e l\u00ebnd\u00ebs narkotike transportohej e fshehur n\u00eb produkte t\u00eb ligjshme dhe tranzitohej n\u00eb disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumic\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs drejt tregun europian i narkotik\u00ebve. Pjesa m\u00eb e madhe e ngarkesave l\u00ebvizte me kontejner\u00eb n\u00eb porte t\u00eb m\u00ebdha si Antverp,\u00a0 Roterdam etj., t\u00eb cil\u00ebt shpesh sh\u00ebrbenin si pika ky\u00e7e p\u00ebr trafikun e saj n\u00eb tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa p\u00ebr t\u00eb kryer transport t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike p\u00ebrmes aeroporteve t\u00eb Belgjik\u00ebs dhe Holand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>N\u00eb blerjen e l\u00ebnd\u00ebs narkotike<\/li>\n<li>N\u00eb gjendje cash-i n\u00eb Shqip\u00ebri<\/li>\n<li>N\u00eb biznese n\u00eb dukje t\u00eb rregullt<\/li>\n<li>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur infrastruktur\u00ebn operative t\u00eb organizat\u00ebs dhe blerje influence n\u00eb segmente t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, policis\u00eb, medias dhe biznesit<\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb operacion falenderojm\u00eb Europol, Eurojust, autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ato ligjzbatuese t\u00eb; Franc\u00ebs, Holand\u00ebs, Belgjik\u00ebs dhe autoritetet italiane (Ufficio del\u2019 Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).<\/p>\n<p>Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim p\u00ebr gazetar\u00ebt:<\/strong><\/p>\n<p>Masat e sigurimit jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr personat e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n<p>M.L alias S.\u00c7 \u2013\u00a0 36 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>M.\u00c7 \u2013 35 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>XH.R \u2013 33 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>K.M alias K.\u00c7 alias K.\u00c7 \u2013 37, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>S.H \u2013 30 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>B.H \u2013 34 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>L.Z \u2013 33 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>M.R \u2013 37 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>A.Xh, alias E.C, A.C \u2013\u00a0 39 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<ol>\n<li>K. \u2013 48 vje\u00e7, banues n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe<\/li>\n<\/ol>\n<p>F.V \u2013\u00a0 48 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>M.M \u2013 27 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>R.H \u2013 35 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>S.S \u2013 34 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>A.H \u2013 50 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>E.Q \u2013 39 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>P.F \u2013 65 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p>D.Gj \u2013 48 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>M.Sh, alias B.Sh \u2013 51 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>H.L alias H.X alias H.S \u2013 40 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>B.B \u2013\u00a0 39 vje\u00e7, banues n\u00eb Elbasan<\/p>\n<p><strong>Veprat penale t\u00eb dyshuara:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cVrasje me paramendim\u201d, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb A.\u00c7, ngjarje e ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 08.06.2020;<\/p>\n<p>\u201cSigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb E. K. dhe B.M.<\/p>\n<p>\u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, \u201cOrganizata kriminale\u201d dhe \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsion aktiv n\u00eb sektorin privat\u201d, i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banda e Suel \u00c7el\u00ebs n\u00eb Elbasan, e mb\u00ebshtetur nga zyrtar\u00ebt, trafikoi mbi 1 ton kokain\u00eb nga Ekuadori. Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, Suel Cela ka synuar t\u00eb manipuloj\u00eb perceptimin publik, duke i paraqitur rival\u00ebt e tij si t\u00eb papreksh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb dyshuara q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb me politik\u00ebn. Trysnia p\u00ebr hetime pasurore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96689","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96689"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96689\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96696,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96689\/revisions\/96696"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}