{"id":97023,"date":"2024-11-27T22:46:55","date_gmt":"2024-11-27T22:46:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97023"},"modified":"2024-11-27T22:46:55","modified_gmt":"2024-11-27T22:46:55","slug":"beteja-finale-ndaj-se-keqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/27\/beteja-finale-ndaj-se-keqes\/","title":{"rendered":"Beteja finale ndaj s\u00eb keqes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq.<\/p>\n<p>U krye dhe kjo!<\/p>\n<p>Piramida me e madhe e mashtrimit n\u00eb historin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb europiane t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore mori sot goditjen m\u00eb fatale!<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes \u00e7do shqiptar me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Sot, Shqip\u00ebria u ndri\u00e7ua nga rrezet e para t\u00eb rikthimit t\u00eb pandalsh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb!<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb dita kur monstrat e demokracis\u00eb, Edi Rama dhe Xhorxh Soros d\u00ebshtuan p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>D\u00ebshtuan n\u00eb tentativ\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar opozit\u00ebn shqiptare n\u00eb grushtin e shtetit q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ndaj saj.<\/p>\n<p>Sot, ne s\u00eb bashku, sakrifica e 330 dit\u00ebve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shp\u00ebrblye.<\/p>\n<p>Ne q\u00ebndruam, q\u00ebndruam dhe vet\u00ebm q\u00ebndruam p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrteten dhe vlerat q\u00eb besojm\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk sheh nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr opozitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb shprese.<\/p>\n<p>Por sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb edhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk jan\u00eb opozitar\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e mir\u00eb edhe p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha.<\/p>\n<p>Sot ka fituar e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta!<\/p>\n<p>Sot ka fituar Shqip\u00ebria!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit un\u00eb kam thyer rekord p\u00ebr num\u00ebr fjalimesh. Plot 330 t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Tani veprimi do t\u00eb jet\u00eb kryefjala e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, ka ende disa mesazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb sot dua te ju them shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari dua t\u00eb fal\u00ebnderoj \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj familjen time, e cila mori nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj sakrifice. T\u00eb betej\u00ebs son\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme ata qindra e mij\u00ebra gra, burra, t\u00eb rinj, t\u00eb reja, t\u00eb moshuar q\u00eb me q\u00ebndres\u00ebn e tyre t\u00eb pamposhtur t\u00eb p\u00ebrnatshme, me fjalimet e tyre shnd\u00ebrruan rrugic\u00ebn e ngusht\u00eb t\u00eb banes\u00ebs time ne bulevard shprese p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Keni qen\u00eb frym\u00ebzimi im.<\/p>\n<p>Kauza e drejt\u00eb nuk humbet kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi, t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebt, opozitar\u00ebt q\u00eb me mosbindjen e tyre civile, e b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kushtet m\u00eb te v\u00ebshtira te narkodiktatures me opozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ajo ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj \u00e7do shqiptar. Ata n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe ata n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse pa t\u00eb gjith\u00eb ju, pa mb\u00ebshtetjen tuaj, pa q\u00ebndres\u00ebn tuaj, kjo dit\u00eb, kjo fitore, nuk do ishte e mundur!<\/p>\n<p>Nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb kam p\u00ebr miqt\u00eb e mi dhe miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon, n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb SHBA dhe n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe angazhimin e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb Sali Berish\u00ebs, Partis\u00eb Demokratike dhe kauz\u00ebs ton\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu sot fal\u00ebnderoj me mir\u00ebnjohje CDI dhe EPP, udh\u00ebheqjen e k\u00ebtyre organizatave dhe t\u00eb partive an\u00ebtare p\u00ebr rezolutat e tyre historike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe opozit\u00ebs shqiptare dhe denoncimin e narkodiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj gjykat\u00ebsen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Uroj q\u00eb ligji dhe morali t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb \u00e7do punonj\u00ebs t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur miq!<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb asgj\u00ebsojn\u00eb politikisht Sali Berish\u00ebn, sepse mbrojta interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe vendosa t\u00eb luftoj p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>P\u00ebr dinjitetin tuaj. P\u00ebr lirin\u00eb tuaj. Lirit\u00eb tona!<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb fshijn\u00eb historin\u00eb. T\u00eb fshijn\u00eb pluralizmin. T\u00eb fshijn\u00eb NATO-n. T\u00eb fshijn\u00eb liberalizimin e vizave. T\u00eb fshijn\u00eb luft\u00ebn e suksesshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Dhe absolutisht q\u00eb ky skenar diabolik, antishqiptar, do t\u00eb kishte qen\u00eb i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sepse u sulmuam jo vet\u00ebm me gjykata, jo vet\u00ebm me media t\u00eb kontrolluara, por u sulmuam nga mafia m\u00eb e rrezikshme sot n\u00eb planet, nga mafia Edi Rama-Xhorxh Soros-McGonigal.<\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb opozita n\u00eb planet q\u00eb do i mbijetonin nj\u00eb sulmi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne ja dol\u00ebm! Triumfuam!<\/p>\n<p>Ne fituam hap pas hapi \u00e7do betej\u00eb. Dhe kjo vet\u00ebm fal\u00eb jush dhe miqve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mendoni miq, sa fitore arrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtoni k\u00ebto arritje dhe do t\u00eb kuptoni se tashm\u00eb e kemi shtruar rrug\u00ebs, q\u00eb do sjell\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Na p\u00ebr\u00e7an\u00eb, por ne u bashkuam.<\/p>\n<p>Na hodh\u00ebn barin, ua hodh\u00ebm n\u00eb grazhd!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt sot jan\u00eb bashk\u00eb. Sot jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Na vodh\u00ebn flamurin e partis\u00eb, por ne e rifituam at\u00eb. M\u00eb q\u00ebndres\u00eb. Me k\u00ebmb\u00ebngulje.<\/p>\n<p>Na izoluan, por sot kemi mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb planetit q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb narkoshtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Mashtruan se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i korruptuar. Po hetimi trevje\u00e7ar\u00eb nxori se Berisha u arrestua pik\u00ebrisht se mbrojti interesin komb\u00ebtar, u arrestua pik\u00ebrisht se ishte antikorrupsioni i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sepse provat e vetme q\u00eb gjet\u00ebn ishin bamir\u00ebsi t\u00eb vajz\u00ebs sime ndaj f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi ndryshe dhe pagesat q\u00eb ajo kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore p\u00ebr mua, t\u00eb gjitha t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb blejn\u00eb heshtjen e Sali Berish\u00ebs, po k\u00ebtu tani u b\u00ebn\u00eb qesharak\u00eb me veten e tyre.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb blihet heshtja e Sali Berish\u00ebs? Kurr\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebrkuan ta zhysin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb terrin e narkodiktatur\u00ebs. Por ne ndri\u00e7uam \u00e7do nat\u00eb n\u00eb Rrug\u00ebn e Shpres\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe nga sot, drit\u00ebn e k\u00ebsaj rrug\u00eb do ta p\u00ebrhapim sepse Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb vend i shpres\u00ebs<\/p>\n<p>dhe kombi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb kombi i shpres\u00ebs dhe jo kombi i krimit dhe i narkotrafikut!<\/p>\n<p>Por ka dhe nj\u00eb arritje tjet\u00ebr, edhe m\u00eb t\u00eb madhe se k\u00ebto q\u00eb ne kemi arritur bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo fitore nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr ne, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tashmen. Kjo fitore ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr ata q\u00eb vijn\u00eb pas nesh, p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kjo arritje do iu sh\u00ebrbej\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm shqiptar\u00eb, si nj\u00eb trash\u00ebgimi e vyer kur ne t\u00eb mos jemi m\u00eb, si nj\u00eb burim inspirimi.<\/p>\n<p>Kjo arritje do u jap drit\u00eb atyre n\u00eb momente t\u00eb zeza si k\u00ebto q\u00eb kaloi Shqip\u00ebria k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Kjo arritje \u00ebsht\u00eb se ne shqiptar\u00ebt nuk e deleguam kurr\u00eb nd\u00ebrgjegjen!<\/p>\n<p>Nuk pranuam t\u00eb na caktonin kryetarin.<\/p>\n<p>Nuk pranuam mashtrimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Jo, miqt\u00eb e mi, kurr\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krizash t\u00eb vlerave, ju mbrojt\u00ebt \u00e7do tradit\u00eb shqiptare, q\u00eb na kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb ne shqiptar\u00ebve nd\u00ebr shekuj!<\/p>\n<p>Ju q\u00ebndruat. Me guxim. Me vendosm\u00ebri! Me k\u00ebmb\u00ebngulje!<\/p>\n<p>P\u00ebr ato grusht vlerash q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb njeriun t\u00eb civilizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr dinjitetin e njeriut. P\u00ebr familjen. P\u00ebr demokracin\u00eb. P\u00ebr interesin e kombit!<\/p>\n<p>Prandaj dhe sot jemi m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb me triumfin ton\u00eb. Me rikthimin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet. Jemi m\u00eb pran\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb misionin ton\u00eb, p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kam dhe nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr autorin kryesor t\u00eb k\u00ebtij grushti shteti q\u00eb iu b\u00eb opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Edi Rama, krijo qeverin\u00eb teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin t\u00ebnd!<\/p>\n<p>Se vet\u00eb Zoti e ka th\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb kthehem un\u00eb, pastroni sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne do pastrojm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb me ndihm\u00ebn e Zotit, besimin e pakthyesh\u00ebm n\u00eb vlerat dhe<\/p>\n<p>parimet tona!<\/p>\n<p>Krijo qeverin\u00eb teknike se mosbindja civile \u00ebsht\u00eb gati n\u00eb radh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta burra e gra, djem dhe vajza do ken\u00eb liderin e tyre me vete.<\/p>\n<p>K\u00ebto shqiptar\u00eb duan p\u00ebrgjigje nga ty!<\/p>\n<p>Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shk\u00ebrmoq p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrgjigjesh si pu\u00e7ist p\u00ebr grushtin e shtetit q\u00eb b\u00ebre kund\u00ebr opozit\u00ebs!<\/p>\n<p>Do p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr nj\u00eb vit q\u00eb e ke l\u00ebn\u00eb ata me kryetar t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr atentatin q\u00eb organizove kund\u00ebr tij me q\u00ebllim q\u00eb ta heshtje.<\/p>\n<p>Do p\u00ebrgjigjesh p\u00ebr 2 vite q\u00eb grabite flamurin e PD.<\/p>\n<p>Prandaj ke vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb. Qeverin\u00eb teknike!<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Pse ke frik\u00eb nga vota e shqiptar\u00ebve? Pse ke frik\u00eb Edi Rama?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbyllur, i them \u00e7do shqiptari. Sot ishte nj\u00eb fitore, por kemi akoma shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb triumfuar.<\/p>\n<p>Ftoj t\u00eb na bashkohen q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Rinin\u00eb, pensionist\u00ebt, opozitar\u00ebt e rinj dhe ata t\u00eb vjetrit. Shqiptar\u00ebt pa parti. Biznesmen\u00ebt. N\u00ebnat, baballar\u00ebt, v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat. Socialist\u00ebt. Por edhe ata punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs polic\u00eb, ushtarake, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre ne p\u00ebrputhje me ligjin \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Boll keni vuajtur ju dhe Shqip\u00ebria prej Edi Ram\u00ebs. Boll ka qen\u00eb Shqip\u00ebria peng i aleanc\u00ebs s\u00eb qelb\u00ebsirave. Peng i krimit. Peng i Rilindjes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebrin\u00eb do ta shp\u00ebtojm\u00eb bashk\u00eb!<\/p>\n<p>Bashkohuni n\u00eb mosbindje civile, n\u00eb betej\u00ebn finale ndaj s\u00eb keqes! Se bashku triumfojm\u00eb mbi \u00e7do armik, firmosim \u00e7do fitore!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb!<\/p>\n<p>O sot, o kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA T\u00eb dashur miq. U krye dhe kjo! Piramida me e madhe e mashtrimit n\u00eb historin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb europiane t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore mori sot goditjen m\u00eb fatale! P\u00ebrsh\u00ebndes \u00e7do shqiptar me mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb madhe. Sot, Shqip\u00ebria u ndri\u00e7ua nga rrezet e para t\u00eb rikthimit t\u00eb pandalsh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb! Sot \u00ebsht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":96962,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-97023","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97023"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97023\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97025,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97023\/revisions\/97025"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96962"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}