{"id":97056,"date":"2024-11-28T12:13:57","date_gmt":"2024-11-28T12:13:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=97056"},"modified":"2024-11-28T18:44:56","modified_gmt":"2024-11-28T18:44:56","slug":"pd-ka-nje-vizion-te-qarte-ndaj-ne-do-te-fitojme-dhe-kjo-fitore-do-te-nise-nga-vlora","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/11\/28\/pd-ka-nje-vizion-te-qarte-ndaj-ne-do-te-fitojme-dhe-kjo-fitore-do-te-nise-nga-vlora\/","title":{"rendered":"Kedhi: PD ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb! Ne do t\u00eb fitojm\u00eb, kjo fitore do t\u00eb nis\u00eb nga Vlora!"},"content":{"rendered":"<p>Me rastin e 112 vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb e Brain Gain \u00a0n\u00eb PD zhvilluan nj\u00eb aktivitet n\u00eb Vlor\u00eb, ku merrnin pjes\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, nga lideri demokrat Berisha dhe drejtuesit tjet\u00ebr t\u00eb saj, si dhe intelektuale e drejtues lokal t\u00eb PD.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, Nikola Kedhi, Drejtor Ekzekutiv i &#8220;Albanian Conrevative Institute&#8221;, nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtar i \u201cBrain Gain\u201d \u00a0foli p\u00ebr vlerat q\u00eb bart kjo dit\u00eb n\u00eb memorien e vendit, t\u00eb tashm\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kedhi tha se, historia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb populli q\u00eb ka mbijetuar fal\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrific\u00ebs. P\u00ebrball\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe t\u00eb persekutuarit politik\u00eb, pronaret legjitime q\u00ebndruan stoik\u00eb, duke ruajtur dinjitetin dhe shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Fjala e Nokola Kedhit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kenaqesi e ve\u00e7ante te prezantoj ndalesen e radhes te nje projekti shum\u00eb interesant dhe te domoadoshem mendoj une te Departamentit Brain Gain, Ne Kerkim te Simboleve. Simbolet jane nje arme e fuqishme, jane te lidhura me identitetin e nje individi, grupimi apo kombi. Nese nje individi i heq simbolet, i heq dinjitetin dhe identitetin ai kontrollohet me lehte. Demokratet shqiptare nuk lejuan qe tu hiqen as simbolet, as identiteti i tyre. Ata qendruan!<\/p>\n<p>Thone se e djathta eshte mpakur, eshte rrudhur, eshte ne terheqje, e dobesuar. Por une ketu shoh nje salle plot, ashtu sic e kam pare ne cdo salle tjeter ku demokratet kane marre pjese.<\/p>\n<p>Me vjen mire te zhgenjejme te gjithe korin e te majtes qe e vetmja e djathte qe do eshte nje e djatht\u00eb e nenshtruar. E djathta sot eshte e gjalle, eshte shprese, eshte force, vendosmeri, qendrese. E djathta eshte ana e drejte e historise qe kur nuk uli koken. Dhe askund nuk perfaqesohet me mire se ne Vlore me qendresen e demokrateve te vlores, te cilet vazhdojne qendrojne per parimet e tyre edhe ne kushtet me te veshtira.<\/p>\n<p>Jemi sot k\u00ebtu, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr kombin ton\u00eb, 28 N\u00ebntorin \u2013 dit\u00ebn kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb shkruar faqet m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb kemi shpallur Pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb 1912, kemi ngritur flamurin komb\u00ebtar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu, dhe p\u00ebrkujtojm\u00eb \u00e7lirimin e vendit ton\u00eb nga pushtimi i huaj n\u00eb 1944 duke nderuar me mirenjohje q\u00ebndres\u00ebn dhe luft\u00ebn e patriot\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, antifashist\u00eb, antinazist\u00eb dhe antikomunist\u00eb.<\/p>\n<p>Por Vlora, ky qytet krenar dhe simbol i q\u00ebndres\u00ebs shqiptare, ka shkruar kapituj t\u00eb lavdis\u00eb dhe sakrific\u00ebs edhe p\u00ebrtej k\u00ebtyre datave. Nga Lufta e Vlor\u00ebs n\u00eb 1920, kur shqiptar\u00ebt d\u00ebshmuan se liria nuk negociohet, deri te betejat e sotme p\u00ebr demokraci, trash\u00ebgimi dhe t\u00eb ardhmen e vendit, Vlora ka qen\u00eb gjithmon\u00eb kala e pathyeshme.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kala sot duam t\u00eb nderojm\u00eb jo vet\u00ebm historin\u00eb e saj, por edhe q\u00ebndrestar\u00ebt e saj t\u00eb rinj dhe t\u00eb vjet\u00ebr, demokrat\u00ebt, t\u00eb djatht\u00ebt dhe konservator\u00ebt q\u00eb me kuraj\u00eb dhe bindje vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb lirin\u00eb dhe vlerat e k\u00ebtij vendi. E djathta\u00a0 provon vazhdimisht se ka vizion, ka ide, ka program ka eksperience ka dhe te rinj. Departamenti Brain gain eshte prova per kete, me projektet e propozimet e vazhdueshme, me librin e puneve te mira, me propozimet per programin e pd, me shkrime e qendrime te vazhdueshme prodhon politike perdite.<\/p>\n<p>Historia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb populli q\u00eb ka mbijetuar fal\u00eb q\u00ebndres\u00ebs dhe sakrific\u00ebs. P\u00ebrball\u00eb diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe t\u00eb persekutuarit politik\u00eb, pronaret legjitime q\u00ebndruan stoik\u00eb, duke ruajtur dinjitetin dhe shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndresa \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb p\u00ebrmbledh m\u00eb s\u00eb miri jo vet\u00ebm historin\u00eb e Vlor\u00ebs, por edhe at\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe kryetarit te saj Sali Berisha. PD eshte nje simbol me vete, i lidhur pazgjidhshmerisht me renien e komunizmit. Demokratet jane nje histori qendrese, fitore, ngadhenjimi, shprese e inspirimi. Qendresa te Rruga e Shpreses mund te jete nje nga ngjarjet me unike dhe inspiruese ne historine tone.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur antivlerat, korrupsioni dhe autoritarizmi k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, q\u00ebndresa e demokrat\u00ebve ka qen\u00eb drita n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, shum\u00eb pyesin pse Sali Berisha vazhdon t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb, pas m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash n\u00eb politik\u00eb. Ai frym\u00ebzon sepse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb antivlerash, mashtrimi dhe n\u00ebnshtrimi, ai q\u00ebndroi dhe mbrojti parimet e dinjitetit, nd\u00ebrgjegjes dhe liris\u00eb. Q\u00ebndresa e tij e fundit prej 11 muajsh p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb lufte politike t\u00eb pashembullt ishte shembulli m\u00eb i mir\u00eb i kuraj\u00ebs dhe vlerave konservatore.<\/p>\n<p>Berisha e nisi k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne kushtet me te disfavorshme. Por me forcen e vullnetit te tij, mbeshtetjen e pakursyer te qendrestarve dhe besim, ai riktheu Partin\u00eb Demokratike baz\u00ebs, bashkoi demokrat\u00ebt, solli nderkombetaret ne tryezen e tij dhe ngriti lart flamurin e vlerave te PD. Ai foli i pari kund\u00ebr rrezikut t\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs, kund\u00ebr stabilokracis\u00eb q\u00eb rrezikon demokracin\u00eb n\u00eb rajon, dhe kund\u00ebr Sorosit, duke mbrojtur interesat komb\u00ebtare dhe duke rikthyer vlerat konservatore.<\/p>\n<p>Sali Berisha, me 11 muaj rezistenc\u00eb t\u00eb pashembullt kund\u00ebr nj\u00eb vendimi politik, tregoi se liria nuk fitohet pa sakrifica, se dinjiteti mbrohet \u00e7do dit\u00eb, dhe se shpresa nuk shuhet kurr\u00eb. Ai, n\u00eb koh\u00ebn kur shum\u00ebkush zgjodhi servilizmin dhe n\u00ebnshtrimin, dha shembullin se karakteri dhe nd\u00ebrgjegjja jan\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe t\u00eb persekutuarit politik\u00eb jan\u00eb prova e gjall\u00eb se shqiptar\u00ebt mund t\u00eb rezistojn\u00eb dhe t\u00eb triumfojn\u00eb. Nga burgjet dhe internimet e diktatur\u00ebs, deri te betejat e sotme p\u00ebr t\u00eb rikthyer demokracin\u00eb dhe shpres\u00ebn, sakrifica e tyre \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin q\u00ebndron sot e djathta shqiptare.<\/p>\n<p>Por ne nuk jemi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb kaluar\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sot, Vlora \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb m\u00ebdha \u2013 largimit masiv t\u00eb t\u00eb rinjve, shkat\u00ebrrimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe rr\u00ebnimit t\u00eb ekonomis\u00eb. Por Vlora \u00ebsht\u00eb edhe aty ku fillon ringritja e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Vlor\u00ebn dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb: t\u00eb mbrojm\u00eb dinjitetin dhe lirit\u00eb e \u00e7do qytetari, t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb rikthejm\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen. PD u jep shqiptareve nje vizion optimist, shpresedhenes realist per te ndertuar nga Shqiptaret Shqiperine e shekullit te 21. Nje shqiperi qe prodhon, investon, eksporton dhe hap vende pune. Nje shqiperi me edukim cilesore, shendetesi te mire,\u00a0 drejtesi te drejte. Qendresa e demokrateve do e beje kete vizion realitet.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, historia na ka m\u00ebsuar se kur shqiptar\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb, ata fitojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb forca jon\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb shpresa jon\u00eb! Dhe sot, ne angazhohemi jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb, por p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb ndritur.<\/p>\n<p>Me q\u00ebndres\u00eb, vizion dhe kuraj\u00eb, ne do t\u00eb fitojm\u00eb. Dhe kjo fitore do t\u00eb nis\u00eb k\u00ebtu, nga Vlora!<\/p>\n<p>Faleminderit dhe Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 112 vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb e Brain Gain \u00a0n\u00eb PD zhvilluan nj\u00eb aktivitet n\u00eb Vlor\u00eb, ku merrnin pjes\u00eb drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, nga lideri demokrat Berisha dhe drejtuesit tjet\u00ebr t\u00eb saj, si dhe intelektuale e drejtues lokal t\u00eb PD. N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse, Nikola Kedhi, Drejtor &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97098,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-97056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97056"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":97102,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97056\/revisions\/97102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}