{"id":96838,"date":"2024-11-26T22:15:50","date_gmt":"2024-11-26T22:15:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=96838"},"modified":"2024-11-26T22:28:54","modified_gmt":"2024-11-26T22:28:54","slug":"dalin-bisedat-ne-telefonat-sekrete-te-kryekriminelit-te-elbasanit-me-gazetarin-hoxha-ndikimi-ne-media-dhe-parate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/26\/dalin-bisedat-ne-telefonat-sekrete-te-kryekriminelit-te-elbasanit-me-gazetarin-hoxha-ndikimi-ne-media-dhe-parate\/","title":{"rendered":"Bisedat n\u00eb telefonat sekret\u00eb t\u00eb kryekriminelit t\u00eb Elbasanit me gazetarin Hoxha, ndikimi n\u00eb media dhe parat\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"first-paragraph\">\n<p>Gazetari Artan Hoxha kishte vet\u00eb nj\u00eb llogari n\u00eb SKY ECC\u00a0dhe bisedat i\u00a0zhvillonte po vet\u00eb direkt me kreun e organizat\u00ebs kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare Suel \u00c7ela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj, i cili i paguante gazetarit dhe abonimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb\u00a0shtrenjt\u00eb telefonik si\u00e7 e b\u00ebnte p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar tjet\u00ebr t\u00eb\u00a0band\u00ebs s\u00eb\u00a0tij, p\u00ebr t\u00eb\u00a0garantuar bisedat sekrete. \u00a0Bashk\u00ebpunimi i tyre n\u00eb dosjen e SPAK pasqyrohet p\u00ebrmes komunikimeve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, me gazetarin q\u00eb i sh\u00ebrbente, merrte informacione dhe e takonte her\u00eb pas her\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p><u><strong>P\u00ebrgatitja p\u00ebr n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Suel \u00c7ela udh\u00ebzon Artan Hoxh\u00ebn q\u00eb t\u00eb sulmonte rival\u00ebt, \u00c7apjat.<\/strong><\/u><\/p>\n<p>Vet\u00eb Suel \u00c7ela q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes paralajm\u00ebronte nj\u00eb emision \u2018flak\u00eb\u2019 opinion n\u00eb Tv Klan nat\u00ebn e 6 shkurtit, pasi si\u00e7 ka v\u00ebrtetuar vet\u00eb m\u00eb pas SPAK vet\u00eb ka b\u00ebr\u00eb skalet\u00ebn e diskutimit.\u00a0Pasditen e para emisionit I d\u00ebrgon personalisht Artan Hoxh\u00ebs nj\u00eb foto t\u00eb shkrepur n\u00eb Hotel Univers, q\u00eb i\u00a0p\u00ebrkiste familjes rivale t\u00eb \u00c7apjave. N\u00eb fotografi shfaqet Kryeministri Rama me nj\u00eb prej krer\u00ebve t\u00eb \u00c7apjave, Ardian \u00c7apja.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/shqiptarja.com\/uploads\/ckeditor\/67461770bc1ad-800-0-foto-saktttt-1-640x646.jpg\" alt=\"\" \/><\/p>\n<h5>Fotoja e Ram\u00ebs me Ardjan \u00c7apjan te furnizuara nga Suel Cela dhe transmetuar nga Artan Hoxha<\/h5>\n<p>Publikimi I k\u00ebsaj\u00a0fotoje shkaktoi nj\u00eb debat shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me akuza t\u00eb lidhjeve t\u00eb kryeministrit me krimin. Por \u00e7far\u00eb ndodhur sipas dosjes s\u00eb SPAK? Vet\u00eb Suel \u00c7ela ia jep fotografin\u00eb edhe n\u00eb \u00ebatsapp Artan Hoxh\u00ebs, I cili do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb opinion at\u00eb dark\u00eb dhe sipas SPAK e udh\u00ebzon at\u00eb q\u00eb ta sulmoj\u00eb ashp\u00ebr Kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cNxirja mask\u00ebn k\u00ebtij k*v\u00ebs q\u00eb b\u00ebn si Ismail Qemali\u201d, I thot\u00eb ai.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment Suel \u00c7ela i thot\u00eb Artan Hoxh\u00ebs q\u00eb t\u00eb q\u00eb nga studio e Opinion t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb t\u00eb penduarin e drejt\u00ebsis\u00eb i cili dyshohet s\u00eb do t\u00eb deshmoj\u00eb kund\u00ebr Ardjan \u00c7apjas dhe Florenc \u00c7apjas. Marjus Lulaji premton gazetarit Hosha se dit\u00ebn q\u00eb vjen i penduari i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Artan Hoxha do t\u00eb marr\u00eb\u00a0shp\u00ebrblimin e tij. Pasi I ka dh\u00ebn\u00eb instruksionet gazetarit Artan Hoxha, Suel \u00c7ela shikon n\u00eb dark\u00eb \u201cOpinionin\u201d t\u00eb cilin e komenton me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij dhe shprehet shum\u00eb i k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn se si Hoxha po e mban emisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment i shkruan Klaus Matishit ku i shkruan<strong>&#8220;&#8230;po e shef opinjon&#8230;hahahaha&#8230;prredh e&#8230;trrim asht\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb emisioni zhvillohej, Suel \u00c7ela komunikonte me Artan Hoxh\u00ebn live, dhe e instruktonte p\u00ebr ato q\u00eb duhej t\u00eb thoshte.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;&#8230;ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu&#8230;po se ka pa tel&#8230;kaloj tani&#8230;se ban mu te nd\u00ebrhy jasht temes&#8230;e mbajti 50 min punen e fotos&#8230;.prredh shkoi&#8230;&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p>Gati n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb emisionin Suel \u00c7ela alias Marjus Lulaj i shkruan s\u00ebrish Klaus Matishit:<strong>\u00a0&#8220;&#8230;I sek se me ate po shkruj&#8230;po ded&#8230;perfekt shkoi&#8230;se mendova do shkonte kaq bukur&#8230;&#8221;,<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb pas ai ia d\u00ebrgon t\u00eb plot\u00eb bised\u00ebn e realizuar n\u00eb SKYECC me Artan Hoxh\u00ebn, ku gazetari i thot\u00eb se i ka shkruar n\u00eb telefon edhe Kryeministri dhe Ardjan \u00c7apja. Suel \u00c7ela e p\u00ebrg\u00ebzon Artan Hoxh\u00ebn p\u00ebr q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb studio dhe i shkruan se t\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn do t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb person me emrin Sk\u00ebnder Sufaj p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shp\u00ebrblimin.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>&#8230;te jap dicka&#8230;se zdoja te vin njerzit e mi&#8230;naten e mir zotni ifalenderoj paca&#8230;falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or&#8230;&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb vijim ai e nxit qe sa here ti jepet rasti t\u00eb permend\u00eb t\u00eb penduarin e drejt\u00ebsis\u00eb. Po \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb emision Artan Hoxha?!<\/p>\n<blockquote><p>\u201cKy k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Ardjan \u00c7apja, kjo \u00ebsht\u00eb faqja n\u00eb Instagram e biznesit q\u00eb ka ky personi. Ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb ndryshimet e ligjit, pika 14 thot\u00eb se \u00e7do gjyqtar apo prokuror q\u00eb konstatohet, apo shoq\u00ebrohet me persona n\u00ebn hetim do t\u00eb penalizohet dhe l\u00eb detyr\u00ebn. Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me \u00c7elat, madje edhe ish- Kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar dhe ka lidhje me \u00c7elat dhe i ka shfryt\u00ebzuar kur ka ardhur n\u00eb pushtet. \u00c7apjat jan\u00eb akuzuar se kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me PD. N\u00eb dat\u00ebn 25 Nentor, kur Kryeministri Rama prezantonte KCK, ngjarja q\u00eb ai iu referua, ishte ngjarja q\u00eb kiahte se b\u00ebnte me lirimin e nipit t\u00eb Ardian Capian, i cili u lirua 5 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 20 N\u00ebntor, nga ziegtari Tomorr Kullolli i Elbasanit. Dhe Edi Rama at\u00eb dit\u00eb tha, ne nuk do te lejojm\u00eb m\u00eb, q\u00eb bandit\u00eb, bos\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb hyjn\u00eb me pranga n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb dalin me duar n\u00eb xhepa q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, kur p\u00ebr at\u00eb person dhe p\u00ebr at\u00eb grup shteti shqiptar ka 6 muaj q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb penduar, i cili ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb vrasie ku jan\u00eb var\u00eb dy persona, Gentian dhe Nezir Begiri, bab\u00eb e bir, q\u00eb ishin n\u00eb ruajtje nga Policia e Shtetit n\u00eb vitin 2012 dhe ky person ka qen\u00eb bashk\u00ebautor i asaj ngjarje dhe shteti shqiptar, prokuroria i ka ofruar mbrojtje&#8230;.. Prit&#8230; dhe Edi Rama thot\u00eb tek K\u00c7K-ja at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa shteti i ka ofruar mbrojtje nj\u00eb personi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar, gjyqtari vete e liron k\u00ebt\u00eb person. Dhe sapo del lista direkt ky person, i eshte lexuar emri dhe \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb ekzakt\u00ebsisht, ky person akuzohet q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb seri vrasjes, t\u00eb ndodhura nga vitit 2009 deri n\u00eb vitin 2016. K\u00ebtij personi i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 2 her\u00eb atentat, Realisht ndaj tij nuk ka d\u00ebnim mesa di un\u00eb, por n\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb ka lexuar, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsia e OFL, e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, q\u00eb ky person dhe grupi shoq\u00ebror i tij, farefisi. dhe pasurit\u00eb e til jan\u00eb objekt i ligjit&#8230;&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/vidmoly.to\/embed-tfz04t1v523s.html\" width=\"100%\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb k\u00ebto deklarata t\u00eb Artan Hoxh\u00ebs p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Marjus Lulaj, po ashtu edhe foto q\u00eb ka publikuar n\u00eb emision. Vet\u00ebm 4 dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Abcnews Artan Hoxha sulmon s\u00ebrish familjen \u00c7apja, teksa thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb administruar d\u00ebshmia e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb Ervis Bardhi, n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Florenc \u00c7apjan, nipin e Ardjan \u00c7apjas. Pas k\u00ebsaj interviste merr nj\u00eb super lavd\u00ebrim nga ana e Suel \u00c7el\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cMjesht\u00ebr ma i forti shqipri&#8230;i \u00e7oj nai ven nai dhurat\u00eb ka qef maron, i bleva nj\u00eb kamer trupi&#8230;u k\u00ebnaq\u201d, i shkuan \u00c7ela, Klaus Matishit.<\/p><\/blockquote>\n<p>M\u00eb pas fal\u00ebnderon vet\u00eb personalisht gazetarin.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje Zotni, i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shp\u00eblarje sot hahah&#8230;ahahah. shpar e d\u00ebgjova n\u00eb yuoutube&#8230;ah ky shtet bastard&#8230;kta jan\u00eb fasad, ju mjafton vet\u00ebm shoi\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p><u><strong>\u00c7ela-Hoxha\u00a0 trillojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin si n\u00eb filma, e paraqesin si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb \u201copinion\u201d p\u00ebrball\u00eb kryeministrit<\/strong><\/u><\/p>\n<p>Por bashk\u00ebpunimi i Artan Hoxh\u00ebs dhe Suel \u00c7el\u00ebs i kalojn\u00eb kufijt\u00eb e realitetit dhe b\u00ebhet i denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb skenar filmi kur fillojn\u00eb dhe inskenojn\u00eb gjoja nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim n\u00eb d\u00ebm t\u00eb gazetarit. M\u00eb 12 shkurt 2020, Suel \u00c7ela komunikon me Artan Hoxh\u00ebn dhe teksa i shprehet entuziast se grupi rival, ai i \u00c7apjave, po shkon i gjith\u00eb n\u00eb burg i k\u00ebrkon numrin e telefonit ku do t\u2019i duhet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb m\u00ebsazhin gjoja k\u00ebrc\u00ebnues.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cM\u00eb \u00e7o numrat e tel ku duhen cu sms&#8230;t\u00eb bi sms nga Anglia. Dhe nga zona e \u00c7apjave, aty e \u00e7oj njeriun, t\u00eb niset sms nga ajo zona aty fiks\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Suel \u00c7ela e pyet Artan Hoxh\u00ebn madje edhe p\u00ebr orarin kur duhet d\u00ebrguar, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i besuesh\u00ebm. Ideja e mesazhit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit jepet vet\u00eb nga gazetari nd\u00ebrsa mesazhet duheshin \u00e7uar edhe te numri i tij, edhe te numri i ABC news ku punonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Mesazhi do t\u00eb d\u00ebrgohej nga jasht\u00eb vendit, n\u00eb zon\u00ebn ku rrinin an\u00ebtar\u00ebt e grupit rival t\u00eb \u00c7apjave. Kjo p\u00ebrve\u00e7se do ta b\u00ebnte t\u00eb besuesh\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnimin por edhe n\u00eb rast hetimi, q\u00eblizat telefonike do t\u00eb tregonin pik\u00ebrisht zon\u00ebn duke i b\u00ebr\u00eb \u00c7apjat t\u00eb dyshuarit kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bised\u00eb ata flasin edhe se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb thot\u00eb Artan Hoxha nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas po n\u00eb opinion p\u00ebrball\u00eb Kryeministrit Rama. I thot\u00eb se duhet t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb se i vijn\u00eb ankesa nga njer\u00ebzit q\u00eb institucionet ligjzbatuese nuk b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime Suel \u00c7ela nuk e fsheh entuziazmin, teksa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas i shkruan Klaus Matishit se\u00a0<strong>\u201cnuk mbahet kok lopa, zjarr \u00ebsht\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ideja e nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi me nj\u00eb mesazh b\u00ebhet edhe m\u00eb \u2018film aksion\u201d kur gazetarit investigativ Artan Hoxha i vjen n\u00eb mendje nj\u00eb tjet\u00ebr plan. Dikush duhet ta fotografonte dhe t\u2019ia \u00e7onte q\u00eb t\u00eb dukej sikur grupi i \u00c7apjave po e mbante n\u00eb v\u00ebzhgim.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb nisej mesazhi i k\u00ebrc\u00ebnimi do t\u2019i nisej edhe fotoja q\u00eb gjoja ishte n\u00eb v\u00ebzhgim. Pas k\u00ebsaj nis plani, Suel \u00c7ela d\u00ebrgon njer\u00ebz dhe Artan Hoxha del n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb.\u00a0 Fotografit\u00eb b\u00ebhen dhe mesazhi k\u00ebrc\u00ebnues niset direkt p\u00ebr n\u00eb numrin e redaksis\u00eb s\u00eb ABCnews, nd\u00ebrsa plani ishte q\u00eb te numri i Artan Hoxh\u00ebs t\u00eb d\u00ebrgohet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb emision live p\u00ebrball\u00eb Kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>Suel \u00c7ela i merr mendim Artan Hoxh\u00ebs edhe p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e mesazhit k\u00ebrc\u00ebnues, se si duhet t\u00eb ishte teksti. Mesazhi n\u00eb drejtim t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb televizionin ishte nisur nga Londra me p\u00ebrb\u00ebrje\u00a0<strong>\u201c&#8221;degjoni me vemendje te gjith ju s\u00e5 televizjon bastard me ne krye bastardin tan hoxha ka ardhur koha te mbani pergjesit per halten ge hidhni ndaj familjes ton nuk esht familja capja si na prezantoni ju me tan kurven keni i jav per nje foto na ngatrroni me politiken. te leni te sigurt ne zdo falim asnji ge na sulmon padrejtsisht neve nese doni e kthejm dhe ne personale&#8230;&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mesazhi q\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgohej Hoxh\u00ebs do t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:\u00a0<strong>\u201cTan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na fajson per lidhje me politikan per te miren tende ben mir ge sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton, e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale&#8221;, i cili do t\u00eb shoq\u00ebrohej me 2 fotografi para nj\u00eb banke.<\/strong><\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ndodh, gazetari Artan Hoxha pasi mbron publikis Suel Cela, e thot\u00eb live n\u00eb Opinion se e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, nd\u00ebrsa kjo b\u00ebhet lajm edhe n\u00eb portale.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje pas emisionit, Suel \u00c7ela shprehet i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb ndodhi, teksa i shkruan s\u00ebrish Klaus Matishit dhe i thot\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb Hoxha ka b\u00ebr\u00eb ka planifikuar ta shp\u00ebrblej\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>&#8220;U &#8230; mundu kok lopa&#8230;e bani tveten&#8230;ded ste le rama esht mjeshter per cperqendrim&#8230;skishte ca thante me shum&#8230;ai po munohet&#8230;ai ka dhe vet interes ktu&#8230;se ne kte menyr ngre alarmin dhe e di qe smeret me njeri me ate&#8230;do i coj nai lek neser&#8230;&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00eb Suel \u00c7ela e njofton Hoxh\u00ebn se p\u00ebrmes nj\u00eb personi i cili \u00ebsht\u00eb njohje e p\u00ebrbashk\u00ebt e tyre, Skender Sufaj,\u00a0<strong>do t&#8217;i d\u00ebrgonte nj\u00eb zarf<\/strong>.<\/p>\n<p><u><strong>Artan Hoxha ndikonte te gazetar\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast vet\u00eb Suel \u00c7ela i dha 15 mij\u00eb euro<\/strong><\/u><\/p>\n<p>SPAK jep edhe shum\u00eb episode t\u00eb tjera t\u00eb Artan Hoxh\u00ebs, teksa thot\u00eb se i ka sh\u00ebrbyer Suel \u00c7el\u00ebs dhe organizat\u00ebs s\u00eb tij kriminale. Episodet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me publikimin e lajmeve t\u00eb caktuara n\u00eb d\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit rival.<\/p>\n<p>Bisedat e Suel \u00c7el\u00ebs me Artan Hoxh\u00ebs zhvillohen edhe p\u00ebr proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb \u00c7el\u00ebs, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkonte gazetarit investigativ q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte edhe te koleg\u00ebt e tjer\u00eb gazetar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrhyje p\u00ebr heqjen e nj\u00eb lajmi kund\u00ebr biznesmenit Bujar Shega, q\u00eb ishte publikuar n\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb gazetatir S. K. \u00c7ela insiston se Bujar Shega nuk ka asnj\u00eb lidhje me zhdukjen e nj\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb cilin emisioni\u00a0po b\u00ebnte nj\u00eb cik\u00ebl emisionesh, q\u00eb sipas Suel \u00c7el\u00ebs ishte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto ngjarje por edhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjera Suel \u00c7ela e mbante me n\u00eb koherent me informacione Artan Hoxh\u00ebn. Informacione konkrete p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kriminale si atentati ndaj Ardjan \u00c7apjas, vrasja e Florjan Lam\u00e7es nga Sokol Sanxhaktari, vrasja e Regis Runajt etj. SPAK evidenton edhe raste kur Artan Hoxha \u00ebsht\u00eb takuar personalisht me Suel \u00c7el\u00ebn, n\u00eb disa raste t\u00eb ndryshme n\u00eb ver\u00eb-vjesht\u00eb 2020. Vet\u00eb Suel \u00c7ela i siguronte transportin, teksa e priste n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Takimet kryesisht lidhen me heqjen e disa lajmeve t\u00eb publikuara n\u00eb media online p\u00ebr nj\u00eb personazh t\u00eb lidhur me Eldi Dizdarin, i dyshuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtare droge. Artan Hoxha investohet q\u00eb t\u00eb flas\u00eb edhe me gazetarin q\u00eb ka folur fillimisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, F.V.<\/p>\n<blockquote><p><span class=\"marker\"><strong>Biseda 29 shtator 2020<\/strong><\/span><br \/>\n<strong>Artan Hoxha:\u00a0<\/strong>Sot nuk paska gje te re, thjeshte i jane referuar qellimisht asaj qe u tha javen e kaluar, po po nuk ka gje te re, puna eshte te mos e permendim me se ajo e javes kaluar iku<\/p>\n<p><strong>Marjus Lulaj (Suel \u00c7ela):\u00a0<\/strong>po pra, po ja hienat spo e len po vazhdojn<\/p>\n<p>Artan Hoxha: po pra besoj se keta qe po i bien mbrapa ishin te interesuar per sulmin<\/p>\n<p>Marjus Lulaj (Suel \u00c7ela): \u00a0mir zotni shife sa ma shpejt te myllej mir do ishte, mesa duket po, do ishte mir ta merrnin vesh kush shtyn per kte tna trregonte flamur<\/p>\n<p>Artan Hoxha: po prandaj po e pres kaq gjate<\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur sa m\u00eb shum\u00eb lajmet p\u00ebr personazhin q\u00eb i referohen si \u201cLushnjari|\u201d i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Artan Hoxh\u00ebs edhe t\u00eb komunikoj\u00eb me gazetarin Elton Qyno.<\/p>\n<p>Artan Hoxha m\u00eb n\u00eb fund komunikon me gazetarin F. V teksa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunikim i raporton Suel \u00c7el\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p><span class=\"marker\"><strong>Biseda 2 tetor 2020<\/strong><\/span><br \/>\n<strong>Artan Hoxha:\u00a0<\/strong>Kam qene ne aksion nga veriu per pune hashashi tani mberrita ne nje shtepi, gjermanet po merren me kete punen e Artan Shkembit dje Aleksander Prronit. Me Flamurin fola gjate mbreme vone nga ora 3 i nates. E mbylla me te per detaje te flas nga afer, degjohemi neser<\/p>\n<p><strong>Marjus Lulaj (Suel \u00c7ela):\u00a0<\/strong>\u00a0pershendetje zotni, ok sh mire.<\/p><\/blockquote>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb pas, Suel \u00c7ela e fton n\u00eb takim Artan Hoxh\u00ebn ku do t\u2019i jepte personalisht shp\u00ebrblimin, 15 mij\u00eb euro. SPAK thot\u00eb gazetari Artan Hoxha \u00ebsht\u00eb takuar me Marjus Lulaj, ky i fundit shprehet se do t&#8217;i jap\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 15 mij\u00eb eurosh. Nga biseda dyshohet se gazetari F.V\u00a0ka informacion t\u00eb zgjeruar mbi aktivitetin ekonomik t\u00eb disa individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, p\u00ebr t\u00eb cilat do kishte folur n\u00eb Opinion.<\/p>\n<p><u><strong>\u201cSuel \u00c7ela kujdesej p\u00ebr Artan Hoxh\u00ebn si p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale\u201d, thuhet n\u00eb dosje<\/strong><\/u><\/p>\n<p>P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e gazetarit investigativ Artan Hoxha me kreun e organizat\u00ebs kriminale Suel \u00c7el\u00ebn SPAK e n\u00ebnvizon edhe kur thot\u00eb se \u201cMarjus Lulaj kujdeset q\u00eb Artan Hoxha t\u00eb jet\u00eb i pajisur me SkyE\u00c7 nj\u00ebsoj si\u00e7 kujdeset edhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb tij kriminale. Evidentohet n\u00eb shum\u00eb raste q\u00eb Marjus Lulaj apo Mario \u00c7ela jan\u00eb personat q\u00eb kujdesen p\u00ebr rinovimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb SkyB\u00c7 tek bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb aktivitet kriminal\u201d.<\/p>\n<p>SPAK jep edhe d\u00ebshmin\u00eb e Erion Alibej, i penduar i drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb konfirmon marr\u00ebdh\u00ebnien e Artan Hoxh\u00ebs me Suel \u00c7el\u00ebn p\u00ebrmes personit Sk\u00ebnder Sufaj. Ky i fundit n\u00eb shum\u00eb raste i d\u00ebrgonte para Hoxh\u00ebs, duke i d\u00ebrguar p\u00ebrmes vajzave t\u00eb ndryshme, metod\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte d\u00ebshmuar edhe vet\u00eb Erion Alibej.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha kishte vet\u00eb nj\u00eb llogari n\u00eb SKY ECC\u00a0dhe bisedat i\u00a0zhvillonte po vet\u00eb direkt me kreun e organizat\u00ebs kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare Suel \u00c7ela, i njohur ndryshe se Marius Lulaj, i cili i paguante gazetarit dhe abonimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb\u00a0shtrenjt\u00eb telefonik si\u00e7 e b\u00ebnte p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar tjet\u00ebr t\u00eb\u00a0band\u00ebs s\u00eb\u00a0tij, p\u00ebr t\u00eb\u00a0garantuar bisedat sekrete. \u00a0Bashk\u00ebpunimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":96643,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-96838","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96838"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96838\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96841,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96838\/revisions\/96841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}